Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 2 - Natyra e psikes njerėzore...(2)

Shkruan: Abbas HUSEIN ALI

Pėrktheu dhe pėrshtati: Prim. Dr. Sc. Med. Ali ILJAZI

       NATYRA E PSIKES NJERĖZORE: KONTRIBUTI I GAZALIUT NĖ KONCEPTIN ISLAM TĖ PERSONALITETIT (2)

   Ndryshimet individuale janė si rezultat i ndryshimeve kualitative, tė cilat ndodhen nė nivelin shpirtėror (aval). Kur shpirti mbizotėron dhe nėnshtron epshet shtazarake, ai quhet nefs mutme`inneh; ndėrsa kur ai kritikon veten, atėherė quhet nefsi levvammeh; ndėrsa kur ai dėrgon nė tė keqe dhe haptazi lėshohet duke kėnaqur epshet e njeriut, quhet nefsi emmareh bil-su.

 

 

 

            Textfeld:  
KONTRIBUTI I GAZALIUT TĖ KONCEPTIT ISLAM TĖ PERSONALITETIT

 

            Gazaliu para shumė shekujve kuptoi se debati rreth problemit tė natyrės sė njeriut automatikisht detyron individin qė tė merret me ēėshtjet metafizike. Nėpėr tė gjitha veprat e tij ai insiston nė kufizimin e mendjes teorike, ndėrsa vėrteton rolin e dėshirės, pėrvojave shpirtėrore dhe morale nė pėrpjekjet e arritjes sė diturisė. Sipas tij, cilado paraqitje e natyrės njerėzore, formėn nė tė cilėn njerėzit janė tė krijuar, nuk mundet tėrėsisht tė kuptohet pa kuptuar qėllimin e krijimit dhe rėndėsinė e jetės sė kėsaj bote. Allahu i Madhėruar nė Kuran thotė:

            “Unė nuk i krijova xhinėt dhe njerėzit pėr tjetėr, pos qė tė mė adhurojnė.”18

            Kėshtu, i Drejti absolut, i Gjithėmėshirshmi, Mėshirėbėrėsi, allahu xh.sh., qeniet njerėzore i krijoi nė formėn mė tė mirė tė mundshme nė mėnyrė qė t`i pėrgjigjet rolit tė krijimit tė tij. Ėshtė e habitshme qė me ēėshtjen e qėllimit tė krijimit psikologėt sekular me personalitetin asnjėherė nuk janė marr, ndėrsa secili individ duhet tė dijė se kuptimi mė i mirė i ēdo gjėje kėrkon njohjen e qėllimit tė ekzistencės sė tij.

            Gazaliu e shikon njeriun si qenie qė i janė dhėnė dy gjėra karakteristike pėr njeriun, e kėto janė: dituria dhe dėshira. Kjo ėshtė pėr arsye se njeriu e ka natyrėn duale: fizike dhe shpirtėrore.19

            Trupi shėrben si mjet, i cili bart shpirtin, ndėrsa shpirti ėshtė shtėpi e diturisė. Pra, shpirti ėshtė ai qė njeriun e afron te Allahu xh.sh. ose e largon nga Ai. Nė njė hadith kudsi, Allahu xh.sh. thotė:

            “Ai i cili mė afrohet njė pėllėmbė, Unė i afrohem njė llanė”20 Nė njė transmetim tjetėr tė Pejgamberit a.s. thuhet:

            “ Sikur shejtanėt mos tė fluturonin para syve tė njerėzve, ata do t`i shihnin madhėshtitė e pushtetit qiellor dhe tokėsor.”21

