Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 3 - Nė Shqipėri gjetėm njė nėnė (1)

Shkruan: Mr. Kadri REXHA

      

NĖ SHQIPĖRI GJETĖM NJĖ NĖNĖ (1)

 

(Me rastin e 55-vjetorit tė arratisjes sė rapsodit Dervish Shaqa)

 

     Se kjo ishte kėnga e fundit e rapsodėve nė vendlindjen e tyre e parandien tė gjithė tė pranishmit nė odėn e burrave: dasmorėt dhe mysafirėt e shumtė enkas tė ardhur pas darke nga fshatrat pėr rreth. Thonė: si kurrė ndonjėherė mė parė, atė natė, rapsodėt dhe dasmorėt u bėnė njė, u shkrinė nė njė dhembje, nė njė pikėllim, nė njė qėllim, nė njė porosi...

         

             Rapsodi kombėtar nė kohė zezone


            Nė odat e Dukagjinit dhe mė gjerė kėnga e rapsodit Dervish Shaqa ishte bėrė institucion i historisė dhe traditės, arkiv i kronikave tė gjalla, ishte bėrė ndjenjė dhe pėrjetėsim kombėtar. Kėnga e tij, kudo qė dėgjohej, ushqente krenari pėr tė kaluarėn dhe shpresė pėr tė ardhmen. Ajo mbillte farėn e dashurisė pėr atdheun dhe farėn e urrejtjes pėr armikun. Nuk duhet harruar se veprimtaria frytdhėnėse e Dervish Shaqės zhvillohej nė njė kohė terrori, nė njė zezonė tė madhe, kur edhe pėr njė fjalė goje tė hante burgu dhe tė shkonte koka. Ėshtė koha kur qeveria e Beogradit po vazhdonte pėrpjekjet e ethshme qė nė ēdo pore tė jetės sė popullit shqiptar tė godiste sa mė shumė nė mėnyrė qė tė shuante ēdo ndjenjė kombėtare dhe liridashėse. Kreatorėt e  politikės shoviniste serbe tė ngritura nė institucion antishqiptar, si dikur Klubi Kulturor Serb, i mbante shpresa se kishte ardhur koha tė japin kontributin historik nė serbizimin e Kosovės. Qeveria zyrtare nė ēdo hap mbillte ndjenjėn e inferioritetit tė popullit shqiptar, si popull i dorės sė dytė, si popull i shkallės sė fundit. Presioni i pushtetit kishte hyrė derė mė derė dhe manifestohej nė rrugė, nė treg, nė fushė, nė bjeshkė e gjetiu. Nė manifestimet e shpeshta qė organizoheshin me rastin e festave shtetėrore, tė pėrurimit tė shtėpive tė kooperativave, tė shtėpive tė kulturės, tė stacioneve tė milicisė e kėshtu me radhė, nėn hijen e flamurit serb dhe jugosllav, fjalimet e deklamuara nga udhėheqėsit e shtetit dhe tė partisė pėrfundonin si me lutjet nė ritet fetare me parullat e zakonshme: poshtė armiku i brendshėm, poshtė Shqipėria dhe poshtė Enver Hoxha!... Ishin kėto qėndrime tė caktuara antishqiptare qė po zbatoheshin me shpejtėsi tė furishme drejt serbizimit tė Kosovės, drejt asimilimit tė popullit shqiptar dhe drejt pėrgatitjes pėr pushtimin e Shqipėrisė, tė cilat pėr sė shpejti do tė ktheheshin nė represalie dhe nė terror tė pėrgjakshėm kudo nė trojet shqiptare qė rėnkonin nėn pushtetin serbo-jugosllav.

