Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - NĖPĖR BRIGJET  E KUJTESĖS

Shkruan: Xhevahir CIRONGU

      

NĖPĖR BRIGJET  E KUJTESĖS

 

 

 

Librin me poezi tė autorit Adem Zaplluzha, "Nėpėr brigjet e kujtesės"  mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

(E falėnderojmė pėrzemėrsisht autorin)

 

 

            Poeti qė shtegton brigjeve tė kujtesės

 

            Duke udhėtuar nėpėr fushėn e gjerė tė krijimtarisė sė poetit kosovar, tashmė i mirėnjohur dhe i lexuar si nė rrafshin gjeografik nė tė gjitha trevat shqipfolėse; Kosovė, Shqipėri, Maqedoni, Mali i Zi, por ai ka bėrė qė me poezinė e magnetizuar qė i buron nga shpirti tė mirėpritet dhe tė respektohet edhe nė vendet e tjera tė Ballkanit, por e nė disa shtete tė Evropės. Madje, edhe i pėrkthyer nė gjuhėt retrospektive nė ato vende ku poezia e tij ėshtė mirėpritur e lexuar nga lexuesi qė e ndjen me shpirt vargun poetik. Vetė poeti nuk kėnaqet pėr ē’ka ka shkruar. Ai merr penėn e ulet mbi fletėt e bardha duke ‘’mbjellė’’ farėn e vargut tė poezisė. Poezia e Ademit tė ngroh kur e lexon atė. Ajo ka ndjeshmėri, tė jep frymėmarrje, ka vlagun e shpirtit tė vetė poetit; dhe si e tillė ajo hyn si valėt e padukshme kozmike pėr te lexuesi. Kohėt e fundit u botua edhe njė libėr me pėrmbledhje nga gjithė autorėt e kudondodhur,tė cilėt ata kanė  sjellė vlerėsimet e tyre nė kėndvėshtrime tė ndryshme vlerėsuese rreth poezive tė poetit kosovar Adem Zaplluzha. Libri me titull aq domethėnės ‘’Kosmogania e njė poeti Kosovar’’, ėshtė njė dėshmi reale dhe si e tillė nuk do komente, sepse poeti ka ngritur ‘’mbretėrinė’’ e tij krijuese letrare me filtrin e punės sė vargut poetik. Si rrjedhojė e kėsaj, ai  rend si njė ‘’Marathonomak’’ duke botuar deri tashmė mbi 130 tituj libra me poezi. Kush ėshtė ai poet kaq prodhimtar e cilėsor qė ka botuar njė gamė titujsh librash me poezi !? Askush. Poeti Adem Zaplluzha, jo vetėm nė Kosovė, Shqipėri, por ai tashmė ėshtė i njohur dhe i  botuar edhe nėpėr Evropė e gjetkė  nė mediat e shkruar e atė elektronike. E bėmė kėtė parantezė, sepse poeti ėshtė nė lėvizje tė vazhdueshme, dhe si i tillė  sjell pėr lexuesin e poezisė njė libėr befasues, me vargje tė gdhendura nėpėr brigjet e kujtesės sė tj. Edhe titulli ‘’ Nėpėr brigjet e kujtesės’’ tė zgjon vetė kujtesėn e ndjenjat e tė ēon diku larg pėr tė rrokur brigjet e reja tė asaj kujtese, qė ėshtė nė rritje dritėjete. Autori e ka ndarė nė tre nėntituj kėtė vėllim tė ri me poezi. Cikli i parė ‘’Njė daulle e vjetėr’’, e dyta ‘’Edhe pas ikjes sė yjeve’’, e treta ‘’ Dryni i heshtjes’’.  Pavarėsisht nga nėnndarja,ata kanė njė lidhje organike me njėra- tjetrėn, tė cilat formatizojnė nė njė tė vetme tėrėsinė e trungut tė  kėtij vėllimi.

            ‘’Respekti ėshtė gjė e mrekullueshme: Bėn qė ajo ėshtė e shkėlqyeshme te tė tjerėt, tė na takojė edhe neve’’. VOLTERI!    

            Duke marrė shkas edhe nga kjo thėnie e Volterit, pra, poezia e Adem Zaplluzhės, tashmė ėshtė bėrė  pjesė shpirtėrore e tė gjithėve.

            Pėr ta ndjerė vargun poetik, por edhe tė ulesh brigjeve tė atdheut, tė dashurosh malet, lumenjtė ,njerėzit, tė afėrmit qė prehen tė qetė nė jetėgjatėsinė e pavdekėsisė nėn dhe, poeti e shpreh me dhimbje, por e me krenari dashurinė pėr njerėzit e vendlindjen. Ky mesazh plot dritė na jepet nė gjithė koloritin e poezive tė librit qė mban titullin ‘’Nėpėr brigjet e kujtesės’’.

