Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 4 - NĖ KUJTIM TĖ DĖSHMORIT TĖ KOMBIT

Shkruan: Mehmet BISLIMI

      

NĖ KUJTIM TĖ DĖSHMORIT TĖ KOMBIT

                                                               

REMZI ADEMI

( 1952 – 1998 )

 

      Qėllimi i kėtij shkrimi nuk ėshtė thjesht njė nekrologji e rėndomtė, siē shkruhet zakonisht nė kėto raste, ku pėrkujtohet njė figurė sublime e martirizuar nė tabanin kombėtar. Do tė mundohem qė tė kaloj pėrtej, pėrtej sė madhėrishmes- pa dyshim, kėtė e meritojnė burrat e dheut siē ishte i madhi Remzi Ademi - alias Petrit Kodra!

 

 

 

            Qėllimi i kėtij shkrimi nuk ėshtė thjesht njė nekrologji e rėndomtė, siē shkruhet zakonisht nė kėto raste, ku pėrkujtohet njė figurė sublime e martirizuar nė tabanin kombėtar. Do tė mundohem qė tė kaloj pėrtej, pėrtej sė madhėrishmes- pa dyshim, kėtė e meritojnė burrat e dheut siē ishte i madhi Remzi Ademi - alias Petrit Kodra!

 

            ... Gjatė kėtij mijėvjeēari trungu shqiptar u copėtua dhe u ricopėtua me dhjetėra herė, megjithatė burrat e dheut nuk ngarendėn sė vepruari pėr liri e bashkim kombėtar. Qė pėrtej Lidhjes sė Prizrenit e kėtej, deri tek ditėt e sotme, shqiptarėt janė nė rrugė tė mbarė pėr tė realizuar aspiratat e natyrshme dhe tė domosdoshme siē ėshtė liria dhe bashkimi kombėtar, ku secili do tė frymojė i lirė nė atdheun e vet.

            Pa dyshim se kjo do kohė, punė tė pareshtur, seriozitet, sakrificė, bashkėveprim mendjesh tė ndritura, fisnikėrim shpirti e ndėrgjegje dhe pėrkushtim. Tė shkruash pėr luftėn ēlirimtare, pėr kėta burra tė dheut, mbi tė gjitha ėshtė pėrgjegjėsi, mirėpo kjo nuk nėnkupton se ne duhet tė heshtim!, jo, pėrkundrazi, ne duhet t’i kujtojmė tė gjithė ata qė morėn pjesė nė luftėn ēlirimtare, pėr ata qė ranė, pėr ata qė shpėtuan, pėr ata qė ishin kuadro dhe luftėtarė, pėr ata qė e ndihmuan luftėn fizikisht, moralisht dhe materialisht, me njė fjalė pėr ata qė atdheut i dhanė diēka mė shumė nga tė tjerėt... Dikush do tė kujtojė emocionet qė ka ndier kur ka veshur uniformėn e UĒK-sė dikush do tė kujtojė luftėn, dikush rėniet e shokėve, dikush heroizmat e tyre, dikush sokolat dhe sokoleshat qė hidheshin mbi tanket e pushtuesit, dikush amanetin e tyre, dikush me emocione e sentimentalizėm, dikush me dinakėri e servilizėm, dikush me mburrje e krenari, dikush me kėngė e dashuri, pa dyshim se tė gjitha kėto sė bashku kompletojnė historinė tonė mė tė re!...

            Deshėm apo jo, lindja e radhėve tė UĒK-sė, nė rrafshin kombėtar, vuri themelet e historisė sonė mė tė re duke kėputur kėshtu prangat e ēelikta tė robėrisė shekullore, duke rimėkėmbur dinjitetin tonė kombėtar, duke detyruar botėn e civilizuar qė t’i thėrrasė ndėrgjegjes, ngase mbi shqiptarėt e Kosovė atėbotė po ushtrohej njė gjenocid i paparė nga pushtuesi barbar serb.

