Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 2 - Ndriēimi i mendjes (7)

Shkruan: Abdirahim IDRIZI

       NDRIĒIMI I MENDJES (7)

    Njeriu kurrė nuk ėshtė i zoti, qoftė pėr shkak tė nevrikosjes, frikės, mendimeve tė kėqija, publikisht tė shprehė atė qė dėshiron, personaliteti i tij ėshtė i bllokuar. Ndėrsa sot, nė kėtė kohė tendosjesh, frikėsimesh dhe pasigurie nė botė, na nevojiten mė shumė se kurrė rrugėt e hapura tė komunikimit ndėrmjet njerėzve. Nisur nga kjo pikėpamje, kjo do tė jetė e dobishme, sidomos pėr ata qė dėshirojnė mė tepėr vetėbesim dhe lehtėsi pėr t'i kryer me sukses punėt dhe detyrat qė i presin.

 

 

 

 

            Lindja ėshtė vetėm fillimi i jetės

 

            Lindja ėshtė vetėm rast, vetėm fillimi i jetės, e jo edhe fundi.

            Askush nuk na ka pyetur kur kemi ardhur nė kėtė botė.

            Dhe askush nuk ka pėr tė na pyetur kur do tė shkojmė prej kėsaj bote.

            Ti duhet tė lulėzosh, mos lejo qė kohėn ta harxhosh nė ēfarėdo shėrbimi.

            Tė bėhesh plotėsisht:

            ‑ i vetėdijshėm

            ‑ i zgjuar

            ‑ i kthjellėt

            ‑ i lumtur.

            Kurse ti nė atė vetėdije do tė jesh i aftė tė vlerėsosh si mund ta zgjidhėsh atė problem. Interaksioni i trupit dhe i shpirtit vjen automatikisht te ēdo njeri:

            ‑ pėr t'u mbrojtur,

            ‑ pėr t'u gėzuar,

            ‑ pėr tė punuar.

            Njeriu ka mundėsi ndryshe tė shikojė nė kėtė botė:

            ‑ tė shikojė me sy, jo si krejt njerėzit

            ‑ tė dėgjojė me veshė, jo si krejt njerėzit.

            Kėtė person nuk e befason asgjė, ėshtė gati t'i pranojė mė lehtė tė papriturat e Zotit ‑ natyrės.

            Njeriu qė i ka kėto veti, shumė mė lehtė i pėrballon dhe nuk lėndohet, sepse nuk i pranon si raste individuale.

            Pra, mendimet dhe ndjenjat duhet t'i bashkojmė me trupin. Nė kėtė rast duhet ditur (dhe tė jemi tė sinqertė) se ēfarė ndodh me trupin tonė (dhe nė thellėsi ta njohim trupin tonė).

 

            Qėllim ėshtė zbulimi i vetvetes

 

            Krejt orėt e botės, pa marrė parasysh shpejtė‑sinė (edhe nėse sillen me shpejtėsinė e rrezeve tė diellit) do tė vonoheshin.

            Qė sipėrfaqja ėshtė e parėndėsishme, drita‑energjia depėrton nė ēdo sipėrfaqe pa humbur aspak energji.

            Qė do tė thotė se drita nuk duket, nuk shihet.

 

            Logjika dhe intuita

 

            Pėr mendimin njerėzor mė me rėndėsi janė:

            -logjika

            ‑ intuita.

            Logjika ėshtė proces i tė menduarit dhe pėrcaktim i vlerave dhe i ngjarjeve.

            Intuita ėshtė pėrcaktimi i ngjarjes, njohja e disa fakteve, para se tė kontrollohen.

 

            Ēdo tezė ka edhe antitezėn

 

            Logjika e aksionit ėshtė qė pėr ēdo punė, ēdo send kundėrshtohet me tė njėjtėn gjė.

            Qė do tė thotė, ēdo tezė ka edhe antitezėn.

            Kėshtu, ēdo objekt, kundėrshtohet nga ndonjė subjekt.

