Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 2 - Ndriēimi i mendjes (11)

Shkruan: Abdirahim IDRIZI

NDRIĒIMI I MENDJES (11)  

 

     Barbara Walters ka thėnė:  “Udhėheqje ėshtė aftėsia pėr zgjidhjen e problemit”. Vendosni tė bėheni ai qė zgjidh probleme dhe kėtij orientimi pėrmbajuni si nė punė, ashtu edhe nė jetė. Nė punėn tuaj duhet tė keni qėndrim miqėsor ndaj tė tjerėve dhe t'u ndihmoni e gjithmonė tė veproni me disponim.

 

 

 

            Udhėheqėsi i vėrtetė

 

            Udhėheqėsi i vėrtetė kurrė nuk ėshtė tepėr i “zėnė me punė” sa tė mos e bėjė atė qė kėrkohet prej tij si udhėheqės.

            Udhėheqėsi i suksesshėm duhet tė jetė zotėrues i tė gjitha detajeve qė kanė tė bėjnė me pozitėn e tij dhe, natyrisht, edhe tė ndjekė deri nė detaje punėn e bashkėpunėtorėve tė aftė dhe t'i ēmojė ata.

            Udhėheqėsi i vėrtetė nuk e merr tė drejtėn pėr asnjė meritė.

            Bashkėpunėtorėt nuk e respektojnė udhėheqėsin e pamatur.

            Mungesa e besnikėrisė ėshtė njė prej shkaqeve kryesore tė dėshtimit nė tė gjitha profesionet.

            Menaxherit‑udhėheqėsit nuk i nevojitet kurrfarė titulli pėr ta pėrftuar respektin e bashkėpunėtorėve.

            Njeriu i cili ēon shumė pluhur rreth titullit tė vet, zakonisht ka pak pėr tė thėnė.

            Dyert e zyrės sė udhėheqėsit tė vėrtetė janė tė hapura pėr tė gjithė ata tė cilėt dėshirojnė tė hyjnė dhe nė hapėsirėn e tij tė punės s'ka vend pėr formalitete dhe pėr gjėra tė kota.

            Nėse doni tė bėheni udhėheqės, studiojeni me vėmendje kėtė listė kėrkesash dhe evitoni me ngulm dobėsitė qė u pėrmendėn mė lart dhe qė janė shkak i dėshtimit.

 

            Pse disa njerėz janė tė suksesshėm e disa tė tjerė jo

 

            Gjatė punės sime nė disa profesione dhe pėrvojės nė botėn e biznesit pėr tridhjetė vjet me radhė, shpesh i kam shtruar vetes pyetje pse disa njerėz janė tė suksesshėm e disa tė tjerė jo?

            Si ėshtė e mundur qė disa tė fitojnė mė shumė dhe tė pėrparojnė mė shpejt nė karrierė e tė tjerėt jo?

            Punėdhėnėsi dhe punėmarrėsi janė katalizatorė tė suksesit dhe fitimi, stimulimi e kėnaqėsia pėr punėn qė bėni janė kusht qė ju tė pėrparoni shpejt.

            Kėrkoni punė, bindeni veten se punėdhėnėsi‑shefi juaj ėshtė njė individ me tė cilin me kėnaqėsi do tė bashkėpunoni.

            Se keni tė bėni me njė person, i cili do t'ju pėlqejė, tė cilin do ta nderoni dhe pėr tė cilin do tė pėrkujdeseni.

            Do tė duhej tė ishit plotėsisht tė sigurt se ai ėshtė dikush qė ka qėndrim miqėsor ndaj jush dhe nga i cili do tė keni pėrkrahjen e duhur.

            Si dhe qė keni tė bėni me personin nė tė cilin mund tė mbėshteteni kur vjen koha pėr pėrparimin tuaj nė karrierė.

            Para sė gjithash, shefa tė vėrtetė janė personat me integritet tė lartė.

            Kur premtojnė diēka, asaj edhe i pėrmbahen.

            Kur thonė se do tė bėjnė,  ata e bėjnė nė mėnyrėn siē kanė thėnė se do ta bėjnė.

            Nė rast se premtojnė se do tė shqyrtojnė ndonjė problem, ata edhe e bėjnė kėtė.

