Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 3 - NDĖRGJEGJJA NĖ FORMIM DHE EDUKIM TĖ VAZHDUESHĖM

M. Franciska (Suzana) LEKAJ

www.drita.info

NDĖRGJEGJJA NĖ FORMIM DHE EDUKIM TĖ VAZHDUESHĖM

 

            Pėr ta dėgjuar zėrin e ndėrgjegjes kėrkohet tė jemi tė aftė tė dėgjojmė vetveten. Shoqėria sot e ka shumė tė vėshtirė qė ta bėjė kėtė gjė, pėr shkak se dėgjon ēdo zė, gjithēka dhe gjithkėnd, por jo vetveten. Tė dėgjuarit e vetes ėshtė e vėshtirė pasi kėrkon njė aftėsi qė ėshtė e rrallė te njeriu modern qė tė jetė vetėm me vetveten.

 

 

 

            Pėr ndėrgjegjen dhe funksionin e saj ėshtė folur dhe diskutuar shumė. Njė nga problemet aktuale me tė cilin ajo ndeshet, ėshtė kriza nė tė cilėn jeton sot. Mjerisht ajo sot shpesh pėrdoret vetėm si term pėr tė justifikuar ēdo lloj mbrapshtie duke u shprehur me: ndėrgjegjja mė thotė…, veproj sipas ndėrgjegjes…, nuk mė vret ndėrgjegjja… etj.

            Por, cili ėshtė koncepti dhe funksioni i vėrtetė i ndėrgjegjes?

            Pėr natyrėn, konceptin dhe funksionin e ndėrgjegjes, filozofėt kanė debatuar me qindra vjet. Sipas disa shkrimeve, Sokrati mė shumė preferonte vdekjen sesa rrjedhėn me tė cilėn do ta tradhtonte ndėrgjegjen e tij duke bėrė kompromis me tė vėrtetėn. Pra kėtu shihet qartė se ēfarė rėndėsie ka pasur dhe ka ndėrgjegjja jo vetėm pėr filozofėt, por pėr mbarė qeniet njerėzore.

            Nė psikologji studimi i ndėrgjegjes e ka fillesėn nga William James qė e  pėrkufizon atė si: “… kapacitetin pėr tė qenė i vetėdijshėm pėr pėrjetimet dhe njohuritė”. E sipas Wallace dhe Fisher, “…ndėrgjegjja ėshtė pėrpunim i informacionit nė nivele tė ndryshme tė vetėdijes. Pėr geshtaltistėt: ndėrgjegjėsimi ėshtė aftėsia njerėzore pėr kontakt me gjithė fushėn perceptive me ekzistencėn me atė qė ndodh, me atė qė njeriu ndjen dhe mendon dhe me atė qė ndjejnė dhe mendojnė tė tjerėt”. Mirėpo, pėrveē kėsaj W. James pėrshkruan edhe  tiparet mė tė rėndėsishme tė ndėrgjegjes si: “Ēdo mendim ėshtė pjesė e ndėrgjegjes personale tė njė individi. Ndėrgjegjja ėshtė gjithmonė nė ndryshim. Ndėrgjegjja ėshtė njė proces i vazhdueshėm qė nuk mund tė ndahet nė segmente. Ndėrgjegjja pėrzgjedh nga mjedisi i saj ato pėr tė cilat ajo ėshtė e vetėdijshme.” Kėshtu James e krahason ndėrgjegjen me njė lumė qė rrjedh. Kjo do tė thotė se ajo ėshtė gjithmonė aktive. Kurse Seneka dhe Ciceroni  flasin pėr ndėrgjegjen si zė i brendshėm  qė akuzon dhe mbron sjelljen tonė nė lidhje me cilėsitė etike tė saj.

            Dokumenti  i Koncilit II tė Vatikanit, Gadium Et Spes (Gėzimi dhe Shpresa), i referohet ndėrgjegjes duke thėnė: “Ndėrgjegjja ėshtė thelbi mė sekret dhe shenjtėrorja e njeriut ku ai ėshtė  vetėm me Hyjin, zėri i tė cilit jeton nė brendėsinė e tij”. Kėshtu ajo e kryen njė detyrė nė brendėsinė tonė. Ėshtė dėshmitare pėr atė qė bėjmė apo qė kemi bėrė. Gjykon veprimet tona, na miraton kur ajo qė po bėjmė ėshtė e mirė dhe na dėnon kur kemi vepruar apo veprojmė keq. Ėshtė pedagoge e jona, siē e quan Origjeni, na ndihmon ta zbulojmė dhe na tregon rrugėn e veprimit tė mirė.

