Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Kulturė 7 - MALTUSĖT E RINJ OSE NEOSAMARITANĖT 2

Shkruan: Sotir ATHANASI

      

MALTUSĖT E RINJ OSE NEOSAMARITANĖT (2)

(Paramnezi*)
 

            Njė polic qė vėzhgonte kalimin e mjeteve dhe ndėrrimin e shenjėdhėnėsave rrugorė,  u vetėvu nė drejtim. Me bilbilin e tij, bllokoi tė gjitha lėvizjet dhe lejoi vetėm kalimin e makinave tė dasmės, boritė e tė cilave binin me TRIUMF. Se nė mesin e tyre ishte... Kush? AJO: NUSJA, GĖZIMI, DASHURIA dhe...

  

 

            Jashtė lokalit tepėr tė ngushtė,  klientėt prisnin rradhėn mbi ca frona tė vegjėl. Ashtu bėra dhe unė. Kėpucari ngutej tė pėrcillte njerėzit, porosia e tė cilėve, ishte kryer. Njė vajzė e re, mbase studente, erdhi dhe iu afrua me ndrojtje, njė tė moshuari. Ajo i kėrkoi 50 cent atij (sa pėr njė gjysmė bilete urbani ) dhe duarbosh, u ndal te njė tjetėr e moshuar pėr t’i provuar bujarinė. Kėsaj here, gjithashtu e moshuara ishte grua. Ajo diē nxorri nga ēanta dhe ia la nė dorė sė resė.  Kjo u pėrndes disi nė fytyrė, gjė qė tregonte kėnaqėsinė e saj. Tė gjithė e ndoqėm me vėshtrim tė heshtur kėtė skenė si tė qe njė valė rrėqethėse ku pėrziheshin nė njė raporti i mirėkuptimit me solidaritetin. Dhe e ndoqėm me sy largimin e saj, si tė dialogonim nė heshtje vetėm me vėshtrim. Mė nė fund, dikush me dhimbje e psherėtimė, tha:

            – Pu ftasame!  ( Ku mbėrritėm! ).

            Njė zotėri me ēantė zyrtari qė e kishte ndjekur me shumė interes kėtė dialog tė heshtur sysh, me tonin e njė shėrbestari kishe, tha:

            – Ėshtė neuroza e shpirtit tė kohės. Kė e zė pėrfund, vėshtirė tė ngrihet.

            Unė tunda kryet dhe pėshpėrita si me vete: – Iu hoq kuptimi jetės.

            Tė tjerėt heshtėn si pėr tė miratuar thėnien se “edhe heshtja flet”.

            Rrahja e ēekiēit, nga mjeshtri i gozhdimit nė kėtė qetėsi kishe, seē kishte diēka tė pėrbashkėt me shėrbimin e fundit mbi kapakun e njė arkivoli. Kjo ritmikė mortore, u meh nga zėri i mjeshtrit pėr pagesėn nga klienti i rradhės. Njeriu me ēantė tė zezė, m’u afrua dhe nisi tė mė thotė:

            – Zotėri i nderuar, nė qoftėse mė lejohet, unė merrem me njė studim dhe e kuptoj se nuk ėshtė aspak momenti oportun pėr t’iu pėrgjigjur njė ankete e cila do tė na kėrkonte, padyshim, shumė kohė, ashtu siē edhe nuk ėshtė kurrsesi vėndi i pėrshtatshėm pėr tė cilėn, jam i bindur se ndajmė tė njėjtin mendim sipas sė cilės: t’a racionojmė brilantin me emėrin kohė dhe tė mos e shpenzojmė vėnd e pavėnd. Qoftė edhe duke konsumuar ajkėn e inteligjencės sonė tė pėrbashkėt. Prandaj, do tė mė mjaftonte thjesht numri Juaj i celularit pėr tė ndarė sė bashku, nė njė tjetėr hapėsirė rezultatet e shtrirjes sė komunikimit tonė, ku: tė shpalosnim filozofinė e re sociale tė kohės sonė, domethėnė tė shoqėrisė sonė tejet, po ekstremisht skajshėm tė sėmurė.

