Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 2 - Ndriēimi i mendjes (3)

Shkruan: Abdirahim IDRIZI

      

NDRIĒIMI I MENDJES (3)

 

     Nėse nė tė njėjtėn kohė luani rolin e njeriut tė lumtur, kjo ėshtė e vėrtetė e vogėl dhe e thjeshtė, por ka ndikim tė mrekullueshėm nė jetėn tuaj: mund ta ndryshojė jetėn tėrėsisht. Fuqia madhore, qė na e cakton fatin, ėshtė e fshehur brenda nesh, kurse arritjet janė rezultat i drejtpėrdrejtė i mendimit tonė.

 

 

 

            Tė kaluarėn, tash, nuk e vajtoj

 

            Sipas tė gjitha gjasave, kėtė betejė nuk do ta mbijetoj dhe pėr kėtė arsye, vitet qė mė kanė mbetur dua t'i jetoj nė mėnyrėn mė tė mirė.

            Para se tė mėsohesha ta pėrballoja shqetėsimin (nė rritjen time), jeta ime ishte njė ėndėrr e keqe, tė cilėn vetė e kisha krijuar dhe ndihmuar.

            Mbaje veten (mos tė tė befasojė asgjė nė jetė), ēfarėdo qė tė ndodhė.

            Fshih emocionet, buzėqesh dhe mbahu.

            Dėshiroja tė kisha interesime tė reja pėr punė dhe shoqėri tė re.

            Nuk mund tė besoja se jeta ime kishte ndryshuar.

            Tė kaluarėn qė nuk kthehet mė, tash, nuk e vajtoj.

            Jam pajtuar me jetėn, bėj jetė tė gėzuar dhe mė tė vlefshme se kurrė mė parė (si pėr veten, ashtu edhe pėr familjen dhe pėr rrethin).

            Kam forcė t'i pėrballoj tė gjitha ato qė mund tė m'i imponojė jeta, jam gati, nuk mė befason asgjė.

            Kam pasur ngritje dhe rėnie (dhe fat shumė nė jetė), por shqetėsimi nuk mė ka ndihmuar fare.

            Pas zbulimit tė kėtyre porosive, kam kuptuar se pėrpjekjet e mia ishin shpėrblyer njėqindfish.

            Nėse shkojmė mė tutje, nuk e pranojmė realitetin e hidhur qė na rrethon dhe futemi nė botėn e trilluar, ne do tė ēmendemi.

            Po tė mė binte ndėrmend para shumė vjetėsh qė t'ia caktoja “kufirin”:

            ‑ mosdurimit tim

            ‑ karakterit tim

            ‑ pėrpjekjeve tė mia, me siguri do tė kisha arritur shumė mė shumė nė jetėn time.

 

 

            Guximi dhe menēuria

 

            Pse nuk kam mundur ta vlerėsoja ēdo situatė qė rrezikonte qetėsinė time shpirtėrore, pse mė janė dashur kaq shumė vjet?

            Kjo ėshtė analiza e qetė e gabimeve tona nė tė kaluarėn qė tė mos i pėrsėrisim kurrė mė dhe ato t'i harrojmė pėrgjithmonė (se kushtojnė shumė shtrenjtė).

            Unė jam bindur se kjo vėrtet ėshtė kėshtu.

            Por, a e kam pasur pėrherė guximin dhe menēurinė qė kėtė ta realizoj nė praktikė?

            Pra, ėshtė dashur t'i analizoja mirė e mirė gabimet e mia dhe nga kjo tė nxirrja mėsim pėr tėrė jetėn.

            Nuk mė pėlqen ta pranoj tėrė kėtė marrėzi, por pas shumė vjetėsh kuptova se: mė lehtė ėshtė t'i kėshillosh njėzet‑tridhjetė veta se ēka duhet tė bėjnė, sesa vetė t'i pranosh kėto kėshilla.

            Thėnia popullore, “Mos bėj hop pa e kapėrcyer gardhin”, mos i krijo vetes vėshtirėsi para kohe, ėshtė mjaft e qėlluar.

            Qė do tė thotė, dituria ėshtė e fuqishme vetėm atėherė kur pėrdoret.

            Po ta dija ē'mendoni, do ta dija kush jeni.