            Prandaj, kualiteti i diturisė e ngritė njeriun deri tė bota qiellore ose e degradon nė nivelin shtazarak. Natyra fizike dhe shpirtėrore e njeriut pėrbėhet nga katėr elemente, tė cilat manifestohen nė katėr cilėsi. Kėto katėr cilėsi pėrfshijnė: kafshėt, shtazėt, shejtanin dhe hyjnoren. Tė pėrkthyera nė terminologjinė psikologjike ato i pėrgjigjen epsheve, zemėrimit, kryelartėsisė dhe qartėsisė hyjnore, e cila mund t`i nėnshtrojė dhe ngadhėnjen tri tė pėrmendurat. Kur njeriu i pėrmbahet udhėrrėfimit Hyjnor, atėherė ai nė zemrėn e tij e gjen Zotin. Mu pėr kėtė “zemra” ėshtė njė term i rėndėsishėm nė sistemin Islam. Sipas njė hadithi tė Pejgamberit s.a.v.s.:

            “Nė trup ekziston njė copė mishi, e cila kur ėshtė e mirė, i mirė ėshtė i tėrė trupi, e kur ėshtė e keqe, i tėrė trupi ėshtė i keq. Kjo ėshtė zemra.”22

            Kėtė ndarje dytėsore tė natyrės sė njeriut Gazaliu e shpjegon mė tej duke definuar me katėr terme: Kalb (zemėr), Nefs (uni), Ruh ( shpirti) dhe Akl (mendja-intelekti). Kėto katėr terme kanė tė bėjnė me katėr substanca fizike. Mirėpo, kur paraqesin kompetencėn shpirtėrore te njeriu, ato kanė tė bėjnė me njė gjė, e kjo ėshtė “...substanca shpirtėrore (latifeh ruhanijjeh), e cila ėshtė e krijuar e pavdekshme; kjo nuk matet me diametėr nė hapėsirė dhe kohė, ose me kuantitet; kjo ėshtė e vetėdijshme pėr veten dhe vendin e njohjes, por e vetmja mėnyrė qė tė kuptohet ėshtė nėpėrmes mendjes dhe vėzhgimit tė sjelljeve tė jashtme qė ajo prodhon”.23

 

Textfeld:  
            Nė kuptimin fizik, zemra ka tė bėj me njė copė mishi nė formė konike nė anėn e majtė tė kraharorit, funksioni i sė cilės ėshtė qarkullimi i gjakut. Si e tillė, ajo mund tė gjendet te tė gjitha kafshėt. Nefsi nė kuptimin fizik paraqet instinktet shtazarake tė pėrmendura. Katro janė armiq pėr tė cilat ka aluduar Pejgamberi s.a.v.s. kur ka fol pėr xhihadin (luftėn) e madh. Ngjashėm Ruhi (shpirti) paraqet substancė tė stėrholluar, e cila buron nga zemra fizike dhe pėrhapet nė tė gjitha pjesėt e trupit. Ėshtė i ngajshėm me llambėn e vendosur nė shtėpi, nėpėrmes sė cilės nė shtėpi pėrhap dritėn e saj. Nė fund, mendja-­intelekti ndihmon procesin e abstraksionit nė kontakt me botėn fizike dhe ėshtė i vendosur nė tru .24

            Ndryshimet individuale janė si rezultat i ndryshimeve kualitative, tė cilat ndodhen nė nivelin shpirtėror (aval). Kur shpirti mbizotėron dhe nėnshtron epshet shtazarake, ai quhet nefs mutme`inneh; ndėrsa kur ai kritikon veten, atėherė quhet nefsi levvammeh; ndėrsa kur ai dėrgon nė tė keqe dhe haptazi lėshohet duke kėnaqur epshet e njeriut, quhet nefsi emmareh bil-su.

            Deri kėtu kontributi i Gazaliut nė mėnyrėn qė ai pėrsėri ka thėnė atė qė paraardhėsit e tij mysliman dhe jo mysliman e kishin thėnė mė herėt. Kontribut me vlerė i tij ėshtė nė mėnyrėn se si ai kupton perceptimet, emocionet, motivimin dhe si pasojė e kėsaj personi, i cili ka natyrėn duale.

