Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 4 - NĖPĖR GJYMTYRĖT E MJEGULLAVE

Shkruan: Adem ZAPLLUZHA

      

NĖPĖR GJYMTYRĖT E MJEGULLAVE

 

Librin me poezi tė autorit Adem Zaplluzha, "Nėpėr gjymtyrėt e mjegullave"  mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

E falėnderojmė pėrzemėrsisht, krijuesin e palodhur dhe poetin e madh, A. Zaplluzha, pėr kėtė kontribut tejet tė ēmuar, pėr  veprimtarinė e tij shumė humane, duke ua ofruar lexuesve tė nderuar, edhe kėtė libėr, pėr shkarkim  falas.

 

 

 

 

 

ME ZĖRIN E TRISHTĖ TĖ ERĖS

 

Ishte natė

Sapo i prekėm tingujt e shiut

Ia behėn hingėllimat e mjegullave

Vetėtimat si nė ndonjė baladė tė vjetėr

Zunė tė vetėtinė

Nėpėr fushat e verbėta

 

Sėrish nata nuk pushon

Dėgjohen lehjet e kometave

Nėpėr shuplakat e fjollave

Dynden retė e dyshimta

 

Hėna rri ulur

Nė mendimet e meteorėve

Rri ulur

Dhe i shkulė flokėt e argjendta

 

Nuk prajnė as uturimat e qiellit

Yjet endacak

Bredhin prej njė ane

Nė anėn tjetėr tė imagjinatės

Nata e dehur

Me njė gjym prej argjile tė pjekur

Nuk i ndalė serenatat

E posa tė nisura tė njė nate

 

Shkeli mbi ėndrrėn e barit tė fishkur

Mėngjesi dhe vesa kolliten

Kanė filluar tė kolliten

Edhe fushat

Lumėbardhi ulur mbi gurin

E mallkimit

Bisedon me zėrin e brishtė tė erės

Dhe i thėrret tė reshurat 

 

 

 

DO E MARR DYNJANĖ

 

Njė ditė ndoshta tė mėrkurėn

Kur mė nuk kthehen

Shirat nė gjumin tim

Do i marr ėndrrat e mia

Dhe do dal nė rrugė ta marr dynjanė

 

Njė ditė kur etjet ngopen

Me trishtimin tim

Domosdo do i mbushi xhepat

Me mjegulla tė bardha

Dhe sėrish si kryqin tim

Do e marr dynjanė

 

Nė kėtė portret tė vjetėr

Mė kanė mbetur vetėm kujtimet

Si vegimet e largėta

Vegimet mė paraqiten nė gjumė

Unė veē kam dal nga lėkura ime

Dhe s’di mė se ku jam

 

Ikona e vjetėr nė murin e kishės

Mbi njėqind vjet gjallė mė mban

Por sėrish dhe sėrish

Nuk jam i rehatshėm

Si mund tė jetoj

Pa e marr nė sy dynjanė

 

 

 

BUNACA

 

Hijet janė po ato hije

Me sajesa tė njėjta

Siē ishin dikur mendimet e mia

Kur zbresin nė fund tė gotės

Nuk thyhen shikimet e erės

 

Dehen me njė kupė verė

Dhe se njohin askėnd

Kur gjunjėzohen makthet

Por sėrish janė hije

Qė u pėrngjajnė kukullave tė dyllta

 

Njė kalė i egėr

Vrapon nėpėr gjelbėrimet e luadheve

Njerėzit prej druri i shalojnė hijet

Mėgojėzat pėrtypin ashtin e lisit

Nga sytė e kaut  tė moshuar

Si trishtimi pikon nostalgjia

 

Njė milingonė e verdhė

Kalėron mbi flokėt e mėndafshta

Tė hėnės lakuriqe

Nė shpirtin e lodhur tė anijes

Bunaca pėr herė tė fundit

E lėshoi spirancėn e fjalėve

 

 

 

PO QAN NJĖ ARI I MURRMĖ

 

Ėshtė njė dimėr i gjatė

E i pėshtirė

Era i ka hipur kallkanėve

Dhe i shalon mjegullat e hirta

 

