Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 2 - Myrteza Mara

MYRTEZA MARA

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

MYRTEZA MARA

 

 

 

 

         

 

             Hyrje

  

            Lindur nė Vlorė, 07.02.1943

            Banues nė Vlorė.

            Ushtarak kariere.

 

            Arsimimi:

            Shkolla e mesme dhe e lartė ushtarake

            Akademia Ushtarake   

 

            Medalja “Ylli i Kuq”, 1983

            “Mirėnjohje e Qytetit tė Vlorės”, 20 prill 2010

            “Qytetar Nderi” i Komunės Vllahinė-Vlorė, 18 tetor 2010

            Anėtar i Akademisė Evropiane tė Arteve, 09 mars 2011

                                

            Dalė nė lirim sipas reformės Ushtarake nė vitin 1992 me gradėn Kolonel.

            Nismėtar dhe drejtues i Shoqatės sė Poetėve dhe Shkrimtarėve “Petro Marko” Vlorė nė vitin 1998, nė fillim sekretar dhe mė pas Kryetar.

            Emigracion nė Itali nė vitin 1999-2002.

            Shkurt 2006 zgjidhet Kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve, Dega Vlorė dhe anėtar i Kryesisė sė Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Shqipėrisė.

            Rizgjidhet Kryetar i Shoqatės “Petro Marko” Prill 2009.

            Sekretar i Klubit tė Shkrimtarėve nė Botė “Drita” me qendėr nė Athinė.

            Tetor 2010 organizon shndėrrimin e Shoqatės nė “Klub i Shkrimtarėve “Petro Marko”.

            Autor i 12 vėllimeve me Poezi dhe pesė nė prozė.

 

            Ēmime tė fituara:

            Ēmimi “Ēift&Harmoni” nga gazeta “Horoskop”pėr San Valentino, 2005

            Penda e Artė-nga Klubi “Drita” Athinė, 2006

            Ēmimi i dytė nė Konkursin Kombėtar “Poezi pėr Detin”, Durrės 2006

            Ēmimi i tretė nė Konkursin Kombėtar, Lushnjė 2007

            Ēmimi i Parė nė Festivalin Poetik Ballkanik,  Korēė 2010

            Ēmimi “Korēa” Festivali Netėt e Poezisė Korēare, Korēė 2011

            Ēmimi “Ali Asllani” si liriku mė i mirė i viti 2009, Athinė 2010

            Ēmimi i Dytė nė Konkursin “Drita e Minatorit”-Mitrovicė, tetor 2012

            Ēmimi i Dytė nga Bashkia Vlorė pėr botimet e vitit-Poezi, dhjetor 2012

            Ēmimi “Mitrush Kuteli”-Klubi Drita Athinė pėr Novela e Tregime “Muzeu i Dhembjes”, 2012

            Ēmimi i Parė pėr vėllimin poetik “Stina e Pestė nga Biblioteka “Sh Musaraj” dhe Bashkia Vlorė”, dhjetor 2013

            Ēmimi i Karierės, Durrės, maj 2014

            Zgjidhet Kryetar i Kėshillit Artistiko-Kulturor Bashkia Vlorė, qershor 2014

            Pėrfshirė nė pesė Antalogji Poetike si dhe nė librin me kritika e vlerėsime tė Dr. Fatmir Terziut, 2011

            Kanė referuar dhe publikuar mendime kritike nė organe tė ndryshme tė shtypit Prof, Dr. Josif Papagjoni, Prof. Dr. Fatmir Terziu, Shkrimtari dhe poeti Thanas Jani, Fatime Kulli, Qerim Skėnderaj, Raimonda Mojsiu, Xheladin Mjeku, Shpend Topallaj, Agim Bajrami, Gėzim Llojdia, Majlinda Rama, Pėrparim Hysi, Hiqmet Hasko, etj.

               

Krijimtaria

Poezi:

Ku ėshtė Parajsa, 1997

Mėkati i Botės, 1998

Nisje e Vonuar,  2000

Dielli i Puthjes (lirika), 2000

Nė Portat e Iluzioneve,  2003

Dėshmitarja e Verbėr, 2003

Kur do kthehet Dielli, 2004

Nėn hijen e njė ėndrre tė bardhė, 2005

Gjurmėt e Heshtjes,  2005

Qiriri i Penduar,  2006

Sytė e Erės,  2009

Stina e Pestė,  2013

 

Prozė:

Semaforėt e Thyer-roman,  2007

Faji i Bukur (ribotim Lisiana)-novelė, 2008

Gruaja e njė ėndrre tė bardhė-roman,  2008

Dy dashuri-roman,  2009

Muzeu i Dhembjes-Novela, tregim, 2011

 

 

 

 

STINA E PESTĖ

 

Mė parė,
     i zgjidhja stinėt,
            mė pėlqente mė shumė vjeshta.
Ti mė bėre ta dua dimrin,
edhe stinėt e nxehta.

Mė parė,
         i mbaja sytė lart,
            lumturohesha kur shikoja hije hėne.
Ti tani mė mbjell nė shpirt,
ēdo ditėnatė, njė tufė luleėndrre.

Mė parė,
      kėrkoja shtigje,
            duke endur nė pyjet e muzės.
Tani vjen me krah engjėlli,
si kėngė zogu cepit t’buzės.

Mė parė,
     e dija: viti kishte katėr stinė,
            mė pėlqente mė shumė vjeshta.
Tani qė ti shtove njė “ēmendinė”,
pėrhumbem tek e pesta.