            Sikur tė mos mjaftonte gjithė kjo barrė e rėndė qė peshonte mbi popull, gjatė dimrit tė vitit 1955/56 pushteti organizoi edhe njė tmerr tė ri dhe tė llahtarshėm. Si pėr fillim rrugėt u mbushėn me milic tė armatosur. Shtėpitė po pėrmbyseshin. Njerėzit merrnin frymė me zor. Pėr ēdo natė arrestoheshin me qindra. Qė nė fillim tė aksionit pėr mbledhjen e armėve ftohet edhe Dervish Shaqa. Ato ditė edhe natyra ishte tėrbuar. Temperatura kishte rėnė nė minus 30°C. Patrullat e milicisė me mashinka nė krah po depėrtonin edhe nė rrugicat mė tė ngushta. Burrat vetullngrysur, njė grusht zhelesh nė kėmbė, me pushkė kraheqafe ose pa tė fare, ecnin dy-tri metra para milicėve tė krekosur. Nisėn poshtėrimet edhe nė sy tė familjeve, nė rrugė, nė treg e gjetiu. Bodrumet me ujė i freskonin plagėt e njerėzve qė i kishin marrė nga goditjet e konopit tė lagur dhe nga dajaku atje lartė nė zyrat e UDB-ės. Tė tjerėt, ata qė nuk kishin ēka tė dorėzonin, tė mbyllur nė qelitė e burgut, qėndronin nė pozitėn e kėrrusur, as ulur as nė kėmbė, me currilin e ujit qė u binte nė lugun e qafės... Por mėkatar kishte shumė sa nuk i zinin burgjet tė gjithė. Prandaj me tė tillė u mbushėn pėrplot edhe sallat e shtėpive tė kooperativave, mėsonjėtoret e shkollave... Tė tjerėt i lidhnin pėr trungjet e pemėve pranė stacioneve tė milicisė, nė fushė, buzė rrugėve, nė zabele dhe mbaheshin me net tė tėra me kėmbė tė zbathura nė borė. Pjesėn tjetėr i detyronin tė zhyteshin nė pėrrenj, nė kanale, nė lumenj... qė tė qėndronin me orė tė tėra nė ujėt deri nė fyt. Ata qė ankoheshin nga tė ftohtit i priste stufa...

            Ky ankth nuk kishte hyrė vetėm nė Llukė tė Epėrme dhe nė komunėn e Deēanit. E tėrė Kosova dridhej nėn ethet e acarit, nxehej nėn peshėn e pendrekut dhe rrihej nėn valėt tronditėse tė rrymės elektrike. Aty ku mungonte arma, pėr tė shitej lopa, delet, toka... Bashkėpunėtorėt e UDB-ės shitnin armė me ēmime tė larta. Vetėm njė pushkė qarkullonte deri nė tridhjetė herė nė duart e fshatarėve, tė cilėt detyroheshin ta blinin nga organet e sigurimit. Personat qė nuk kishin me ēka ta blinin atė armė tė mallkuar, merrnin botėn nė sy dhe hidheshin pėrtej kufirit. Tė tjerėt, duke dashur t’ia lehtėsonin vetes mundimet, mbyteshin nė puse dhe vareshin nė litar. Rankoviqi pothuajse e kishte lėshuar Beogradin dhe ēonte lesh nė foletė e ngritura me kujdes nga kėlyshėt e tij nė Deēan dhe nė mbarė Rrafshin e Dukagjinit. Pėr ēdo ditė gjuante arinj nė Bjeshkėt e Nemuna, ndėrsa pėr ēdo natė tridhte burra nė zyrat e milicisė. Ai tash i shkrehur e me nge shikonte punėn e zellshme tė argatėve tė tij nė zbatim tė programit mbi zhdukjen dhe shpėrnguljen e popullit shqiptar pėr nė shkretėtirat e Turqisė. Dhe nuk kishte pse mos tė ishte i lumtur: bota ende nuk kuptonte se njė shtet socialist nė emėr tė lirisė, tė komunizmit dhe tė pėrparimit po i zbatonte pikė pėr pikė doktrinat fashiste tė Ēubrilloviqit dhe tė Andriqit mbi zhdukjen e shqiptarėve, njė populli tė lashtė qė jetonte gjysh pas gjyshi nė trojet e veta.  

