.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Tema tė tjera - Neda - motra jonė engjėllushe

Shkruan: Agron JASHARI - ADONISS

SIMBOL GUXIMI


NEDA – MOTRA JON
Ė ENGJĖLLUSHE

 

(nė kujtim dhe nderim tė Neda Salehi Agha Soltan, njė njeriu nė njė cep tė largėt tė botes por me ideale tė njėjta)

 


            Miq, vėllezėr, motra, tė njohur dhe tė panjohur, musliman dhe tė krishterė, tė bardhė dhe tė zinj, tė pasur dhe tė varfėr, nė ēdo cep tė botės ku jeni; tė gjithė ju qė shpirtin dhe jetėn ja keni falur, mirėsisė, drejtėsisė dhe lirisė, na e vranė njė motėr, na e vranė njė mike, na e vranė Nedėn…


            ….edhe kush na vrau se?!

 

            ...ata, ata qė shpirtin ja kanė shitur djallit, ja kanė shitur sė keqes, ata qė pėrdorin emrin e Zotit nė pėrpjekjet e tyre tė mjera pėr tė shkatėrruar dhe zhdukur pikėrisht mrekullitė e Zotit.
Na e vranė ata qė mendojnė e qė pamėshirshėm mundohen qė tė tjerėt t’i detyrojnė tė jetojnė si duan ata, t’i bėjnė tė marrin frymė kur duan ata, tė flasin ēfarė dėshirojnė ata, tė heshtin kur u thonė ata, dhe tė vdesin kur i urdhėrojnė ata. Ata qė me veprimet e tyre, tė bėjnė shpesh, tė ndjehesh me turp qe je njeri, ata qe pretendojnė qė ta bėjnė botėn dhe njerėzimin njė robot qė do tė lėvizte sipas telekomandimit tė tyre… ata qė pretendojnė se janė mė tė fort se ne, ata qė dėshtimin dhe pėrbuzjen e kanė pėrfundim tė sigurt gjithmonė dhe pėrherė…


            Neda, motra jonė, mikja jonė, ti e di tashmė mė mirė se ne, se vdekje nuk ka.

            Neda, motra jonė, mikja jonė, ti e di tashmė mė mirė se ne, se sa madhėshti ėshtė tė jesh martire
            Neda, prehu e qetė nė mrekullitė e botės sė pėrtejme. Vazhdimėsia e shpirtit tėnd liridashės, sikur rrallė herė nė histori u transmetua tek tė gjithė njerėzit e sojit tėnd kudo nė botė.
Etjen tėnde tė pėrflakur pėr mirėsi, drejtėsi dhe liri... dhe guximin, dhe vullnetin pėr tė pėrmbushur kėtė etje e transmetove edhe tek shpirtrat e luhatur…

 

 

 

            … edhe tė verbrit e panė guximin tėnd hyjnor, edhe tė shurdhėritė i dėgjuan pėshpėrimat tua engjėllore, edhe diktatorėt dritėshkurtėr e kuptuan mesazhin tėnd profetik…


            …e si mund tė jetė, ajo qė ne e quajmė vdekje, mė madhėshtore se kjo e jotja? E si mund tė jetė sakrifica mė me vlerė, sesa ta zgjedhėsh atė pėrpara robėrisė? E si mund tė jetė dashuria mė e fuqishme, sesa dashuria pėr tė qenė plotėsisht vetvetja?….


            …jemi tė lumtur qė i takojmė racės tėnde njerėzore. Ti tė bėsh, tė ndjehesh krenar qė je njeri. Guximi yt na ka dhėnė krahė…


            …tė gjithė ne qė jemi nė kėrkim tė sė vėrtetės dhe qė kemi qėllim, mirėsinė, drejtėsinė dhe lirinė tė duam shumė, jemi me ty…


            Ne nuk i besojmė humbjes,

            ne nuk i besojmė dėshtimit,

            ne i besojmė triumfit,

            ne i besojmė fitores,

            ne nuk i besojmė vdekjes,

            ne i besojmė pėrjetėsisė…


            Lum si ti Neda, edhe vdekjen ta dashurojnė... Na prit nė pėrjetėsi Nedaaa…