 

 

NESĖR E DASHUR, NESĖR

 

Mos fol, tė lutem,
kjo natė e qetė, si trishtimi yt,
ėshtė kaq e bukur!
Le tė nanurisemi
nė krahėt e saj tė mistershėm,
sonte flasin yjet pėr ne-dėshmitaret magjik
tė puthjes sė parė!

E di ē do tė thuash,
lexoj sytė e tu,
por zjarri i buzėve nuk shuhet me fjalė.
Ka kohė nesėr!

Tani,
eja tė mbledhim
njė tufė me xixėllonja
nė vend tė qirinjve...

Nesėr e dashur, nesėr!
Kur tė trokas dita
ka kohė t'i themi tė gjitha!

 

 

NE TĖ DY

 

Ti je dhembja ime mė e madhe,

guri qė nuk zė myshk,

litari i kėputur i psherėtimės.

Unė jam dashuria jote e bardhė

si mjegulla e malit,

shtegu e dritės nė shinat e vetėtimės.

 

Ti je pikėloti im i ngrirė,

amanet i kaltėr Rozafe,

pengu i mallit tė pashuar.

Unė jam orteku yt i ėndrrės

nė syrin e ēdo nate,

fryma e mėrguar.

 

Unė jam shkalla e thyer

nė pemėn e viteve tė tua

ku fluturat endin krahėt e ylberta.

Ti do tė mbetesh dielli

qė mė fal rreze mua

dhe dritėn ku dehet e vėrteta.

 

Ne tė dy kemi lindur

nė stinėn e zjarrit

ndaj i ngjajmė aq shumė flakėve.

Ti, me puthjet si bleta mbi petale,

unė nė detin e trazuar

varkė mes valles sė dallgėve!

 

 

MOS MĖ PYET

 

Mos mė pyet

pse e dua kaq shumė heshtjen

para pasqyrės tėnde, sybojėkafta ime.

Aty, vetėm aty,

harrohem i tėri kur shijoj jetėn,

harpėn e njė ėndrre me nota magjie.

 

Murosėm sonte

nė dallgėt e gjoksit tėnd tė etur,

tė ndihem si pirat i ēartur.

Edhe nė mbetsha aty

pa frymė, i mekur

mė hidh nė det tė hapur.

 

Mos mė pyet

pėrse harroj tė flas

para zjarrit tėnd, o sykafta e bukur.

Nuk mė del koha

tė shuaj etjen e shpirti me flakė,

dhe buzėn me tė puthur

 

Mos mė pyet

pse kam rėnė nė heshtje,

me heshtjen kam lidhur paqe.

Dua tė pi dritė

tek ata dy diej jete,

tek syt e tu tė bukur bojėkafe!

 

 

KUJT T’I BESOJ

 

Herė tjetėr

mos mė pėrqafo ngushtė,

kam frikė nga pėrqafimet.

Buzėt janė afėr,

s’ke frikė se tė puth,

s’ke frikė nga qortimet?

 

Se sytė e botės

s’dritojnė pėr vete

errėsojnė pėr tė tjerėt.

Dhe gjuhėt bluajnė

aq shumė eshtra fjalėsh

sa pėrtypin erė flugerėt.

 

As dorėn mos ma jep

mjafton

njė pėrshėndetje me sy.

Ndodh qė syri flet

mė shumė se gjuha,

ka alfabetin e tij.

 

Ndaj kam frikė pėrqafimet

se bėhemi me fjalė

ashtu, fare kot.

Dua t’i zė besė syrit,

por edhe ai

ėshtė mė tradhtari nė botė!

 

 

VETĖM MENDIMI

 

Vetėm mendimi

se mund tė tė humbas

mė rrėqeth deri nė eshtėr.

 

Nuk do pranoja

njė odė nė parajsė,

as dhe njė jetė pėrtej jetės.

 

Ti pėr mua

je agu i syrit tė mėngjesit,

perėndimi ėshtė ende larg.

 

Nuk tė le

tė notosh nė detin e mungesės

as tė humbasėsh nėpėr natė.

 

Vetėm imazhi yt

nuk mė mjafton tė end motive

nė telajon e muzės.

 

Dua tė verbohem

nga dielli pėrflakur i syve,

tė dehem me qershitė e tua tė buzėve.

 

Ti ma di

“thembrėn e Akilit”

dhe nuk i kursen shigjetat.

 

Mos mendo

s’e unė e njoh mėshirėn,

nga ti le t’mė vij edhe vdekja!

 

 

E DUA NJĖ SHKAK

 

Nuk jam harraq, siē ti mė quan,

Unė enkas lė diēka  nga pas.

Sa herė largohem iki shpenguar

Tė kthehem shpesh dua njė shkak.

 

Njė buzėqeshje bėj sikur harroj

Diku njė pėrqafim, njė puthje

Se shpejt kthehem edhe i kėrkoj

Dhe prapė largohem me ngutje!

 

Ndodh qė harroj mė shumė

Dhe kthehem si det i etur

Ti-dallgė e ndezur me shkumė

Mė pret nė gjoks e mekur.

 

Kėshtu jam gatuar, me erė harrimi

Harroj plagėt, harroj lotėt

Por nuk harroj portėn e betimit

Si tė harroj dritėn e Zotit?!

 

Ti qesh, si lulja nė pranverė,

Tė pėlqen qė unė di tė harroj

Dhe s’do tė ndreqem asnjėherė

Kėtė sėmundje nuk do e mjekoj!

 

***

Nuk jam harraq, siē ti mė quan,

Unė enkas lė diēka  nga pas

Sa herė largohem iki shpenguar

Tė kthehem shpesh dua njė shkak!