 

 
            Vdes, por qen udbe nuk bėhem kurrė


            Dervish Shaqa e kishte dorėzuar pushkėn, por me kaq pushteti nuk ishte i kėnaqur. Nga dera e Shaqė Ramės, pjesėmarrėsit te tė gjitha luftėrave qė ishin bėrė nė mbrojtje nga serbo-malazezėt, UDB-a kėrkonte pushkė tė tjera. Dervish Shaqa akuzohej pėr punėn qė kishte bėrė si gardian burgu nė Prizren dhe nė Tiranė gjatė kohės sė Shqipėrisė, pėr bashkėpunimin me armiqtė e shtetit si Asllan Boletini, etj. si dhe pėr propagandė armiqėsore tė zhvilluar me kėngė dhe gojarisht kundėr shtetit dhe popullit. Pas vrasjes mizore nga Ozna tė trimit Tal Babani nga fshati Llukė e Epėrme UDB-a kėrkonte vrasės tjerė tė kolonėve gjakpirės serbo-malazez. Me akuza pėr vrasje trajtoheshin disa burra tė Llukės sė Epėrme, ndėr tė cilėt Demush Neziri, Adem Rama dhe Ukė Kaēorri, ajka e katundit, tė gjithė shokė tė Dervish Shaqės. Ndėr shokėt tjerė tė Dervish Shaqės qė akuzoheshin pėr pushkė dhe pėr vrasje ishin edhe Sadik Rama i Isniqit, Mehmet Hajdari i Irzniqit dhe ndonjė tjetėr nė katundet pėr rreth.

            Lidhur me akuzat qė i bėhen Dėrvish Shaqa ankohet nė Prishtinė te Mazllum Nimanai, vėlla i Xhavit Nimanit, kryeudbash pėr Kosovė. Mazllum Nimani , pasi pohon se ėshtė nė dijeni pėr tė gjitha ato qė po bėhen ndaj tij, ia pret shkurt: “Ose rri me ne, me punė e mė kėngė, ose do tė kalbėsh nė burg pėrgjithmonė.” Dėrvish Shaqa kthehet nė shtėpi me vendim tė prerė: “vdes, por qen udbe nuk bahem kurrė.”

            Kish ditė qė Dervish Shaqa pyetej dhe maltretohej psikikisht dhe fizikisht nė stacionin famėkeq tė milicisė nė Deēan. Siē tregon Shpendi, i biri i Dervish Shaqės, njė ditė, para mėngjesit, Dervishi kthehet nė shtėpi. Nga lėndimet e mėdha mezi ulet nė shtrat. E shoqja Zoja dhe i vėllai Syla i afrohen dhe e pyesin pėr gjendjen. “Nuk po ankohem pėr rrahjet dhe plagėt, por pėr ēka po mė pyesin dhe me ēka po mė ngarkon UDB-a, ma nuk ka mbetur rrnesė nė Kosovė, veē mė duhet me ikė...” pėrgjigjet Dervishi. Ai, mė nė fund, e kishte vendosur tė kalonte kufirin dhe tė dilte nė Shqipėri. Mė shumė se pėr shpėtimin e trupit tė vet, me kokė dhe me zemėr,  ai e mendonte shpėtimin e kėngės. Brezi i ri, ardhmėria e shqiptare, kishte nevojė pėr kėngėn, pėr frymėzim me dashuri pėr atdheun dhe lirinė, historia e popullit ishte nė kėngė dhe kjo duhej kėnduar, duhej pėrsėritur deri nė bashkimin e trojeve. Nė anėn tjetėr Demush Nezirin e kishin dėrmuar sa nuk qėndronte dot nė kėmbė tė veta. Bllazh Bubiqiqi, udbash, kishte lėnė vendlindjen nė Mal tė Zi dhe ishte vendosur nė Pejė. Nga Demush Neziri kėrkonte gjakun e tė atit tė vrarė nė Shekullar. Ai ngulte kėmbė se babėn ia kishte vrarė Demush Neziri. “Sidoqoftė, je apo jo vrasėsi i tim et, njė ditė me duar tė mia do ta nxjerri zemrėn dhe do ta qes, ja kėtu, nė tavolinė”, i kishte thėnė ai Demushit.

            Por dasmat e shqiptarėve nuk ndaleshin. As Dervishi me Demushin nuk e ndalėn kėngėn. Ishte kjo kėnga e zogjve kėngėtarė qė sfidojnė vdekjen duke kėnduar. Dhe, ata, nga dita nė ditė, po pritnin momentin qė tė kalojnė nė Shqipėrinė nėnė. Pėr rapsodėt ishin kėto ēaste tė rėnda qė nuk pėrshkruhen.