            Madje e bėjnė saktėsisht ashtu siē kanė thėnė se do ta bėjnė. 

            Shefat e mirė janė shumė tė qartė kur i pėrshkruajnė detyrat qė duhet t'i kryeni.

            Shefat mė tė mirė janė tė zgjuar dhe tė kujdesshėm ndaj tė punėsuarve tė tyre.

            Kjo do tė thotė se atyre u interesoni jo vetėm si person i pėrsosur, por edhe si personalitet.

            Kėrkojnė tė dinė edhe pėr jetėn tuaj private dhe atė familjare.

            Dėshirojnė tė dinė pėr tė gjitha, pėr ato qė ju merakosin dhe ēka mund t'ju pengojė nė rrjedhėn e mendimit dhe koncentrimit nė punė.

 

            Shefi i mirė

 

            Kjo nuk do tė thotė se shefi i mirė duhet tė luajė rolin e prindit a tė kujdestarit ndaj jush.

            Mirėpo, shefi i mirė ju sheh si bashkėpunėtorė, si aleatė qė siguroni tė mira materiale si pėr vete, ashtu edhe pėr tė tjerėt, i cili pėrpos jetės afariste, ka edhe atė intime.

            Kur vėreni se po vjen shefi juaj, do tė duhej tė keni ndjenjėn e vetėbesimit dhe tė jeni tė lumtur e jo t'ju rrokė nervoza dhe pasiguria.

            Ndoshta gjėja mė e mirė nė gjithė kėtė ēėshtje ėshtė se kur punoni pėr shefin e vėrtetė dhe keni punė tė pėrshtatshme, ju do tė ndiheni tė lumtur dhe tė relaksuar.

            Qeshni sa tė mundeni nė punė.

            Kėnaquni me veten tuaj dhe ndihuni tė vlefshėm dhe tė rėndėsishėm si i punėsuar dhe si person.

            Puna pėr shefin ėshtė mėnyra e mirė pėr tė fituar mė shumė dhe pėr tė pėrparuar mė shpejt.

            Merreni pėrsipėr iniciativėn me qėllim qė tė pėrmirėsoni raportin tuaj me shefin.

            Shkoni deri te shefi juaj dhe bisedoni me tė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė dhe sinqerisht, me qėllim qė tė tregoni mė shumė efikasitet nė punė.

            Thoni shefit tuaj se ē'ėshtė ajo qė do t'ju ndihmonte qė tė ndiheshit mė tė lumtur dhe nė kėtė mėnyrė ju do tė mund tė kontribuoni mė shumė nė organizatėn tuaj.

            Njerėzit qė janė gazmorė dhe optimistė gjithmonė janė mė tė pėlqyer dhe mė tė respektuar. Njė nga parakushtet mė tė rėndėsishme tė suksesit tuaj ėshtė ajo se sa i pėrshtatshėm do tė jeni ndaj tė tjerėve dhe si do tė gjendeni nė punėn ekipore.

 

            Si tė bėni karrierė tė suksesshme

 

            Fitimi dhe pėrparimi juaj shpeshherė do tė varen nga ajo se ēfarė ėshtė bashkėpunimi juaj me tė tjerėt nė ēdo fazė tė karrierės suaj.

            Ēdokush mund tė jetė pozitiv, kur ēdo gjė rrjedh pėr merak, por nuk thuhet kot ”Trimi i mirė, njihet nė ditė tė vėshtirė”.

            Personi me energji pozitive mendore gjithmonė pėrpiqet tė gjejė tė mirėn qė fshihet nė ēdo person dhe nė ēdo situatė.

            Ai gjithmonė kėrkon tė nxjerrė mėsim pozitiv dhe konstruktiv a tė dobishėm prej ēfarėdo problemi tė krijuar.

            Shprehia qė nė ēdo pengesė apo problem tė gjeni ndonjė gjė tė dobishme, e mban gjallė optimizmin dhe kėnaqėsinė tuaj.

            Njerėzit me suksese kulmore, nė ēdo lėmė punojnė shumė mė shumė sesa njerėzit mesatarė.

            Njerėzit qė fitojnė mė shumė, edhe punojnė mė shumė.

            Qė nga dita e sotme vendosni tė bėheni punėtori mė i zellshėm nė organizatėn tuaj.