 

            ... Kaluam Alpet shqiptare (ashtu si shumė luftėtarė tė lirisė), radhės po i printe Azem Syla, Gjelė Qela, Halit Naxhaku, Hysni Geci, Driton ? (nga anėt e Vushtrrisė), Brahimi nga Hasi, njė luftėtar tjetėr nga Prizreni (emri i tė cilit nuk po mė kujtohet) e disa tė tjerė. Deri tek kufiri, ku na kishin pėrcjellė dhe furnizua me armatim Haki Drenica Zeqė “Ēopa”, Hamza Morina, Gani Veseli etj. Pas shumė peripecive, dita na gdhiu nė fshatin Goden. Burrat e kėtij fshati na futėn nė kullat e tyre (njė kullė dykatėshe e vjetėr ku ishim ne, i zoti i saj, njė djalosh rreth tė 25-tave, arsimtar, babanė nuk e kishte pasur, vetėm tė ėmėn), na shtruan pėr tė ngrėnė, na shėruan trupin dhe shpirtin, duke na siguruar se tė gjallė nuk na japin!... Si tė shprehem ndjenjash; kishte disa vite qė nuk kisha dėgjuar fjalė burrash si ato tė Isa Boletinit, Bajram Currit, Hasan Prishtinės, Luigj Gurakuqit et. “Tė gjallė nuk ju japim!”...

            Kėta ishin burrat e Godenit legjendar, tė cilėt pritėn, strehuan dhe pėrcollėn shumė ēlirimtarė tė Kosovės..., kjo sakrificė mė pas atyre u kushtoi me jetė, pushtuesi barbarė serb, gati nė pėrfundim tė luftės nė shenjė hakmarrjeje ekzekutoi 22 burra nga ky fshat! Lavdi e pėrjetshme atyre, pėrkulje deri nė tokė para jush, para burrave, nėnave, grave, nuseve dhe motrave tė Godenit zemėrmadh! Kurrė mos qoftė e harruar buka dhe konaku juaj, o burra tė dheut, o burra tė Godenit tė madh!

 

            ... Ju lumtė goja mor burra, ju ndritė konaku besa e nderi juaj- ia ktheva me gjithė shpirt tė zotit tė shtėpisė, se edhe ne kėto armė nuk i kemi vėnė krahut kot, nuk do ta koritim as konakun tėnd, dhe as Kosovėn! Aty bėmė njė pushim tė mirė, pas dite nga Gerqina dhe Lipovica morėm drejtimin pėr nė Demjan, shoferi i makinės ku ishim ne kishte qenė profesor i kimisė rreth tė dyzetave e ca, tė rritej zemra dhe shpirti, kudo ambient shqiptar, kudo ushtarė tė UĒK-sė, kudo gatishmėri pėr tė dhėnė jetėn si me le nė shėrbim tė atdheut - e mahnitshme! Dhe kėshtu gjatė tėrė asaj pasdite, shtab pas shtabi, dikur vonė arritėm nė Malishevė e fare vonė nė Shtabin e Kleēkės heroike, atje nė zemėr tė Kosovės.

            Aty takuam shokėt, luftėtarėt e lirisė: Jakupin, Hashimin, Lulin, Ēelikun, Ramėn, Gazetarin, Musėn, Llucin, Tonin, Micin, Vogėlushin, Bukuroshin e dhjetėra tė tjerė, njė pjesė e mirė e tė cilėve nuk janė mė nė mesin tonė - Lavdi e pėrjetshme heroizmit dhe veprės sė tyre!

