.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

Shkencė - NĖ KUFIJTĖ E DIJES

Shkruan: Michael BROOKS

New Scientist

www.bota.al

NĖ KUFIJTĖ E DIJES

      Jetojmė nė njė epokė ku shkenca po bėn pushtime tė mėdha. Kemi kuptuar se si funksionon universi fizik, qė nga kuarku deri tek galaksitė dhe bota biologjike, qė nga mekanizmat molekularė deri tek biosfera. Sigurisht qė ka boshllėqe nė dijen tonė, por janė gjithnjė e mė tė zvogėluara. Kėrkimi shkencor ka rezultuar jashtėzakonisht shumė i frytshėm, mbi tė gjitha nėse mendojmė qė truri ynė ka evoluar pėr tė mbijetuar nė savanėn afrikane, dhe jo pėr tė reflektuar mbi jetėn dhe universin.

 

 

 

            Qė nga origjina e jetės, deri tek horizonti kozmik, ka mistere qė shkenca nuk do tė arrijė t’i shpjegojė asnjėherė. Por vetėdija pėr kėta limite ka hapur rrugėn pėr zbulime revolucionarė. Pak mė shumė se njėqind vjet mė parė, askush nuk kish as idenė mė tė vogėl pėr ekzistencėn e kuanteve. Sot, ajo botė ėshtė nė themel tė kuptimit tonė tė universit. Dhe ajo qė sot e injorojmė, njė ditė mund tė bėhet teoria e madhe e sė ardhmes. Ėshtė e vėshtirė tė thuhet se ēfarė do tė dimė pas tridhjetė vitesh

            Askush nuk pret qė njė astronom mbretėror britanik tė dijė se ēfarė mendojnė shimpanzetė. E megjithatė ėshtė ky argumenti i preferuar i Martin Rees. Sipas tij, mund tė mėsojmė shumė nga ajo qė kėto kafshė kuptojnė pėr botėn. Ose mė mirė, nga ajo qė nuk kuptojnė. “Njė shimpanze nuk ėshtė nė gjendje tė kuptojė mekanikėn kuantike”, vėren Rees. Njė detaj i tillė mund tė tingėllojė diēka e dukshme e qė nuk ėshtė nevoja tė thuhet. Nė fund tė fundit, siē shpjegonte fizikani amerikan Richard feynman, “askush nuk e kupton mekanikėn kuantike”. Fakti ėshtė qė shimpanzetė nuk dinė edhe atė qė nuk kuptojnė. “Nuk ėshtė se shimpanzetė sforcohen pėr tė kuptuar mekanikėn kuantike”, thotė Rees. “Ata nuk dinė as qė ajo ekziston”.

            Ajo qė e tėrheq mė shumė astronomin mbretėror ėshtė qė tė dijė se ka aspekte tė universit pėr tė cilat qeniet njerėzore janė po kaq tė pavetėdijshme. “Nuk ka asnjė motiv qė tė besojmė se truri ynė ėshtė bėrė pėr tė kuptuar tė gjithė nivelet e realitetit”, pohon Rees.

            Jetojmė nė njė epokė ku shkenca po bėn pushtime tė mėdha. Kemi kuptuar se si funksionon universi fizik, qė nga kuarku deri tek galaksitė dhe bota biologjike, qė nga mekanizmat molekularė deri tek biosfera. Sigurisht qė ka boshllėqe nė dijen tonė, por janė gjithnjė e mė tė zvogėluara. Kėrkimi shkencor ka rezultuar jashtėzakonisht shumė i frytshėm, mbi tė gjitha nėse mendojmė qė truri ynė ka evoluar pėr tė mbijetuar nė savanėn afrikane, dhe jo pėr tė reflektuar mbi jetėn dhe universin.

