Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - NĖ ANĖN TJETĖR TĖ MENDJES

Shkruan: Iliaz  BOBAJ

 

NĖ ANĖN TJETĖR TĖ MENDJES

 

 

Librin e autorit Adem Zaplluzha, "Nė anėn tjetėr tė mendjes" mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

 

„Literaturė“

 

 

(E falėnderojmė pėrzemėrsisht autorin)

 

  

 

            PARATHĖNIE

 

            ‘’Ju lutem njerėz

            Ndalini kėta zjarre tė mėdhenj

            Ju pėrgjėroj ndaleni vdekjen

            Se kėshtu

            Vdes atdheu im nė mjerim...’’

 

            Me kėtė britmė njerėzore, ku shqetėsimi i tij poetik arrin deri nė faltoret e pėrgjėrimit njerėzor, poeti i mirėnjohur Adem Zaplluzha u drejtohet lexuesve tė vet me njė seriozitet, i cili kurrsesi nuk tė lė tė qėndrosh indiferent ndaj njė britme tė tillė, poetike dhe njerėzore njėherėsh, ku dhimbja ia kalon shumė e shumė herė gėzimit tė pakėt tė kohės sonė  dhe shpėrthimit tė saj nuk i fashitet asnjė grimė prej forcės sė gjėmimit.

            Ai duket sikur i ėshtė larguar krejtėsisht kėsaj kohe vrastare dhe ka shkuar nė ‘’anėn tjetėr tė mendjes’’, nė atė anė ku ai mund tė rrijė dhe ta gjykojė i qetė kohėn tonė, t’i shohė lirshėm tė gjitha plagėt e saj dhe t’ia shpėrfaqė lexuesit, pa mbuluar asgjė nga plagėsia e tyre.

Nė kėtė mėnyrė poeti Adem Zaplluzha ėshtė i sinqertė me lexuesin e vet, duke u bėrė kėshtu edhe bindės nė mesazhin poetik qė i pėrcjell atij.

            Nė tė kundėrt, shqetėsimi i tij prej poeti do tė ishte i pamjaftueshėm edhe pėr atė vetė, edhe pėr shoqėrinė e sotme, pėr tė cilėn:

 

            ‘’Rrugėt e ngushta s’po na zėnė

            Kurse nėpėr ato tė gjera

            Rreptėsishtė ndalohen

            Nė ēdo kohė

            Hyrjet e kėmbėsorėve...’’

 

            Edhe pse hera – herės ėshtė i rreptė si njė despot ndaj kėsaj shoqėrie, ai nuk bie asnjė grimė mė poshtė nė qėndrimin ndaj vetes sė vet. Dhe kjo e mban tepėr komod nė qėndrimin e tij. Rreptėsia e poetit ėshtė pjesė e mesazhit tė tij poetik. E ngre krejt natyrshėm veprėn e tij. Si pjesėtar aktiv i kėsaj shoqėrie, ai ndjen pėrgjegjėsinė e tij tė plotė, tė cilėn e thekson nė vargje tė pakėt, por me njė forcė tė admirueshme poetike:

 

            ‘’Aq pak kam me tė dhėnė

            Sa qė turpėrohem prej vetvetes

            Po ta lė vetėm dashurinė peng’’.

 

            Duke lėnė peng pikėrisht dashurinė, ai ka lėnė peng gjėnė mė tė shtrenjtė, mė tė hijshme dhe mė njerėzore qė ka njeriu. Mė tė fuqishmen, mė sublimen, gjithashtu. Ky tregues shpėrfaq bujarinė e tij poetike ndaj lexuesit tė vet. Dhurata tė tilla lexuesit i bėjnė vetėm poetėt e vėrtetė. Adem Zaplluzha ėshtė njė poet i tillė. Ai hyn me dinjitet nė sojin e atyre qė dėshirojnė dhe marrin pėrsipėr tė arnojnė shpresat e grisura tė njeriut. Jo vetėm tė individit.