            Riorganizoni orarin tuaj tė punės, nė mėnyrė qė tė vini njė orė mė herėt nė punė dhe t'ia filloni punės menjėherė.

            Punoni gjithė kohėn, gjeni vetes punė, se puna ėshtė ilaē i mirė, shpėtim, se askush pėr askėnd nuk punon.

            Derisa jeni nė punė, kurseni kohėn duke iu shmangur kafesė, gazetave, drekės, si dhe bisedave tė kota, sepse humbja kot e kohės nuk ju sjell asnjė tė mirė, as juve e as familjes suaj.

            Nėse veproni kėshtu, ju pėr njė kohė tė shkurtėr do tė rritni produktivitetin pėr nja dy‑tri herė mė shumė sesa njerėzit e tjerė rreth jush.

            Gjithashtu, karakteri juaj dhe me siguri edhe reputacioni juaj, janė pėrparėsia mė e ēmuar nė karrierėn tuaj.

 

 

            Raportet me tė tjerėt

 

            Reputacioni juaj varet nga integriteti dhe raportet e ndershme me tė tjerėt dhe ėshtė kriteri kryesor pėr t'iu pėrgjigjur pozitivisht kėrkesės suaj pėr pagė mė tė madhe apo pėr njė vend pune me pėrgjegjėsi mė tė madhe.

            Veti tjetėr me rėndėsi janė raportet e sinqerta me tė tjerėt.

            Pavarėsisht se nė ēfarė situatash ndodheni, ēdoherė thuajeni vetėm tė vėrtetėn.

            Kur dikujt ia jepni fjalėn, atėherė edhe mbajeni.

            Kur premtoni diēka, duhet ta pėrmbushni atė.

            Vetia e tretė, shumė e ēmueshme, ėshtė besnikėria.

            Mungesa e besnikėrisė ėshtė njė nga arsyet kryesore tė mossuksesit dhe tė dėshtimit nė punė dhe nė jetė.

            Kur i pėrkushtoheni punės me sinqeritet, nuk do t'u ankoheni tė tjerėve pėr organizatėn tuaj apo pėr shefin tuaj.

            Por, nė qoftė se nuk keni fat dhe jeni tė pakėnaqur, pa marrė parasysh arsyet, brengosjen tuaj duhet ta shprehni drejtpėrdrejt.

            Mos gjykoni dhe kritikoni organizatėn tuaj ose ēfarėdo tjetėr qė ka tė bėjė me punėn tuaj.

            Posaēėrisht kėtė mos e bėni para tė huajve – pacientėve (klientėve) dhe para atyre qė ju ndjekin.

 

            Demonstrojeni haptas besimin e plotė

 

            Nėse nuk keni vullnet tė ndėrmerrni diē ndaj asaj qė ju ka shkaktuar pakėnaqėsi, atėherė kėtė mos ia tregoni askujt, ruajeni pėr vete.

            Gjithmonė ofrojuni pėrkrahjen‑ndihmėn kolegėve‑bashkėpunėtorėve tuaj dhe njerėzve me tė cilėt punoni.

            Demonstrojeni haptas besimin e plotė ndaj bashkėpunėtorėve, asistentėve dhe personelit me tė cilin punoni.

            Nė qoftė se kėtė nuk mund ta bėni pėr ndonjė arsye, atėherė do tė duhej tė shkonit tė punonit atje ku kėtė mund ta bėni.

            Bėhuni besnik ndaj vetvetes, dėgjoni zėrat e brendshėm dhe kini besim nė ndėrgjegjen tuaj.

            Atėherė do tė jeni tė sinqertė ndaj secilit rreth jush.

            Gjithmonė jetoni me tė vėrtetėn dhe arsyen.

            Kėshtu, gjithmonė do tė punoni vetėm atė qė ėshtė e sinqertė dhe e ndershme.

            Kur jetoni me nder, me integritet tė plotė, brenda dhe jashtė vetes, ndiheni shumė mė mirė.

            Nėse kemi mė shumė vetėbesim dhe vetėrespekt, do tė ndihemi shumė mė tė fortė.

            Gjithmonė nderin ruajeni si sytė e ballit.

