Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 4 - NDJEKĖSIT E ENIGMAVE

Shkruan: Adem  ZAPLLUZHA

      

NDJEKĖSIT E ENIGMAVE

 

 

Librin me poezi tė autorit Adem Zaplluzha, "Ndjekėsit e enigmave"  mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

 

 

TI QĖNDROVE STOIKISHT

 

Tė kujtohet

Sa herė qė kemi biseduar pėr dashurinė

Binte njė shi imcakė

Te mjegullat e dendura

Njė meteor e kishte humbur rrugėn

 

Unė tani jam i moshuar

Thinjat po rėndohen si shirat

Mbi kokėn time

Ti ende ke mbetur si lulebora

E paprekur

Deri nė pa skajshmėri

 

Kjo jetė sa e rėnd po aq edhe lumtur

Vrapon si dreni nėpėr korie

Ti lule shiu nė kujtesė

Asnjėherė

Nuk abdikove nė fronin e dashurisė

 

Ēmendurisht dashurove jetėn

Tė kujtohet fare mirė

Kur e mbollėm plepin e parė

Ishte njė ditė

Qė vetėm ashtu mund ta krijoj hyji

Ditė me shi tė bollshėm

Nė flokėt e dendura tė ēasteve hyjnore

 

 

 

 

DEGĖT U BĖN SHPIRTRA PEMĖSH

 

Ishte njė rrugė e gjatė

Brenda nesh

Rritej njė lloj bari mijė fletėsh

Me tė cilin

I shėronim zogjtė e plagosur

 

Atė ditė

Filluam prej njė asgjėje

Qė nė fillim e mbollėm fjalėn

Degėt u bėn shpirtra pemėsh 

Dhe lėshuan rrėnjė

Nė dunat prej ere

 

Patėm edhe vite tė humbura

Prej pėrrallave

Dolėn disa enigma

Dhe filluan tė lėshojnė lastarė

Nė shpirtin

E njė peme tė shenjtė

 

Dikur kah mbrėmja

Gjethet ranė pėr toke

Si brishtėsia e viteve tė mia

Ti qėndrove stoikisht

Asnjė furtunė nuk t’i shkuli rrėnjėt

 

 

 

 

ISHTE KOHA E FJALĖVE
 

Me qindra herė

Deshėm tė jemi vetvetja e jonė

Dhe askurrė nuk u bėmė hije

Njė gur i rėnd i fatit

Qėndronte mbi kokėn e vrarė tė gurit

 

Ishte koha e fjalėve

Kur u krijuan ato ne ishim

Diku nė fund tė vetvetes sonė 

Kur dolėm nė rrah
Mė nuk binte shi nė pėrrallat e fėmijėrisė

 

Ecėm si somnambul

Kishte edhe ditė mė tė kėqija

Kur nuk binte pikė shiu

Nė dhembjen tonė

Si t’i shėrojmė plagėt

Kur ato

Akoma pikojnė trishtim

 

 

 

 

FOL

 

Mos rri ashtu e heshtur

Fol

Trego diēka

Pėr prejardhjen e pemės

Kėto degė qė ēelin dashuri

Rrėnjėt i kanė diku nė hapėsirė

 

Ti hyre nė mua   

Si njė mysafir i paftuar

Tė kujtohet

Me ardhjen tėnde erdhėn edhe fjalėt

Deri atė ditė

Unė i pėrngjaja arkivolit

 

Fol

Mos rri ashtu e heshtur

Mė thuaj njė fjalė

Qė shėron dhembjen e gurit

 

2.

 

Mė thuaj diēka

Qė s’kam dėgjuar deri mė sot

Pema e jote po lulėzon

Disa lloje tė tjera pemėsh

Ky shartim me barin

Po i ngacmon fluturimet bletėve

 

Mos heshtė

Mė thuaj diēka tė menēur

Tė mos i pėrngjaj arkivolit

Prej shimshiri

fol tė lutem mos heshtė

 

 

 

 

NJĖ TRĖNDAFIL I ZI
 

Njė milingonė e kuqe

Si njė kafshė e madhe parahistorike

Rendte kalldrėmit tėrmal

Rendnin si tė ēmendur

Edhe rreshtat e arkivoleve

 

Ky procesion i gjatė prej druri

Po i pėrngjan bishtit tė njė gjarpri

Dita e plagosur me nėntė plagė

Zvarritet udhėve tė liga

Si zvarranikėt e sėmurė ngjashėm buajve

Rrėshqasin njerėzit kalldrėmeve

 

Njė trėndafil i zi

kush e di se nga kush

Kishte huazuar

Njė ngjyrė tjetėr alternative

Dhe shkėrmoqej sė qeshuri

Me gjethet qė kalbeshin nėpėr degė  

 

Rrėnjėt mbetėn pa metafora

Mbi qepenat e dyqaneve

Flinin zogjtė endacak

 

Njė nėnė sa e madhe

Po aq edhe moshuar

Kėndonte njė ninullė tė lashtė

E cila pėr herė tė parė

Dėgjohej nė qytetin tonė

                

            Prishtinė,04 korrik 2013

 

 

 

 

FURTUNA MBI NJĖ ARKIVOL

 

Pėr njė gotė ujė

Pėrpėlitem nėpėr ninullat e fėmijėrisė

Njė zog i vetmuar

Deri nė ashtė ndjen dhembjen time

 

Nata kėndon si qyqja

Nėpėr shpirtin e degėve tė braktisura

kalojnė kolonat e milingonave

 

Gjethet marrin frymė si tė ishin tė sėmura

Prej degėve tė shkėrmoqura

Pikojnė trishtimet e njė nate

Kurse shiu si i ēmendur troket

Nė xhamat e gurit tė dėrmuar

 

Karvani nuk kishte tė ndalur

Depėrtoi deri te frymėmarrja e rrapit

Furtuna mbi njė arkivol

Pėr herė tė parė qante me ngashėrim

Nėn degėt e lėnduara tė kujtesės

Ka kohė

Qė digjet njomėsia e barit

Mos iu afro vetmisė

Ky stol sot po qanė si njė foshnje

Ikėn njerėzit nga qyteti im

S’paska mbetur mė askush kėtu

Vetėm njė grua e moshuar

I mėkon dhembjet e strallit

 

 

Poezi nga libri "Ndjekėsit e enigmave"