Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 2 - Mdieje mirėnjohjen

Nga: Eric KLEIN

       NDIEJE MIRĖNJOHJEN

    Dashuria, shėndeti, suksesi, urtia... gjithēka. E tėra ėshtė brenda Oqeanit dhe nė dispozicion kur ti hapesh dhe e lejon atė brenda. Jeta ėshtė absolutisht e mirėsjellshme nė lidhje me kėtė dhe nuk do tė imponohet kurrė. Jeta nuk do tė tė detyrojė kurrė tė kesh mė shumė lumturi se sa je duke dashur ta shijosh. Ėshtė sikur tė gjithė urtakėt dhe shpėtimtarėt tė rrinė te dera e shtėpisė tėnde. Ata kanė sjellė dhurata tė urtisė, tė dhembshurisė, tė mirėsisė sė dashur, dhe tė lirisė.

 

 

 

            Njė lexues e dėrgoi kėtė email:

            Jam duke e praktikuar meditimin e mėngjesit qe nja dy muaj dhe vėrtet funksionon shkėlqyeshėm. Ditėt e mija janė mė tė vetėdijshme, reagimet e mija ndaj situatave qė nė tė kaluarėn do tė mė nervozonin apo stresonin – tash janė, pėr ēudi, reagime goxha paqėsore. Desha tė tė pyes pėr miksimin e mirėnjohjes nė meditimin e mėngjesit.

            Vetėm desha tė konsultohem me ty dhe tė tė jap opinion vlerėsues.

            Pėrshėndetjet mė tė mira,

            Ridvani

 

            Pėrgjigjja:

            Falemnderit pėr shkrimin dhe bėrjen e pyetjes. Jam mirėnjohės :)

           Kredhja nė mirėnjohje ėshtė praktikė e fuqishme. Pėrfshije atė nė meditimin tėnd tė mėngjesit dhe rikujtoje atė gjatė ditės. Ndėrsa kridhesh nė ndjenjėn e mirėnjohjes, ti po i bėn masazh vetėdijes tėnde. Vendet qė janė tė ngushta, tė tendosura, dhe tė shtrėnguara nisin tė lirohen dhe tė relaksohen dhe tė hapen – pėr t’i pranuar bekimet qė janė gjithmonė-tė-pranishme.

 

            Ti je i rrethuar nga bukuria.

            Ndėrsa hyn nė ndjenjėn e mirėnjohjes, bėhet e qartė se je i rrethuar, i pėrqafuar nga bukuria, bujaria, dhe pakufishmėria e Jetės. Ti je si njė peshk nė oqean – vetėm se je i zhytur nė njė Oqean tė Qenies, njė Det tė Vetėdijes tė pakufishėm.

 

            Secili pėrjetim i mundur ėshtė kėtu.

            Dashuria. Shėndeti. Suksesi. Urtia. Gjithēka. E tėra ėshtė brenda Oqeanit dhe nė dispozicion kur ti hapesh dhe e lejon atė brenda. Jeta ėshtė absolutisht e mirėsjellshme nė lidhje me kėtė dhe nuk do tė imponohet kurrė. Jeta nuk do tė tė detyrojė kurrė tė kesh mė shumė lumturi se sa je duke dashur ta shijosh. Ėshtė sikur tė gjithė urtakėt dhe shpėtimtarėt tė rrinė te dera e shtėpisė tėnde. Ata kanė sjellė dhurata tė urtisė, tė dhembshurisė, tė mirėsisė sė dashur, dhe tė lirisė. Mirėpo nėse nuk e hap derėn qė t’i lejosh tė hyjnė – ata mbesin jashtė.

 

            Dera hapet nga brenda.

            Nė tė njėjtėn mėnyrė, plotshmėria e Jetės qėndron te pragu i vetėdijes tėnde. Ėshtė njė derė ndėrmjet nivelit tėnd aktual tė pėrmbushjes dhe Oqeanit tė pakufishėm tė Jetės. Mirėpo Jeta nuk do tė turret e paftuar.

 

            Jeta mund tė fusė letra nėn derė.

            “Unė jam kėtu. Tė lutem mė lė brenda. Do tė jetė kaq argėtuese!!”

            Jeta mund tė ta bėjė me dorė nė dritare nga jashtė, “E sheh, po buzėqeshi. Ēile,

miku im.”

            Jeta do tė dėrgojė kujtues tė mundėsive dhe tė bollėkut qė ėshtė nė dispozicion.

            Mirėpo dera ēilet nga brenda. Dhe niveli deri ku hapet ėshtė zgjedhje e jotja.