            E vėrteta vjen nė kundėrshtim me rrenėn.

            Kundėrshtohet e mira me tė keqen.

            Nė kėtė rast duhet pėrcjellė energjia psikike sė bashku me atė materiale, qė tė jetė mė e pasur dhe mė e shumanshme.

            Tė pasurohet me mė shumė jetė dhe shpirt dhe tė jetė mė inteligjente.

            Nė kėtė botė dija ėshtė absolute.

            E kaluara, e tashmja, e ardhshmja bashkohen dhe ashtu kalojnė nė tė pėrhershmen.

 

            Nėse idetė i kemi tė qarta, fjalėt rrjedhin vetvetiu

 

            Njeriu kurrė nuk ėshtė i zoti, qoftė pėr shkak tė nevrikosjes, frikės, mendimeve tė kėqija, publikisht tė shprehė atė qė dėshiron, personaliteti i tij ėshtė i bllokuar.

            Ndėrsa sot, nė kėtė kohė tendosjesh, frikėsimesh dhe pasigurie nė botė, na nevojiten mė shumė se kurrė rrugėt e hapura tė komunikimit ndėrmjet njerėzve.

            Nisur nga kjo pikėpamje, kjo do tė jetė e dobishme, sidomos pėr ata qė dėshirojnė mė tepėr vetėbesim dhe lehtėsi pėr t'i kryer me sukses punėt dhe detyrat qė i presin.

            Njerėzit gjithė jetėn flasin spontanisht, duke mos menduar pėr fjalėt, por pėr idetė.

            Nėse idetė i kemi tė qarta, fjalėt rrjedhin vetvetiu, por nuk duhet ngutur nė shfaqjen e ideve.

 

            Ēaste tė rėndėsishme

 

            Kėrkoni nė pėrvojėn tuaj ēaste tė rėndėsishme qė ju kanė mėsuar pėr diēka nė jetė.

            Mblidhni mendimet tuaja (tė shokėve, miqve), idetė tuaja, bindjet tuaja nga pėrvoja dhe ‑ suksesi ėshtė i garantuar.

            Flitni pėr atė qė ju jep tė drejtė, se pėrvoja‑shkolla‑gabimet jetėsore, mė kanė kushtuar shumė shtrenjtė, kam pasur shumė fat, qė s'e kam paguar me kokė, por me gjak, me kohė, me shumė para, edhe burgu s'ka munguar, se ka qenė njė njohuri‑shkollė e pėrfituar me shumė mund dhe me sakrifica.

 

 

            Pa liri nuk vlen tė jetohet

 

            Kėto janė idetė mė tė fuqishme pėr tė cilat ia vlen tė luftohet.

            Pa liri jeta nuk ka kuptim, nuk vlen tė jetohet (thuhet, pa vatan s'ka iman).

            Paramendoni ēfarė ka pėrjetuar populli shqiptar, nė trojet e veta etnike.

            Kanė fryrė shumė shtrėngata, janė gėrshetuar shumė rryma, interesat e fuqive tė mėdha nė dėm tė popullit shqiptar.

            Zor tė ketė shėnuar historia e njerėzimit, veēanėrisht te populli shqiptar, njė unitet dhe njė solidarizim kaq tė madh, si nė luftėn e Kosovės, nė Luginėn e Preshevės, nė luftėn nė Maqedoni.

            Shqiptarja 16‑vjeēare, me nėnshtetėsi amerikane, vullnetarisht vjen prej Amerike tė luftojė nė Kosovė, me Divizionin e Atlantikut.

            Shtatėdhjetenjėvjeēari, gjithashtu prej Amerike, vjen me Divizionin e Atlantikut.

            Te populli shqiptar ky ėshtė njė fenomen, vullnetarisht janė solidarizuar vajza, djem, gra dhe burra (se pėr luftė ka mobilizim dhe ata qė i ikin obligimit shpallen tradhtarė dhe pėrgjigjen).

