Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Nė kėrkim tė parajsės sė humbur

Gazeta Shqip

      

NĖ KĖRKIM TĖ PARAJSĖS SĖ HUMBUR

 

         Parajsa tokėsore, ose ndryshe Edeni, ėshtė njė kopsht nė tė cilin dhe vetė Zoti dėshiron tė shėtisė. Etimologjikisht ėshtė pėrshtatur me fjalėn nga hebraishtja "miquedemche" qė ka njė kuptim hapėsinor ("nė lindje") dhe kohor ("fundi i fillimit"). Fjalori Biblik i J.Achtemeier si prejardhje nxjerr fjalėn "edemche" qė do tė thotė "luks, kėnaqėsi, dėfrim"; gjithsesi Achtemeier nėnvizon se filozofėt modernė e pėrshtatin me fjalėn "edin" qė do tė thotė "bimėsi" ose "livadh".

 

 

 

            Ēdo dėshirė ka hartografinė e saj, ēdo hartė ka pikat e saj tė nisjes dhe tė mbėrritjes. Duke u munduar pėr tė gjetur njė kuptim nė ēiftėzimin e pandėrprerė tė molekulave qė na pėrbėjnė dhe na shpėrbėjnė, qė prej shumė kohėsh imagjinojmė se veprimet tona pėrkojnė me njė kuptim ose njė mision, dhe ajo qė realizojmė nė kėtė botė mbart njė vlerė morale ose etike, qė mė pas do tė gjykohet nga njė Administrues i Lartė, i cili do tė na shpėrblejė ose dėnojė.

            Dhe kėshtu shpirtrat tanė, tė ēliruar pas vdekjes sė trupit, do tė shkojnė drejtė pėrjetėsisė nė njė lloj rezidence pėr tė moshuarit, e bukur ose e frikshme, nė bazė tė asaj ēfarė kanė bėrė nė jetėn e mėparshme. Kėtė e dėshmojnė varret e hershme, njė shpresė e tillė e ka prejardhjen qė nga antikiteti. Pėr grekėt, shpirtrat e tė vdekurve udhėtonin tė gjithė sė bashku drejt atij vendi tė quajtur Ade, ku dhe prisnin fatin e tyre nė fushat gri tė badėrshtruara. Ata qė kishin ofenduar zotat, ishin tė dėnuar pėrjetė nė Tartaro, ku dhe torturoheshin, ndėrsa ata qė kishin bėrė mirė dhe kishin qenė tė denjė, shkonin nė ishujt e bekuar ose nė Elize: Ade ndodhej nėn tokė ose pėrtej deteve; nė disa raste tė veēanta ky vend vizitohej edhe nga njerėz ende tė gjallė. Odiseu, Orfeu dhe Enea renditeshin ndėr tė privilegjuarit. Ky ishte njė shembull pėr varret, por shembuj tė tjerė qė dėshmojnė besimin nė botėn e pėrtejme janė me mijėra. Tė gjithė popujt e botės kanė imagjinuar njė version tė botės sė pėrtejme, nė tė cilėn njerėzit e mirė do tė kenė njė jetė mė tė mirė dhe tė kėqijtė do tė ndėshkohen.

