.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Meditime - Nėse mė parė s'je njeri, kurrė mos ke qėllim pėr tė qenė diēka...

Shkruan: Daut DEMAKU

        NĖSE MĖ PARĖ S'JE NJERI, KURRĖ MOS KE QĖLLIM PĖR TĖ QENĖ DIĒKA...

 

       "Secili mendim, secila ide, secili plan e qėllim ėshtė njė lloj i vėrtetė sikurse ėshtė e vėrtetė dora dhe zemra nė trupin e njeriut".  Prandaj, pasi qė secili mendim e ide janė tė vėrteta, siē janė tė vėrteta organet e dukshme tė trupit t ė njeriut, para pėrdorimit tė terapisė lutėse duhet "ta pastrojmė" mirė e mirė shtėpinė shpirtėrore nga tė gjitha elementet negative tė shtresuara nė kėndet e asaj shtėpie. 

       


            Lutja shkencore ėshtė temė delikate pėr shqyrtim dhe, nė mjedisin tonė, zgjon asociacione kundėrthėnėse. E para, pėr shkak tė njė mendimi dominues qė "ka fituar tė drejtė qytetare" se lutja i takon vetėm sferės fetare dhe me nocionin "lutje" nėnkuptohet ēdo gjė qė ka tė bėjė me ritualet e besimeve tė ndryshme. E dyta, secili qė merr guxim tė merret me shqyrtimin e kėsaj teme, paraprakisht e dėnon vetveten tė mbajė mbi kokė epitetet aspak mirėnjohėse qė pikėtakohen me sharlatanizėm, diletantizėm e "izma" tė tjera. E treta, pak kush do ta kuptojė seriozisht efektin pozitiv tė lutjes shkencore e shumė sosh janė tė gatshėm tė akuzojnė pėr shitje tė mjegullės e tė tymit.

            Por, pavarėsisht prej opinioneve momentale ndaj nocionit "lutje", pėrpunimi i kėsaj teme nė mėnyrėn sa mė tė qartė dhe sa mė popullarizuese, ėshtė me dobi tė shumėfishtė, prandaj po vazhdojmė ecjen e shkallėshkallshme.

            E para: ē'ėshtė lutja shkencore?

            Lutja shkencore nuk ėshtė asgjė tjetėr, pos njė varg i pohimeve pozitive. Lutja ėshtė dėshirė.

            Vetėm ky pėrkufizim i lutjes shkencore na jep tė drejtė qė me kėtė temė tė merremi nė mėnyrė serioze, sepse ėshtė thėnė sa e sa herė se mendimet pozitive, nė asnjė rast e nė asnjė rrethanė nuk sjellin ndonjė dėm, por, pėrkundrazi, gjithmonė ndikojnė nė realizimin e shėndetit tė pėrkryer, suksesit dhe tė lumturisė njerėzore (Zaten, pikėrisht nė kėtė fakt qėndron fuqia ēudibėrėse e mendimeve!).

            F. Bekoni thotė: "Dija ėshtė fuqi". Prandaj e kemi pėr detyrė tė bėjmė pėrpjekje e tė hedhim pak mė shumė dritė nė njohjen e kėsaj fushe, por do tė arrijmė mė shumė e do tė ecim mė lehtė, nė qoftė se marrim edhe nga "magjja" e tė tjerėve. 

            "Lutja paraqet idenė e formuar tė njė gjėje qė dėshirojmė ta realizojmė. Ajo ėshtė dėshirė e sinqertė e shpirtit tė njeriut. Kėshtu qė secila dėshirė njėherėsh ėshtė edhe lutje. Deri te paraqitja e saj vjen nė bazė tė nevojave mė tė thella tė njeriut dhe ajo zbulon synimet deri atėherė tė fshehura", thotė Xh. Marfi.

            Por duhet pasur parasysh se detyrė e parė e njeriut, i cili vetes ia bėn terapinė me lutje, ėshtė qė ta zgjedhė idenė, planin ose pėrfytyrimin qė dėshiron ta pėrjetojė. Pastaj bėn ēdo gjė qė tė jetė i vetėdijshėm pėr aftėsinė e vet, qė kėtė ide t'ia pėrcjellė ndėrdijes sė vet, nė atė mėnyrė qė tė ndiejė e tė besojė se gjendja e paramenduar paraqet realitet. Po qe se i mbetet besnik qėndrimit tė tij mendor, lutja do t'i plotėsohet. Pra, terapia lutėse paraqet veprim saktėsisht tė caktuar mendor, me qėllim tė caktuar saktėsisht. Tė paramendojmė se me ndihmėn e terapisė lutėse arrini tė shėrbeheni, pėrkatėsisht tė liroheni nga ndonjė problem. Do tė niseni nga fakti se vėshtirėsia e sėmundja ėshtė pasojė e mendimeve negative tė ngarkuara me frikė dhe tė vendosura thellė nė ndėrdije. Po qe se ju shkon pėr dore ta lironi ndėrdijen nga kėto farė mendimesh, atėherė do tė liroheni edhe nga problemi". 