            Mbasi kemi mbėrritur nė kėtė pikė, a ka diēka qė mund tė na ndalė? Pėrgjigja ėshtė po: edhe shkenca i ka limitet e saj. Ka gjėra pėr tė cilat nuk do tė mundemi asnjėherė tė jemi krejtėsisht tė sigurt pėr shkak tė shtrėngesave qė na imponon bota fizike. Pastaj ka probleme qė ndoshta nuk do t’i zgjidhim asnjėherė pėr shkak tė mėnyrės se si funksionon truri ynė. Dhe vėzhgimi qė bėn Rees pėr shimpanzetė mund tė vlejė edhe pėr qeniet njerėzore: ndoshta ka koncepte qė do tė jenė gjithmonė pėrtej tė kuptuarit tonė.

            Por limitet e dijes dhe tė kuptuarit pėr tė cilėt jemi tė vetėdijshėm kanė diēka pozitive. Nė fakt ata pėrbėjnė njė prej terreneve mė pjellorė pėr eksplorim. Me krijueshmėrinė e tyre, shkencėtarėt po mėsojnė tė transformojnė pengesat nė mundėsi. Ndoshta limiti mė i rėndėsishėm pėr dijen ėshtė horizonti kozmik, pėrtej tė cilit nuk do tė shohim asnjėherė. Ky limit vjen pėr shkak tė ligjeve jofleksibėl tė natyrės: asgjė nuk mund tė udhėtojė me shpejtėsi mė tė lartė se sa drita. Nė vitin 1929, Edwin Hubble zbuloi qė universi ėshtė nė zgjerim. Gjithēka largohet nga ne dhe ky ekspansion ėshtė mė i shpejtė nė pikat mė tė largėta tė universit.

            Tė gjithė objektet qė janė mė shumė se 46 miliardė vite dritė larg nga ne vazhdojnė tė largohen me njė shpejtėsi mė tė lartė se sa ajo e dritės. Edhe pse nė hapėsirė asgjė nuk mund tė udhėtojė mė shpejtė se drita, materia nga e cila ėshtė e pėrbėrė universi mund tė zgjerohet me njė shpejtėsi edhe mė tė madhe. Qė nga momenti kur njė objekt rrėshqet pėrtej horizontit kozmik, drita qė lėshon nuk do tė mbėrrijė asnjėherė nė Tokė. E njėjta gjė vlen pėr informacionet qė i pėrkasin. Gjithēka qė ne kemi janė tė dhėnat qė kanė patur kohėn tė mbėrrijnė tek ne pėrgjatė jetės sė universit. Pjesa tjetėr, ndoshta njė sasi e pafundme informacionesh, pėr ne ėshtė e humbur.

            Atėherė, ēfarė ka pėrtej horizontit kozmik? Nuk e dimė, edhe pse shpesh supozohet qė ajo pjesė e universit qė nuk e shohim ėshtė shumė e ngjashme me atė qė shohim. Por, prej disa kohėsh kjo hipotezė ėshtė vėnė nė diskutim nga zbulimi i mė shumė se disa mijėra masa galaksish tė largėta qė rendin drejt sė njėjtės pikė tė qiellit. Ky “fluks i errėt” tė bėn tė mendosh qė pėrtej horizontit mund tė ekzistojnė megastruktura, tė ndryshme nga gjithēka qė kemi vėrejtur deri tani.

            Limitet e vendosur nga shpejtėsia e dritės na bėjnė ndoshta qė tė mos arrijmė asnjėherė tė dimė nėse ekzistojnė kėto megastruktura. Por nga ajo re e errėt del njė spirale drite. Zbulimi i njė shpejtėsie drite tė fundme i ka hapur rrugėn gjetjes sė Ajnshtainit, sipas tė cilit ajo qė ekziston nė univers kushtėzohet nga ky limit shpejtėsie. Kjo ide i mundėsoi shkencėtarit tė revolucionarizojė fizikėn me teorinė e relativitetit.