            Ivo, peshkopi i "Chartres", nė njė mision tė kėrkuar nga Shėn Luigji, Mbreti i Francės, kishte takuar gjatė rrugės njė zonjė me pamje melankolike, e cila nė njė dorė mbante njė pishtar dhe nė tjetrėn njė shtambė. Peshkopi, kureshtar, donte tė dinte mė shumė dhe e pyeti se ēfarė do tė bėnte mė zjarrin dhe ujin. "Uji duhet pėr tė fikur Ferrin", pėrgjigjet gruaja, "dhe zjarri pėr tė ndezur parajsėn. Dua qė njerėzit ta duan Zotin vetėm pėr dashurinė qė ai na jep". Sa e admirueshme na duket njė sipėrmarrje e tillė, sepse nocioni i parajsės, i humbur me magjinė e saj hyjnore, mund tė pėrkufizohet si njė vend i sė ardhmes, ku do tė shkojnė vetėm shpirtrat e mirė dhe tė pastėr. Por gjithsesi ekziston edhe njė tjetėr parajsė, mė e thjeshtė, ndoshta mė e prekshme, njė vend nė tė cilin njė herė e njė kohė kemi pasur tė drejtė tė jetojmė dhe prej tė cilit kemi dhe prejardhjen. Parajsa e parė ėshtė e paprekshme, jashtėtokėsore, shpirtėrore, e pėrshkruar me njė fjalor plot metafora dhe alegori. Ndėrsa e dyta (na pėlqen tė besojmė) ėshtė konkrete, sensuale, e fshehur nė kėtė botė dhe ka njė hartografi autentike tė sajėn. Shpesh kėto parajsa ngatėrrohen me njėra-tjetrėn, ajo hyjnore qė mendohet se ėshtė vetėm pėr njerėzit e drejtė dhe Edeni tokėsor qė mendohet si i humbur. Por kjo rrėmujė nuk ėshtė diēka e re. Vetė Leopardi ka bėrė pyetje mbi kėtė parajsė tokėsore. Sipas tij, parajsa nė tė cilėn u krijua Adami dhe Eva, ishte njė vend i kėnaqėsive materiale dhe epshore, njė vend i cili duhej tė ndėrtohej dhe tė mbrohej. Ndryshe nga parajsa hyjnore, ku njerėzit e mirė shkojnė pas vdekjes sė trupit, parajsa tokėsore (edhe pse tashmė e humbur) ka diēka tė vėrtetė, materiale, madje edhe epshore, asnjė padrejtėsi nė punė, mashtrime ekonomike ose mundime filozofike. Dhe pėrballė kėtyre magjive, parajsa e sė ardhmes bėhet abstrakte, madje e pavėrtetė. Ndėrsa parajsa tokėsore, ose ndryshe Edeni, ėshtė njė kopsht nė tė cilin dhe vetė Zoti dėshiron tė shėtisė. Etimologjikisht ėshtė pėrshtatur me fjalėn nga hebraishtja "miquedemche" qė ka njė kuptim hapėsinor ("nė lindje") dhe kohor ("fundi i fillimit"). Fjalori Biblik i J.Achtemeier si prejardhje nxjerr fjalėn "edemche" qė do tė thotė "luks, kėnaqėsi, dėfrim"; gjithsesi Achtemeier nėnvizon se filozofėt modernė e pėrshtatin me fjalėn "edin" qė do tė thotė "bimėsi" ose "livadh". Me kalimin e shekujve, Edeni ia ka transmetuar karakteristikat e tij magjike njė nostalgjie imagjinare: asaj tė erės sė arit, nė tė cilėn e gjithė bota ėshtė njė kopsht. Kjo ėshtė karakteristika primare e Edenit: bėn fjalė pėr kohėn e shkuar, dėshirė e diēkaje tashmė tė humbur, tė mohuar, e diēkaje qė tashmė ėshtė e ndaluar. Ėshtė toka ashtu siē do tė donim tė ishte, siē ėndėrrojmė tė jetė. Prej kėsaj besojmė se njė ditė mund ta gjejmė. Kėrkimi i parajsės tokėsore bazohet nė njė bibliotekė tė gjerė hartografike.