            Unė qė isha marrė me tregti e kuptoja fare mirė gjuhėn qė pėrdori Ai dhe natyrisht qė s’mund tė bija kurrsesi dakord me atė duzinė fjalish e atė mullar fjalėsh. Njeriu me ēantė e zotėronte mjaft mirė atė qė quhet Kompliancė, e cila: s’ėshtė gjė tjetėr veēse njė lloj ndikimi social ku njė individ  e ndryshon sjelljen e vet, pėr shkak tė kėrkesės sė drejt pėr drejtė nga njė tjetėr individ. Shtoi kėsaj edhe dozėn e lajkatimit, qė te njeriu me ēantė zotėrohej me tepri dhe synimi ishte i garantuar.

            Kėtu, lejomėni tė hap njė parantezė. Ndikimin e kėsaj teze, duhet t’a ketė provuar mbase ēdo qytetar dhe sidomos, ēdo emigrant. Bie fjala: me   agjent tė sigurimeve, apo kompanive telefonike, kur vijnė nė shtėpitė tona pėr tė mbushur formularėt e kontratave, janė tė zakonshme biseda tė kėtij lloji:

            – Mbiemri Juaj tingėllon disi i veēantė. Nga Ju kemi, nė qoftėse mė lejohet? -Jam nga Shqipėria. – Ēudi! Ju nuk dallohen fare nga gjuha tė cilėn e flisni shumė mirė.

            Ėshtė pėr tė qeshur, por ne vetė e dimė “sa mirė” e flasim gjuhėn kur edhe mbas shumė vitesh (pėr moshat e mėdha) nuk dimė kur duhet t’a pėrdorim me vėnd termin Ena dhe kur Mia. Se tė dya bėjnė fjalė pėr numurin Njė.

            Po le t'i kthehemi tregimit tonė.

            Unė, megjithėse i dija tė gjitha kėto, pėr t’a hequr qafe ia dhashė numurin tim tė celularit dhe u ngrijta nė kėmbė me faturėn nė dorė. Mjeshtri sa e pa, gjeti menjėherė sandalet dhe m’i dha: - Urdhėroni, zotėri. Merrini! Janė tė paguara.

            Njeriu me ēantė i qe drejtuar tė moshuarit qė aty mė parė kishte pėrcjellė duarbosh vajzėn pėr 50 cent dhe po shėnonte numurin e tij tė celularit. Mua veshi mė kapi shprehjen dhėnė si pėrgjigje nga plaku:

            ‘Po. Mė ka shkuar ndėrmėnd,  por mė ėshtė dhimbsur plaka’.

            – Vetėvrasja,  – po i shpjegonte ēantėmbajtėsi atij,  ėshtė njė akt...

            Nuk desha t’a dėgjoj mė atė zė pėshpėrime. Se nuk qe ligjėrim. Por edhe nuk e di si mund te quhet pėrveēse diē ndjellakeqe. Mbase edhe sepse  ai zė ngjasonte me ritualin e priftit nė pėrcjelljen e fundit qė shoqėrohej me kujisjet e pjesėtarėve e tė afėrme tė orėligut. Ndaj u largova.

            Kur hyra nė rrugėn Ermu, diku pranė njė dyqani me rrangullira, njė grua e thyer nė moshė, veshur e tėra nė tė zeza, po qėndronte si e pėrhumbur. Qe ulur nė njė karige tė vjetėr. Sipėr kokės sė saj,  nė xhamin gjysėm tė hapur tė portės, ishte ngjitur njė Fletė – pėrkujtimore. Fotografia nė qėndėr tė saj, tregonte moshėn rreth tė pesėdhjetave tė tė ikurit nga kjo Botė. I afrohem moshėthyerės dhe i lė nė prehėr buqetėn me lule. Merri, nėnė. Janė tė freskėta. Isha nisur pėr nė Maruzi, por Elektriku (domethėnė treni elektrik), – qėnkėrka nė grevė dhe ndėrrova mėndje pėr ku isha nisur. Do tė shkoj njė herė tjetėr. Lulet nuk mė duhen mė.

            Ajo i pranoi me kėnaqėsi:

            – Faleminderit dhe qofsh mirė, manari im! – mė tha.

            Unė me vėshtrimin nga afisha e pyeta:

            – Djali?

            – Po, – tha ajo.

            – Nga se, nėse mė lejohet, zonjė e nderuar?