            Njė tjetėr limit themelor i dijes sonė ėshtė ai koncept i mekanikės kuantike qė ka emrin “parimi i pavendosmėrisė i Heisenbergut”. Ideja i ka rrėnjėt nė zbulimin qė nė natyrė disa elementė, si energjia, paraqiten nėn formėn e njėsive themelore dhe tė pandashme qė quhen kuante. Nė vitet njėzetė, Werner Heisenberg kuptoi qė karakteristikat e matshme tė njė objekti kuantik si njė elektron nuk kanė njė vlerė tė pėrcaktuar qartė, por shumė vlera tė mundshme, secilės prej tė cilave i ėshtė lidhur njė masė e caktuar probabiliteti. Pėr tė pėrcaktuar vlerėn duhet tė bėjmė njė seri matjesh, por duke bėrė kėtė na humbasin sysh karakteristika tė tjera tė objektit.

            Pasoja mė e dukshme e kėsaj veēantie ėshtė qė nuk mundemi asnjėherė tė njohim nė tė njėjtėn kohė pozicionin dhe sasinė e lėvizjes sė njė thėrrmije. Ndonėse Heisenberg e ka zbuluar duke gėrmuar nė matematikėn e kuanteve, ky parim ka edhe njė shpjegim fizik. Nėse goditet njė foton mbi thėrrmijėn pėr tė pėrcaktuar pozicionin e saj, impakti do tė ndryshojė edhe sasinė e lėvizjes. Kėshtu qė ėshtė e pamundur tė matėsh njėkohėsisht tė dy aspektet. Kjo pėrbėn padyshim njė limit teorik pėr dijen tonė, por zbulimi i parimit tė pavendosmėrisė ka sjellė shumė zbulime nė shumė sektorė tė tjerė. “Nė pamje tė parė mund tė duket qė pavendosmėria ėshtė njė problem pėr arsye se kufizon mundėsitė tona tė dijes”, thotė Stephanie Wehner, e Qendrės pėr Teknologjinė Kuantike nė Universitetin e Singaporit. “Por nuk ėshtė kėshtu: ėshtė mė shumė si njė trampolinė, njė mėnyrė pėr tė eksploruar botėn e kuanteve”.

            Sido qė tė jetė, gjėja mė e rėndėsishme ėshtė qė sot nuk do tė ishim kėtu po tė mos ekzistonte: parimi i pavendosmėrisė ofron shpjegimin mė tė mirė pėr mėnyrėn si ka lindur i gjithė universi, sepse pėrjashton idenė qė diēka mund tė jetė ndonjėherė pa asnjė ēikė energji. Universi mund tė jetė formuar nė mėnyrė spontane, atėherė kur gjendja e tij energjike ėshtė larguar nė ēast nga zero.

            Vetė Heisenberg vėrejti qė nė matjet e kohės, pavendosmėria eliminon konceptin e shkak-pasojės. Nė kėtė mėnyrė, ideja qė diēka mund tė shfaqet nga hiēi duket e kuptueshme. Njė arsyetim i ngjashėm ka bėrė qė Stephen Hawking tė hedhė hipotezėn qė vrimat e zeza duhet tė lėshojnė patjetėr njė lloj rrezatimi. Sot kemi provat qė praktikisht kėshtu ėshtė. Rrezatimet e Hawking vijnė me sa duket nga njė hapėsirė boshe dhe marrin energji falė parimit tė pavendosmėrisė. Kjo energji konvertohet nė dy thėrrmija jetėshkurtra, njėra e materies dhe tjetra e antimateries, qė zakonisht eliminojnė njėra tjetrėn, pak pasi kanė lindur. Megjithatė, pranė horizontit tė njė vrime tė zezė, njėra prej tyre mund tė rrėshqasė tej ndėrsa tjetra pėrthithet nga vrima. Nė fund, humbja graduale e energjisė sė kėtyre thėrrmijave do tė ēojė nė evaporimin total tė vrimės sė zezė. Nė disa analogė tė vrimave tė zeza, tė krijuar duke drejtuar njė rreze laser nė njė copė xham, ky fenomen ėshtė riprodhuar, duke e bėrė kėshtu edhe mė tė mundshme teorinė sipas tė cilės universi ėshtė krijuar nga asgjėja.

