.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Meditime - Ndjej mall!

Shkruan: Sabir KRASNIQI

      

Nė vend tė pėrkujtimit...

 

NDJEJ MALL!

 

      Koha lėviz nė procesin e vet tė pandalshėm... ajo nuk ėshtė e varur prej nesh! Ne po, ne jemi nė varėsi tė saj! Ne numėrojmė sekonda, minuta, orė, ditė, vite...   Disa thonė se koha shėron plagėt, por kjo nuk mė duket e qėndrueshme: sa mė tepėr qė koha kalon, aq mė e ndjeshme bėhet dhembja e tyre...  por pėr njė gjė u binda nė kontekst me kohė: Ajo na bėnė  ta kuptojmė se sa i  fuqishėm ėshtė malli i dashurisė.

 

 

            Ditėt e janarit janė tė ftohta!... Edhe kur rrezaton dielli, pėrveē shkėlqimit qė reflektohet mbi borė e ngrica, acari mbetet sunduesi i heshtur dhe i plotfuqishėm i kėtij muaji. Ndryshe nga rrezet e diellit pranverorė, kur gjithēka frymon, merr jetė... kjo gjallėri ėshtė e zbehur nė kėtė muaj tė akullt. Dhe kjo atmosferė e zymtė shtresohet edhe nė qenien time nė trajta tė lloj-llojshme duke provokuar lojėn e dhembjes por edhe tė mallit. Megjithėse fjalėt nuk arrijnė ta zgjidhin asnjėherė enigmėn e shpirtit, unė do tė vazhdoj t’i rendis ato mbi letėr tė bardhė, si udhėrrėfyese tė ndjesive mė tė thella shpirtėrore... Thellėsitė shpirtėrore janė tė pafundme m’u sikurse edhe universi... ndoshta edhe vet shpirti ėshtė univers nė vete - pa fillim e pa mbarim! 

 

            Renditja e shkronjave nuk ėshtė edhe aq e lehtė, sepse shpeshherė dora rrėmbehet nga emocionet e ēastit dhe ndjek plagėt e zemrės, plagė tė pashėrueshme... Dhe derisa lundroj me shkronja mbi valėt e kujtimeve, nuk mund t’i ik ndjesisė sė mallit... sa mė thellė qė depėrtoj, aq mė e fuqishėm bėhet edhe kjo ndjesi e cili papėrshkrueshėm pushton gjithė qenien time... Pėrpiqem e pėrpiqem me gjithė fuqinė qė kam pėr t’i kapur ato copėza tė shpėrndara nėpėr vite e pėr t’i vendosur nė mozaikun e dikurshėm, pėr ta pėrmbushur sėrish atė - s’paku virtualisht! E nė kėrkim tė shtigjeve pėr zgjidhjen e kėsaj enigme shpirtėrore, vėrtitėm pafund nė labirintin e ngatėrruar tė jetės.... pa shtegdalje...

 

            Nuk kam frikė e as nuk vuaj nga temperamenti mashkullor! Jo, jo, as nga komplekset e gjinisė sė fuqishme e as nga mentaliteti patriarkal. Unė jam ky qė jam dhe nuk mund ta mohoj as ndryshoj realitetin, andaj as nuk dua t’i fsheh dhembjet e zemrės... para askujt - ndjej mall! Po a ka ndonjė mendje tė ndritur qė nuk e ka ndjerė peshėn e mallit, ju lutėm mė thoni?!...

 

...dhe lexoj vargje tė Ēajupit:

 

Doje dritė o qiell more dritėn time
dhe ma mbushe jetėn plot me hidhėrime
Tani rroj pa shpresė ndaj s'dua tė rroj
Se dhe perėndinė tani s'e besoj.

 

Pastaj edhe tė Kadaresė:

 

Ca pika shiu ranė mbi qelq
Dhe unė pėr ty seē ndjeva mall...

 

...edhe tė Agollit:

 

Trupi m’u nda nga shpirti pak e nga pak.

Tani tė dy jetojmė mė vete me ditė e me net,

Trupi djersitet, ecėn nė rrugė, ha nė tryezė e prehet nė shtrat,

Shpirti me ėndrrat, mendimet e dhimbjet flet...

 

Ah vargjet e Fatosit:

 

Unė e desha pėrtej vdekjes,

Ashtu dashurova unė

Edhe prapė s'ia fal dot vetes:

S'i s'e desha pak mė shumė...

 

... e kėshtu me radhė valėvitėm mbi vargje si njė varkė nė mes tė stuhisė!

 

 

 

 

 

            Por malli nuk ėshtė dukuri organike, edhe pse pasojat e tij reflektohen fuqishėm nė botėn materiale, malli ėshtė ndjenjė, ndjenjė e thellė shpirtėrore, dhembje dhe dashuri njėkohėsisht!... Kot mundohet ta fsheh ndokush mallin, ai shpėrthen nė brendi me fuqinė e vullkanit dhe llava e derdhur prej tij ėshtė pėrvėluese... Atė e ndjen, e pėrjeton secili nė botėn “sekrete” tė unit tė tij, pavarėsisht kamuflimit qė mundohet t’ia bėj!...

           

            Edhe ky vit qė kaloi, sikurse edhe tre vitet e tjerė, pėrveē zgjimit tė kujtimeve pėr kohėn e kaluar, pėrfytyrimeve imagjinare dhe bredhjes nėpėr to, nuk e lehtėsoi aspak mungesėn e pranisė sė saj... por unė, megjithatė, provoj ta mbajė ritmin e tingujve tė shthurur. E di se ato nota nuk mund t’i kap e rendis mė asnjėherė sipas dėshirės sime nė pentagramin e jetės, por pėrpiqem tė ndjek valėzimin e pakoordinuar tė tonalitetit tė tyre! Thjesht, t’i vė nė lojė ndjenjat - t’i gėnjej ato!!! Tė aktroj nė teatrin e jetės pėr hir tė engjėjve tė dritės. E keni parė ylberin?! Fenomen qė tė mahnit me ngjyrat e bukura tė tij... dhe sado qė tė mundohemi, ne nuk do tė arrijmė kurrė ta prekim madhėshtinė e atyre nuancave!

 

            Koha lėviz nė procesin e vet tė pandalshėm... ajo nuk ėshtė e varur prej nesh! Ne po, ne jemi nė varėsi tė saj! Ne numėrojmė sekonda, minuta, orė, ditė, vite...   Disa thonė se koha shėron plagėt, por kjo nuk mė duket e qėndrueshme: sa mė tepėr qė koha kalon, aq mė e ndjeshme bėhet dhembja e tyre...  por pėr njė gjė u binda nė kontekst me kohėn: Ajo na bėnė  ta kuptojmė se sa i  fuqishėm ėshtė malli i dashurisė.

 

            Mall i pėrjetshėm...

 

            Mė tė dashurės sime qė kaloi nė amshim mė 20 janar 2006

 

            Kreuzlingen , janar 2010