            Individi ėshtė hallka e ‘’zinxhirit’’ poetik tė poetit. Por ai di ta ‘’lidhė’’ kėtė hallkė bukur mirė nė ‘’zinxhirin’’ e vet poetik dhe ta vendosė atė nė vendin dhe nė madhėsinė  e duhur, pėr tė qėndruar harmonikisht me shoqėrinė ku ai jeton. Kjo vendosje kėrkon njė mjeshtėri tė veēantė, por ėshtė pikėrisht kjo vendosje e kujdesshme, ajo qė konturon nė masėn e duhur pėrmasimin e mesazhit poetik nga individi tek e gjithė shoqėria, madje tek tė gjithė popujt, sepse:

 

            ‘’Popujt qė flenė

            Pėrherė zgjohen tė pėrgjumur’’.

 

            E gjithė tematika e krijimtarisė sė tij nė kėtė libėr, i takon asaj shoqėrore. Nė kėtė prizėm, mendoj se ajo ka njė plotėri admiruese. Edhe figura artistike duket se ėshtė pėrzgjedhur dhe vendosur me kujdes tė veēantė, duke mbajtur tė gjallė hapin e ritmit dhe muzikalitetin e vargut. Sidomos metafora, e cila jo pak herė merr pėrsipėr njė ngarkesė artistike jo tė zakontė, duke e pėrforcuar dhe ngjeshur dukshėm lėndėn poetike.

            Nė kėtė pikė mendoj se duhet pasur kujdes i madh nė ndonjė pėrsėritje nė plagjiaturėn e poezisė sė tij.

            Por gjithsesi do ta pėrgėzoja sinqerisht pėr punėn e tij tė palodhur dhe plot pasion, si autor i mbi 135 librave, gjė qė pėrbėn edhe njė rekord krijues nė letėrsinė tonė.

            Ky ėshtė njė kontribut jo i zakonshėm, qė duhet vlerėsuar dhe nderuar si i tillė. Autorėt e hapėsirave tė tilla sasiore, janė tė pakėt dhe numėrohen me gishtat e dorės.

            Si redaktor i kėtij libri, doja ta pėrgėzoja sinqerisht autorin, tė ftoja lexuesin  dhe ta garantoja atė, se nė faqet e tij do tė ndjejė njė kėnaqėsi artistike tė veēantė. Nga ato qė tė jep poezia e vėrtetė.

 

Patra, 23 qershor 2015

 

 

 

Poezi nga libri i autorit Adem Zaplluzha "Nė anėn tjetėr tė mendjes"

 

 

ĒFARĖ TĖ BĖJ SONTE KUR MĖ ZĖ URIA

 

Si ariu i murrmė

Ēaj mes pėrmes mjegullave

Me putra tė plasaritura

Shkel nėpėr gjymtyrėt e lodhura tė dhembjes

Askund njė shtrojerė pėr pushim

Ku t’i pushoj kėto eshtra tė rraskapitura

 

Ēfarė tė bėjė sonte kur mė zė uria

Te e cila pemė ta shuaj etjen

Kjo udhė e gjatė sa jeta

Po m’i ndrydh tė gjitha ėndrrat

Ku t’i bėj pak vend gjumit tim tė sėmurė

Nėn cilin rrap ta hap varrin tim

 

Ēaj mes pėrmes

Dhe pėrtej mjegullave

Pėrqafoj barin dhe i kafshoj drurėt

Nėn putrat e plagosura prej luftėrave

Fillon njė tjetėr luftė e pambarimtė

Lufta me hijet e zeza tė maleve

Ajo e padukshmja

Qė ēan e shqyen shpirtin tonė

 

 

SĖRISH MBRĖMĖ KALOI AFĖR VARREVE

 

Si njė kortezh i dėrmuar

Me putra arinjsh depėrtoj nėpėr ėndrrėn time

Me qindra qivure mė presin te varret

Sa trishtueshėm qante Drini i Bardhė

A thua vallė

Kush vdiq mbrėmė i uritur

 