 

 

 

 

            E panjohura dhe kuantet

            Njė limit themelor i matematikės ka hapur njė linjė kėrkimi shumė pjellore. Nė vitin 1931, Kurt Godel formuloi teoremėn e tij tė paplotėsisė, me anė tė sė cilės shpjegoi se si disa sisteme matematikorė nuk mund tė demonstrojnė vlefshmėrinė e tyre. Aritmetika, pėr shembull, bazohet nė aksioma apo hipoteza qė nuk mund tė demonstrohen duke pėrdorur aritmetikėn. Kjo e bėn tė gjithė ngrehinėn e saj ekuivalent tė asaj qė nė logjikė pėrfaqėsohet nga fraza “kjo fjali ėshtė false”. Edhe degė tė tjera tė matematikės kanė njė problem tė ngjashėm.

            Kjo gjetje e Godel dha njė goditje tė fortė pėr ėndrrėn e ndėrtimit tė themeleve matematikorė tė fuqishėm mbi tė cilėt duhet tė bazohet pėrshkrimi ynė mbi realitetin, dhe mund tė vendosė edhe njė limit serioz pėr besimin qė fizikanėt kanė mbi ēdo teori tė formuluar.

            Megjithatė, edhe nė kėtė rast limiti ėshtė transformuar nė njė burim idesh tė reja. Matematicieni britanik Alan Turing, pėr shembull, pėrdori teoremėn e Godelit pėr tė zbuluar njė tipar themelor tė kompjuterėve: ėshtė e pamundur tė konceptosh njė sistem qė mund tė zbatohet nė ēdo program, pėr tė parashikuar nėse do tė ndalet pasi tė mbarojė detyra tij, apo do tė vazhdojė nė pafundėsi. Ndonjėherė ka nevojė ta nisėsh programin dhe tė presėsh. Ky “problem i ndaljes” mund tė duket i pakuptueshėm, por ka njė rol themelor nė matematikė dhe nė informatikė. Ka rezultuar ekuivalent i shumė problemeve tė tjerė tė matematikės sė pastėr, si ai qė synon tė pėrcaktojė nėse njė “ekuacion diofantin”, njė tip shprehjeje algjebrike qė pėrmban vetėm numra tė plotė, ka apo jo njė zgjidhje.

            “Ky problem tregon se sa nuk duhet tentuar e pamundura”, shpjegon matematicieni Gregory Chaitin i Qendrės sė Kėrkimeve IBM Watson nė New York. Pikėrisht si pamundėsia pėr tė ndėrtuar njė makinė nė lėvizje tė pėrhershme ēoi nė zbulimin e ligjeve tė termodinamikės, limitet e informatikės mund tė na mėsojnė ligjet themelorė tė botės sė matematikės. “Njė herė e njė kohė isha pesimist pėr paplotėsinė por kam ndryshuar mendje”, thotė Chaitin. “Mund tė mendosh: kėtu ka njė mur. Por mund tė mendosh edhe qė ka njė derė nė mur”.

            Sot Chaitin po e aplikon teoremėn e paplotėsisė tek evolucioni, nė njė disiplinė qė e quan metabiologji. Ideja lind nga disa reflektime mbi punėn e Turing.

Problemi i ndalesės sė programeve e ka bėrė tė formulojė njė numėr omega, qė pėrcakton mundėsitė qė njė program i zgjedhur nė mėnyrė tė rastėsishme tė ndalet apo jo nė bazė tė njė lidhjeje me 0 dhe me 1. Omega ėshtė pafundėsisht i gjatė dhe shumė kompleks, dhe Chaitin e ka quajtur ADN-ja e matematikės. Tani po pėrpiqet tė kuptojė se si mund ta pėrdorė pėr tė studiuar ADN-nė e vėrtetė.

            Nėse e imagjinojmė ADN-nė si njė program pėr tė ndėrtuar dhe vėnė nė funksion njė organizėm, thotė Chaitin, mund tė zbulojmė matematikėn qė rregullon funksionimin e tij.