            Kėnga e fundit nė vendlindje


            Nata e 7 dhe 8 marsit 1956 pėr shtetin ėshtė festė, ndėrsa pėr rapsodėt ėshtė nata mė gjatė nė jetėn e tyre. Atė natė po kėndonin nė Llukė tė Epėrme, nė dasmėn e Ahmet Isufit. Duke kėnduar deri nė kupė tė qiellit ata trimėronin dasmorėt nė odė,  pėrbuznin dhimbjen dhe plagėt nė shtat e nė zemėr, sfidonin udėbenė dhe pushtetin gjakatar:


            Prej qat sene qi a kanė hyrjeti

            Ksaj Kosov’s kurrė s’ju nda gazepi

            U ēu’  hyrjeti, osmanlia

            Na erdh Nemci na erdh Serbia

            Nam tė madh po bajnė hafija

            Kjo hafija nam po banė

            Burrė tė mirė nuk do me lanė

            O vjen nji ditė do t’bahen pishman...


            Aty para mesit tė natės Dervish Shaqėn e ftojnė nė divanhane. Bashkėfshatari i tij, Tafė Sahit Thaēi, ia lėshon nė dorė thirrjen e nėnvizuar me tri vija tė kuqe dhe porosinė qė “edhe treqind shpirta nėse i ke n’rafsh nesėr nė dorė tė udėbesė asnjė shpirt nuk ka me tė mbet nė trupin tėnd”. Dervishi kthehet edhe njė herė nė mesin e dasmorėve dhe pa lėnė ndonjė dyshim ulet pėrballė Demushit. Pasi Dervishi i jep shenjė Demushit, telat e sharkisė dhe ēiftelisė kumbuan si kurrė ndonjė herė, hidhur dhe pikėlluar, ndėrsa zėri i thekur i rapsodėve, si nė flakė tė pushkėve, mbushi odėn dhe si gjėmė dheu pushtoi fshatrat dhe fushat pėr rreth. Fjalėt e kėngės aq sa evokonin njė moment jo fort tė largėt tė historisė sonė po aq rrėfenin dramėn e trishtuar tė asaj nate tė pa harruar:  

 
            Kamber Loshi Kamber Sejdija

            Ēou bre djalė t’ka rrethu Serbia

            Thrret Kamberi vllaznit e mi

            Boll e keqe kjo Serbi

            Shumė ma t’zi shqiptartė  e kėqi

            Qė i bajnė vllaut monafiki

            Pėr Serbi pata me pshtue

            Po janė shqiptarėt tue ndihmue

            Mos mbet zoti pa i marrue

            .......................................

            Ai prefekti fjalė o i ka ēue

            Kamer Loshit me u dorzue

            Tri sereze o t’kem rrethue

            Me i pasė kraht me fluturue

            Prej Belice s’munesh me pshtue

            Kamber Loshi o po i ēon fjalė

            Ty prefekt o mos t’kofsha falė

            Nuk t’bi nore sa t’jam gjallė

            Pėr pa u kallė kjo shpi me kashtė

            Pėr pa mė ra mu zjarri n’qafė

            O Kalle flakė more qitja timin

            Sa t’jam gjallė s’ta jep dorėzimin…



            Se kjo ishte kėnga e fundit e rapsodėve nė vendlindjen e tyre e parandien tė gjithė tė pranishmit nė odėn e burrave: dasmorėt dhe mysafirėt e shumtė enkas tė ardhur pas darke nga fshatrat pėr rreth. Thonė: si kurrė ndonjėherė mė parė, atė natė, rapsodėt dhe dasmorėt u bėnė njė, u shkrinė nė njė dhembje, nė njė pikėllim, nė njė qėllim, nė njė porosi... Dhe, kėshtu, kah mesnata, pas njė preteksti tė krijuar, Dervish Shaqa sė bashku me Demush Nezirin, duke marrė lejen e tė zotit tė dasmės, ngrihen nė kėmbė, i mbledhin pamjet e fundit tė dasmorėve tė pėrlotur dhe, nė heshtje, duke lėnė lamtumirėn e fundit, me dhimbje nė shpirt, dalin pėrjashta...