            Dhe dėshmitė janė tė shumta, udhėtarė, historianė, gjeografė dhe vizionarė kanė deklaruar se Edeni ndodhej (ndodhet) nė Mesopotami, Angli, Jerusalem, nė Indinė Veriore, veriun e Persisė dhe malet e Libanit. Gjithashtu ka pasur dhe artistė shumė tė ndryshėm nga njėri-tjetri tė cilėt janė munduar tė imagjinojnė se si ėshtė parajsa dhe e kanė vizatuar atė. Artistė si Hendrikje Kuhne, Beat Klein, Ilya dhe Emilia Kabakos. Gjithsesi, ka edhe njė tjetėr version tė kėsaj ideje tė pashtershme tė parajsės. Nė vitin 1615, gjashtė vjet pas dekretimit tė vendimit pėr largimin e njerėzve me ngjyrė nga Spanja (arabėt tė cilėt u detyruan tė ktheheshin nė tė krishterė pas zhvendosjes sė parė nė vitin 1502) Servantes publikoi nė Madrid pjesėn e dytė tė "Don Kishotit". Nė kapitullin 52, Sanēo takohet me njė fqinjin e tij tė vjetėr, arapin Rikote, i cili pasi u shpėrngul nga Spanja, ishte kthyer nė vendlindjen e tij si pelegrin. "Pėr disa ishte njė dėnim i drejtė ai i dėbimit, por pėr ne ishte dėnimi maksimal. Kudo qė ndodhemi, ndjejmė nostalgji pėr Spanjėn; nė fund tė fundit aty kemi lindur dhe aty ėshtė atdheu ynė natyror; nuk ka asnjė vend tjetėr qė na mikėpret; madje asnjė vend i Afrikės ku shpresonim se do tė na pranonin dhe na trajtonin mirė, pikėrisht aty na trajtojnė si mos mė keq". Dėbim dhe strehim: Tė dyja vizione, njė e tokės sė braktisur dhe tjetra e tokės sė premtuar, qė bashkohen nė atė Spanjė qė refuzon Rikote dhe njėkohėsisht pėr tė cilėn ndjen nostalgji. Pėr tė Spanja nga e cila u dėbua, parajsa e humbur ėshtė vendi nė tė cilin dėshiron tė mbėrrijė dhe vendi qė nuk do tė kishte dashur kurrė ta braktiste. Pėr tė, ashtu si pėr tė parėt e tij, shpėrngulja, dėbimi dhe mėrgimi, themelohen nė njė gjest tė vetėm largimi qė e transformon tokėn e ēdokujt nė njė tokė tė huaj. Ndoshta njė tjetėr parajsė ekziston pėrtej deteve por Rikote dhe bashkudhėtarėt e tij nuk e gjetėn kurrė. Ndėrkohė, ata vazhdojnė tė ėndėrrojnė harta pėr Edenin e tyre tė humbur qė quhet al-Andalus, Palestinė, Marok, Shqipėri, Amerika Latine e diktaturave ushtarake, Irak, Kurdistan, Ēeēeni, Dafur, Eutopi... Pėr fat tė keq, gjeografia e parajsės ėshtė njė hapėsirė mė e gjerė se vetė Toka.

 

 

            Njė kopsht kėnaqėsish, i rrethuar nga mure tė zjarrta

 

            Po ku ndodhet parajsa tokėsore? Ėshtė njė pyetje antike, por edhe aktuale. Edhe kohėt e fundit, si shumė vjet mė parė, studiues tė ndryshėm janė munduar ta gjejnė nė vende nga mė tė ndryshmet, nė Mesopotami, Arabi, Armeni dhe madje nė njė ishull tė Seishell... Besimi nė parajsėn tokėsore e ka magjepsur krishterimin qė nė fillimet e tij. Zanafilla tregon se "Zoti krijoi njė kopsht nė Eden, diku nga Lindja, dhe aty krijoi njeriun e parė", dhe ky hap i parė biblik filloi menjėherė tė interpretohej nga literatura. Autoriteti i Shėn Agustinit ishte i padiskutueshėm, edhe pėr sa i pėrket katėr lumenjve qė dilnin nga Edeni: Pison (i cili identifikohet me lumin Gang), Ghicon (me Nilin), Tigri dhe Eufrati. "Janė lumenj tė vėrtetė dhe jo shprehje figurative". Agustini shtonte: Adami kishte njė trup lėndor dhe kėshtu kishte jetuar nė njė parajsė lėndore. Nė ndėrtimin e kėsaj parajse imagjinare ndihmuan edhe pėrkthimet antike tė teksteve biblike. Pėr tė pėrkufizuar kopshtin, versioni hebre pėrdori fjalėt "gan-be-Eden" (njė kopsht nė Eden). Nė "Vulgata" Xhirolamo shtoi fjalėn "kėnaqėsi". Pėrkthyesit e "Shtatėdhjetės" futėn fjalėn parajsė qė nė greqisht do tė thotė "kopsht i rrethuar me gardh". Gjeografia e parajsės pėrcaktohet rreth shekullit tė shtatė. Isidori i Siviljes e identifikon Lindjen pėr tė cilėn fliste zanafilla, me Azinė: "Parajsa ėshtė njė vend qė ndodhet nė pjesėn lindore tė Azisė". Dhe nėnvizon faktin se Edeni ėshtė njė kopsht "kėnaqėsish": aty rritet "ēdo lloj bime dhe peme frutore, ndėr to edhe pema e jetės". Edeni ėshtė njė vend ku nuk bėn as ftohtė dhe as nxehtė, gjithmonė mbizotėron njė klimė e pėrshtatshme, por ėshtė njė kopsht ku nuk mund tė futesh, ėshtė njė vend i cili rrethohet nga mure flakėsh qė arrijnė deri nė qiell. Prej Isidorit u pėrcaktua nė Azi dhe kėshtu parajsa tokėsore mund tė figuronte edhe nė ndonjė hartė, dhe faktikisht janė tė shumta hartat mesjetare tė cilat e tregojnė atė. Nė to, ajo pėrfaqėsohet nė forma tė ndryshme si njė ishull ose njė kėshtjellė e rrethuar nga mure tė mėdha. Papėrshkueshmėria e saj identifikohet me lartėsinė e mureve rrethues. Parajsa imagjinohet nė pikėn mė lindore tė Azisė, por drejt lartėsisė si tė ishte relativisht pėrkarshi me qiellin. Edhe Dante e vendosi parajsėn nė majėn e njė mali tepėr tė lartė, mali i Purgatorit. Virgjili i shpjegon Dantes se Jerusalemi dhe mali i Purgatorit ndodhen pikėrisht nė dy skajet mė tė largėt nga njėri-tjetri. Nė hartat mesjetare, duke u nisur nga kryqėzata e parė (1096) Jerusalemi, vendi ku u varros Krishti, vendoset nė qendėr tė botės. Dhe ja pra, parajsa tokėsore qė mendohej se ndodhej nė Azi bėhet hershimi i mishėrimit dhe i parajsės qiellore.