            Pas ca ditėsh isha ngarkuar qė nga ana logjistike tė inspektoj rajonin e Suharekės e gjithandej deri nė Prizren. Tėrė kohėn mė shoqėroi epror Musa. Mė pastaj nga Prizreni ( unė dhe Musa), duhej tė kalonim nė Shqipėri pėr ēėshtje furnizimi. Ato ditė sulmet serbe ishin tė furishme, pas njė rezistence tė madhe, kishte rėnė Malisheva, armatimet ishin jo tė mjaftueshme, ushqimet po ashtu, si tė thuash ishte njė gjendje e pafavorshme pėr forcat ēlirimtare. Me gjithė armatimin shumė herė mė tė paktė se armiku, ushtarėt tanė ishin nė nivel tė pėrgjegjėsive, me moral tė pamposhtur, tėrė kohėn nė istikame, po luftonin, po ia merrnin kėngės dhe po bėnin edhe hoka pėr ditėn qė po linin mbrapa..., kjo tė bėnte me krahė dhe tė jepte kurajė si askund nė botė: shqiptarėt po mbijetonin! Pas ca ditėsh, erdhi koha qė tė ndaheshim. U pėrshėndetem fort mes vete. “Daja” mė dha njė shkresė qė kisha pėr ta pėrcjellė nė rrethin e Krumės pėr ēėshtje furnizimi. Aty nga mbrėmja (mesi i korrikut ‘98), kaluam nė Therandė, pa dyshim nėn pėrcjellje tė sigurt tė luftėtarėve tė lirisė. Tė nesėrmen vėzhguam njė shtab rajonal tė Therandės, bėmė njė renditje tė kompanisė, verifikuam gjendjen, bėmė edhe njė bisedė shumė vėllazėrore, morale-politike, ku kėmbyem shumė mendime dhe pėrvoja rreth luftės sonė ēlirimtare. Tek po vėzhgonim, nėn shoqėrimin e Xhavit Bajraktarit ( tani Dėshmor i Kombit), nuk ishte e vėshtirė tė vėreje epėrsinė; ato anė kishin qenė mė tė furnizuara me armatime, me ushqime e me pajisje sanitare, krahasuar me anėt e Kleēkės, tė Malishevės dhe tė Drenicės nė pėrgjithėsi, kjo ishte shpresėdhėnėse se ēėshtja jonė megjithatė po ecte mirė.

 

            Pas dy-tri ditėsh kaluam nė rajonin e Prizren, mė saktėsisht nė Vrri tė Jeshkovės. Tani nuk i kam fiksuar emrat e shumė fshatrave tė atyre anėve, kaluam nėpėr shumė vende tė rrezikshme, madje ēdo pėrballje me pushtuesin nėnkuptonte zjarr tė pėrnjėhershėm! Mė kujtohet fshati Grazhdanik, ku kalonim afėr njė kishe, ishte njė pozicion mjaft i papėrshtatshėm, aty shpesh pozicionohej milicia serbe, siē na njoftoi pėrcjellėsi ynė. Mė vonė mėsove me dhimbje se pikėrisht nė atė zonė kishte rėnė zemėrluani Komandant Remzi Ademi. Mė nė fund u futem nė rajonin e Vrrinit. Mė vjen keq qė as sot e kėsaj dite nuk i mėsova tamam emrat e shoferėve qė na shoqėruan gjatė gjithė asaj kohe, qė nga Kleēka e deri nė Lybeqevė (malėsi e Vrrinit), e deri nė Mazrek tė Hasit e nė Krumė. Mė sa mbaj mend njėri nga ta quhej Milaim, ishim nė detyrė, dhe nuk lejohej qė t’i prezantonim emrat njėri-tjetrit. Unė prezantohesha vetėm si “Drenica”, si zakonisht takimet e para ishin me rojat, tė cilat pasi qė na legjitimonin, na hapnin rrugė, duke na drejtuar pėr nė shtabe, apo vende ku ata ishin tė pozicionuar e fortifikuar. Ishte mbrėmje dhe nuk po e kapja dot natyrėn pėrreth. Na pėrcollėn gjer nė Shtab tė Vrrinit, njė shtėpi dykatėshe siē dukej ende e papėrfunduar (e pa meremetuar tėrėsisht), nė mes tė njė kopshti tė vogėl tė rregulluar me shije, dhe, siē e vėrejta tė nesėrmen, ky shtab, kishte njė pozitė tė mirė fortifikuese.

 