            Sipas Gazaliut, perceptimi, dituria, disponimi, emocionet, motivimi dhe si pasojė e kėsaj, sjelljet varet nga gjendja shpirtėrore e individit. Kjo ėshtė kėshtu pėr arsye se personi, tė cilin e koncepton Gazaliu ka formėn e jashtme (fizike) dhe tė brendshme (shpirtėrore) individuale. Forma fizike (trupi) mund tė vėrehet me shqisa, ndėrsa individualiteti shpirtėror (shpirti) vėrehet nėpėrmes njohurisė intuitive. Sipas tij “shpirti, i cili vėrehet nėpėrmes njohurisė intuitive ėshtė prapė se prapė mė e vlefshme se trupi, i cili vėrehet nėpėrmes syve”.25

            Pėr kėtė substancė shpirtėrore ai nė shumė vepra tė tij shėrbehet me termin zemėr. Ai pohon se zemra ėshtė esenca reale e njeriut, e cila e ndan nga qeniet jo njerėzore: “...sepse zemra ėshtė ajo qė e njeh Zotin, e afrohet Atij, vepron nė emėr tė Tij dhe mallėngjehet pėr Tė.”26

            Kėshtu, zemra i kryen disa funksione tė rėndėsishme perceptive, kognitive dhe motivuese. Nė esencė, kjo ėshtė pėr arsye se zemra ėshtė “substancė Hyjnore, rreze e dritės sė Zotit, shkundi nga Flaka e Pėrhershme dhe brenda Tij, dhe atij i zbulohet Realiteti i Fundit dhe shprehje e Tėrėsisė. Kėshtu si ky, gjithashtu mbushet me dritėn Hyjnore dhe e paraqet Atė”.27

            Si pasojė e kėsaj, ata qė ngrihen shpirtėrisht me zemrat e tyre shohin mė mirė dhe me precizitet nga atė qė vėrejnė me sytė e jashtėm (trupor).28

            Nė lidhje me kėtė Kurani thotė:

            “A nuk udhėtuan ata nėpėr tokė e tė kenė zemra me tė cilat do tė kuptojnė dhe veshėt me tė cilėt do tė dėgjojnė? Pse nė tė vėrtetė sytė nuk verbohen, por verbohen zemrat nė kraharor.”29

            Ngjashėm ekziston edhe dėgjimi ”shpirtėror”:

            “Ne krijuam shumė nga xhinėt e njerėzit pėr Xhehenem. Ata kanė zemra qė me to nuk kuptojnė, ata kanė sy qė me ta nuk shohin dhe ata kanė vesh qė me ta nuk dėgjojnė. Ata janė si kafshėt bile edhe mė tė humbur. Tė tillė janė ata tė marrėt. ”30

            Ata, tek tė cilėt dėgjimi “shpirtėror” ėshtė topitur ndajnė aftėsinė e dėgjimit ta jashtėm me kafshėt tjera, ndėrsa tek tė afirmuarit shpirtėror tė gjithė zėrat nė mjedisin e tyre, duke pėrfshirė edhe zėrat e zogjve, frymės dhe valėve, janė zėra tė qartė tė madhėshtisė sė Krijuesit, i cili dėshmon Njėsinė e Zotit dhe e falėnderojnė Atė me zė tė qartė.31

            Kėtij lloji tė njerėzve, e tėrė bota i ėshtė faltore (xhami) e madhe.32

            Me rėndėsi tė veēantė ėshtė tė vėresh se Gazaliu, edhe pse i jep rėndėsi cilėsive racionale dhe intelektuale tė njeriut, ai prap se prap nuk ka mbėshtetje tė tepruar nė kėto, dhe asnjėherė nuk i mendon tė mjaftueshme pėr kontrollimin e epsheve njerėzore.

            Mė tepėr, vesimi ėshtė ai, i cili njeriun e afron kah virtytet njerėzore dhe pėrsosmėria duke e ngritur nė vendin fisnik tė mėkėmbėsit tė Zotit nė Tokė.

