Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe - Naim Kelmendi

NAIM KELMENDI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

NAIM KELMENDI

 

 

 

 

 

          

            Hyrje

  

         Naim Kelmendi u lind me 10 shtator 1959 nė Ruhot tė Pejės, nga nėna Xufe dhe babai Salihu. Studioi nė Fakultetin Filozofik tė Prishtinės nė Degėn e Letėrsisė dhe Gjuhės Shqipe. Shkruan poezi e prozė, por merret edhe me gazetari e me publicistikė, duke u dėshmuar edhe nė kėto fusha tė shkrimit, sidomos me publikimet e tij, si te gazeta “Bota sot”, “Pavarėsia”, “Pavarėsia Neės” etj.

            Nga veprimtaria e tij poetike janė pėrkthyer poezi edhe nė gjuhėt evropiane, duke u prezantuar edhe nė antologji tė ndryshme, si dhe nė shtypin e kohės.

            Naim Kelmendi ishte themelues dhe kryetar i klubit letrar “Faik Konica” nė Zvicėr, i cili pėr vite me radhė ka lėnė gjurmė nė jetėn letrare tė mėrgatės sonė atje. Drejtues dhe kryeredaktor i revistės “Top Kultura”, e cila botohej po ashtu nė Zvicėr. Naim Kelmendi ishte themelues dhe kryeredaktor i gazetės “Pavarėsia”, pastaj ish editor i gazetės “Pavarėsia News”.

            Nga kritika jonė letrare e kohės, konsiderohet si njė ndėr poetėt tanė mė tė dalluar nė poezinė tonė moderne. Edhe nė fushėn e publicistikės sonė Naim Kelmendi dallohet dhe ēmohet si njė ndėr publicistėt tanė mė nė zė,sidomos pėr angazhimin dhe guximin e tij intelektual nė mision tė fjalės sė shkruar.

            Ishte edhe reporter lufte i gazetės kombėtare “Bota sot” nė luftėn e Koshares me 1999.

            Qė nga viti 2002 (pas kthimit nga Zvicra, ku kishte jetuar dhe vepruar qė nga fillimi i viteve nėntėdhjeta)  jeton dhe vepron nė Kosovė.

 

Naim Kelmendi ka botuar  deri tash kėta libra:

 

Shtreza nė fjalė, 1985

Nyja e Gordit, 1992

Albanoi, 1992

Pse ashtu Pandorė, 1993

Ēka tė bėj me dhembjen, 1993

Satanai me fytyrė tjetėr, 1994

Eklipsi i diellit, 1997

Pėrballje me vdekjen, 1999

Shqiptari vdes duke kėnduar, 2000

Kohė pėr tė folur gurėt, 2001

Sipėrfaqja e padukshme, 2003

Vrasja e deputetit - monografi, 2003

Beteja e Koshares…, publicistikė, 2008

Pikėpamje dhe reagime, publicistikė, 2008

Nė njė jetė pas Krishtit, 2010 

Esenca,2010

Shqiptari vdes duke kėnduar (botim i dytė), 2010

Antologjia e dhembjes poetike, 2012

Ėshtė vetėm kujtesė, 2012

Po i flisja vetes, 2013

 

 

 

 

KOHĖ ME KOKĖ GORGONE

 

Po vjen koha me kokė gorgone

ėshtė egėrsuar egėr

nė mish nė kokė njeriu

mor a po vėreni atė qė unė po e vėrej

pamjaftueshėm

as shtetet s’po flenė

as njerėzit s’kanė gjumė tė qetė

po shohin ėndrra tė kėqija plot ankth

 

vetėm miopėt nuk shohin

as pėrtej hundės as pėrtej mjegullės

 

koha me kokė gorgone

po ecėn me tė shpejtė drejtė terrinės

e mendjes sė ngjizur nga fara e keqe

e mbjellė mbi bime tė egra mizore

 

po ecėn shpejtė e mė shpejtė

se sa e mendojnė mendjet fodull

 

mbi gjak tė njerėzimit

po mbjellė mizori mesjetash barbare

 

mor, a po e vėreni atė qė unė po e vėrej

apo nė mos ėshtė dhe njė luftė e tretė botėrore

dhe mbi hirin tonė as eshtrat s’do tė zgjohen mė

as Sodomat as Feniksi, ai zog i ripėrtėritjes

 

as fija e pėshtjellimit njerėzor s’do tė gjendet

pėr t’u zgjidhur njėherė mirė e njerėzisht

 

amen, na shpėtoftė dashuria...