Jashtė mureve tė dhomės

I ka shtrirė duart acari i ngrirė

Degėt sajojnė

Njė tregim pėr pranverėn

 

Njerėzit shkelin mbi sintagma

Dhe disa herė nė ditė

Si buajt nė zgjedhė

I ripėrtypin fjalėt e veta

 

Mes parathėnieve tė shiut

Murrlani bisedon

Me ashtin e njė varri

Varrtarėt i ka zėnė njė gjumė i rėnd

 

Mbi njė degė tė thyer ulliri

Po qan njė ari i murrmė

Pjalmi i borės

Luan tangon e parė me kėtė dimėr 

 

 

 

KĖTU NĖ BALLKAN

 

Ky shi imcak

Mbase nuk ėshtė i fshatit tim

Kush e di se nga ėshtė nisur

Bredh tok me mjegullat e verdha

Mbi flokėt e gjelbėrimit

 

Netėve tė vona e tė pėrgjumura

Kur flenė kėndesat

Stėrkalat zgjohen jerm

Dhe ecin mbi ēatitė e rrėnuara

Ecin deri nė fund tė njė sintagme

 

Njerėzit kalojnė kokulur

I kanė humbur tė gjitha shpresat

Ecin si bohemėt nėn urat

E thyera tė Lumėbardhit

Pambarimisht

Ecin nėpėr kujtesėn e ujit

 

Kur ikin dimrat

Kėtu zė fill e bie njė borė e kuqe

Muret e rrugicave tė ngjyrosura

Me ngjyrė tė zezė dheu

I hapin arkapitė e mbyllura

 

Atje tej bjeshkėve

Duket qartė se si ecėn pranvera

Ecėn me flokėt e shprishura

Kėtu nė Ballkan

Sa ora ndryshojnė stinėt

Pėr tė mirė ose pėr tė keq

 

 


KUR IKIN ZOGJTĖ

 

Po mė hanė ky qiell i huaj

Ethet e kėsaj nate

Kurrsesi s’paskan tė ndalur

Nga shija e njė molle tė thartė

Mė janė mpirė dhėmbėt

 

Vapa po i kafshon dhėmballėt e erės 

Brenda kėsaj dhome

Ka hyrė njė dimėr i huaj

Cila na qenka kjo stinė

Qė kaq shumė po i pėrngjan kallkanėve

 

Njė plep mbeti pa asnjė gjeth

Po ikin edhe ēafkat

Me mjegullat

Nėna ime po ikin mėllenjat

Nga fushat e kalbura tė kujtesės

 

Kosa e topitur bisedon me barin

Sytė e verbėt tė degėve lotojnė

Dėnesin rrėnjėt tok me rrėshirėn

Kėsaj rruge tė huaj nė xhepin tim

I paskan ikur zogjtė prej argjile

Prishtinė, 27 mars 2014

 

 

 

DEHJA DHE ASKUSH TJETĖR

 

Nėn hijen e njė peme tė moēme

Pash siluetėn time

Flokėt e thinjura tė trishtimit

Ngarkuar me lot

Pash edhe hėnėn e molisur

Duke ēapitur nėpėr degėt e mjegullave

 

Ishte njė natė e ngarkuar me mall

Ti ishe nė qytetin tėnd

Kurse unė nėpėr kafenetė

E qytetit buzė kalasė

Unė gota e dehur e verės

Dhe askush tjetėr pranė tavolinave

 

Njė valle e lashtė lozej skutave

Gishtat e mia prej nikotine

Kruanin syrin e sėmurė tė hėnės

Kjo natė e esėll

Qenka fundosur si titaniku

Nė gotėn e dehur tė dėshpėrimit

 

Askush nuk ma zgjat dorėn

Edhe dehja rri pranė tavolinės me mua

Dehja dhe askush tjetėr

Nata e gjatė sa njėqind vjet qensh

Po i pėrtyp ndjenjat e mia tė verbėta

 

Poezi nga libri "Nėpėr gjymtyrėt e mjegullave"