            – E hėngri angthi, levendi im. Se ishim mbytur nė borxhe. Nga ana tjetėr,  banka kėrkonte shlyerjen e kredisė dhe na kėrcėnonte me ankandin e lokalit.  Nuk duroi mė dhe mė la mua tė mjerės si kėrcure.

            Ajo u pėrlot. Ndėrsa unė pėrpėlita sytė se diē mė sėmboi nė zemėr.

            – Nesėr ka tė dyzetat, – mundi tė thotė pėrmes ngashprimeve. – Lulet tuaja do t’i fus nė ujė dhe nė mėngjes do t’ia shpie tim biri qė mė pret tė mė kėrkojė falje.

            Unė miratova me krye idenė e saj dhe bashkėbisedimi me tė ikurin e mora pėr komunikimin e shpirtrave. Se ashtu duhet tė jetė.

            – Si ju quajnė bir, se e kemi zakon tė pėrmėndim emėrin e atij qė dėrgon lule. Siē ju thashė, janė tė dyzetat dhe shpirti i tij ėshtė aty rrotull.

            – Njė shqiptar jam, zonja ime dhe ndjehem mjaft i prekur.

            – Tė paftė e tė ndiftė, ZOTI! E u ruash prindėrve tė t’u!

            Unė nxora shaminė dhe si resita sytė, u ndava nga ajo e moshuar fatkeqe.

            U ktheva pėr nė shtėpi i pezmatuar. Ajo ditė kishte shkuar kryengulthi.

 

 

            Pas njė jave, pėr njė parkim tė gabuar (fare tė ēastit, punė minutash), te fshirsja e xhamit gjeta njė fletė-gjobe tė policisė bashkiake. Veē kėsaj, edhe pse parkimi nuk pėrbėnte ndonjė rrezikshmėri shoqėrore, mė kishin  hequr edhe targat. E ndjeva veten me prapanicė pėrpjetė. Shava e mallkova dhe isha gati tė ulėrij nga zėmėrimi. Duhet tė punoja njė javė tė tėrė qė tė shlyeja kėtė detyrim krejt tė pakuptimtė e inatēor tė tipit bizantin. Dhe, nė kulmin e kėtij mllėfi, mė bie zilja e celularit. Ishte njė zė i ngeshėm burri qė nė gjėndjen tėnde mė tė qetė e mbase edhe mė tė gėzuar, do tė tė prishte ekuilibrin e do tė tė ngrinte qimet e kokės pėrpjetė. Qetėsia dhe sidomos ngadalėsia e tonit tė atij zėri, si dy faktorė loznin rolin e strallit me uruarin. Pėrplasja e tyre, kuptohet qė do tė nxirrnin shkėndija. Kėshtu mė ndodhi edhe mua, miqtė e mi:

            – Ēfarė dreqin kėrkoni nga unė, more zotėri!  – I sokėlliva. Por nga ana tjetėr, mė kishte dalė si me porosi dikush qė tė zbrazja gjithė mllėfin e grumbulluar pėr gjobėn. Madje, mė ngjante se ky njeri ishte mė i pėrshtatshmi. Nė fund tė fundit, edhe pa njė shkak tė tillė, kisha gjithė  tė drejtėn e ZOTIT, tė mos isha i detyruar tė dėgjoja dėrdėllitjet e tij zvarritėse. Dhe, si pėr ironinė time, edhe ēudinė ndaj cilitdo, pikėrisht kjo situatė e dėshpėruar, e ky ujė i turbulluar, pėrbėnin kushtin e shitjes sė produktit e pėr pasojė: sigurimin e mbijetesės sė njeriut me ēantė. Se, si tregtar mėndsh e idesh, Ai nisi njė Kompliancė tė re.

            Qė t’a ndjeni si dhe unė, pėrfytyrojeni si njė prift me zė tė ulėt dhe me tonin si pėrpara arkivolit, tek thotė fjalėt e fundit nė ēastin e mbramė, pas sė cilit hidhen lopatat e dheut. Le t’a lexojmė sė bashku atė:

            –  Nuk keni faj, zotėri i nderuar! Ėshtė neuroza e shpirtit tė kohės. Rrotullia ka marrė rrotullimėn, zotėri. Kė e zė  pėrfund, vėshtirė tė ngrihet pėrsėri.

