.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Kulturė - Nėna shegė dhe pesė gocat

Shkruan: Adem DEMAĒI

NĖNA SHEGĖ E PESĖ GOCAT

 

Romani i Adem Demaēit, “NĖNA SHEGĖ E PESĖ GOCAT”, u ofrohet tė interesuarve pėr shkarkim falas nė sektorin „Literaturė“

 

       

 

            1.

            Krisma e madhe, mė nė fund buēiti. U trand e gjithė Dardania nga gėzimi. U rrudh e gjithė Serbia nga befasia e ankthi. Njė agim mė shumė i ftohtė sesa i freskėt buzėqeshte mbi Dardaninė. Pas atij 24 marsi tė vitit 1999 askush nė Dardani nuk ishte mė ai qė kishte qenė njė ditė mė parė. Trimat ishin bėrė edhe mė trima, frikacakėt edhe mė frikacakė, kurse tė luhatshmit luhateshin edhe mė shumė.

            Nėna Shegė shkrepte nga gėzimi. Ishte veshur me tė bardha e rangonte si pėrditė. Nuk thoshte asgjė, por vetėm herėherė vidhte Helin me sy. Helit i rrektinte zemra mė shpejt se rėndom. Sot, rroja i zgjati mė shkurt se rėndom. Doli te tavolina nėn arrė, u ul dhe me bisht tė syrit edhe ky pėrcillte tė ėmėn e cila mė shumė fluturonte se qė ecte. Helit se ē’i erdhi njė mendim nė formė pyetėsore:

            “Vallė, ēfarė bluan me mend Shega, sot” ?

            Ajo, shkonte e vinte andej-kėndej. Solli sininė me pjata dhe lehtė-lehtė e vendosi mbi tavolinė. Pėrkėdheli Helin me njė shikim, por pa ēelur gojėn e pėrsėri humbi nė kuzhinė. Heli kishte dėshirė qė ajo, si prore, tė thoshte diē, por ajo vetėm ectefluturonte dhe e pėrkėdhelte me shikime. Mė nė fund Shega solli edhe ēfarė kishte me sjellė pėr kaftjall dhe erdhi e u ul pėrballė Helit duke ia falur kėtij vetėm njė buzėqeshje tė vakėt, por asgjė mė tepėr. Heli ia nguli sytė e mėdhej nėnės sė vet e nuk pėrmbajti dot gazin. Edhe Shega e shoqėroi me gaz pa qitur asnjė fjalė.     Mė nė fund, pasi qė fėrkoi duart kot, Heli foli me shpoti e buzagaz:

            - Moj Shega e Shkodrės!

            - Fol, o trimi i Kosovės! – iu pėrgjigj Shega duke imituar tonin e burrave tė odės.

            - Nėse ia qėlloj, a po ma pranon?

            - Po ta pranoj.

            - A kishe pas dėshirė ta kishe Hajrushin tėnd sot, kėtu me ne?

            - Po, o i urti i nėnės! - foli Shega duke lėnė tonin e burrave e duke marrė tonin e vet dhe shtoi duke ngritur sytė e mėdhenj e tė zi drejt qiellit me re. - Sot, mė shumė se kurrė, kisha pasur dėshirė ta kisha Hajrushin tim gjallė e tė pėrjetonte bashkė me ne kėto ēaste...

            - Po, a po tė shkon hiē mendja se Hajrushin nuk do ta lenin gjallė? – ndėrpreu Heli Shegėn.

            - Ndashtė, le ta vrisnin, por tė paktėn tė shihte diēka. Ai shkoi pa parė asgjė. Thoshte shpesh: “A ėshtė jetė, moj Shegė, qė ta pres atė ditė qė tė mos e dėgjoj mė emrin Jugosllavi?” Nuk e priti. Thoshte: “A ėshtė jetė, moj Shegė e ta pres atė ditė qė ta heqim Serbinė qafe?” As kėtė ditė nuk po e pret. – tha Shega e iu rrėmbushėn sytė. Heli u pendua shumė qė nisi muhabetin nė kėtė mėnyrė. Uli shikimin, hėngri me zor kafjallin dhe duke u ngritur nė kėmbė, veshi xhupin e tha me zė tė ulėt:

            - Nėnė, dola pak. Dokumentet nuk po i marr me vete fare dhe nėse nuk kthehem, tė lutem, mos mė kėrko nėpėr ato burgjet e tyre!...

            - Ani, bir. – tha Shega duke u ngritur nė kėmbė e shtoi,- Tė priftė e tė pėrcjelltė e mbara!

            Ajo qėndroi nė kėmbė derisa Heli u zhduk prapa derės sė oborrit qė mbylli pas vetes. Ajo pėrsėri u ul e u krodh nė mendime tė

pėrziera:

            “ Mė tha – po shkoj – e shkoj. Ndoshta kjo do tė jetė hera e fundit qė pashė shpinėn e evladit tim. Por, edhe sikur tė mė thoshte – a tė shkoj? – vallė nė mos do ta ndalja? Jo, kurrė! Mos vallė, duhet tė rrojmė si mijtė nėpėr biruca? Le tė na vrasin! Edhe kjo do tė jetė edhe njė krim nė llogari tė gjakpirėsve tanė...Por, pėrse nuk iu bashkova?... Sepse ai nuk do tė donte qė ta bėja njė gjė tė tillė. Ai, prej se ėshtė rritur, ka refuzuar qė tė ecte me mua rrugėve... Nuk do qė ta shohė bota nėnėn e tij me njė djalė gungaē. Ai nuk e di se ēfarė ėshtė zemra e shpirti i nėnės, prandaj... Mė tha se nėse e marrin mos ta kėrkoj. Por a do tė mund tė durohet zemra e nėnės?...”

            Shegės, nė kėto mendime e sipėr i shkoi shikimi drejt qiellit qė po mbulohej me re tė dendura. U ngrit, mblodhi enėt e shkoi nė kuzhinė, por pa mundur tė ndahej nga mendimet tė cilat i vinin trumba-trumba...

 

            Pjesė nga romani “Nėna Shegė e pesė gocat”