            Nė hartografinė mesjetare gjendet edhe njė vend tjetėr i rrethuar ku nuk lejohet tė shkohet, por qė ėshtė e kundėrta e Edenit: ėshtė vendi nė tė cilin sipas legjendės, Aleksandri i Madh mbylli Gogun dhe Magogun, tributė e frikshme qė ditėn e Apokalipsit do tė shkatėrronin botėn. Pra hartat mesjetare, tė sunduara nga parajsa tokėsore, prezantojnė njė vizion tė krishterė tė historisė sė botės. Por Edeni ėshtė edhe njė Eldorado, vend ku temperaturat janė konstante dhe gėzon njė bimėsi tė bollshme ku dhe ajri ėshtė shumė i pastėr. Pas mesjetės, kjo imagjinatė fillon tė s‘behej. Frat Mauro, njė nga hartografėt e Rilindjes, nė hartėn e tij tė botės (1459) parajsėn tokėsore e vendos jashtė botės sė banueshme. Njė shekull mė vonė, njė tjetėr njeri i kishės, Agustin Seuko, prefekti i Bibliotekės sė Vatikanit, pranoi se parajsa tokėsore u shkatėrrua nga pėrmbytjet e mėdha. Edhe sipas Luterit, parajsa u shkatėrrua nga mėkatet. Ndėrsa pėr Kalvinon, katėr lumenjtė e Edenit edhe pas pėrmbytjes mbetėn tė pacenueshėm, kjo pėr mirėsinė e Zotit. Kjo teori e re fetare tentonte tė zgjidhte ekuacionin ndėrmjet dogmės sė pėrmbytjes dhe zbulimit tė Botės sė Re. Por duke iu kundėrvėnė traditės, ajo u harrua. Madje pikėrisht atėherė studiuesit filluan tė kėrkonin vendin ku kishte jetuar ēifti i parė njerėzor, duke propozuar vende si: Babilonia, Arabia, Palestina, Toka e Zjarrit madje dhe Polin Arktik. Kėshtu parajsa tokėsore e humbi funksionin e saj origjinal pėr tė pėrfaqėsuar tė shkuarėn (nostalgjia pėr pastėrtinė e humbur), tė tashmen (jeta e njeriut si pelegrinazh) dhe tė ardhmen (rruga drejt parajsės qiellore). Duke u munduar pėr ta zbuluar me baza "shkencore", kohėt moderne e pėrcaktuan parajsėn tokėsore nė tė shkuarėn, duke i lėnė poetėve (Xhon Milton, 1667) detyrėn pėr tė vajtuar parajsėn e humbur.