            Thirrje tė ngjashme si pėr Dervish Shaqėn, atė natė, UDB-a kish dėrguar edhe pėr Demush Nezirin dhe Adem Ramėn. Pasi tė tre u morėn vesh e ftuan edhe Isa Hoxhėn, nip i Llukės sė Epėrme, qė atė natė ishte i pranishėm nė dasmė. Isa Hoxha kish ditė qė kishte ikur nga milicia e Junikut dhe ilegalisht fshihej te dajat nė Llukė tė Epėrme. Aty pėr aty u morėn vesh qė Isa Hoxha t’u printe pėr nė Shqipėri, pasi si Botushas qė ishte, i njihte shtigjet mirė pėr kalimin e kufirit. Me angazhimin e Isa Hoxhės nė rolin e prijėsit, Dervish Shaqa edhe njė herė ia djegi planin udėbesė pėr likuidimin e tij: UDB-a, gjoja nė fshehtėsi tė madhe, kishte pėrgatitur planin pėr kalimin e Dervishit dhe tė Demushit nė Shqipėri. Si realizues tė planit pėr udhėheqės UDB-a kishte caktuar, gjoja nė besė, njė mik tė Demushit nga Isniqi, i cili pėr kėtė aksion Demushit ia kish sjellė njė pushkė me fishekė...

            Para se tė niseshin nė drejtim tė kufirit, edhe njė herė, qė tė tre, u kthyen nė familjet e tyre pėr t’u pėrshėndetė dhe pėr tė lėnė lamtumirėn e fundit. Pikėpjekjen pėr nisje e lanė nė shtėpi tė Sokol Smailit. Dervishi me vrap kthehet nė shtėpi. Nė prani tė vėllait, Sylės, tė gruas, Zojės, dhe tė fėmijėve, Shpendit dhe Aliut, njėri shtatėvjeēar e tjetri gjashtėmuajsh, nė pika tė shkurta bisedojnė pėr shumė ēka. Syla e siguron pėr fėmijėt dhe gruan, ndėrsa Zoja, nė heshtje, e siguron pėr besnikėrinė e pėrjetshme dhe pėr kujdesin e devotshėm ndaj fėmijėve. Pasi edhe njė herė, me lot burri, i pėrqafon Shpendin dhe Aliun, shpejt e shpejt, hallallshtiset, pėrshėndetet me ta dhe niset. Nė krye tė shkallėve nėna Rukė e ndalė Dervishin, e pėrqafon me lot, duke i thėnė: prit pak, bir i nėnės, se po mė duket sonte paske udhė tė gjatė. Pas pak ia sjell njė palė meste dhe njė palė kėpucė, tė cilat atė dite Zenuni pėr vete i kishte blerė nė Pejė. Me lot pėr faqe Dervishi i zbret shkallėt, bie nė fund dhe, para se tė dalė pėr portė tė kullės, edhe njė herė e kthen kokėn dhe i shikon Shpendin dhe Aliun nė ngryk tė nėnės Zojė, qė dridhej si plepi nė ditė vjeshte...

            Pas pak tė tre u takun sėrish te caku dhe u nisėn. I pari prinė Isa Hoxha, pas tij vijnė Dervish Shaqa, Adem Rama dhe nė fund, me pushkė nė dorė, Demush Neziri. Ēajnė rrenė e borės sė trashė dhe heshtin si ajo natė dimri Dukagjini. Secili nė brendėsi tjerr mendime dhe nė shpirt mbrun nga njė dhimbje tė madhe sa malet me borė. Ecin nė kolonė dhe ndihen si lisa tė rrėzuar nė stuhi. Nga tė ftohtit qė u kishte hyrė nė zemra nuk e ndienin fare acarin e egėr tė natyrės. Pėr t’i ikur ēdo dyshimi dhe ēdo rreziku u nisėn pėr nė Kodrali, rrotull kaluan Junikun, u ngjitėn nė bjeshkė dhe u ndalėn nė stanet e Botushės. Pėr pak ēaste aty pushuan, me tallat qė i kishin sjellė me vete i ngrohėn duart dhe rreth orės katėr tė mėngjesit kaluan kufirin. Emocione, dhimbje, ofshamė dhe dėnesje tė heshtur nė tė njėjtėn kohė. Prapa kufirit tė mallkuar shqiptaro-shqiptar po linin mė tė dashurit, miqtė, rininė, pėrpjekjet... Nuk kishte kohė pėr vaj as pėr rėnkim... Albumin e kujtimeve, arkivin e kėngėve dhe idealin i mbanin nė zemėr.

 

            Vazhdon...


    (2)