            Prandaj, tė gjithė njerėzit kanė tė drejta tė pacenueshme:

            ‑ pėr jetė

            ‑ pėr liri

            ‑ pėr punė

            ‑ pėr besim dhe pėrcaktim fetar

            ‑ pėr tė mirat materiale shpirtėrore

            ‑ pėr arsimimin e tyre

            ‑ pėr arsimimin e fėmijėve tė tyre.

            Mohimi i kėtyre tė drejtave konsiderohet sulm kundėr integritetit tė njeriut dhe njerėzimit.

            Mė besoni, pėr liri vlen tė sakrifikohet dhe tė luftohet.

            Por, deri tash askush nuk i ka ndihmuar njerėzimit pėr tė zgjidhur ēfarėdo problemi.

            Tė varfėrit janė edhe mė tė varfėr dhe, ē'ėshtė edhe mė keq, shenjat tregojnė se ata do tė bėhen edhe mė tė varfėr nesėr.

            Tė gjitha sėmundjet janė nė mesin e njerėzve dhe po shtohen.

            Ndėrkaq, mundėsitė pėr t'u ndihmuar tė sėmurėve sa vijnė e ngushtohen.

            Sepse, investimet janė duke u bėrė pėr shkatėrrimin e njerėzimit (nė armatim, e jo nė shėndetėsi).

            Tė gjitha llojet e kriminalitetit janė aty, edhe mė tepėr po shtohen.

            Kriminaliteti sa vjen e shtohet nga viti nė vit.

            Burgje e tė burgosur ka gjithnjė e mė tepėr, gjykatore po ashtu.

            Por, megjithatė, shkalla e krimit nuk bie, ajo shėnon ngritje.

            Nė kėtė botė diēka diku ėshtė keq e pėrgatitur – e themeluar.

 

            Mundėsitė pėr t'u bėrė i dobishėm

 

            E kjo ėshtė pikėrisht ajo qė ofron “Formula e suksesit”.

            Aq sa njeriu e zhvillon shkathtėsinė e tė shprehurit qartė tė mendimeve, aq rriten edhe mundėsitė e tij qė tė bėhet i dobishėm.

            Njė kėshillė thotė:

            Pėrgatituni psikikisht, fizikisht, nė mėnyrė qė tė mund tė jeni gati pėr tė gjitha situatat e papritura.

            Nga ju kėrkohet tė mendoni.

            E tė menduarit dhe analizat janė ndėr punėt mė tė rėnda nė botė.

            Megjithatė, jam i sigurt se asnjė njeri s'ka fituar famė, i cili mė parė, orė tė tėra, nuk u ėshtė pėrkushtuar analizave tė secilės situatė veē e veē.

            Nė shoqėrinė tonė, ku bashkėpunimi edhe pėr gjėrat mė tė thjeshta ėshtė i domosdoshėm, nė radhė tė parė, kėrkohet njė shkallė e lartė mirėkuptimi ndėrmjet nesh.

 

            Gjuha ‑ bartėsi kryesor i mirėkuptimit

 

            Gjuha ėshtė bartėsi kryesor i mirėkuptimit, prandaj duhet ta kultivojmė e ta pėrsosim.

            Ēdo mosmarrėveshje, pa marrė parasysh ndėrlikueshmėrinė, mund tė zgjidhet shkallė‑shkallė dhe tė gjitha palėt mund tė pajtohen.

            Secili njeri kėrkon dashuri, por kėrkon edhe respekt.

            Secila qenie njerėzore ka ndjenjėn pėr vlefshmėrinė personale, rėndėsinė dhe dinjitetin.

            Po ta lėndoni aty, pėrgjithmonė e keni humbur.

            Nėse dikė e doni dhe e respektoni, i ndihmoni tė zhvillohet, atėherė edhe ai ju do dhe ju respekton.

            Meqė pjesėn mė tė madhe tė kohės e kalojmė nė masė, takohemi me njerėz, zhvillojmė marrėdhėnie, rrallė jemi tė vetmuar.

            Nė kundėrshtim me fytyrėn tėnde tė vėrtetė, maska bėhet gjithnjė e mė tepėr pjesė jotja.