            Mendimet tona e pėrcaktojnė personalitetin tonė.

            Qėndrimi ynė ndaj jetės ėshtė faktori qė e pėrcakton fatin tonė.

            Jeta jonė ėshtė ajo tė cilėn ne e mendojmė se ėshtė.

            Nė tė vėrtetė, nėse ne mendojmė pėr lumturinė, ne e ndiejmė veten tė lumtur.

            Nėse ne mendojmė pėr frikėn, ne frikėsohemi.

            Nėse ne mendojmė pėr sėmundjen, ėshtė e mundshme se ne do tė sėmuremi.

            Nėse ne mendojmė pėr dėshtime, me siguri ne do tė kemi ndonjė humbje.

            Tė kujdesesh pėr vetveten, do tė thotė tė kuptosh cilat janė problemet e tua dhe nė qetėsi t'i marrėsh masat pėr zgjidhjen e tyre.

            Ndoshta tė mundojnė problemet serioze, por nė kėtė rast, rrugės duhet tė ecėsh kryelartė dhe i lumtur e i buzėqeshur.

 

            Njeriu ėshtė skajshmėrisht i lirė

 

            Kėtu qėndron bukuria e njeriut, fama e tij.

            Njeri, ti ke mbetur i lirė, i paprogramuar, ti duhet ta ndėrtosh veten.

            Duhet tė jesh vetė kreator i vetvetes, prandaj ēdo gjė varet nga ti.

            Sikur ta dije kėtė, ti nuk do tė ofendoje, kurrė nuk do t'i jepje goditje askujt, nuk do tė urdhėroje askėnd.

            Sepse ti e di qė butėsia ėshtė mė e fortė se ashpėrsia.

            Se dashuria ėshtė mė e fortė se dhuna.

            A nuk po ia lidh duart e kėmbėt ti atij me dashurinė tėnde (se e bėn pėr vete).

            Sepse ai nuk po jeton as nė tė kaluarėn, as nė tė ardhmen e tij.

            Kam vetėm tė tashmen, e unė kėtė e dua.

            Tė shkurta ishin ditėt, tė shkurta ishin netėt pėr ty.

            Ēdo orė tė kalonte shpejt, si njė ėndėrr.

            Qė do tė thotė se nuk i ke lėnė vetes kohė tė lirė.

            Tė gjithė mund t'i arrijnė qėllimet e tyre nėse:

            ‑ mund tė mendojnė

            ‑ mund tė presin

            ‑ mund tė durojnė

            ‑ mund tė meditojnė.

            Po ia dole ta jetosh tė tashmen, ah, ke pėr tė parė sa i lumtur do tė ndihesh.

            Jeta do tė jetė njė festė, njė gosti e madhe, sepse i tillė ėshtė ēasti qė ne jetojmė.

 

 

 

            E keqja

 

            S'tė vjen e keqja nga ajo qė fut nė gojė.

            E keqe ėshtė ajo qė del nga goja.

            Vetėm ai qė e gjen rrugėn drejt jetės, mund tė zbulojė thesare.

            Thuaji zemrės se frika nga vuajtja ėshtė mė e keqe sesa vetė vuajtja.

 

            Qetėsia shpirtėrore

 

            Mund tė them sinqerisht se mė vjen mirė qė pata njė pėrvojė tė keqe, se kjo pėrvojė, ndonėse mė ka kushtuar, mė ka ndihmuar tė kuptoj ēfarė fuqie ka mėnyra e tė menduarit tė njeriut pėr shpirtin dhe pėr trupin e tij.

            Kėshtu, u aftėsova qė me sjelljet, me shprehjen, me veshjen, me punėn, me mendimet personale tė bėja aleatė e jo armiq.

            Shpirti ėshtė zot i vetvetes dhe vetėm ai ferrin‑xhehenemin mund ta bėjė parajsė‑xhenet dhe xhenetin‑xhehenem.

            E vėrteta ėshtė se askush nė botė nuk mund t'jua sjellė qetėsinė shpirtėrore, pos ju vetvetes.

            Nėse e keni humbur disponimin e mirė, mėnyra mė e mirė pėr ta kthyer atė ėshtė tė ecni kryelartė, tė silleni tė gėzuar dhe tė jeni tė disponuar.