            E kisha marrė me mėnd,  por besoj se edhe ju, miqtė e mi, e keni kuptuar se bėhet fjalė pėr ēantėziun. Ky, po mė katranoste shpirtin mė zi  se roja i asfaltit nė trotuar. Shpirti mė kishte ardhur ndėr dhėmbė dhe sigurisht qė nuk do tė mė dilte, por tani konfliktin e kisha me veten time. Kėtij tipi, unė i gjindur bosh, i kisha dhėnė fare lehtėsisht,  numurin tim tė celularit, me mendimin se e shmanga. Kjo mė bėnte qė pėr tė baras’sjellė nė ajar pakujdesin time, iu turra me agresivitet:

            - Ēdo tė thotė e gjitha kjo zotėri. Nuk mė duket se jeni kaq tuaf sa tė mos kuptoni qė po flisni me njė njeri  i cili, ‘sapo ka dalė nga rrobat’ (Shprehje kjo karakteristike greke). Me njė njeri tė sapo ballafaquar me veprime satanike. Diēka qė tė nxin jetėn e tė kthen nė skllav. Qė tė mos pranosh kėtė, do tė thotė t’u pshurish tė gjithave nė kėtė Botė tė Qelbur. Me ca Policė edhe  mė tė Ndyrė e fare pa tru. Mirė gjoba gjobė e goxha e madhe se kėshtu e thotė ligji. Po ē’ke qė vete dhe heq edhe targat!?! Ē’ke, o Ēmontues i lėvizjeve jetėsore! Apo nuk e di se edhe vetė ke dalė kundra ligjit kur jep dy ndėshkime pėr njė gabim?

            Tjetri qė dėgjonte, apo s’dėgjonte tė gjithė kėtė frazeologji, madje pa shumė lidhje logjike, si dhe matanė gjėmimėrisė e pranė lebetisė, e i sapo dalė nga thonjtė e banditėve, tjetri pra,  me atė zėrin e tij prej shėrbestari tė pėrvuajtur, nisi formulimin e tij:

            – Vetėvrasja, biri im, ėshtė njė akt...

            – Kush foli kėtu pėr vetėvrasje, zotėri? – iu ēorra unė.

            – Kurkush. Por e latė tė nėnkuptohet, zotėri! Se shprehje tė tilla qė fillojnė me fjalėt:

            T’U PSHURISH tė gjithave, nė kėtė BOTĖ TĖ QELBUR, e tė tjera e tė tjera, s’janė gjė tjetėr, biri im, veēse shtegu pėr nė paradhomėn e Shėn Pjetri.  Pra: rruga e VETĖVRASJES. Dhe, lejomėni miku im t’u parashtroj, se Shoqata jonė me kėtė merret. E ka si tė thuash Lėndėn e Parė.

            – Dhe si quhet Shoqata juaj?

            – Neosamaritanėt.

            Nė sekondė mė ranė nervat. Madje mė erdhi edhe pėr tė qeshur. Nga qė kisha dėgjuar pėr: NEOANDERTALĖT, NEODARVINISTĖT , NEOFRODIANĖT,  NEOGOTIKĖT, NEOIMPRESIONISTĖT, por pėr NEOSAMARITANĖT, ishte hera e parė qė dėgjoja. Kėshtu qė, kurioziteti mė shtynte tė dija pėr ‘tė. Jo, pėr tė ecur pėrpara me kėtė shoqatė, por pėr t’u mbrojtur prej saj. Pa tė shohim?

            – Zotėri, Shoqata juaj e NEO ...

            – SAMARITANĖVE,  - plotėsoi zėri matanė celularit.

            – Ju lutem, qė tė merremi vesh. Mos mė ndėrprisni!  Pra: Shoqata juaj do tė ketė tė bėjė me SAMARXHINJTĖ E RINJ, siē do t’a quanin andej nga anėt e rrėnjėve tė mia?

            – Ajo pėr tė cilėn mendoni Ju, edhe kėtu nė Greqi, ka tė njėjtin kuptim: “samaras”.

            – Atėhere zotėri, kini mirėsinė  tė mė shpjegoni sė pari ēfarė janė SAMARITANĖT.

            Kuptohet kėtu dallimi nga SAMARAS. – fola unė butė, qetė dhe natyrisht jo pa kėrshėri.  Dhe pastaj zotėri, na thoni edhe pėr Neot, domethėnė pėr Shoqatėn tuaj.