            Ėshtė me interes t'i shohim parakushtet, po: (pikėrisht) parakushtet qė lutja shkencore tė jetė efektive. Sepse, ėshtė thėnė, ēdo gjė e keqe rrjedh nga moskuptimi, nga mosdija, nga tė kuptuarit e gabuar tė jetės, nga tė keqpėrdorurit e ndėrdijes. 

            Por cilat janė kėto parakushte, qė largojnė mosdijen dhe tė kuptuarit e gabuar tė jetės?
            Pėrgjigjja e shkurtėr do tė ishte: qėndrimi ynė negativ! Kurse shpjegimi mė i gjerė, mė i plotė i qėndrimit negativ, i padijes dhe tė tė kuptuarit tė gabuar tė jetės, kėrkon njė pėrpunim tė elementeve tė veēanta.

            Bazė ose pikėnisje pėr tė kuptuar vlerėn reale tė pengesave ose elementeve qė pengojnė jetėsimin e lutjeve shkencore, ėshtė ky konstatim: "Secili mendim, secila ide, secili plan e qėllim ėshtė njė lloj i vėrtetė sikurse ėshtė e vėrtetė dora dhe zemra nė trupin e njeriut". 
            Prandaj, pasi qė secili mendim e ide janė tė vėrteta, siē janė tė vėrteta organet e dukshme tė trupit t ė njeriut, para pėrdorimit tė terapisė lutėse duhet "ta pastrojmė" mirė e mirė shtėpinė shpirtėrore nga tė gjitha elementet negative tė shtresuara nė kėndet e asaj shtėpie. 
            Tė gjitha hidhėrimet, tė gjitha shqetėsimet, urrejtjet, zilitė, kritikat janė pengesa serioze tė jetėsimit tė lutjes dhe tė gjithė ata qė duan ta pėrdorin terapinė lutėse, duhet tė heqin dorė nga pėrdorimi i kėtyre helmeve personale, qė e lėndojnė dhe e sjellin buzė shkatėrrimit edhe trupin, edhe shpirtin.

            Kritika. Ėshtė veti shumė e pėrhapur dhe shumė e dėmshme. Kritikė sa mė pak ose, nėse ėshtė e mundur, tė mos pėrdoret fare. Sepse Vatsoni thotė: "Kur ne duam tė analizojmė njė individ tjetėr, e kemi tepėr tė lehtė tė gjejmė tek ai plot tė meta, arsye pėr ta qortuar, sesa motive pėr ta lavdėruar. Por, shumė rrallė e vėmė veten nė tė njėjtėn pozitė me individin kur ai e ka bėrė atė lloj gabimi, duke e pyetur veten me sinqeritet: "Si do tė kisha vepruar unė nė tė njėjtat rrethana tė atij individi?" Nė qoftė se ju do tė studioni historinė e gjinisė njerėzore, do t'ju merren mendtė kur tė mėsoni se nga sa bukuri ka qenė e privuar bota pėr fajin e vetėm tė kritikėve. 

            Prandaj duhet pasur gjithnjė parasysh se ēfarėdo veprimi tė kryejė njeriu, ai ka pėrshtypjen se ka vepruar sipas tė drejtės sė tij. Dhe, nė asnjė rast, nuk do tė pranojė kush se ka bėrė njė tė keqe tė madhe, sepse nė atė rast, nė ato rrethana e kushte shpirtėrore, nuk ka pasur mundėsi tė veprohet mė mirė. Fundja, kush e do kėnd mė shumė se njeriu vetveten dhe ky individ qė e do vetėm njė mijė herė mė shumė se ti qė e kritikon, po tė dinte dhe po tė mundte, pėr ēfarė arsye nuk do tė vepronte mė mirė e mė drejt se qė ka vepruar?

            Pse kritika ėshtė aq e dėmshme? Sepse e plagos njeriun nė atė pikė qė e ka mė tė shtrenjtė: nė ndjenjėn pėr t'u dalluar, pėr t'u dukur. Pėr t'u vėnė nė plan tė parė. Pėr t'u paraqitur nė skenė i ndriēuar plotėsisht. Prandaj mos e humbni kurrė nga sytė kėtė ndjenjė instinktive, tė pėrgjithshme, qė dremitet te ēdo individ, tek unė, te tė gjithė, edhe pse disa nuk duan ta pranojnė.
            A ėshtė e vėrtetė se ndjenja mė e shtrenjtė e njeriut ėshtė pėr t'u dukur, pėr t'u dalluar?
            Frojdi thotė: "Dėshira pėr tė qenė i madh, me nevojėn seksuale, ėshtė njė nga shtytjet mė tė mėdha tė aktivitetit njerėzor".