            Erdhi momenti i pritur: pėrpara na doli komandant Remzi Ademi - alias Petrit Kodra. Na priti krahėhapur, me buzagaz e dashamirėsi. U ulem brenda nė zyrat e Shtabit. Petriti dukej ca  i lodhur me njė zbehje tė dukshme nė fytyrė, si gjithmonė buzagaz dhe pedant, i rregullt, i rruar, i pastėr. Mbante syze ca tė errėta, tani me thinjat e dukshme nė flokun e tij, i qetė, i matur nė bisedime, fliste qartė dhe shtruar pėr gjendjen qė ishte nė ato anė, pėr mobilizimin e masave, pėr furnizimin, pėr strategjinė luftarake dhe pėr shumė gjėra tjera. Ishte intelektual i rrallė, trim i patundur, me njė fjalė atdhetar i kompletuar si rrallėkush. Ai kishte kaluar njė jetė tė tėrė nė shėrbim tė atdheut, duke qenė pjesė pėrbėrėse dhe organizator i ilegales sė hershme, njė nder tė parėt e aksioneve tė ndryshme, tani edhe tė luftės, pra me armėt e lirisė nė dorė tė cilat i kishte ėndėrruar prej kohėsh. Koncepti i qartė politik dhe aftėsia e tij organizative respektohej nga tė gjithė. Kishte durim dhe kulturė dėgjimi pėr mendimin e tjetrit, aq sa ishte edhe i vendosur dhe i pa kompromis nė idetė e tij ēlirimtare. Me kėrshėri dėgjonte kėshillat qė i ofroheshin, pėr tė cilat herė pas here mbante edhe shėnime. Kėshtu duke biseduar gati na zbardhi dita. Tė nesėrmen, sa u zgjuam nga gjumi, gjėja e parė qė mė zuri syri nė shtabin ku ishte Komandant Petriti, ishte vėrtet njė rregull ushtarake, aty vėrejta edhe rendin shtėpiak (qė s’e kisha hasur nė shumė shtabe tjerė), ishte pėrpiluar me aq kujdes nga vetė Petriti, pėr t’u admiruar: koha e zgjimit tė ushtarėve nga gjumi, koha e stėrvitjes, e ushtrimeve, e vakteve tė ushqimit, e trajnimit, e furnizimit, orari i rojave, si dhe masat disiplinore pėr tė gjithė ata qė thyejnė rregullin ushtarak. Nė fund tė rregullores kishte edhe vulėn e Shtabit tė UĒK-sė pėr Vrri, tė nėnshkruar nga Komandat Petrit Kodra, me njė fjalė gjithēka e kompletuar!

            Kjo mė fascinoi, njė veprim dhe rregull ushtarak qė i vinte erė institucioni! E pėrgėzova shumė sinqerisht pėr kėtė, pėr gjithė atė punė dhe pėrkushtim... veē tjerash ai po mbante po me aq pedanteri edhe arkivin e luftės, ēdo gjė ishte pėr t’u admiruar. Kjo e bėnte atė edhe mė tė dashur e mė tė respektuar para ushtarėve tė lirisė. Atij nuk i kthente kush fjalėn mbrapsht, nėn komandėn e tij ushtarėt ishin tė gatshėm qė tė flijoheshin kurdo dhe kudo qė e kėrkonte interesi i kombit, diēka madhėshtore. Gjatė ditėve nė vijim pėr aq sa qėndruam nė Vrri, vėzhguam edhe fortifikatat e tjera qė ishin ngritur aty, pa dyshim dhe gatishmėrinė luftarake atje. Tani tė shoqėruar nga Komandant Drini, vizituam tė gjitha pikat ushtarake, pozitat e tyre, madje u futėm deri nė lagjen “Tusus”, tė cilėn forcat serbe ditė mė parė e kishin djegur dhe granatuar, mė kujtohet se nė kopshtin e njė shtėpie tė djegur mora njė domate tė skuqur qė pėrkohėsisht kishte mbetur pa tė zot!...

 

            Nė pikėn fortifikuese ku quhej pozita ose fortifikata e vreshtave, takova edhe luftėtarin Naser Berishėn, pastaj aty ishte edhe njė luftėtar nga Duboci i Drenicės e dhjetėra ushtarė tė tjerė me tė cilėt u pėrshėndetem pėrzemėrsisht. Sė bashku ndamė mendime dhe ēaste tė kėndshme, gjithnjė duke marrė kurajė tė re pėr kėta trima viganė. Nė fakt, Komandant Drinit pėr kėtė pikė, pra tė “Vreshtave” i dhashė vėrejtjet, apo mė mirė me thėnė sugjerimet e mia, pikė kjo qė ishte pėrballė ish-“Farmakosit”, njėkohėsisht i paraqita edhe kėrkesėn qė me intervale dyjavėshe, ushtarėt e kėsaj zone tė dėrgoheshin nė Drenicė, nė mėnyrė qė tė kėmbenin pėrvoja tė kapshme dhe konkrete nga terreni.