            – Me kėnaqėsi zotri, tha dhe Ai vazhdoi me furēėn: – Vėrej se intelekti juaj ėshtė pėr t’u lavdėruar. Pėrveē kėsaj, nė ligjėrimin tuaj tepėr elokuent dhe ekuivalente e mendimit elegant, ka tableta tė pashkrira por tė  tretėshme humori.

            Qėnkėrka skllav i kompliancės dhe mjeshtėr i lajkatimeve, – po thosha me vete, kur Ai, rifilloi:

            – Mė lejoni t’u them biri im, se SAMARITANĖT,  janė organizatė Vullnetare e themeluar, nė Angli nga i pėrndershmi VERAH CHOD, pėr tė dėgjuar nė telefon e pse jo, edhe sy mė sy, ata qė duan tė vetėvriten.  Ose thjesht kanė rėnė nė njė gjėndje tė dėshpėruar. Ata organizuan pėr kėtė qėllim njė shėrbim njėzetė e katėr orėsh nė rreth dyqind qėndra nė tė gjithė Britaninė e Madhe dhe punėsuan njėzetė e tre mijė vullnetarė tė kualifikuar ...

            Unė po dėgjoja dhe tė gjitha kėto mė dukeshin motive mobilizuese pėr shlyerjen e gjobės e cila nuk qe gjė fare  krahasuar me pėrvojėn e ardhur nga vėndi i Darvinit, shkencėtarit qė e njeh Planeti pėr SELEKSIONIMIN E LLOJEVE, teori kjo siē edhe kuptohet, tejet frymėzuese pėr pėrshtatjen nė racėn njerėzore.

            – Dhe ju jeni?

            - NEOSAMARITANĖT, - plotėsoi bashkėbiseduesi im. Duke vėzhguar hallet dhe problemet e njerėzve tė cilat, ngjajnė kaq shumė me letrat higjenike. Pse do tė thoni ju, zotėri? Sepse ju tėrhiqni njė pėr tė kryer punė,  ato dalin dy tre, katėr e nė ndonjė rast edhe mė shumė. Tė tilla janė edhe hallet. Sapo mbyllet njė telash, me ‘tė ėshtė hapur edhe njė tjetėr. Kėtu qėndron edhe arsyeja qė iniciativė domosdoshėm njė Shėrbim Anonim Dėgjimi (SH.A.D.)

            Organizata jonė afron sidomos ndihma me telefon. Por edhe sy mė sy pėr tė prirurit drejt VETĖVRASJEVE.

            – Ju kuptova!

            – Ju kujtoj biri im, se jemi ende nė hapat e para. Nė tė ardhmen do tė  kemi edhe njė numėr telefoni pa pagesė tė tipit: 11880.

            – Edhe njė pyetje, zotėri.

            – Urdhėroni!

            – Ju i mėnjanoni, apo i nxisni VETĖVRASJET?

            – Ju kuptova, biri im! Kjo pyetje bėhet pėr tė preēizuar funksionin e organizmit tonė.      Veēse, njė gjė duhet tė vini nė bazė tė asaj pėr tė cilėn edhe mund tė pyesni. Faktin e thjeshtė qė ne s’jemi SAMARITANĖT, por NEOT. Qė do tė thotė se ēdo gjė qė pėrsėritet vjen me spirale. Pėr shėmbėll: Vetėvrasja nė rrugėn PERSEOS 195, kishte kohė qė po pėrgatitej. Madje shtypi nė letėr ka shkuar pėr ‘tė dhe e ka konsideruar si rastin mė klasik nė historinė e re tė vetėvrasjeve. Sepse, siē edhe pohohet edhe nga oponentėt tanė (si djepi i demokracisė qė jemi) edhe nė kėtė fushė, duhet tė tregohemi tė tillė. Mė ndiqni me kujdes ju lutem!