 

            KONTRIBUTI I GAZALIUT NĖ TEORINĖ E PERSONALITETIT

 

            Nė veprat e tij Gazaliu ka trajtuar disa ēėshtje me rėndėsi, tė cilat janė me rėndėsi vitale pėr zhvillimin e konceptit tė qartė tė personalitetit njerėzor. I frymėzuar me kuptimin themelor tė rėndėsisė sė kėsaj bote dhe me pejgamberėt fisnik si shembull qė duhet pasuar nė jetė, ai ka shqyrtuar disa probleme, tė cilat pa dyshim janė relevante pėr psikologjinė e personalitetit. Kėshtu p.sh. ai merret me ēėshtjen e cilėsive tė lindura dhe edukimin, dhe si kėta faktorė tė fuqishėm mund tė ndikojnė nė personalitet. Gazaliu, gjithashtu trajton problemin e ngjarjeve tė kaluara dhe tė tanishme nė jetėn e njeriut dhe rėndėsinė e tyre nė zhvillimin e personalitetit njerėzor. Pėrveē kėsaj, ai me skica kryesore paraqet njė qasje tejet tė shėndosh tė metodave tė edukimit tė fėmijėve. Secila nga tė pėrmendurat, meriton hulumtim tė veēantė. Ne, por shkurtimisht, do t`i theksojmė kėto qėndrime, posaēėrisht ato qė kanė tė bėjnė me psikologjinė e personalitetit.

 

            1. KARAKTERISTIKAT E LINDURA KUNDRUALL EDUKIMIT

 

            Mjaft gjatė psikologėt janė marrė me ēėshtje tė koklavitura tė rėndėsisė sė faktorėve biologjik dhe enviromental nė formimin e sjelljeve njerėzore. Ky problem zakonisht ėshtė i njohur me emrin “natyra-­edukata” debatim dhe tejet larg ėshtė pranuar si lufta mė e gjatė nė historinė e psikologjisė. Nė lidhje me kėtė ēėshtje, psiko-analitikėt fuqishėm mbėshtesin qėndrimin natyralistik, ndėrsa bihevioristėt potencojnė rolin e edukimit, ndėrsa psikologėt humanistik mendojnė qė njeriu nė esencė ėshtė i mirė. Kėta tė fundit si duket fokusohen nė “mirėsinė trupore dhe fizike”, siē u pėrmend mė lartė. Kjo ėshtė e qartė nė veprat e Masllovljevit, i cili ka hulumtuar autobiografitė e disa personave, tė cilėt sipas mendimit tė tij, paraqesin shembujt mė tė mirė tė vet-aktualizimit nė historinė njerėzore. Por, shpirtėroja apo religjioni, asnjėherė nuk janė shikuar si tregues tė suksesit tė tyre apo kusht i domosdoshėm pėr tė realizuar nivelin e vet-aktualizimit. Nė realitet, nėse do tė pranohej kriteri i Masllovljevit, bile edhe konsumuesit e drogės mund tė arrijnė shkallė tė vet-aktualizimit. Sa i pėrket konceptit tė Gazaliut, i cili bazohet nė Shpallje dhe traditėn e Pejgamberit s.a.v.s., esenca e njeriut ėshtė mirėsia shpirtėrore. Mirėpo, mjedisi dhe edukata janė njėsoj tė rėndėsishme nė ruajtjen ose rrėnimin e pastėrtisė sė shpirtit njerėzor.

 

 

            DĖSHIRA E LIRĖ KUNDRUALL DETERMINIZMIT

 

            Njė detal i rėndėsishėm nė konceptimin e Gazaliut tė natyrės njerėzore ka tė bėj me ēėshtjet problematike tė dėshirės sė lirė apo determinizmit nė psikologjinė moderne. Pėr Gazaliun, njeriu ėshtė ai qė mban balansin nė mes determinizmit dhe lirisė. Vijimi uniform i ndodhive ėshtė i pėrcaktuar, mirėpo ihtijari i njeriut ėshtė element pėrbėrėsi i dėshirės sė tij. Mu sikur El-Attas bindshėm dhe me elokuencė33, ihitjari nuk d.m.th. vetėm zgjedhje, por kuptimi i tij ėshtė i pėrcaktuar me rrėnjėn h-j-r, qė nėnkupton mirėsi. Pra, pėrcaktimi pėr tė keq nuk ėshtė ihtijar (mirėsi). Andaj, nėpėrmes besimit nė Zotin, individi nėn presionin e epsheve shtazarake shkakton reduktimin e qėllimshėm dhe vendimtar, i cili/e cila si refleks liron nga ngushtica e presionit biologjik ose fuqive enviromentale.