            Kurse shoqėria krijon frikė te ēdo individ:

            ‑ frikė nga mospranimi

            ‑ frikė se dikush do tė tė pėrqeshė

            ‑ frikė se do tė humbasėsh respektin

            ‑ frikė nga ajo se ēka tė tjerėt do tė thonė pėr ty.

            Nėse duhet t'u pėrshtatesh njerėzve tė ndryshėm, nuk mund tė jesh i vetvetes.

            Por, tradita nė mbarė botėn, deri nė ditėt e sotme, na mėson qė askėnd tė mos e pranojmė tė pėrshtatur, por tė atillė ēfarė ėshtė.

            Nėse vepron ashtu, mė pak je i interesuar pėr vete.

            Mė shumė ka rėndėsi ēfarė mendon ai tjetri pėr ty.

 

            Kur del jashtė vetvetes

 

            Nėse rastėsisht tė lind dyshimi se dikush po tė shikon pėr vrime, menjėherė ndėrron, bėhesh tjetėr, rėndom ai i vjetri, serioz, i matur, qė njerėzit tė mendojnė se pėrnjėmend i tillė je.

            Po ti tashti vėrtet ke dalė jashtė vetvetes, jashtė unit tėnd.

            Mund tė kesh shumėēka, mirėpo po tė munguan virtytet qė e stolisin shpirtin, ti nuk ke personalitet.

            Ngaqė tė gjithė i frikėsohen njėri‑tjetri, askush nuk i tregon:

            ‑ ndjenjat e veta

            ‑ realitetin e vet

             ‑ fytyrėn e vet.

            Dhe tė gjithė dėshirojnė qė tė jetė kėshtu.

            Nė kėtė mjedis, mjerisht, ėshtė vėshtirė ta tregosh fytyrėn tėnde tė vėrtetė.

            Jeta bėhet e mjerė, se vetė je shkaktar.

            Ndėrkaq, jeta ėshtė hare e pafund.

            Po, pėr ta ditur kėtė, duhet tė jesh zemėrhapur dhe shpirtgjerė.

            Zbulimet e fundit tregojnė se shqisat tona nuk janė vetėm dyer, ato janė edhe roja, po ashtu.

 

            Si tė jetojmė qind pėr qind

 

            Vetėm dy pėr qind tė informacioneve ne i pėrdorim pėr qėllimet tona, kurse nėntėdhjetė e tetė pėr qind mbeten jashtė, pa u pėrdorur.

            Pra, tė jetohet jeta prej dy pėr qind nuk ėshtė edhe ndonjė jetė.

            Pėrse, atėherė, tė jetohet pėr dy pėr qind, kur mund tė jetohet qind pėr qind.

            Mos e merr jetėn si problematikė, ajo ėshtė e mrekullueshme, dimensionet e saj janė pa fund.

            Krejt kjo jetė varet prej teje, ēka dėshiron, lumturinė apo mjerimin.

            Kjo liri ėshtė fama jote, e drejta jote.

            Por, duhet ta kuptosh, tė luftosh pėr tė, ta pushtosh.

            Vetėm atėherė ajo i dhuron jetės sate bukurinė, lumturinė, mirėqenien.

            Kjo ėshtė jetė ‑ dhurata e madhe e tė madhit Zot.

            Tė gjitha shtazėt janė tė programuara, Zoti ua ka falur instinktin, pos njeriut.

            Kėtu qėndron madhėshtia e Zotit, qė i fali njerėzimit:

            ‑ bukurinė

            ‑ famėn e tij

            ‑ mundėsinė pėr ta ndėrtuar e pėr ta pėrsosur vetveten

            ‑ pėr tė qenė vetė kreator i vetvetes

            ‑ pėr t'u varur ēdo gjė prej tij.

 

 

            Vazhdon...

 

 (1)    (2)    (3)    (4)    (5)    (6)          (8)    (9)    (10)    (11)    (12)    (13)   (14)   (15)