            Njė farė FILIPI PINDESKOPULOS, ėshtė krejt tjetėr ai qė e njohim jo vetėm ne grekėt, por edhe tė gjithė kombet e kulturuara tė Planetit tonė tė Sėmurė, qė quhej FILIPPIDES. Pra ky PINDESKOPULOSI te PERSEOS 195, donte tė bėhej patjetėr Maratonomak, sepse kishte dėshtuar nė tė gjitha fushat me tė cilat qe matur.  Edhe pse qe gjashtėdhjetė e kusur vjeē pėrzgjodh enkas mė tė vėshtirėn. I jepte kėsisoj kuptim edhe hapit tė tij tė mbramė: finales me vetėvrasje. Kėshtu, ai me kokėfortėsi, pa dėgjuar aspak bashkėmoshatarėt pėr tėrheqje,  vajti diku, aty nga Kodrat FILOPAPU. Por pa kryer as pesė a gjashtė kilometra, nga 42 qė duhet tė bėnte, u shtri. Fjeti gjithė natėn dhe tė nesėrmen kur u gdhi, zbriti te kafeneja ku e prisnin romuzet e bashkėmoshatarėve qė ia kishin marrė vesh heroizmin e tij rrėzė Kodrave tė Akropolit. I prekur nė sedėr, ai nuk mund tė duronte atė pėrqeshje. Tė nesėrmen me ēiften e tij, se dikur kishte patur merak gjuetinė dhe ia kishte edhe ngenė asaj, nga qė ia mbante edhe xhepi, ia hoqi vetes.

            – Ku ėshtė kėtu, ndihma juaj zotėri?

            – Hėm! Ju kujtoni se gjėrat janė tamam siē i dėgjojmė?

            – Jo, nuk kujtoj kėshtu, – iu pėrgjigja nė vėnd. Se e ndjeva qė e gjitha kjo ishte njė farsė. Shkaku i vėrtetė duhet tė qe gjetiu.

             – Megjithatė, duke vlerėsuar fantazinė Tuaj (i bėra dhe unė njė furēe) edhe pse e merrja me mėnd qė diē e pa pėlqyer do tė mė bėnte t’a mbyllja celularin, – do tė dėshiroja tė dija problemin e tij tė vėrtetė i cili fshihet aq bukur pas asaj  farse tė mirėmenduar. Tani edhe unė dilja nė personalitetin tim tė parė. Nė atė tė SHKRIMTARIT dhe jo tė UNIT ( TĖ PERSONAZHIT ). Ai shpjegoi:

            – Ky farė FILIP PINDESKOPULOS nuk kishte pasion vetėm gjuetinė. Por edhe bixhozin nė kazino. Nė familje e dinin se shkonte pėr gjueti nė pyjet e AHAJASĖ, (diku nė periferi tė Patrės ). Nė tė vėrtetė ēiften e linte nė hotel dhe shkonte nė KAZINO. Siē merret me mėnd, nė rastin e fundit, kthehet me rrobat e trupit dhe gishtin nė gojė. Kishte lėnė aty peng shtėpinė. Qė do tė vriste veten ishte e vetmja zgjidhje. Por, kapaku i arkivolit duhet tė qe dinjitoz. Shkurt erdhi tek ne qė i dhamė drejtimin te Kodrat e FILOPAPIT pranė Akropolit.

            Mua mė befasoi fantazia e ĒANTĖZIUT. Si thoni, miqtė e mi? Ky tip ishte nisur pėr shkrimtar dhe kishte pėrfunduar nė tallės e varrmihės?  Por, ju lutem ndiqni vazhdimin:

            – Nuk ėshtė fjala vetėm te njė farė FILIPI, biri im, tė cilin e shpėtuam nga njė lloj diskreditimi, jo. Ky u bė preēedent, a si njė pre eminence. Shėmbullin e tij nisėn t’a ndjekin edhe tė tjerė. Jo vetėm vrapues, por edhe politikanė nė moshė tė thyer. Madje, mos qeshni, por siē edhe mund tė keni parė, kanė dashur tė bėhen edhe balerinė. Kulmin e arrin dikush qė e gėnjen mėndja se do tė bėhet shkrimtar nė moshėn shtatėdhjetė e kusur vjeē.

            Ja ku ngrė krye Peronaliteti im i parė dhe jo UNI ( Personazh ). Kėtė frikė kisha dhe u vonuva qė tė mos e dėgjoja. Nė fund tė fundit pse tė mos e mėsoja nga ky tip mendimin e vėrtetė pėr shkrimtarėt qė, pėr njėmijė e njė arsye lėvrojnė krijimtarinė e tyre nė moshė tė thyer?