 

 

            Nė lidhje me kėtė na flet edhe Shkrimi Shenjt, tek letrat e shėn Palit, ku thotė: “Nuk rrej, dėshmitare e kam ndėrgjegjen time…” (Rom 9, 1) “Duhet tė nėnshtrohemi jo pėr shkak tė frikės sė ndėshkimit, por pėr arsye tė ndėrgjegjes…” (Rom 13, 5) “Dėshmia e ndėrgjegjes sonė se sjellja jonė nė botė sidomos kundrejt jush ka qenė me shenjtėri dhe ēiltėrsi…”(2 Kor 1, 12) “Vėrtet ndėrgjegjja ime nuk mė padit pėr asgjė..”.(1 Kor 4) ”Ruaje fenė dhe ndėrgjegjen e mirė…“ (1 Kor 19) “Ndėrgjegjja jonė varet nga e vėrteta dhe e vėrteta e shndėrron ndėrgjegjen tonė dhe e bėn tė vėrtetė, tė shndritshme…” (Rom 2,14-15). Pali VI thoshte: “Ndėrgjegjja nė vetvete nuk ėshtė arbitėr i  vlerės morale tė veprimeve qė ajo sugjeron. Ėshtė interpretuese e njė norme tė brendshme dhe tė lartė. Ėshtė e shndritur nga intuita e disa parimeve normative e bashkėlindur me arsyen njerėzore; nuk ėshtė burim i sė mirės dhe i sė keqes, ėshtė lajmi, dėgjimi i njė zėri qė quhet zėri i ndėrgjegjes Kurse Shėn Tomė Akuini e shpreh funksionin e ndėrgjegjes duke thėnė: “Ndėrgjegjja (arsyeja) e njeriut ėshtė ajo e tė qenurit njė rregull i rregulluar”.

            Kėtu lexojmė disa mendime nga njerėz tė shquar qė flasin pėr funksionin dhe rėndėsinė  e ndėrgjegjes, e ne qė i lexojmė na ndihmojnė pėr tė kuptuar rėndėsinė e saj nė jetėn e pėrditshme edhe pse ajo ēdo ditė e mė shumė po ndeshet me vėshtirėsi e kriza tė ndryshme.

 

            Edukimi i ndėrgjegjes

            Edukimi i ndėrgjegjes kėrkohet bėhet nė mėnyrė tė vazhdueshme sepse njė ndėrgjegje e formuar, e edukuar mirė ėshtė e drejtė dhe e vėrtetė. Kėshtu ajo formulon gjykimet duke ndjekur arsyen nė pėrputhje me tė mirėn e vėrtetė e tė dashur. Edukimi i ndėrgjegjes ėshtė i domosdoshėm pėr qeniet njerėzore sepse ēdo ditė e mė shumė janė tė ekspozuara ndaj ndikimeve negative dhe tė tunduara nga mėkati e nga shumė gjėra tė tjera qė u ofrohen dhe u kėrkohen  qė ta pėlqejnė gjykimin e tyre e tė refuzojnė mėsimin e drejtė e me shumė vlera. Pėr kėtė  edukimi i ndėrgjegjes ėshtė njė detyrė e pėrditshme qė fillon nė fėmijėri e qė vazhdon pėr tėrė jetėn qė do tė thotė nuk ka kohė tė caktuar e nuk ka moshė qė e kufizon. Njė edukim i mirė i ndėrgjegjes tė mėson virtytin, tė ruan apo tė shėron nga frika, egoizmi, krenaria, fyerja, fajėsia e nga shumė gjėra tė tjera. Gjithashtu edukimi dhe formimi i saj garanton lirinė dhe lind paqen e zemrės.

            Tė gjithė kemi njė kėshillues tė brendshėm qė quhet ndėrgjegje, qė na kėshillon dhe na thotė se cilat janė zgjedhjet e drejta pėr t’u bėrė e qė na fton tė zgjedhim tė mirėn, urtėsinė e tė vėrtetėn. Por shpesh ndodh qė refuzojmė ta dėgjojmė kėtė kėshillues apo edhe ta injorojmė. Gjithashtu shpesh mendohet se ndėrgjegjja flet me njė zė tė lartė dhe se mesazhi i saj ėshtė i pastėr dhe i qartė e duke pritur njė zė tė tillė rrezikohet tė mos  dėgjohet  asgjė. Mirėpo, kur zėri i ndėrgjegjes ėshtė i dobėt, atėherė ai ėshtė i paqartė dhe secili duhet tė mėsojė se si t’i dėgjojė dhe t’i kuptojė komunikimet e saj nė mėnyrė qė tė veprojė nė pajtim me tė.

            Por tė mėsosh t’i kuptosh komunikimet e ndėrgjegjes, sot ėshtė jashtėzakonisht e vėshtirė. Sepse pėr ta dėgjuar zėrin e ndėrgjegjes kėrkohet tė jemi tė aftė tė dėgjojmė vetveten. Shoqėria sot e ka shumė tė vėshtirė qė ta bėjė kėtė gjė, pėr shkak se dėgjon ēdo zė, gjithēka dhe gjithkėnd, por jo vetveten. Tė dėgjuarit e vetes ėshtė e vėshtirė pasi kėrkon njė aftėsi qė ėshtė e rrallė te njeriu modern qė tė jetė vetėm me vetveten. E pėr kėtė duket se njeriu modern ka krijuar njė fobi tė tė qenurit me veten. Pėlqen shoqėrinė mė banale, aktivitetet e pakuptimta nė mėnyrė qė tė mos jetė vetėm. Njeriu modern ēdo ditė e mė shumė duket se ka frikė tė ballafaqohet me vetveten. Kėshtu ik nga kjo mundėsi dhe nuk lejon ta dėgjojė vetveten e vazhdon ta injorojė ndėrgjegjen.