 

‘’Njė nga njė po mė lėnė njerėzit

Njė mėngjes herėt,

Mė iku babai pa u pėrshėndetur!

Po largohen edhe zogjtė mėrgimtarė

Vetėm atdheu

Mė pėrshėndet si njė nuse besnike’’...,

  

            Poeti fal gjithė dashurinė e tij tė brishtė ndaj prindėrve. Ai e ndjen dhimbjen e largimit tė  tyre nė ēdo sekondė tė jetės sė tij. Dhimbje nė shpirt pėr babėn e nėnėn zemėrbardhė. Zemra e poetit ‘’flet’’ nė ēdo ēast, saqė e pėrshkruan edhe me kėto vargje, ndryshe s’ka se si tė ndodhė ndryshe. Nėpėrmjet vargut ai shėron plagėt e shpirtit, largon atė dhimbje e mall qė i zhurit shpirtin, edhe pse kanė kohė qė janė larguar nga kjo jetė. Pra, nė vargjet e poezisė, Ademi ka gjetur qetėsinė shpirtėrore, por edhe shpresėn pėr jetėn. Si rrjedhojė e kėsaj kujtese, poeti flet me njerėzit, mbjell dashuri nė zemrėn e tij , por edhe tek tė tjerėt. Ai na jep mesazhe tė qarta nė gjithė vėllimin e paraqitur me kėtė sigėl buēet poezish: Gjithmonė pėr poetin dhe lexuesin e vargut tė poezisė do ēelin bisqe lastarė lumturie.

 

‘’Dikur mė vonė papritmas

Mė la edhe nėna,

Edhe ajo iku diku pa u pėrshėndetur!

Mė mbetėn vetėm degėt e gėshtenjave,

Dhe hija e njė molle tė vjetėr

Qė rritet nė shpirtin e atdheut

Ju thashė se njė nga njė po mė lėnė njerėzit’’...,

                                                     

            Poeti ngre shumė pikėpyetje me veten e tij, por  kėto  s’janė vetėm pronė e tija, ata janė pjesė edhe e njerėzve tė tjerė, tė tė gjithė shoqėrisė njerėzore. Nė poezinė me titull ‘’ Edhe perėnditė zgjohen nga letargjia’’, duket hapur kjo thirrje e brendshme e poetit qė na drejtohet me kaq zell pėr tė nesėrmen, pėr atė dashuri tė shkrira nė njė tė vetme me trupin e natyrės sė atdheut. Ai flet pa pushim me anėn e vargut tė shkruar, e s’ndalet, por mendon vetėm pėr tė nesėrmen mė tė mirė, qė ky rrugėtim tė pikėtakohet  nė brigjet e kujtesės sė djeshme e tė ardhshme, tė rrezatojė si drita e diellit pranveror nė ēdo zemėr njerėzore. Ai fluturon mes malesh me borė, kuvendon me rrjedhėn e burimeve,prek degėt e plepit e tė lisave nėpėr monopate e korije, dėgjon kėngėn e bilbilave nė degėt e pemėve, por edhe tingullin e ēiftelisė e tė lahutės nė gryka malesh, aty nė ato gryka qė janė zhvilluar beteja historike pėr tė mbrojtur vatrat tona stėrgjyshore, pėr tė mbrojtur atdheun e lirinė nga pushtuesit.

            Dashuritė ecin si njė e marrė e s’ndalen brigjeve tė atdheut,nėpėr dallgėt e detit Adriatik e Jonian,nga Mitrovica, Presheva, dhe ndalin te kėnga e Grykės sė Kaēanikut. Pra,vargu ka edhe karakter historik e metaforike. Dhe, poeti Adem Zaplluzha e shpreh kėshtu me kėto vargje nė poezinė tė titulluar ‘’Edhe perėnditė zgjohen nga letargjia’’...

 

            Pjesė nga parathėnia e librit "Nėpėr brigjet e kujtesės"

 

Durrės, shkurt 2015

 

 

Poezi nga libri i autorit Adem Zaplluzha"Nėpėr brigjet e kujtesės"

 

 

NĖPĖR ZGĖRBONJA LISASH FRYNĖ VERIU

 

Ėshtė koha e shirave...,

Nėpėr zgėrbonja lisash frynė veriu,

Pemėt e lėnduara qajnė me ngashėrim

Kjo vjeshtė e sivjetme paska ngecur nė baltė.

 

Ethet e drurėve kurrsesi s’pushojnė

Si mjegullat rėnkojnė metaforat,

Ky shi i kaltėr i stinės

Sa shumė po i pėrngjan shpirtit tė Jonit!