 

            PERIUDHA VENDIMTARE NĖ ZHVILLIMIN E PERSONALITETIT

 

            Shkrimet e Gazaliut pėr fėmijėrinė dhe metodat edukuese tė fėmijėve janė me siguri relevante pėr ēėshtjet e pėrvojave tė hershme nė zhvillimin e personalitetit njerėzor. Psiko-analitikėt, posaēėrisht potencojnė fėmijėrinė e hershme. Frojdi mendon se me pėrfundimin e moshės pesė ose gjashtė vjeēare tė jetės, personalitetit i individit ėshtė formuar. Nga kjo, pėrvojat e kaluara janė vendimtare ose kyēe nė formėsimin e mėnyrės se si dikush mendon, ndien ose sillet. Nė rastin e bihejviorizmit, faktori kohė nuk ka aspak rėndėsi. Ajo qė ėshtė me rėndėsi ėshtė qė ndonjė pėrvojė ėshtė “argumentuar” apo jo. Njerėzit kanė aftėsi tė mėsimit, studimit dhe rimesimit.       Psikologėt humanistik i japin mė shumė rėndėsi pėrvojave tė vjetra. Mirėpo, Gazaliu shikon nė zhvillimin e personalitetit si njė proces, nė tė cilin fėmijėria mendohet si fushė treningu pėr vet qėllimin e krijimit tė njeriut, tė ashtuquajtur teklif. Qėndrimi i tij ėshtė vėrtetė gjithėpėrfshirės, kėshtu sjell qasje sekulare nė statusin e ngjashėm me tregimin e elefantit dhe tė verbrit. Pėr te, personaliteti i njeriut do tė jetė i ndikuar qė nga momenti kur ai ose ajo ėshtė mėkuar dhe ndėrprerė nga mėkimi. Gazaliu nuk ėshtė i interesuar aq pėr ēėshtje sipėrfaqėsore se si ėshtė ushqyer fėmija, por ėshtė vėrė aksenti nė burimin e vet furnizimit; a thua prindėrit kanė arritur me mjete tė lejuara. Pra, duhet ndėrruar tė gjitha mjetet e mundshme pėr tė siguruar se lufta nė mes tė keqes dhe tė mirės, tė shenjtės dhe shenjtėrisė, nė personalitetin e njeriut tė pėrfundohet me ndėrtimin e virtyteve dhe shkatėrrimin e veseve (tė kėqija).

            Gazaliu kėrkon nga prindėrit qė nė edukimin e fėmijėve tė tyre, nė vend qė t`i urdhėrojnė, ata duhet qė me lidhje tė fuqishme emotive nė mes tyre dhe fėmijėve tė tyre, tė vendosin kėrkesa tė forta morale pėrpara fėmijėve tė tyre.

            Metodat e jashtme tė dėnimit dhe shpėrblimit, duhet t`i pėrdorin vetėm gjatė fėmijėrisė, nė mėnyrė qė nė kohėn e adoleshencės, t`i trasojnė rrugėn e metodave tė tyre tė brendshme. Pėrveē kėsaj, prindėrit duhet tė pėrpiqen t`i dėnojnė psiqikisht nė vend se fizikisht, nė mėnyrė qė tek fėmijėt tė ndėrtojnė ndjenjėn e ndėrgjegjes dhe koshiencės, nė vend tė frikės dhe zemėrimit.

