Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 2 - Nė mbretėrinė e trėndafilave!

Shkruan: Vlora BANUSHAJ

       NĖ MBRETĖRINĖ E TRĖNDAFILAVE!

        Dhe pėr ēudi, nė mesin e kėtyre ngjyrave hyjnore, e  ndjej vetėn si mbretėreshė nė njė mbretėri trėndafilash! ...e herė si engjėll qė endem nėpėr petalet e kėtyre trėndafilave... Dhe sa herė qė e ndjej vetėn si njė engjėll, unė thurė dėshira pėr njė shkėlqim... Por, edhe kur e ndjej vetėn si mbretėreshė nėn mbretėrinė e trėndafilave, unė shpėrndajė aromė pėr njė shkėlqim... 

 

 

 

            Prapė u zgjova!... U zgjova tė jetojė, e tė "lundroj" nėpėr rreshta e tė pushojė nėpėr shumė vargje... tė vallėzoj nėpėr pentagramet e tingujve tė artikuluar tė jetės. Kam bredhur nėpėr  shumė mendime, ide... nėpėr shumė pikėpyetje, e pikėēuditėse... jam ndalur nė njė pikė tė madhe, e pastaj jam strehuar tek buzėqeshja! E pastaj prapė kam vazhduar tė lozė  nėpėr labirintin e imagjinatės sime. Aty kam bėrė lloj-lloj kombinimi: kam bashkuar njė copėz ėndrre me njė copėz realiteti, njė copėz dėshire me njė copėz ngrohtėsie, njė copėz shprese me njė copėz rreze... Tė gjitha kėto i kam bashkuar e gėrshetuar me fijet me tė ndjeshme tė  shpirtit tim.  Tė gjitha kėto i kam shikuar, sa e sa herė, me sytė e mendjes sime e jam kėnaqė - shumė jam kėnaqė dhe kam folur nė heshtje me krejt zemrėn time! Kam dėgjuar nė thellėsi me gjithė shpirt... dhe nėpėr gjithė kėtė pėlhurė tė bukur jete mė parakaloi duke u pėrsėritur nė vazhdimėsi, nė njė moment, njė fjali vezulluese e ndriēuese: "Zgjohu! Rri e zgjuar!... Mos jeto e fjetur nė madhėshtinė e jetės!!!" Kjo fjali mu dukė se kishte zbritur vertikalisht pėr t'u shtrirė nė horizontalisht...

            E duke e dėgjuar kėtė jehonė me shpirt... e duke e ndėrprerė kėtė udhėtim timin me mendje, e qė po mė ofronte njė komoditet, ndonjėherė deri nė "kotėsi", u ndala tė shikojė pak edhe pėrtej kėsaj kohe! Fillova tė lėvizė edhe pėrtej kėsaj hapėsire! Hedha hapin edhe pėrtej kėtej realiteti... - pėrtej kėsaj qė po mė prezantohej! Po cila ishte dėshira ime?  Tė pushojė apo tė molisem? Tė molisem duke qėndruar nė njė vend, nė njė pikė... e nė njė re mendimi?! Pyetje ndoshta pa pėrgjigje, apo pėrgjigje qė s'dua ta dėgjojė e ta pranojė?!!! Ndoshta! Krejt kjo ėshtė ndoshta?!... Pasiguri sjellė kjo fjalė Ndoshta! Apo mendimet e mia e sjellin kėtė ndjesi brenda qenies sime?! Mu dukė se ajri po mė mungonte..., mu dukė se gjithēka pėrreth ishte mbytė e mbėshtjell nė njė ngatėrresė! Heshtje qė tė fundosė nė cektėsi!!! E unė nxitova prapė! Shpejtova qė ta hedhė shpejt e shpejt kėtė mendim nė harrim... Kisha frikė se, sa mė shumė tė koncentrohesha nė kėtė mendim, do t'i jepja jetė, do ta fuqizoja, e pastaj ta jetėsoja kėtė mendim qė nuk korrespondon me dėshirėn time! JO dhe JO e madhe!... E pas kėsaj u nisa prapė tė jetoja nė TASH! E kuptova se nuk duhet ta kaloj tė pranishmen - nga ajo se ēfarė po ndodhė sot! E nesėr?!... Kėshtu qė rrugėtimi vazhdon nė rrugėn e tij tė shtruar nė dje-sot-nesėr, e jo nesėr, e pastaj nė sot, ngase e SOTMJA i jep jetė tė NESĖRMĖS... Ēfarė ngjyra sot do tė hedhėn, edhe piktura do tė jetė e tillė!