Kėshtu mund tė demonstrojmė qė evolucioni ėshtė si omega: pafundėsisht kompleks dhe pafundėsisht kreativ. “Puna e Godel dhe Turing mund tė lexohet edhe kėshtu: ėshtė si ēelėsi i derės qė na lejon tė kalojmė nga matematika e pastėr tek biologjia”, pohon Chaitin. Nė biologji, thotė biologu Jerry Coyne i universitetit tė Chicagos, ekziston vetėm njė limit i sigurtė. Nuk do tė mundemi asnjėherė ta dimė se si ka nisur nė tė vėrtetė jeta: dhe ky ėshtė horizonti kozmik i biologjisė, dhe ai varet nga fakti qė molekulat e pėrfshira nė atė proces nuk janė fosilizuar. Edhe po tė mundeshim tė krijonim nė laborator njė “gjenezė tė dytė”, nuk do tė dinim saktėsisht se si kane shkuar gjėrat mbi tokė katėr miliardė vjet mė parė. “Mundėsitė janė tė shumta dhe tė gjitha pėrfshijnė praninė e molekulave qė nuk fosilizohen. Pra ėshtė njė limit i pakapėrcyeshėm”.

            Njė tjetėr sektor i biologjisė qė sipas disave shkon pėrtej mundėsisė sonė pėr tė ditur ėshtė vetėdija. Nė kėtė drejtim ka dhjetėra vite qė nuk bėjmė asnjė progres, thotė Russell Stannard, profesor i Fizikės nė Open University nė Mbretėrinė e Bashkuar dhe autor i librit “Fundi i zbulimit”. Kjo ndoshta do tė thotė qė vetėdija shkon pėrtej aftėsive tona pėr dijen: “hapėsira e vetėdijes ėshtė ndoshta ajo ku nuk kemi mė asgjė pėr tė thėnė”, konkludon. Daniel Dennett, filozof i Tuft University nė Massachusetts nuk ėshtė dakord. “Nuk ėshtė ky njė prej limiteve tė shkencės”, thotė. “Nuk ka arsye pėr tė menduar qė truri nuk mund tė kuptojė vetė funksionimin e tij”. Dennett ėshtė po kėshtu i bindur qė ėshtė bėrė progrees shumė i madh. “Dhe unė nuk mundem tė qėndroj prapa tė gjithėve”, pohon ai.

            Padyshim qė ėshtė njė problem i vėshtirė, por spektikėt e shohin nga kėndvėshtrimi i gabuar. Vetėm sepse truri ėshtė kompleks, ka njėqind milion qeliza dhe njėqind miliardė sinapse, kjo nuk do tė thotė qė nuk mund tė dimė se ēfarė ndodh brenda tij. Pėr aq sa truri i njeriut ėshtė kompleks, vėren Dennett, jemi nė gjendje tė rrisim kapacitetet e tij pėr tė mundur ta kuptojmė. Nė tė kaluarėn kanė qenė bashkėbisedimet, librat dhe letrat, sot pėrdorim kompjuterėt pėr tė magazinuar dhe elaboruar sasi tė mėdha tė dhėnash. Jemi bėrė tė aftė edhe pėr tė ndarė ato tė dhėna, pėr tė lidhur mes tyre shumė mendje pėr tė zgjidhur problemet mė tė vėshtirė. Dhe kėshtu kemi mbėrritur nė pikėn ku mundemi tė deshifrojmė, dhe madje parashikojme, lėvizjet e yjeve dhe elektroneve. Nuk ka arsye tė mendojmė qė nuk do tė jemi asnjėherė nė gjendje qė tė bėjmė tė njėjtėn gjė me vetėdijen, thotė Dennett.