 

Ulur mbi kujtimet e mollėve

Njerėzit nga frika i shpikin perėnditė,

Pėrrenjtė s’ndalen duke vėrshuar

S’ndalen as vėrshimet e mendimet tė liga.

 

Njė njeri si njė deve e thinjur

Kalon nėpėr urat e thyera tė qytetit

E shiu i ēmendur nuk din tė ndalet

Nėpėr ullukėt e kujtesės rrjedhin mendimet

 

 

FLOKĖZAT E SHPRISHURA TĖ BORĖS

 

Si statujat e mermerta

Qėndroj pėrballė kėsaj furtune;

Njė pasqyre e madhe prej uji

Bisedon me flokėt thinjura tė shirave.

 

Pandalshėm rrjedhin lumenjtė e kujtimeve,

Nėpėr sythat e degėve tė thyera

Veē ka zėnė vend shtreza e acartė

Ky dimėr i mbrapshtė herėt filloi sivjet.

 

Nga jugu po fryn veriu ogurzi 

Po mėrdhinė gjymtyrėt e drurėve,

Kėpucėt nė grevė urie

Nuk hanė s’flenė as nuk pinė.

 

Mbi ēatitė e rėnduara nga skamja

Me rrėmbim po reshin ,

Flokėzat e shprishura tė dėborės

Era e tėrbuar po i kafshon kallkanėt.

 

Shitėsit e gazetave kot bredhin rrugėve

Pjalmi i tė ligave si sėmundja pjalmon,

Njė borė e kuqe si para pesė dekadave

Edhe sivjet po i mbulon ēatitė e skamjes.

 

 

MBRĖMĖ ISHA MES DY ZJARREVE

 

Ēdo e keqe po mė zė ndėr kėtė kapelė

Kėmisha ime e shqyer!

Po i pėrngjan flamujve tė grisur

Tė atdheut tim

Po i pėrngjan zėrit tė mallkimit.

 

Mbrėmė isha mes dy zjarreve

Njėra ta kallte datėn,

Kurse tjetra ēmallej me ēmendin e etjes

Ngjante me skamjen nė lagjen e evgjitėve.

 

Te varret e vjetra tė qytetit

Si nė ndonjė ėndėrr tė lashtė,

Po dėgjohen zėrat e qyqeve

Dėnesin edhe drurėt gjetherėnės

Si nė kohėrat e luftėrave po dėnesin rrėnjėt.

 

Vonė kuptova se zėrat e njerėzve

Pėrzihen me ato tė lukunive.

Befasisht ndjeva

Se sa tė hidhura

Qenkan lotėt e qenve endacakė.

Kur pėrmallshėm vajtojnė,

Jetėn e tyre qenēe rrugėve tė qytetit.

 

 

PĖRHERĖ I PĖRNGJAJE UJIT

 

Tė thashė njėherė se befas erdhe

Por, edhe mė befasisht u largove! 

Pėrherė i pėrngjaje ujit,

Kurse duart e tua tė lėngėta

Po e pėrqafojnė erėn.

 

Ishte ditė ose natė e sertė

Ti as nuk qaje

As nuk kėndoje serenatat e tua.

Zėri yt i ngjante zėrit tė shiut

Kurse ti e tėra

I ngjaje gjymtyrėve tė ajrit.

 

Qė tė dy sė bashku ishim

Nė teatrin e mallkimit antik,

Ti kėndoje nė korin e mjellmave.

Kurse unė nė prapavijė

E mbaja ison e trishtimit.

 

Dhe kurrė mė nuk e dėgjuam

Zėrin e kambanės

Kisha ishte shndėrruar nė shėtitore.

Kurse njerėzit nė statuja tė mermerta

Qanin si shirat e vjeshtės sė qytetit tim!

 

 

MĖ KUJTOHET KY RRAP I VJETĖR

 

Tė gjitha kėto mure tė lagshta

Kanė nga njė emėr asnjanės nė pasqyrė.

Dora ime e lodhur,

Sonte po i pėrngjan statujave tė teatrit antik.

 

Njė shi i ēmendur po i lag

Trishtueshėm po i lag muret e rrėnuara,

Disa hije gladiatorėsh me cerber

Na presin te portat e pasme tė Ferrit.

 

Jashtė mendjes sonė i dėgjojmė zėrat e erės

Na kujtohet kur ky rrap i vjetėr;

Dimrave tė acarta fshihej pas drurėve

Dhe pėrherė e pėrkundte djepin tonė tė thyer.

 

Bora s’ishte e bardhė nė kohėrat e hershme,

As qė na kujtohet se ēfarė ngjyre kishte?!

Por e dimė qė ishte e acartė

I ngjante kallkanėve,

Tė ēative tona tė rrėnuara.