S’patėm se me ēfarė ta mashtrojmė urinė

Mbase s’do tė kemi as nesėr

Po i njėjti kortezh

Sėrish sot kaloi afėr varreve

Pamė se si era varroste me duart e lėnduara

Qivurin e zbrazėt tė njė vetmie

 

Mbi disa gropa tė vithisura

Si nga baladat e lashta

Mbinė bisqe tė njomė eshtrash

Nga njė varr i vjetėr e i rrėnuar

Dolėn disa zėra tė lashtė

Era ledhaton gurėt e murrmė tė trishtimit

 

Kah t’i zgjas duart nė kėtė qytet fantazmash

Pėrroi i mendimeve

Nuk paska tė ndalur sonte

S’ndalen as krakėllimat e egra tė shpendėve

Njė shi i ēmendur kohė pas kohe

Troket nė dritare

Pėrtej xhamave  tė thyera

Shpėrthejnė rrėke lotėsh tė sertė

 

 

SOT GJĖRAT PASKAN NDRYSHUAR

 

Mbrėmė si nė ėndėrr dėgjova

Krakėllimat e para dhe tė fundit

Me ngashėrim qanin zogjtė e natės

Ishin lotėt e njė kohe tė lashtė

 

I dėgjova edhe shkeljet e putrave tė kohės

Kalonin mbi gjymtyrėt e njė peme

Era lehtas i ledhatonte bisqet

Sa tė lumtura dukeshin rrėnjėt sheftelisė

 

Eh kjo ishte puna e mbrėmshme

Kur pahiri era hyri nė dhomėn e gjumit

Kurse sot nga gjymtyrėt e saj

Njerėzit po ndėrtojnė ėndėrra tė parealizuara

 

Shikoj brigjet e lumit dhe njė varkė

Mė duket si njė imazh i parė dikur

Sot gjėrat paskan ndryshuar

Sa shumė etje paska ky varr i vithisur

 

 

NJERĖZ QĖ ECIN ME VETMINĖ

 

Rrugėve takoj njerėz tė vetmuar

Dhe sy tė vithisur

Ku njė mall i egėr

Shkel mbi shpirtin e tyre

Njė mall i hidhur me shije tė vetmisė

 

Ecin tė vetmuar shėtitoreve

Tė gjera e tė gjata

S’njohin askėnd

Nuk e njohin as vetveten

Kėta njerėz qė ecin me vetminė

 

Kalojnė dorė pėr dore

Me bastunėt e tyre

Sa e rėndė ėshtė kjo peshė e trishtuar

Sa qė gėrryen nėpėr mendjen

Dhe kujtesėn e viteve

 

Kalojnė prej njė rruge nė rrugėn tjetėr

Kur takohen me kortezhin e ditės

Me sy mallėngjimi shikojnė pėrreth

Se cili mik sot u mungon

Nė rreshtin e gjatė tė kėsaj vetmie

 

 

THASHĖ NJĖ NJERI DHE NJĖ PEMĖ

 

Pėr ēdo ditė shoh njė njeri

Qė pėrvidhet rrugėve me njė bastun

Dhe buzėqeshjen e lehtė tė erės

E cila si flutura e kaltėr

Kalon pėrskaj njė bankine tė braktisur

 

Rruga ėshtė e gjatė

Mė e gjatė sa qė mendojmė ne

Nėpėr skuta dhembjesh

Shkuluim brinjėt e njė rrėnje

Dhe mbjellim njė copė ashti tė thyer

 

Njė njeri dhe njė pemė e egėr

Me pak dromca imazhesh

Dhe pėrditshmėria

Ecin rrugėve tė kalldrėmta

Ecin duke i shqyer misteret e njė kohe

 

Thashė njė njeri dhe njė pemė

Sa shumė pėrngjajnė njėri me tjetrin

Depėrtojnė nėpėr zbrazėtirėn e ditės

Duke kėrkuar dritėn

Nė fund tė njė tuneli qė nuk ekziston