            Ėshtė e vėshtirė tė dėgjojmė zėrin sepse ai nuk flet nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė, por nė mėnyrė tė tėrthorėt dhe shpeshherė njeriu nuk  ėshtė i vetėdijshėm se ai zė ėshtė ndėrgjegjja qė flet. Njeriu ka pėrgjegjėsi ndaj vetes pėr pėrparimin apo humbjen e jetės sė tij. Vetėm nėse e kupton zėrin e ndėrgjegjes, mund t’i kthehet vetvetes.

            Ndėrgjegjja e rregullon sjelljen nė mėnyrė mė efektive sesa frika nga autoritetet e jashtme. Edhe sikur njeriu mund tė ikė prej tyre, ai nuk mund tė ikė nga vetvetja, pra nga ndėrgjegjja e tij. Ajo ėshtė reagimi i tėrė personalitetit tonė nė funksionimin apo mosfunksionimin tonė tė drejtė. Ndėrgjegjja ėshtė reagimi ynė ndaj vetvetes. Ajo ėshtė zėri i “unit” tonė tė vėrtetė, i cili na thėrret t’i kthehemi vetvetes dhe tė jetojmė nė mėnyrė tė plotė e harmonike, do tė thotė tė bėhemi ajo qė potencialisht jemi. B. Schuller thoshte: “Ndėrgjegjja nuk mund tė gėnjehet mbi tė mirėn e tė keqen. Ajo ēfarė ajo urdhėron ėshtė gjithmonė e mira morale qė nuk falimenton.”

            Qėllimi i ndėrgjegjes ėshtė produktiviteti dhe lumturia, meqenėse lumturia ėshtė shoqėruese e domosdoshme e jetės produktive. Sa mė nė mėnyrė produktive tė jetojė njeriu, aq mė e fuqishme do tė jetė ndėrgjegjja e tij dhe do tė pėrparojė mė shumė. Personi qė jeton nė mėnyrė produktive  kurrsesi nuk zhvlerėsohet, pėrkundrazi cilėsitė psikike dhe emocionale qė zhvillon ai gjatė procesit tė jetės produktive rriten edhe mė tutje, sado qė energjia fizike dobėsohet. Erich Fromm thotė: “Ndėrgjegjja ekziston vetėm atėherė, kur njeriu e ndjen veten njeri e jo gjė apo mall.”

            Ndėrgjegjja ka karakter jo konformist. Ajo duhet tė jetė nė gjendje tė thotė “jo” kur tė gjithė tė tjerėt thonė “po”. Por, pėr tė thėnė kėtė “jo” ajo duhet tė jetė e sigurt nė drejtėsinė e gjykimit mbi tė cilėn bazohet. Ajo e vlerėson funksionin tonė si qenie njerėzore, ėshtė njohja e brendshme, njohja e suksesit gjithashtu edhe e  mossuksesit nė artin e jetės.

            Edhe pse  thuhet se ndėrgjegjja ėshtė njohje, ajo prapėseprapė ėshtė diēka mė shumė se njohje e thjeshtė nė sferėn e tė menduarit abstrakt. Ajo ka njė aftėsi afektive ngase ėshtė reagim i tėrė personalitetit tonė dhe nuk ėshtė reagim i frymės sonė. Pa ekzistencėn e ndėrgjegjes, gjinia njerėzore kaherė do tė futej nė rrugėn e saj tė rrezikshme.

            Erich From thotė: “Nuk ka deklaratė mė krenare tė cilėn mund ta bėjė njeriu kur thotė: do tė veproj nė harmoni me ndėrgjegjen time.” Kurse Papa Gjon Pali II, qė sot ėshtė shenjt thoshte: “Nuk ėshtė e mjaftueshme t’i thuhet njeriut ndiqe gjithmonė ndėrgjegjen tėnde. Ėshtė e nevojshme tė shtohet menjėherė dhe gjithmonė: Pyete veten nėse ndėrgjegjja jote thotė tė vėrtetėn apo pavėrtetėsinė dhe mundohu nė mėnyrė tė palodhur tė njohėsh tė vėrtetėn.”

 

REFERENCA:

Miguel Angel Fuentes, Tė vėrtetat e vjedhura, (2015) Tiranė

Fromm Erich, Njeriu pėr vete, (2003), Tiranė

Terry F. Pettijohn, Psikologjia (1996), Tiranė