            Prandaj, para lutjes shkencore duhet tė harrohet tėrėsisht ky ves i tė kritikuarit vend e pa vend, kohė e pa kohė. Ky burim i helmit, qė mbush trupin dhe shpirtin tuaj, por qė, nė tė njėjtėn kohė, helmon edhe tė tjerėt.

            Pėrgojimet. Shprehia e keqe e tė pėrgojuarit, gjithnjė me konotacione negative, duke bėrė pėrpjekje pėr t'i nxjerrė tė palarat, tė qena e tė paqena, tė dikujt pėr tė treguar shkallėn e pastėrtisė sate, ėshtė njė rrethanė tjetėr qė rritė deponimin e helmeve shpirtėrore. Marfi thotė: "Ndoshta ndaj shokut tė punės keni mirėkuptim dhe silleni mirė ndaj tij, por sapo jua kthen shpinėn, filloni tė flisni e tė mendoni pėr tė si ėshtė mė keq. Prandaj kėto mendime kanė efekt shkatėrrues pėr ju. Mendimi qė keni pėr dikė ėshtė mendim juaji, sepse ju e mendoni. Mendimet janė krijuese, prandaj ēdo gjė qė e mendoni dhe e ndjeni pėr tė tjerėt, bėhet pjesė e pėrvojės suaj vetjake, sepse pėrmes veprimit tė ndėrdijes, mendimet tuaja materializohen nė realitetin tuaj".

            Urrejtja. "Mos urreni askėnd, - thotė H. Boksi, - sepse ndjenja juaj e urrejtjes nuk dėmton pothuajse kurrė (o shumė lehtėsisht) armiqtė tuaj: por bie mbi veten tuaj, duke ju bėrė tė trishtuar, tė shqetėsuar, tė inatosur: jua helmon gjakun e jua vjedh njė pjesė tė madhe tė energjive tuaja jetėsore: ato energji do tė mund t'i pėrdornit nė dobinė tuaj nė mėnyrė krejt tjetėr. Nė kėtė drejtim do t'ju them tė keni dinakėrinė e egoizmit pėr tė mos urryer askėnd. Do ta kurseni gjendjen tuaj shpirtėrore".

            Mirėkuptimi ose falja. Gjithkund pėrreth nesh gjenden njerėz me veti tė papėrshtatshme. Njerėz krye mė vete, tė tėrhequr, madje edhe tė tillė me ērregullime psikike. Fjala ėshtė pėr personat me sėmundje psikike, pėr ngucakeqėt, pėr cinikėt, pėr ata qė nuk bashkėpunojnė me tė afėrmit, pėr njerėzit qė hidhėrohen pėr gjithēka e me gjithkėnd, pėr njerėzit e papėrgatitur pėr tė jetuar.

            Askujt nuk i shkon mendja pėr t'i gjykuar, pėr shembull, tė sėmurėt nga tuberkulozi a nga ndonjė sėmundje e ngjashme. Pra, tė sėmurėt psikikė nuk duhen gjykuar. Pėrkundrazi, ndaj tyre duhet treguar mirėkuptim dhe keqardhje. E, mirėkuptimi do tė thotė falje.

            Personi me pengesa dhe ērregullime psikike nuk ėshtė nė gjendje tė bashkėpunojė me inteligjencėn e paskajshme tė ndėrdijes sė vet. Personi i tillė refuzon njerėzit e qetė, tė gėzuar dhe tė lumtur. Ai kritkon, gjykon dhe intrigon secilin qė ndaj tij ėshtė i sjellshėm dhe i mirė. I pėrmbahet qėndrimit "pse tė jenė ata tė lumtur, pėrderisa unė jam kaq fatzi?" Ai ėshtė i gatshėm pėr ta fundosur gjithė botėn qė ta bjerė nė nivelin e vet tė t'jetuarit. Paaftėsia, pra, don shoqėri!

            Falni edhe kėta tė gjorė, falni edhe ata qė ju kanė shkaktuar lėndime, falni tė gjithė, sepse ta falėsh dikė, do tė thotė ta falėsh vetveten. Tė falėsh tė tjerėt, do tė thotė t'i harmonizosh mendimet e tua me parimin universal. Gjykimi i vetvetes quhet ferr, ndėrsa falja quhet parajsė.

            Zilia. Ziliqarėt janė vrasėsit e vetvetes. 

            Praninė tejet tė madhe tė zilisė nė kėtė mjedis, nė mėnyrėn mė tė plotė e jep njė anekdotė jona: "Shkon njėri te zoti me kėrkesėn e vet dhe e lut zotin t'ia plotėsojė njė dėshirė! Zoti i thotė: - Po, por ty njė, fqinjit tėnd dy... lyp ēka tė duash! I mjeri, mendohet dhe thotė: tė lutem, i madhi zot, ma nxjerr njėrin sy!"