            Zėri fantazmė i Neosamaritanėve mė nxiste ende tė dėgjoja.

            – Kėta tipa ...

            – Cilėt?- e ndėrpreu unė.

            – Shkrimtarėt  biri im, janė optimist tė pandreqshėm. Tani pėr tani me studimin e tyre po merret njė degė e Shoqatės sonė. Kėtyre biri im, mund t’u afrojmė sponsorizime pėr shpenzimet e librave tė tyre.

            – Me ē’kusht?

            – Tė na propagandojnė ne. Kėto ndihma janė pėr njė tė mesme tė afėrt. Se, pėr njė tė ardhme mė tė largėt, ne u ofrojmė edhe shpenzimet e varrimit qė siē dihet, janė tepėr tė papėrballueshme qoftė edhe pėr njė varr provizor. Se pėr njė tė tillė definitiv, konsiderohet luks i tepėrt. Tė mos harrojmė se jetojmė kohėn e VERESIEVE. Kėto nuk merren vetėm pėr tė mbyllur fundin e muajit. Por kanė filluar tė  bėhen modė edhe pėr funeralet. Dhimbja qė ndjeja pas kėsaj luftonte me dėshirėn pėr t’a flakur tutje celularin. E megjithatė, dora po mė dridhej. Tentimi pėr t’a vėrvitur tutje aparatin, mė tundonte. Ajarin e mbante ende gjallė dėshira e shkrimtarit pėr t’a ēuar deri nė fund analizėn e tipit.

            – Po shpėrblimin pėr zotin PINDESKOPULOS si e morėt?

            – Ishte pako gjė. Njė kioskė e harruar nė periferi tė Athinės, – dhe shtoi: harrova t’u them se Krematoriumi nė Rumani ka ēmimet mė tė lira nė gjithė Europėn.

            Pėrfundimisht, ne ofrojmė shumė pėr shkrimtarėt, mjaft qė ata tė propagandojnė idenė tonė tė VETĖVRASJES. Edhe diēka tjetėr. Kėtu nuk hyn fare njė krahasim qė bėri dikush midis Salierit dhe Moxartit. Se, derisa nuk ka Moxartė,  nuk mund tė ketė as Salierė. Ka vetėm NEOSAMARITANĖ.

            Kuptohet. Ky tip s’e kishte fare haberin pėr GENIN e SHKRIMTARIT qė s’njeh moshė. Aq mė pak tė merrte vesh pėr KUSHTRIMIN E TĖ PARĖVE. Dhe nuk e dinte se mbase njė tjetėr GEN (keqbėrėsi) e udhėhiqte atė nė kėto fėlliqėsira  antihumane me vetėvrasje. Ndėrsa shkrimtarin, nga akumulimi nė dekada e bėn mė produktiv, ashtu si kėta varrpėrgatiturit mė hiena.

            Po mė buēisnin veshėt nga fjalėt: “ka vetėm Neosamaritanė”. Ai jo vetėm qė ishte i vetėdijshėm pėr atė ēka bėnte, por edhe mburrej me ‘tė.

            Thua tė jetė e vėrtetė se tipa tė tillė janė bėrė palė me djallin dhe kalėrojnė me fuqinė e tij djallėzore pėr t’u mbushur mėndjen njerėzve qė tė shesin shpirtin pėr groposjen e trupit?

            Gjithsesi, doja qė me gojėn e tij, tė pranonte vetėdemaskimin. Prandaj e pyeta:

            – Nuk mė thoni z.NEO,  gjithė kėto “bamirėsira”, me ēfarė fondesh i pėrballoni?

            – Fonde... Nuk ėshtė dhe aq e lehtė grumbullimi i tyre. Por, sidoqoftė,  falė dhuratave me...

            – Tė paluejtėshmet?

            – Akrivos. (Egzakt).

            – Domethėnė banesat qė lėnė tė vetėvrarėt?

            – Eh...  Jo tamam ashtu, por edhe kėshtu.

            – Po pėr shkrimtarėt?

            – Siē e thamė, pak a shumė.

            – U bleni shpirtrat pėr tė groposur trupat.

            – Eh...! Jo tamam ashtu, por edhe kėshtu.

