.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Meditime 2 - Nė ēdo frymėmarrje jete...

Shkruan: Vlora BANUSHAJ

NĖ ĒDO FRYMĖMARRJE JETE...      

       Udhėtoj e udhėtoj drejt substanciales, se vetėm kėshtu e ndiej tėrėsinė... Nuk dua tė nisem nė atė drejtim ku njė pjesė gjithherė duhet tė vihet nė hijen e dyshimit, prandaj, udhėtoj rrugėve tė cilat i njeh vetėm zemra. Aty marr frymė, aty marr jetė, aty i dėgjoj tik-taket e saj... aty jam unė ajo qė jam - e panjohur pėr jashtėsinė por, shumė e vėrtetė - ORIGJINALE pėr  brendinė time.

 

            O dallgė tė detit, e di se ju e nuhasni shumė mirė heshtjen time, disponimin tim nė kėto momente, por, kėtu erdha t’ju shijoj, t’ju pėrqafoj, andaj edhe ashtu do tė veproj... Do ta hedhė tej nė det atė buzėqeshje tė ngrirė qė ngjau qė nė minutat e parė kur arrita nė kėtė qytet bregdetar... dhe pėrsėri nė buzėt e mia do tė qelė buzėqeshja ime ashtu edhe si u nisa me tė. Unė tash dua tė buzėqeshė jo vetėm pėr vete... pse-n vetėm unė e di! Kėtė dua ta bėjė, sepse vetėm atėherė ndihem e plotėsuar, e pėrmbushur... Tė lutem, buzėqeshė - jehonė magjishėm refreni i melodisė hyjnore, sepse kur buzėqeshė Ti, buzėqeshė edhe Unė!...  dhe fytyrėn time ma pėrkėdhelė njė buzėqeshje e lehtė.

            Dhe prapė kėtu… e ulur pranė jush, me ju... E strehuar nė kėtė magji jete, e mbėshtjell me kėtė freski ajri, e tretur nė kėtė tingull tė magjishėm pėrplasje dallgėsh... dua ta them atė tė pathėnėn!!! Dhe pėr njė moment mė duket se qielli ėshtė binjakėzuar me detin - janė shkrirė nė njė! Mė duket sikur ēdo valė e detit ėshtė e qėndisur me nga njė yll, e nė mes qiellit dhe detit, shtrin bukurinė e saj Hėna - ma e bukur se sa vet bukuria...

            Duke e soditur kėtė pamje e pėrjetova atė ndjenjėn e ngrohtėsisė qė e merrja sa herė e ndjeja njė ngjashmėri ndjenjash tek njė qenie hyjnore! Mu sikurse njė tėrėsi e shijeve tė jetės... Gjithēka mė duket madhėshtore nė kėtė Univers...

            Tė pėrqafoj o thellėsi e pafund!

            Tė pėrqafoj o pastėrti e pafund!

            Tė pėrqafoj Lumturi e pafund!

            Tė dua, tė dua, tė dua... BUKURI E PĖRKRYER JETE!... Tė ndjejė me dritat mė tė pėrzgjedhura, me ngopje tė pangopshme... Dhe mė besoni, derisa i thashė kėto, derisa i shqiptova kėto fjalė pėr t’i shpėrndarė nė kėtė univers m’u dukė se nga unė u lirua njė energji e madhe, energji qė shumėfishon kėtė ndjenjė dhe e bėnė edhe me tė thellė, edhe mė hyjnore, dhe tė pėrjetshme, pavarėsisht stuhive eventuale nė kthesat e jetės.

 

 

            Ah, mė falni njė moment, duhet ta ndėrpres kėtė vargėzim ndjenjash!...

            U ktheva pėrsėri! M’u dashtė ta dėrgoj nga kėtu njė fjali larg, por, sa larg aq edhe afėr. E nisa nė njė vijė shpirtėrore qė e njohim vetėm unė dhe njė qenie hyjnore! ...dhe papritmas ndjej mall!... Heshtje! Heshtje zėri, por, flet malli me gjuhėn e ndjenjave... 