            Vendosni tė bėheni personalitet korrekt dhe person tek i cili do tė mund tė gjenin mbėshtetje dhe pėrkrahje tė tjerėt ‑ bashkėpunėtorėt.

            Posaēėrisht kur ėshtė fjala pėr kohėn dhe obligimet, jini tė pėrpiktė nė takime, pėrmbushni obligimet tuaja nė kohėn e duhur ashtu siē keni premtuar.

 

            Pėr tė ardhmen e organizatės

 

            Mendoni nė ē'drejtim po shkon organizata juaj dhe ēfarė do tė duhej tė arrinte ajo pėr tė qenė e suksesshme dhe fitimprurėse nė tė ardhmen.

            Mendoni se ēfarė do tė duhej tė ndėrmerrnit personalisht qė t'i ndihmonit organizatės pėr tė arritur cakun e synuar.

            Sa mė shumė qė tė jeni orientuar drejt sė ardhmes, aq mė i madh do tė jetė edhe kontributi juaj.

            Sa mė shumė qė tė kontribuoni nė realizim e qėllimeve afatgjata tė organizatės suaj, mė shumė do tė paguheni dhe mė shpejt do tė pėrparoni.

            Pėr arritjen e suksesit tė madh nė punė dhe nė jetė fjala “qartėsi” peshon shumė.

            Paraqitjet tuaja duhet tė jenė plotėsisht tė qarta, nė mėnyrė qė tė tjerėt nė organizatė tė dinė se:

            - kush jeni,

            ‑ nė ēka besoni

            ‑ nė ē'punė do tė ishit mė tė suksesshėm

            ‑ cili ėshtė qėllimi dhe dėshira pėr realizim.

            Rezultatet e punės janė gjithēka nė botėn afariste.

            Sa mė i suksesshėm qė tė tregoheni nė zgjidhjen e problemeve, edhe ndihma e tė tjerėve pėr t'i zgjidhur ato do tė jetė mė e madhe.

            Sa mė shumė probleme tė mėdha qė do tė zgjidhni, po aq do tė rritet edhe forca juaj.

            Dhe, po ashtu, do tė keni pozitė mė tė lartė.

            Barbara Walters ka thėnė:

             “Udhėheqje ėshtė aftėsia pėr zgjidhjen e problemit”.

            Vendosni tė bėheni ai qė zgjidh probleme dhe kėtij orientimi pėrmbajuni si nė punė, ashtu edhe nė jetė.

            Nė punėn tuaj duhet tė keni qėndrim miqėsor ndaj tė tjerėve dhe t'u ndihmoni e gjithmonė tė veproni me disponim.

 

            Komplimentet u pėlqejnė tė gjithėve

 

            Falėnderoni njerėzit nė ēdo rast.

            Secili qė bėn ndonjė gjė pėr ju, thoni faleminderit.

            Komplimentet‑falėnderimet tė gjithėve u pėlqejnė.

            Asgjė s'do tė mund t'ju ndihmonte pėr tė fituar mė shumė dhe pėr tė pėrparuar mė shpejt sesa arsimimi dhe profesionalizmi nė sferėn tuaj.

            Ndėrkaq, synim juaji duhet tė jetė tė mėsuarit e vazhdueshėm, madje gjatė gjithė jetės.

            Vendosni tė bėheni gjithnjė e mė i mirė, mė i pėrsosur nė punėt qė i bėni.

            Askush nuk ėshtė mė i menēur se ju dhe askush nuk ėshtė mė mirė se ju.

            Sot e dimė se qėllimi kryesor i punės nė shėrbimet mjekėsore (dhe jo vetėm ato) ėshtė qė tė krijohet dhe tė mbahet pacienti‑klienti.

            Pėr tė arritur njė nivel tė caktuar tė suksesit, pacienti‑klienti duhet tė bėhet qendėr e ēdo lloj aktiviteti.

            Fitimet nė punė janė rezultat i krijimit dhe i ruajtjes sė numrit tė mjaftueshėm tė pacientėve‑klientėve, nėpėrmjet shėrbimeve tė mira dhe ēmimit tė arsyeshėm.

 

            Vazhdon..

 

(1)   (2)   (3)   (4)   (5)   (6)   (7)   (8)   (9)   (10)           (12)   (13)   (14)   (15)