ndryshe as detet s’do tė na lajnė

 

 

PIKĖLLIM LIRIE

 

Rrugėt e hanė veten pa dalė nė kryerrugė

mėkatnojnė natėn nė pikėnatė dhe

ditėn nė pikėditė lindin kopila

rrugėve nga ndėrgjegjet e vrara nė njeri

 

as e kisha besuar kurrė

se liria ėshtė kaq lavire e madhe

harron dhe tė harrojnė tmerrshėm

nė vetminė pikėllyese

 

dhe merresh me vetveten t’humbur

nė harresėn e secilės ditė tė heshtur

tė jesh a tė mos jesh vjen pikėpyetja

 

pėrditė e mė shumė kuptoj

nga t’pakushtueshmet e djeshme

sa mė afėr i afrohem ta prek

ta dua tė vėrtetėn aq mė larg mbetem

pėr tė arritur nė Breg e zbres

 

nė fund tė zhgėnjimit tė madh

deri te rrėnja tė flas me atin tim t’lashtin

pėr t’i thėnė pse mė le aq herėt fillikat vetėm

edhe rrugėt e hanė veten pa dalė nė kryerrugė

                                            

                                                     

ZUZARĖT

 

Nga kryevendi

Ndiqni

kėta horra

kėta zuzarė

kėta tė lėnė edhe pa atdhe

fytyrat i kanė tė ndritura

vetėm si zagarė...

 

 

IRIS ILLYRIKUM

 

Si mbijetove shekujt

Askush nuk e di ku qėndron esenca

E krejt asaj qė je vetėm njė lule e mbijetuar

Shenjė e Ilirisė sonė tė lashtė se ishin ata qė ishin

 

Dhe kush do qė tė mbijetojė

Do tė hajė nga kėrcylli vetveten

Por duhet mbetur patjetėr

Vetvetja e vetes sonė

 

Po ti si mbijetove kohėt deri n’kohėn tonė

Pėr t’thėnė se ishim t’bukur se kishim hapėsirė

Se do na zhduknin po mundėn me luftėra me masakra

Nė katran do na zienin e do na ndjeknin nė magrip

 

Por nė mos pastė mbetur asgjė nga gjurma jonė

E lashtė ilire ti ke mbetur e tė kemi shenjė

Se kėtu ishte gjaku ynė ishte racė e bardhė e lashta

Racė qė i suleshin nga lindja nga perėndimi

 

E  kush do mbijetonte kaq bukur si ti

Kohėt luftėrat kryqėzatat pėr t’thėnė se ne jemi

Kėtu rrėnja e lashta  bimė dhe mendimi po i lashtė

 

Shqipėri dhe shqiptarė na ka ende rrėnja e fisit

Tė ndarė  cepave e caqeve e tokave

E kujtimeve ku mbeten tė djerra i populluan

Mbesin dhembjet tona e historitė e hartat e copat

Dhe tmerret e ndjekjet e gjenocidet n’shqiptarė

 

E degėve s’mund i bėjmė bashkė te trungu

Amen,mor Zoti ynė si t’i bindemi vetes

Pėr t’shikuar n’veten tonė ndarjet, kufnjtė

 

Po ti si mbijetove shekujt

Askush nuk e di ku qėndron esenca

E krejt asaj qė je vetėm njė lule e mbijetuar

Shenjė e Ilirisė sonė tė lashtė se ishin ata qė ishin

 

 

MJERIMI I TYRE

 

Ata e kanė trurin e tredhur

kur s’e njohin rrėnjėn e vet

dhe kėrkojnė identitet tjetėr

s’janė i gjenit as tė kurmit tonė

duket janė diēka nga pėrzierja shekullore

e sė keqes sė mbetur nė plagėn e kombit

asaj fijes mė tė keqes qė s’dihet nga ka pjellė

si farė nė tonėn arė kombėtare asgjėja e asgjėsė

mor janė mjerimi i vetes dhe jetės sė tyre aty

ku fillon tė jehojė e zeza mbi atė cohė

kohė lėpjetre nė gjeografinė tonė etnike

mor asnjė grimė gjak etnie nuk kanė se janė

farė e pėrzier qė mbjelli nė ta kush ēka lėnė

rrugėve tė historisė pėrgjakshėm dhe pėrdhunė

 