            Dhe e zgjuar prapė vazhdova tė ecė... aty ku zemra dhe mendja ime SOT po bashkėjetojnė. Janė pajtuar nė kėtė rrugėtim. Tė dyja po frymojnė njėkohėsisht! Para syve tė shpirtit tim u shtrua njė panoramė me njė rrugė trėndafilash! Sytė e mi pėrsėri shkėlqyen, fytyra ime pėrsėri buzėqeshi...  O sa shumė janė dhe: O Zot! - sa tė bukur qė janė! Kėtu nuk ka numra, ka vetėm pėrmbajtje! Pėrmbajtje dhe thellėsi!... Gjithė kėta ne i kemi mbjellė?!  Realitet i bukur, vėshtirė pėr t'u besuar... Po pėr ta rrėfyer?!  Ėshtė diēka qė vetėm pėrjetohet. S'ka vend pėr fjalė! Kėtu ka qetėsi dhe harmoni... Bukuri dhe paqe... Nė gjirin e secilės nga ato fshihet nga njė copė jete e jetuar; nė petalet e secilės nga ato ėshtė e mbėshtjell njė copėz ėndrre; nė fletėt e secilės ėshtė e strukur aty-kėtu  njė copėz dėshire; nė gonxhet e tyre ėshtė strehuar ndonjė fjalė e pathėnė... Rrėnjėt e tyre janė tė ujitura me ujin me tė pastėr e tė kristaltė... Trupi i tyre ėshtė i ushqyer me shumė dashuri... Brenda kėtij qielli tė kėsaj mbretėrie trėndafilash me ngjyrat hyjnore, unė flas, unė dėgjoj, unė ndjej, unė jetoj... Unė jam ajo qė jam. Dėgjojė dhe flasė... por, edhe kėtu ka rend, ka harmoni. Njė ditė unė e dėgjoj gjuhėn hyjnore qė flet njė trėndafil, ditėn tjetėr unė i rrėfehem atij dhe kėshtu, dalėngadalė dhe krejt nė mėnyrė tė heshtur, ėshtė krijuar njė lidhshmėri e pashpjegueshme, e pasqaruar, njė mishėrim me kėtė rrugė tė gjatė - shumė tė gjatė trėndafilash, me rrugėn time tė shpirtit...

 

 

            Kėtu ēasti shėnohet si njė ēast magjik! Kujdesem unė, por, kujdeset me shkėlqimin e tij edhe njė Shkėlqim Brilant! A do tė mund tė rriteshin e tė jenė kaq tė bukura tė gjitha kėto pa dy shkėlqime??? Sigurisht se JO!,  sepse kėta e krijojnė njė tėrėsi... Rrugė shumė e afėrt, shumė e dashur, shumė e ngrohtė pėr mua, por e largėt pėr tė tjerėt - e paarritshme, e pakapshme... deri nė pakuptimėsi... deri nė absurditet! Gjithēka e pakapshme pėr dikė, duket e pakuptimtė!!! Por, do tė doja qė shumėkush ta prekė kėtė "pakuptimėsi", ta ndjej, ta pėrjetojė...

            Dhe pėr ēudi, nė mesin e kėtyre ngjyrave hyjnore, e  ndjej vetėn si mbretėreshė nė njė mbretėri trėndafilash! ...e herė si engjėll qė endem nėpėr petalet e kėtyre trėndafilave... Dhe sa herė qė e ndjej vetėn si njė engjėll, unė thurė dėshira pėr njė shkėlqim... Por, edhe kur e ndjej vetėn si mbretėreshė nėn mbretėrinė e trėndafilave, unė shpėrndajė aromė pėr njė shkėlqim...  Dhe mė ndodhė shumė shpesh tė shėtis nga njė trėndafil nė tjetrin, shpesh i rikthehem t'i shikoj, t'i mikloj me sy, dhe nga secili marr nga njė pikė ngjyrė hyjnore dhe me kėto ngjyra  dua ta bėjė pikturėn time mė tė bukur deri tani dhe ta ruaj tė ekspozuar nė galerinė e shpirtit tim si piktura ime mė e veēantė ndėr tė veēantat. Sa herė tė "zgjohem" e ta prek  realitetin e egėr, sa herė tė jem e rrethuar nga tingujt e jetės plot zhurmė, qė shpesh dinė tė jenė mė tė ngatėrruar se tė ngatėrresa, atėherė do tė nisem  nė kėtė rrugė trėndafilash e tė strehohem aty... e tė marr pak diell, pak qiell... tė ngjitem atje tek hėna nė lartėsi, netėve tė gjata e pagjumė, e ta shikojė prapė atė Shkėlqim nė Tokė qė aq njerėzishėm frymon...

            Dhe njė ditė kur unė do tė jem diku larg... shumė larg... Po, po, larg fjalės sė shkruar, larg magjisė sė artit, e mbėrthyer brendapėrbrenda rregullave tė kufizuara, kėtė pikturė qė flet me tingujt e saj hyjnor, do t'ua lė ta shikojnė e lexojnė tė tjerėt qė dinė ta lexojnė jetėn pak me nė thellėsi... e ta ndjejnė se sa ēfarė harmonie e pėrsosur ndjehet nė kėtė mbretėri trėndafilash...

            Jam e zgjuar tashmė apo jam nė njė ėndėrr tė bukur tė shndėrruar nė realitet?! Ku ta gjej njė pėrgjigje tė tillė... Ku?  Ku tjetėr vetėm se nė gjirin e kėtyre trėndafilave apo?...

            Nė vesh njė trėndafili i thash: A e din se ēfarė ka tė re? Unė prapė jam zgjuar, unė prapė do ta hedhė njė emocion nė fletėt tuaja.... e Ai trėndafil lehtas mė buzėqeshi, e mė tha: U gėzova shumė! Shkruaj, tė lutem... se kėshtu dua tė tė shohė, pėrherė tė zgjuar, duke shkruar vazhdimisht...

            E kur arrita kėtu ku jam,  ZEMRA po mė thotė tė shkruaj kėshtu:

 

"SA MĖ SHUMĖ RRUGĖ TRĖNDAFILASH PAQI NĖ JETĖN TUAJ, TĖ GJITHĖ JU O NJERĖZ TĖ MIRĖ..."

 

Klinė, mė 28 shtator 2010.