            Mė pastaj, nėn shoqėrimin e eprorit Xhemshit Krasniqi dhe tė zotit Drin, vizituam edhe Spitalin Ushtarak tė Vrrinit! Nė atė kohė aty po kuroheshin pesė ushtarė tė plagosur rėndė e lehtė, ata i kishin ndaluar plumbat me trupin e tyre, duke bartur armatim mbi kurriz pėr furnizimin e bashkėluftėtarėve tė tyre. Njėrin nga bashkėluftėtarėt e tyre, qė kishin rėnė nė atė pritė, kishte rezultuar si i humbur, pėr fat u gjend i gjallė pas dy-tri ditėsh! A ka diēka mė madhėshtore ... bijtė e shqipes ballėlartė, me shtatin e larė me gjak, me shtatin si bajrak. Qofshin tė nderuar pėrjetė bijtė e tokės mėmė!

 

            Spitali Ushtarak i Vrrinit, njė ndėrtesė trekatėshe, me tė gjitha kushtet e volitshme, si: ujė, banjė, kanalizim, mjete sanitare, dy infermiere, njė mjek, pa dyshim kjo pėrkujdesje  ndihmonte shumė tė plagosurit dhe nė vend se ne t’u japim atyre kurajė, ata na dhanė neve!

         Gjithnjė tė shoqėruar nga Xhema, kaluam nė kuzhinė e cila ishte nė mes tė fshatit, ajo mbahej pastėr dhe kishte ushqime me kalori tė mjaftueshme, kjo edhe i mbante mirė ushtarėt, pėr ēka edhe pėrgėzova kuzhinierin. Diku pas dreke po ktheheshim drejt shtabit: kudo qė kaluam nėpėr fshat na pėrshėndetėn burrat, gratė dhe fėmijėt e fshatit. Njė nėnė burrėrore, na doli pėrpara, na mori ngryk, duke na i rrahur shpatullat na tha: “ I lutem Zotit qė t’ju ruajė nga e liga, o bijtė e mi!”... M’u mblodh njė lėmsh nė grykė: nėnat tona legjendare, sa kanė pritur e pėrcjellė bijtė e vet, sa nuk i pritėn dot, sa mbetėn me kujtimin e tyre, me kėngėt pėr ta, me pjellėn e tyre qė e shtrėngojnė fort nė gji si amanetin e tyre mė tė shtrenjtė, nėnat tona madhėshtore, a thua do t’ju dalim hakut ndonjė herė?! Po, vetėm ēlirimi dhe bashkimi i plotė i kėsaj toke tė zhuritur i shėron plagėt e trupit dhe tė shpirtit tuaj o nėna tė dashura shqiptare!...

            Mė poshtė takuam disa fėmijė tė cilėt po loznin rolin e ushtarėve tė lirisė?! Kishin hedhur krahut ca “pushkė” lodra; njėri hiqej si “komandant” dhe  i rreshtonte “ushtaret”, tjetri po jepte raport: ”Zoti Komandant, ushtarėt janė gati pėr sulm!”... Ta them tė vėrteten, mezi i mbajta lotėt, e pėrqafova njėrin nga ta, duke e pyetur nėse kishte dėshirė pėr t’u bėrė pjesėtar i UĒK-sė. Po, ma ktheu me sa zė qė kishte, por nuk po na le tata - duke bėrė me dorė nga Shtabi, sa herė qė ne kėrkojmė tė bėhemi ushtarė, ata na thonė: Sa tė rriteni edhe pak!

            Mirė, do t’i them unė xhaxhi Petritit dhe do t’ju pranojė... Ikėn duke brohoritur me njė urraaaaaa tė madhe duke vazhduar me lojėn e tyre. Mua mė dogji diēka nė zemėr dhe me vete thashė: a thua mor zoti i madh; sa nga kėta fėmijė nė tėrė tokat e shqiptarisė do tė mbesin pa pėrqafimin e mė tė dashurve tė tyre, tė cilėt do tė bien nė altarin e lirisė!?... Po, ēmim tė lartė paska liria e tokės sonė tė dashur! Pa dyshim liria do gjak, por pa mė tė voglin dyshim edhe fėmijėt e Vrrinit, si dhe fėmijėt e mbarė shqiptarisė, nesėr do tė bėhen ushtarė tė mirėfilltė tė cilėt do ta mbrojnė sovranitetin dhe pacenueshmėrinė e tokave shqiptare gjithandej...