 

MARSHI MIZOR

 

Janė nisur, po ecin, po presin koka, rendin

drejt qėllimit makabėr, mallkim i tyre

qoftė fundi dhe fuqia e tyre e errėt, ēnjerėzore

po ecin drejt qėllimit, po presin koka fėmijėsh

tė pambrojtur, po vrasin pa asnjė faj njeriun

nė jetėn e vet nė emrin e vet prej Zoti

kanė vėnė katėr shkronja kobzeza nė krye

tė qėllimit antinjerėzor dhe ecin duke prerė koka

toka i ka rėndė ku e shkelė kėmba e tyre, mjerimin

mbjellin me qėllimin kryekreje bizar, shfarosės

amen, ndalini, a s’po i vėreni kokat e prera, plojėn

e s’ju dhemb fatkeqėsia e tjetrit, jo Jezus, o Zoti ynė

ata s’janė ata qė s’dinė ēka bėjnė, ia kanė qitur pikėn

ata u nisėn dhe po rendin, po presin koka njerėzish

po ecin po rendin po masakrojnė, a po e dėgjoni

marshin e tyre mizor, tė egėr, antinjerėzor po rendin

furi e sė keqes shkretėtirės pėr tė shkretėruar

njerėz, tokė dhe kohė, mizori e tyre po unguron

etshėm, pėrgjakshėm ngjizur nė gjakun e mizorive

bjeruni, ndalini, do kutėrbojnė kohėn tonė dhe orėn

po janė nisur bre drejt mizorive, bjeruni, ndalini

amen shporrini, bjeruni shpirtdjajve, kokėzinjve...

s’janė tjetėr, janė shėmtia vet, n’tokėn e Zotit

                                                         

 

TUNGJATJETA MASHTRIM

 

Gjurmėve tė frymėjetės

kush mundet mė bukur ta stis rrjetėn

 

anash e pėranash e gjithė kohėn andej e kėndej

endet nė fjalė nė ecje kujdesshėm dhe ngrit kurtha mjegulle

vė gurthemel nė murin e fjalėve dhe nis shtjellėn

 

 

tungjatjeta mashtrim

i bukuri mashtrim i thekshmi

del nė breg, ec e mos beso deri nė theqafje, pastaj

dalin gjėrat lakuriq t’vėrtetat dhe s’di ēka tė bėsh me veten

po kah kthejnė e kah tė serviren me maska...

natėn pėrgjatė terrinės  e ditėn pėrgjatė dritės

pėrbirohen duke t’u shitur me fytyrė engjėlli

 

tungjatjeta mashtrim

ditėn pėr drekė

nė dashuri nė gjak njeriu

nė mendėsi kohe nė secilėn hapėsirė

 

tungjatjeta mashtrim

edhe kur s’flejmė dot mbi njė pikėllim

edhe mbi histori fjalėsh

e nė kufij hartash njerėzore

 

tungjatjeta mashtrim

edhe nė seance hijerėnda

e nė mbledhje shtetesh ku jargon hipokrizia

 

jehut te thekshėm tė thėnieve tė tyre

kur i theksojnė fjalėve ju besojmė

kur ikin nga prapa shpine tė thermojne

 

tungjtjeta mashtrim

aktrim i rėndi aktrim

i pėshtirosur i pėshtymaftė...

 

kur del nė dritė e vėrteta

ti nuk je vetvetja, je tragjedia vet

por vazhdon sėrish mjegullnajėn e s’ia gjen askund fundin

as fjalės as thėnies as tė vėrtetės kthinave tė errėta tė jetės...

 

dhe tė pėrkulem para teje

si para tė vėrtetės pa shpjegim

tangjatjeta mashtrim...

sa i vėrtetė qė je sa kryetrim...

 

derisa del nė shesh e vėrteta ne paguajmė

haraēin tėnd rėndė, shumė rėndė

e qė nuk paguhet me asnjė ēmim...

 

tungjatjeta mashtrim

i vetvetes i jetės i pjesės sė njeriut

i secilės vragė nė ecje nė vArasjen me paramendim