 

 

            TABELA: KOMPERACIONI I QĖNDRIMEVE TĖ GAZALIUT PĖR NATYRĖN NJERĖZORE ME QĖNDRIMET E PSIKOLOGĖVE MODERN:

 

 

GAZALIU

FREUD

SKINNER

ROGERS

Koncepti central

Njeriu e ka
natyrėn duale

Pėrvoja e
pavetėdijshme

S-R (reaksion

ngacmues) i
njėsisė

Vet‑
aktualizimi

Ndikim locus

Shpirtėror
(i brendshėm)

Biologjik
(i pavetėdijshėm)

Enviromental

“Self”
(i brendshėm)

Natyra-mjedisi

Mirėsia
shpirtėrore

Njeriu pėr nga
natyra ėshtė i keq

Njeriu nuk ka
natyrė

Njeriu pėr nga

natyra ėshtė i
mirė

Dėshira e lirė-
Determinizmi

Dėshira e lirė

Determinizėm

Determinizėm

Dėshira e lirė

Periudha
vendimtare nė

Zhvillimin e
personalitetit

E kaluara, e
tashmja

dhe ardhmėria

E kaluara

Irelevantė

Kėtu dhe tani

 

 

            KONKLUDIM

 

            Tabela mė sipėr pėrmbledh pikat mė tė rėndėsishme nė kornizėn e tė cilave qėndrimet e Gazaliut pėr natyrėn e personalitetit njerėzor mund tė krahasohen me qėndrimet qė dominojnė nė psikologjinė moderne nė kėtė ēėshtje. Ėshtė mjaft e qartė se qėndrimi i tij ėshtė vėrtetė i gjerė. Gjithashtu, kjo posedon masėn e madhe tė konzistencės dhe dobisė funksionale. Kjo ka rėndėsi tė madhe nėse shfrytėzohet, kontrollohet dhe parasheh sjelljen njerėzore .34

            Natyrisht, kjo nuk ėshtė e habitshme duke marrė parasysh qė koncepti i Gazaliut pėrfshin atė qė mungon nė modelet e njeriut tė konceptuar nga ana e dijetarėve sekularist, e ky ėshtė komponenti spiritual. Mu kjo ėshtė pėrbėrės i domosdoshėm, i cili ngėrthen tė gjitha elementet esenciale tė personalitetit tė njeriut nė mėnyrė qė tė ndėrtojė cilėsitė pozitive, tė cilat secili person i paraqet nė nivelin motiv, kognitiv dhe bihevioral.

 

 

            18 Edh Dharijatė, 56

            19 S.M.N. Al-Attas, The Nature of Man and the Psychology of Human Soul (Kuala Lumpur: International Institute os Islamic Thought and Civilization, 1990).

            20 Sahihul Buhari, Kitabul-teuhid.

            21 Musned Ahmed ibn Hanbel, vol. 2. faqe 353,363.        

            22 Sahihul Buhari, Kitabul-iman. 

            23 Al-Attas, The Nature of Man, 7.

            24 El Gazali, Me`arixhul Kuds fi Ma`rifet Mearixh Nefs (Bejrut: Darul Afak el Xhedideh, 1978).

            25 El Gazali, Ihja, 3:46.

            26 El Gazali, Ihja, 3:2.

            27 El Gazali, Ihja, 3:350.

            28 El Gazali, Ihja, 4:26, shih gjithashtu faqe 431.

            29 El Haxhxh, 46

            30 El A`rafė, 179

            31 El Gazali, Ihja, 2:218-219.

            32 Malik Bedri, El-Tefekun minel meshahedeh ilel shuhud (Herdon, Virginia: International Institute of Islamic Thought, 1993).

            33 El-Attas, The Nature of Man.

            34 Abbas H. Ali “Sukul insane bejner-Rrahman ve aklu insan”, punim i prezentaur nė seminarin ndėrkombėtar mbi islamizimin e diturisė. Universiteti Xhezira, Sudan, shkurt, 2-5.

 

            Fund

(1)