            Provojeni, buzėqeshni me tė madhe, hapeni kraharorin, merrni frymė thellė dhe kėndoni, fėrshėlleni.

            Nėse nė tė njėjtėn kohė luani rolin e njeriut tė lumtur, kjo ėshtė e vėrtetė e vogėl dhe e thjeshtė, por ka ndikim tė mrekullueshėm nė jetėn tuaj: mund ta ndryshojė jetėn tėrėsisht.

            Fuqia madhore, qė na e cakton fatin, ėshtė e fshehur brenda nesh, kurse arritjet janė rezultat i drejtpėrdrejtė i mendimit tonė.

            Gjėja e vetme qė e dėshiroj ėshtė ta kem pushtetin mbi vetveten, tė manipuloj me mendimet e mia, ta kontrolloj veten, qė unė tė vendos dhe tė jem zot i shpirtit tim.

 

            Pra, luftoni pėr fatin tuaj

 

            Do tė pėrpiqem tė dukem sa mė mirė qė mundem, do tė jem i kujdesshėm tė gjej fjalėt mė tė mira, kur komunikoj me tė tjerėt.

            Nuk do tė kritikoj askėnd.

            Nuk do tė pėrpiqem t'i ndryshoj njerėzit.

            Pėrherė do tė jem i pėrshtatshėm pėr rrethin.

            Sot do tė bėj diēka pėr shpirtin tim.

            Nuk do t'i zgjidh njėqind probleme pėrnjėherė, sepse e di se dita zgjat vetėm njėzet e katėr orė dhe mos harroni:

            Mendoni dhe silluni me gėzim dhe ju do tė jeni tė gėzuar!

            Nė qoftė se e urrejmė armikun, kjo do tė thotė se e lejojmė atė tė na sundojė, sepse ai do tė bėjė presion:

            -nė gjumin tonė

            -nė oreksin tonė

            -nė shėndetin tonė dhe

            -nė fatin tonė.

 

            Mos u armiqėso me askėnd

 

            Ngatėrresat me njė egoist – idiot ‑ tė pabesė, ju lėndojnė mė shumė juve se atė.

            Tė gjithė e dimė se hidhėrimi, zemėrimi dhe urrejtja janė armiqtė mė tė mėdhenj tė bukurisė sė trupit tonė.

            Ndoshta nuk jemi aq tė shenjtė qė tė mund ta duam armikun, por pėr hir tė shėndetit dhe tė fatit tonė, duhet tė dimė sė paku tė falim.

            Nėse ėshtė e mundshme, mos u armiqėso me askėnd.

            Kurrė mos provoni t'i qėroni hesapet me armiqtė, sepse kėshtu do tė lėndoni veten mė shumė sesa ata.

            Nė jetėn e ēdo njeriu rreth 90% ka gjėra tė mira dhe vetėm 10% gjėra tė kėqija.

            Nėse dėshironi tė jeni tė lumtur, pėrpiquni tė mendoni pėr tė mirat dhe t'i harroni tė kėqijat.

            Mjekėt mė tė mirė nė botė janė: dieta, qetėsia, gėzimi, sinqeriteti, pėrzemėrsia ndaj tė tjerėve.

            Shtojini arritjet tuaja dhe do tė kuptoni se pasurinė qė e keni ėshtė mė e vlefshme se paratė e tė gjithė milionerėve tė kėsaj bote.

            Nė jetėn tonė janė dy gjėra pėr tė cilat ia vlen tė luftojmė.

            E para ‑ tė bėjmė atė qė e dėshirojmė.

            E dyta ‑ tė dimė tė kėnaqemi me atė qė e kemi bėrė.

            Vetėm njerėzve mė tė menēur u shkon pėr dore tė arrijnė qėllimin e dytė.

            I jam mirėnjohės Zotit pėr jetėn qė (edhe pse me vonesė) mė ofroi kėtė thesar ‑ pasuri tė vetėdijesimit.

 

            Vazhdon...

 

(1)     (2)               (4)     (5)     (6)     (7)    (8)    (9)    (10)    (11)    (12)    (13)   (14)   (15)