            Kėrkesė e qartė ėshtė qė t'i gėzoheni me sinqeritet tė natyrshėm suksesit e pasurisė sė tė afėrmve tuaj. Sepse tė menduarit negativ pėr suksesin e huaj, thjesht, e zhduk ēdo mundėsi pėr pėrparim tė vetes suaj. Njeriu pėr tė cilin flasim, gjykon atė pėr ēka ėshtė duke u lutur. Ai lutet njėkohėsisht nė dy mėnyra. Nė njėrėn anė thotė: "dua pasuri" e, nė tjetrėn, me zė tė lehtė, por thekshėm: "ndiej neveri ndaj pasurisė sė tė afėrmve tė mi". Kundėrthėnia nė tė cilėn bie e pengon atė pėr t'i shijuar tė mirat e lutjes sė parė. Prandaj gjithnjė duhet ndier gėzim pėr pasurinė e tė tjerėve. Sepse njeriu krejt ēka bėn, bėn pėr vete, prandaj nėse doni qė lutja shkencore tė jetė efektive, pastrojeni shtėpinė shpirtėrore edhe nga shtresa e ndotjes sė quajtur zili.

            Populli ynė e thotė mė bukur se kushdo: "Inati tė plakė, gėzimi tė rinon"!

            Do tė duhej hapėsirė tepėr e madhe qė tė sheshoheshin tė gjitha anėt negative njė pėr njė, por shkurt e thjesht: pastrojeni shpirtin nga tė gjitha mendimet negative, mėsojeni teknikėn e lutjes shkencore dhe pėrdoreni atė sa mė shpesh.

            Para pėrdorimit tė lutjes shkencore, duhet pasur parasysh dy momente qenėsore.

            E para: lutja duhet tė bėhet nė gjuhėn tėnde. Lutjet fetare, qė thuhen nė gjuhėt e huaja, pėr trupin tėnd, pėr mendjen e shpirtin tėnd, qė nuk e kupton atė gjuhė, janė tė barabarta me shushurimėn e ujit. Asnjė efekt pozitiv nuk e kanė, sepse nuk ėshtė nė nivel tė mendimit tė qartė qė e kupton mendja jote, prandaj nuk mund tė bėhet fjalė pėr bartjen e kėtij mendimi (pozitiv) nga vetėdija nė ndėrdije.

            E dyta: Oshoja, nė librin Fara qiellore, thekson: "Mos u bėni lypsarė, por bėhuni falėnderues". Merreni me mend, - thotė ky mendimtar i pėrndritur, - po tė vijė te ti njė lypės dhjetė herė nė ditė dhe tė ta lodhė shpirtin duke kėrkuar "ama kėtė, ma jep atė", cili prej nesh do ta kishte duruar kėtė lypės mė shumė se dy ditė? Tė njėjtėn gjė e bėjnė fetarėt... dhe: merreni me mend tash lypėsin e djeshėm, qė vjen e tė thotė: "Sot nuk kam ardhur tė lyp gjė, por kam ardhur tė tė falėnderohem me gjithė zemėr pėr atė bukė qė ma ke dhėnė dje", ēfarė qėndrimi do tė marrėsh sot, a mund ta lėshosh atė njeri pa i dhėnė edhe diēka?

            Prandaj, bėhuni falėnderues, sepse zemra falėnderuese ėshtė gjithmonė afėr thesarit tė gjithėsisė!
            Lutja shkencore ndėrtohet me vargje (pohime) pozitive pėr secilėn dėshirė dhe problem qė ju mundon. Por, lutja ėshtė akt intim. Ju takon vetėm juve ta dini...

            Lutja shkencore pėrsėritet shpesh me zė, lehtė, me vendosmėri dhe bindje, kur tė jeni plotėsisht tė vetėdijshėm se mendja e njeriut i ngjan kopshtit ku do tė mbijė ēdo farė e mbjellė dhe e ujitur nė kohėn e duhur. 

            Dhe, nė fund, kur ta keni arritur pjekurinė emocionale, mė nuk do tė reagoni negativisht ndaj vėrejtjeve, kritikave dhe ndaj sjelljeve jo tė mira tė njerėzve qė ju rrethojnė.

            Me fjalė tė tjera, mė nuk do tė bini nė nivelin e vibracioneve tė ulėta mendore dhe nuk do tė mishėroheni me atmosferėn negative tė tė tjerėve. Identifikohuni me qėllimet tuaja qenėsore dhe mos i lejoni asnjė personi, vendi a gjėsendi qė t'ju zmbrapsė nga mendja juaj e brendshme dhe e thellė e qetėsisė shpirtėrore...