 

            Tek po pėrpėlitesha nė mendime, po vėreja pėr anash Drinin, Musėn dhe Xhemėn e tė tjerėt qė po na shoqėronin, kishim arritur tek Shtabi. Me tė hyrė nė oborr, na doli pėrpara Komandant Petriti dhe na qortoi pėr vonesėn. Mora pozicion gatitu dhe i thashė: “Zbato rregulloren shtėpiake pėr shkelje tė rendit, jam gati t’i nėnshtrohem dėnimit!”... U pėrqafuam po me aq mallė. Si duket ishte mėrzitur, por edhe shqetėsuar pėr vonesėn tonė.

            - Ėshtė kohė lufte, - mė tha, dhe nuk po me rrinte zemra nė njė vend.

            - E di ti qė jeni futur deri nė lagjen Tusus, pra deri nė Prizren?!... dhe pėr kėtė e qortoi Drinin!

            Pas pak, sė bashku me Petritin (nė zyrėn e tij), biseduam pėr shumė gjėra, nė fakt ai sqaroi pėr organizimin nė ato anė, pėr pengesat qė po i nxirrnin nė veēanti anėt e Opojės dhe tė Zhurit, si nga pushtuesi serb, ashtu edhe nga bashkėpunėtorė tė okupatorit, madje kishte edhe vėrejtje tė tjera qė tani mbase i ka lėnė koha mbrapa. Po afronte mbrėmja. Ne duhej tė merrnim rrugė pėr Shqipėri, pėr arsye objektive Petriti mė propozoj qė tė ndėrrojmė itinerarin e udhėtimit. Na dha disa lidhje dhe ne ato i ndoqėm: fillimisht nė anėt e Hasit shkuam te njė mesoburrė qė kishte qenė bukėpjekės nė Shtabin e Likocit tė Drenicės, pastaj ai na orientoi pėr nė fshatin Mazrek, ku rrugėn pėr nė Shqipėri do tė na siguronte njė djalė sokol mali qė quhej Kujtim.

            Erdhi koha e ndarjes edhe me Komandant Petritin. U pėrqafuam shumė. Nuk do ta harroj kurrė “nurin” e tij tė asaj dite...!? M’i bėri, si tė thuash, dy kėrkesa ose mė mirė tė them m’i shtroi dy nevoja: nėn 1, mė tha se i duhej takuar edhe njė Kapllan Shatrin (diku nė rrethinė tė Cyrihut ), dhe nėn 2, mė tha se kishte nevojė tė ishte pėr pak kohė nė Gjermani, pėr t’i rregulluar disa punė personale qė i ishin grumbulluar atje.

            Vėrtetė Komandanti i madh Petrit Kodra, mbase nuk arriti qė t’i kryejė disa obligime familjare ose tė tjera qė kishte pasur nė Gjermani, por ai burrė i madh i shqiptarisė, ai vigan i patundur, i pėrfundoi me sukses shembullor tė gjitha punėt dhe detyrat e Atdheut!

          Komandant Kodra ra pėr liri dhe pėr bashkim tė tokave shqiptare! Emri dhe vepra kolosale e Remzi Ademit - alias Petrit Kodrės, mbeti e pėrjetshme!

 

            Remzi Ademi ka krijuar celulat e para tė UĒK-sė nė rajonin e Prizrenit. Mė 13 gusht tė vitit 1998, ai ishte emėruar Komandant i Zonės Operative tė Pashtrikut. Gjatė kthimit nga takimi i mbajtur nė Kleēkė, mė 15 gusht 1998, ai hasi nė pusinė e forcave tė milicisė serbe nė afėrsi tė fshatit Nashec, ku nė luftė e sipėr bie dėshmor i kombit.

            Urtia njerėzore thotė: “ Koha do tė shėroj vetėm plagėt e trupit, por jo edhe ato tė shpirtit!”...

            Lavdi e pėrjetshme emrit dhe veprės sė madhe tė Komandant Remzi Ademit!

 

                                                                                                                       15 gusht 2012