            Pas kėsaj, s’kisha jo vetėm durim, por edhe nojma pėr tė vazhduar bisedėn me atė njeri dhe..., me atė celular qė: sikur ky tė ishte fajtori e flaka tutje me forcė dhe celulari ra nė kėmbėsoren pėrballė.

            Dikush, qė kishte pėsuar tė njėjtin dėnim-kontravajtje me fletėn e tij tė gjobės dhe celularin tim nė dorė, erdhi dhe mė tha:

            – Ky celulari juaj paska qėlluar i fortė, – dhe m’a la atė mbi letrėn qė mbaja ende nė pėllėmbė. Pastaj, me pamjen e tė penduarit, shtoi: – Si thoni?  Jeni pėr vajtjen tani nė rajonin e policisė qė ėshtė kėtu pranė dhe tė paguajmė gjobėn? Shpėtojmė kėshtu gjysmėn e vlerės sė saj? E mbase mund tė na japin edhe targat?

            Mua vetėm tani mė erdhi nė vėnd fytyra e egėrsuar dhe buzėqesha njėkohėsisht duke e falėnderuar tė panjohurin. Tani kisha dalė nga lėkura e shkrimtarit (personazh) dhe isha qytetari shofer qė ka thyer rregullat e qarkullimit. Dashamirėsia e kėtij njeriu mė uli plotėsisht nervat edhe pse ende e kisha njė mėdyshje shkaktuar nga frymori ME ĒANTĖ TĖ ZEZĖ.

            Tjetri e kuptoi gjėndjen time dhe si tė njiheshin prej kohėsh, shtoi ėmbėlsisht:

            – Nuk u pėrmbys bota e as u nxi dielli. Njė kondravajtje kemi bėrė.

            – Jo po... do tė vrasim veten, nuk e sheh?

            – Ē’thoni kėshtu,  zotėri? Si u vritkėrka vetja pėr njė gjė kaq qesharake?!?  Europa (nė Greqi kjo fjalė ėshtė ende e rrėnjosur si mentalitet sikur tė mos bėnin pjesė nė Bashkimin Europian) – pra, Europa tė dėnon edhe vetėm pėr njė bisht cigareje tė hedhur gabimisht nė rrugė e jo mė tė hypish makinėn nė trotuar siē kemi bėrė ne tė dy.

            ... U nisėm si dy bashkėfajtorė pėr nė rajonin e policisė. Nė mėndje vinin e plekseshin shumė gjėra: Kazakistani, Uoll-Striti Milienumi i Ri, dhe ja tani Maltusėt*) e rinj me emrin tingėllues: NEOSAMARITANĖT.  KĖTA DON KISHOTĖ E BISNESMENĖ - MASHTRUESA tė mijėvjeēarit tonė.

 

            * * *

            Te kryqėzimi kaloi njė auto-ambulancė. Sirenat e saj u tretėn tutje. Ndėrkohė trafiku ne tė gjitha drejtimet, u ndėrpre. Njė polic qė vėzhgonte kalimin e mjeteve dhe ndėrrimin e shenjėdhėnėsave rrugorė,  u vetėvu nė drejtim. Me bilbilin e tij, bllokoi tė gjitha lėvizjet dhe lejoi vetėm kalimin e makinave tė dasmės, boritė e tė cilave binin me TRIUMF. Se nė mesin e tyre ishte... Kush?

            AJO:
            NUSJA,
            GĖZIMI,
            DASHURIA
            dhe...

            DJEPI I JETĖS!

            ————————————–

            Paramnezi*) = Pėrzierje e realitetit me trillin artistik

            *) Malthus Thomas Robert: (1766 – 1834 ) Ekonomist dhe klerik angles. Ishte ndėr themeluesit e Shkencės sė Ekonomisė Politike. Ishte i njohur pėr teorinė e tij, siē edhe ėshtė parashikuar nė Essay on Populacion (1798 ), sipas sė cilės,  ritmet e rritjes sė popullsisė, priren tė jenė nė shpėrpjestim me rritjen e mjeteve tė jetės. Masat pėr tė mbajtur nėn fre rritjen e popullsisė, nėpėrmjet pengimit tė shtatzėnėsisė, janė tė domosdoshme pėr parandalimin e katastrofės.

 

Athinė, 1, Janar, 2019!

 

 (1)