            Si gjithmonė, jemi prapė nė ēdo frymėmarrje… nė ēdo pėrplasje valėsh... nė ēdo buzėqeshje... jemi ngjitur nė majėn e bukurisė sonė tė pėrkryer tė  jetės...

            Buzė detit jam duke e shijuar kėtė fresk veror... por, edhe kėtu, edhe kudo qė shkoj, me vete e bartė "Mbretėrinė e Trėndafilave", se kjo ėshtė pjesė e imja! Aty, ku trėndafilat njė ditė vere ju pėrgjigjen me zė thirrjes sė Jetės... Ju pėrgjigjen kėsaj thirrjeje, sepse aty tanimė ishte ēdo gjė e qartė, mė e qartė se ēdo rreze drite!!! Dhe nė kėtė rrjedhė jetėsore u deponua gjithė kristali i universit shpirtėror, pėr tė nxjerrė pastaj nga ai burim i pashtershėm, ujėvarė ndjesish nga mė tė kulluarat, mė tė ēiltra... Realiteti ja ka marr magjinė ėndrrave!!! Hy e strehohem nė kėtė Mbretėri... harrohem e tėra! Harroj se ka edhe diēka tjetėr jashtė portave tė mbretėrisė dhe, pėr ēudi, aty edhe koha nuk mė lajmėrohet!!! Hy brenda brendisė sime, brenda qenies sime... Lėvizė lehtas e mė shumė dashuri duke hedhė hapat nėpėr tingujt e ėmbėl tė melodisė qė din t’i thurin vetėm zemrat me notat e tyre... dhe nėn tingujt e asaj melodie shpėrndahet lehtas njė aromė e kėndshme. Sa mė vie si aromė e trėndafilave, e sa mė ngjan si aromė luleshtrydhesh, e herė-herė, e harkuar si dy qershiza tė ėmbla shumė. Aty e gjejė Mjaltin e shpirtit tim, kėtė ėmbėlsi qė e shtreson ēdo fije shpirtėrore time me nektar! Qėndrueshmėri, pėrjetėsi... kėto ndjehen!

            Udhėtoj e udhėtoj drejt substanciales, se vetėm kėshtu e ndiej tėrėsinė... Nuk dua tė nisem nė atė drejtim ku njė pjesė gjithherė duhet tė vihet nė hijen e dyshimit, prandaj, udhėtoj rrugėve tė cilat i njeh vetėm zemra. Aty marr frymė, aty marr jetė, aty i dėgjoj tik-taket e saj... aty jam unė ajo qė jam - e panjohur pėr jashtėsinė por, shumė e vėrtetė - ORIGJINALE pėr  brendinė time.

            Ēdo zgjim jete ka shumė ėmbėlsi, ngrohtėsi... Njė fjalė, njė rresht, njė varg, njė buzėqeshje qė mė vije, e stolisin atė zgjim. Nė mesditė shumė vezullima ndjesish, e deri sa t’i mbyll sytė unė udhėtoj, por jo e vetme, nė vijėn tonė shpirtėrore pėr ta vazhduar me pas takimin nė atė magjinė e ėndrrave... Eh, ata qė nuk arrijnė ta kuptojnė kėtė udhėtim timin, vazhdojnė tė me bėjnė pyetje shpesh - pa kohė e pa vend!!! E qė s’do e marrin pėrgjigjen asnjėherė!!! Se pėr ta marr njė pėrgjigje, ndoshta kėtu duhet edhe tė mos pyesin... E si t’u pėrgjigjem unė, kur shumė herė sytė thonė mė shumė sa fjala! Por, kėtė pėrgjigje arrin tak kap vetėm njė qenie hyjnore qė e lexon edhe shikimin tim! E pėr ata tė tjerėt, vetėm mund tė them, se kanė mbet nė kufijtė e tė dukshmes, brenda kornizave tė  sipėrfaqėsores...

            Dhe krejt nė fund, dua t’ju them edhe njė fjali:

 

            FALEMINDERIT MADHĖSHTI, PĖR KĖTĖ BUKURI TĖ PĖRKRYER JETE QĖ MA DHUROVE!