            Shkenca dhe teknologjia nuk na lejojnė vetėm pėr tė fuqizuar mendjen dhe ndjesitė pėr tė parė pėrtej. Mund tė na hapin edhe derėn pėr botė qė nuk do t’i njohim asnjėherė pėrmes pėrvojės sė drejtpėrdrejtė. Nuk do tė mund ta dimė asnjėherė si ka lindur kozmosi sepse vetėm pas njėqind mijė vitesh drita u shkėput nga materia dhe mbushi universin, duke marrė me vete tė gjithė informacionin pėrkatės. Megjithatė, kjo nuk na ka penguar tė rindėrtojmė me detaje atė qė ka ndodhur mė parė.

 

            Tė vėrteta matematikore

            Kombinimi mes mendimit krijues dhe kontrollit rigoroz tė tė dhėnave ka rezultuar njė instrument shumė efikas. Edhe pse nuk do ta dimė asnjėherė me siguri nėse teoria e big bang ėshtė e saktė, kemi arsye tė forta pėr tė menduar qė e tillė ėshtė. Pėr shembull, sasia e elementėve si hidrogjeni, heliumi dhe litiumi tė pranishėm nė univers korrespondon me atė tė imagjinuar nė teoritė tona pėr tė pėrshkruar fillesėn euniversit.

            Eshtė e mundur tė pėrdoren teori tė kolauduara me saktėsi edhe pėr tė shkuar pėrtej pėrvojės sonė tė drejtpėrdrejtė. Pėr shembull, nuk kemi kryer asnjėherė njė eksperiment nė brendėsi tė njė vrime tė zezė, e ndoshta nuk do tė jemi asnjėherė nė gjendje ta bėjmė kėtė, por mund tė jemi tė sigurtė pėr atė qė ndodh aty brenda. “Teoria e gravitetit e Ajnshtainit ėshtė verifikuar nė disa mėnyra dhe kėshtu mund tė marrim seriozisht atė qė nė thuhet pėr brendėsinė e vrimave tė zeza”, shpjegon Rees. Ndoshta zgjidhja e pėrkohshme mė e rėndėsishme qė mund tė gjejmė ka tė bėjė me teorinė e “gjithēkasė”.

            Pėr momentin, teoria mė e besuar ėshtė ajo e fijeve, sipas tė cilės si thėrrmijat si ato qė i konsiderojmė si forcat themelore tė natyrės lindin nga vibrimet e fijeve shumė tė vogla tė energjisė. Pėr fat tė keq, kjo teori funksionon vetėm duke supozuar ekzistencėn e dimensioneve tė mėtejshėm hapėsinorė. Sipas teoricienėve tė fijeve, kėta dimensione janė shumė “kompaktė” pėr tė na lejuar tė ndėrveprojmė me ta. Por edhe pse nuk mund tė kemi akses nė kėta dimensione, kemi tashmė provat rrethanore indirekte tė ekzistencės sė tyre. Nė vitin 1999, pėr shembull, Lisa Randall dhe Raman Sundrum tė universitetit tė Harvardit janė pėrpjekur tė shpjegojnė pėrse forca e gravitetit ėshtė mė e dobėt se sa forcat e tjera themelore tė natyrės. Pėrllogaritjet e trye bazoheshin nė njė univers me pesė dimensione dhe mėnyrėn se si forcat manifestoheshin nė brendėsi tė tij. Dhe kanė ēuar nė zbulimin qė ndėrkohė qė elektromagnetizmi dhe forcat bėrthamore ushtrojnė plotėsisht forcėn e tyre nė tė gjithė dimensionet, graviteti ėshtė i lidhur me dimensionin e pestė tė fshehur dhe cek vetėm lehtėsisht katėr dimensionet e tjerė nė tė cilėt jetojmė. Pra, dobėsa e gravitetit ėshtė rezultat i dimensioneve tė fshehur?