 

 

 

            Njė derė e mbyllur jep ndjenjė tė sigurisė.

            Ėshtė njė jetesė e caktuar e sigurisė prapa njė dere tė mbyllur apo tė hapur vetėm pak. Ėshtė njė ndjenjė e tė qenurit nė kontroll dhe e menaxhimit tė gjėrave sipas mėnyrės tėnde.

            Mirėpo ėshtė edhe njė dėshirė e madhe e pazbėrthyer. Duke e mbrojtur veten nga ajo qė nuk mund ta kontrollosh, je duke ia mohuar vetes atė tė cilėn e dėshiron mė sė shumti. Ēelja e derės tė tėrheq mė plotėsisht nė jetė. Kjo ėshtė ajo qė e dėshiron shpirti yt.

            Prapė, ėshtė njė tendencė nė mendje pėr t’u pėrmbajtur. Pėr t’i lejuar vetėm ato pėrjetime qė pėrshtaten me tė kaluarėn. Pėr tė tė mbajtur tė barrikaduar brenda dhomave tė historisė tėnde personale. Pra si mund ta ēelėsh derėn dhe tė fillosh tė jetosh jetė mė tė plotė dhe mė krijuese?

 

            Nuk je i shtrėnguar ta ēelėsh derėn drejtpėrdrejt.

            Thjesht mund tė kridhesh nė mirėnjohje. Mund ta harrosh ēeljen e derės dhe ekspozimin e vetes nė tė panjohurėn. Thjesht kridhu nė ndjenjėn e mirėnjohjes dhe lėre atė ndjenjė ta bėjė tėrė punėn.

 

            Kredhja jote mund tė fillojė me tė njohurėn.

            Nė historinė tėnde ka pėrjetime qė tė lidhin me ndjenjėn e mirėnjohjes. Fillo aty. Kujtoje njė qenush, njė buzėqeshje, njė agim – dhe lejoje veten tė ndihesh mirėnjohės. Merri me frymėmarrje pamjet, tingujt, dhe energjinė qė ėshtė koduar nė kėto kujtime. Fute me frymėmarrje tė tėrėn nė zemrėn tėnde dhe lėre qė kujtimi i asaj bukurie ta ēelė organikisht zemrėn tėnde.

 

            Kujtimet e bukurisė dhe tė bekimeve e ēojnė mendjen kah mirėnjohja.

            Prandaj fillon me tė njohurėn. Me atė qė tashmė ėshtė brenda shtėpisė sė historisė tėnde. Mirėsia, bekimet qė i ke njohur e aktivizojnė mendjen e mirėnjohjes. Pastaj e zhvendos fokusin e vetėdijes nga kujtimi te ndjenja. Vėmendja jote bėhet gjithnjė e mė e zhytur nė bukurinė e kujtimit – lejoje mendjen tėnde tė zhvendoset nga fokusimi nė pėrmbajtjen te prehja nė ndjenjėn e mirėnjohjes. Lėshoji pamjet, tingujt, dhe hollėsitė. Thjesht merre me frymėmarrje ndjenjėn e mirėnjohjes.

            Pa pėrmbajtje apo kujtim lejoje vėmendjen tėnde tė bėhet gjithnjė e mė e zhytur nė ndjenjėn e mirėnjohjes. Le ta pėrshkojė ajo trupin, mendjen, dhe zemrėn tėnde. Prehu nė cilėsinė e mirėnjohjes. Kjo do ta ēelė derėn e vetėdijes tėnde.

 

            Sepse mendja mirėnjohėse e percepton qė Jeta ėshtė e mirė, miqėsore, dhe e bukur.

            Mendja mirėnjohėse me dėshirė hapet gjerėsisht pėr t’i eksploruar, pėrqafuar dhe kuptuar gjendjet dhe pėrjetimet gjithnjė e mė tė thella. Prandaj nuk ke nevojė ta sforcosh gjendjen e ēelur. Edhe po tė ishte e mundur kjo! Krejt ēka duhet tė bėsh ėshtė ta kultivosh ndjenjėn e mirėnjohjes.

            Ndėrsa kridhesh nė mirėnjohje, pozitat ‘trupore’ mbrojtėse tė vetėdijes relaksohen. Qelizat e trupit tėnd dhe petalet e mendjes tėnde ēilen pėr t’i pranuar bekimet gjithmonė tė pranishme tė Jetės.

 

            Nga Eric Klein, 50 ways to leave your karma – Freedom, fear and the art of

getting unstuck

 

http://www.wisdomheart.org/free/50ways/