.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

Antologji e poezisė moderne shqipe - Nebih Bunjaku

NEBIH BUNJAKU

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

NEBIH BUNJAKU

 

 

 

 

 

          

            Hyrje

  

          Nebih Bunjaku ėshtė lindur mė 15.5.1947 nė fahatin Poliēkė tė Dardanės, Republika e Kosovės. Shkollėn fillore e nisi nė vendlindje, por pas shpėrnguljes, e pėrfundoi nė Malishevėn e Gjilanit. Nė Gjilan kreu shkollėn e mesme, ndėrsa studimet pėr Gjuhė shqipe dhe letėrsi i mbaroi nė Universitetin e Prishtinės.

            Tėrė jetėn ia kushtoi arsimimit dhe edukimit tė fėmijėve nėpėr shkolla tė ndryshme, fillore dhe tė mesme anembanė Kosovės. Krahas punės arsimore dhe edukative, shkroi dhe botoi poezi motivesh tė ndryshme nė shtypin e kohės.

            Pėrmbledhjet e tij poetike janė: ” Dalje nga balada”, 1994, “Gramatikė zemre”, 2004, “Terapia e dashurisė”,2005, “Njė samit pėr simit” 2007, “Prushimė buzėsh”, 2008, “Zemra nuk ka dimėr”, 2009, “Testamenti i lotit”, 2012 dhe “Kopshti i shpirtit” (poezi pėr fėmijė), 2013.

            Nebih Bunjaku ėshtė anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės. Poezia e tij ėshtė prezantuar nėpėr shumė libra tė ndryshme antologjike. Ėshtė anėtar i Redaksisė sė revistės “Ura”, qė e boton Ministria e Diasporės sė Republikės sė Kosovės.

            Nebih Bunjaku jeton dhe vepron nė Prishtinė.

 

 

 

 

 

MILLI IM ĖSHTĖ SHQIPĖRIA

Shpatės sė Skėnderbeut nė Vjenė

 

Jam e vjetėr me shumė vlerė

Emrin tash e kam Pranverė

 

n’luft’ra t’ashp’ra ndėr beteja

ndriēoj natėn si rrufeja

 

kurrė s’luftova pėr muze

veē pėr diell e Mėmėdhe

 

nė baltė kurrė s’e lashė Hirėsinė

Flamuri ilir t’valojė n’ēdo stinė

 

mua s’mė ha asnjė limė

jam relikt pėr historinė

 

Kur Naimi mė puthi nė Vjenė

nė sy i pashė Skėnderbenė

 

mė ndryshk malli nė mėrgim

n’Bulevarde s’gjej ngushėllim

 

tash pesė shekuj n’dhe tė huaj

tė gjitha ėndrrat i shoh n’Krujė

 

kur Mėmėdheu t’ketė nevojė

jam e gatshme t’i bėj rojė

 

ėndrra ime ėshtė Iliria

milli im ėshtė Shpipėria

 

 

SHTĖPIA E LIDHJES

 

N’Prizren n’zemėr Shqipėrie

Besa dha Besėn n’Kuvend

nė Sofėr t’madhe historie

Do tė vdesim pėr kėtė vend

 

nė Prizren u lidhėn Zemarat

u mboll fara e Pavarėsisė

nė Histori u gdhendėn Emrat

nė ngjizje gjaku tė Lirisė

 

Sylejman Vokshi Ymer Prizreni

Abdyl Frashėri e Mic Sokoli

Krenaria e mbarė kėtij populli

nė Kuvend me Njė Gojė foli

 

ligjėrojnė fjalė Perėndie

ky Atdhe gjithmonė ka Zot

Besa e Besės lidhet nyje

n’vend tė bukės hamė barot

 

nė gurė themeli u vu besa

armaturė e ardhmėrisė

n’Shtėpi t’Lidhjes u shpall Fejesa

midis vdekjes dhe Lirisė

 

n’Prizren perėndoi hėna

Lindi Dielli nė Prizren

n’kaptyll djepi bekoi Nėna

me gjak mbrone Ju kėtė vend

 

 

LOTI I SHPIRTIT ĒAMĖRI

 

Loti i shpirtit Ēamėri

Lumė i dėbuar nga shtrati

kush t’i ngatėrroi ėndrrat

djalli a lugati

 

Ēamėri Ti Lot i lotit

kur do mė shėrohesh

Perlė n’kujtimet tona

kurrė nuk do harrohesh

 

Ēamėri Ti Lot i lotit

e mėrguar n’Atdhe

n’Mallin tėnd do kthehesh

nė Ēamėrinė e Re

 

 

TRENI I DHIMBJES

 

Njė tren mė i zi se futa

binarėve jashtė kohės

kudo barte dhimbje

netėve me plot stuhi

 

sa i pėrgjakur ky tren

me pleq gra e fėmijė

nxitonte drejt Bllacės

nga ferri nė ferr

nėpėr ėndrra mesjete

pa shofer pa kondukter 

ngarkuar me dhimbje

i verbėr dhe pa orar

netėve nxinte natėn

pa itinerar

 

 

TESTAMENTI I LOTIT

 

Nė natėn bizantine pa hėnė

Ne jemi plaga mė e re

e Gjergj Elez Alisė

se hijet korb tė zeza

na rrėmbyen

nė prag tė Shtėpisė

na ka mbetur vetėm shpirti

midis robėrisė dhe Lirisė

midis Jetės dhe vdekjes

 

sot imazhi ynė

varur  grilave tė Kuvendit

ėshtė odisejada jonė!

 

Testamenti i Lotit

nė Flakėn e qiririt jeton

lagur nga shiu ngrirė

nga acari i dimirt 

lėbyrur nga dielli

 

le tė ndizen Qirinjtė

qė tė ngrohet shpirti ynė

nė Dritėn e Lirisė

 

nė Pentagramin e Mallit

edhe zemra ka dhimbje

nga ėndrrat e trishta

pėr eshtrat e humbur

 

nė Ritualin e Pritjes

nuk duam tė jemi

mjet kusuritjes

nė sofrėn e djallit

 

Liria nuk bėn tregti

as me hijen tonė

as me vetveten

as me robėrinė

 

Ne nuk jemi arna leckash

pėr thasė lypėsarėsh

tryezave bixhozxhinjsh

 

Ne jemi Ajka e kombit 

bazamant nė Flakėn e Lirisė

tė humbur janė ata

qė ende kusuriten me djallin

pėr tokat tona tė shenjta