            Pėr tė demonstruar teorinė e fijeve ka nevojė tė kapėrcejmė edhe pengesat mė komplekse. Edhe nėse pranojmė ekzistencėn e ekstradimensioneve, mbetet problemi i arritjes sė niveleve tė energjisė tek tė cilėt teoria mund tė verifikohet. Pėr tė studiuar gjėrat nė njė shkallė kaq tė reduktuar ėshtė e domosdoshme tė punosh me nivele energjie shumė tė lartė, dhe pėr t’i reduktuar nė pjesė gjithnjė mė tė vogla nevojitet edhe mė shumė energji. Pėr kėtė arsye akseleratorėt e thėrrmijave duhet tė bėhen gjithnjė e mė tė fuqishėm. “Pėr tė verifikuar teorinė e fijeve duhet njė pajisje nė dimensionet e njė galaksie”, thotė Stannard.

Ndoshta njė makinė e tillė nuk do tė ndėrtohet asnjėherė. Por ka ende njė farė shprese. Eshtė zbuluar qė shumė prej ekuacioneve tė fizikės sė energjive tė mėdha janė po tė njėjtėt qė kanė kuptim nė sjelljen e elektroneve dhe thėrrmijave tė tjera qė lėvizin tek trupat e ngurtė. Kjo i ka bėrė studiuesit qė tė mendojmė qė, duke kryer eksperimente laboratorikė tek kristale tė thjeshtė, mund tė gjejmė disa prej pėrgjigjeve qė kėrkojmė.

            Natyrisht, dikush ka ende dyshime. Ka nga ata qė hedhin hipotezėn qė teoria jonė finale do tė ishte kaq komplekse saqė do tė shkonte pėrtej kuptimit njerėzor, nė mos aftėsisė sė njeriut pėr ta zbuluar. Matematicieni Roger Penrose i universitetit tė Oxfordit, nuk bie dakord. “Nuk shoh arsye pėrse duhet tė jetė kėshtu”, thotė.

            Marcelo Gleiser, filozof dhe fizikan nė kolegjin Dartmouth, nė New Hampshire thotė qė koncepti i teorisė sė gjithēkasė nis nga hipoteza e pademonstruar qė universi ėshtė shumė i rregullt dhe simetrik. Por vetė fakti qė pėrmban energji dhe materie demonstron qė kjo simetri nuk ekziston. Boshllėku ėshtė mė i rregullt se e plota, kėshtu qė fakti qė universi ėshtė i mbushur me objekte tregon qė ėshtė ndoshta ekstremisht i parregullt. Megjithatė, nė fund tė gjithė bien dakord qė ndoshta ia vlen tė kėmbėngulet.

            Falė teoremės sė plotėsisė, nuk do tė jemi asnjėherė tė sigurtė qė ēdo lloj teorie e gjithēkasė do tė jetė matematikisht e vėrtetė. Por kjo nuk duhet tė na shqetėsojė shumė. Sigurisht kjo nuk shqetėsonte Godelin, qė e konsideronte nuhatjen mė tė rėndėsishme se sa demonstrimi formal. Matematicienėt e sotėm e mendojnė si ai, shpjegon Chaitin, dhe vazhdojnė tė na ofrojnė aksioma tė reja tė pademonstrueshme.

            Pak mė shumė se njėqind vjet mė parė, askush nuk kish as idenė mė tė vogėl pėr ekzistencėn e kuanteve. Sot, ajo botė ėshtė nė themel tė kuptimit tonė tė universit. Dhe ajo qė sot e injorojmė, njė ditė mund tė bėhet teoria e madhe e sė ardhmes. Eshtė e vėshtirė tė thuhet se ēfarė do tė dimė pas tridhjetė vitesh.

            Por astronomi Rees ėshtė skeptik. Mundet edhe tė ėndėrrojmė njė teori pėrfundimtare, por nuk duhet tė harrojmė shimpanzetė, thotė, edhe pse ende nuk kemi mbėrritur nė kufijtė e fundėm tė shkencės. “Nuk ėshtė e thėnė qė kėta limite tė jenė ata qė po pėrpiqemi tė kapėrcejmė tani”, pohon ai. “Ndoshta i pėrkasin diēkaje pėr tė cilėn nuk jemi ende tė vetėdijshėm”.