Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Nė pėrkujtim tė profesor Bajram Kurtit

Nga: L. Murtishi, Sh. Muqa & B. Berisha, N. Basha

       Nė pėrkujtim tė profesorit Bajram Kurti, qė u nda nga ne fizikisht mė 14 shkurt 2011 - intelektualit mendjendritur, veprimtarit tė devotshėm pėr ēėshtje kombėtare, aktivistit tė paepur tė pajtimit tė gjaqeve, autorit tė shumė shkrimeve, e nė veēanti tė 20 veprave voluminoze pėr dėshmorėt e kombit "Gjaku i Lirisė", i cili i motivuar nga qėllimet mė fisnike, mė sublime, pėr asnjė ēaste nuk pushoi se vepruari me gjithė qenien e tij, nė shėrbim tė dijės, nė shėrbim tė atdheut, nė shėrbim tė bashkimit kombėtar.

       

 

            Lebit MURTISHI

 

 

NĖ VEND TĖ NEKROLOGUT…

 

(Tė ndjerit, Prof. Bajram Kurti –Veprimtarit tė shquar tė ēėshtjes Kombėtare)

 

 

            …Ti ike, Profesor!.. Tė mori helmi i zhgėnjimit, siē mori njėherė Sokratin…

            …Ike pas hire Martirėsh, pa ndjerė erė Pranverash…

            …Tė dogji malli i Dheut, qė kurrė nga gjiri s`tė shqiti, as nėn zjarrmure tė ferrtė, as nėn stuhi tė acarta…

            …Tė presin Odat e Besės, tė pret balli oxhakut, ku fjalė Dheu ligjėrove, ku burrat tė falėn gjakun, ku nėnat tė dhanė uratėn…

            …Tė presin, Profesor, tė presin Odat Strugane, tek vije si Gjok Mokrari me thasė librash ngarkuar…

            …Tė priste dhe ime ėmė; ime ėmė qė tė thosh bir, e mbushi me lot shaminė… Ti ike, Profesor, u bėre vet kėngė Dheu…

            …Nuk do shkojshė mė Odė mė Odė tė gjejsh vargje pėr Martirėt, nuk do gdhihesh gju mė gju me Loken e pėrmalluar qė ia fali sytė Atdheut; nuk do mbajshė jetimė nė prehėr, nuk do t`ua puthėsh lotėt…

            Njė ditė Epik` e Lirisė, nė sheshet e gurtė prizrenas, do mbjellė tufa zambakėsh pėr emrin tėnd tė pavdekshėm. Mė fal Profesor, mė fal qė s`gjejė fjalėn e duhur, qė ndjehem pėrhershėm nxėnės, dhe i tillė do tė mbetem karshi teje gjer nė varr. Mė ktheve ca vite prapa, m`u kujtuan, orėt, ditėt, javėt, muajt, vitet, kur nė sytė tanė tė magjepsur mbillje dritė, guxim, moral… E kam tė vėshtirė tė gjejė fjalė shpirti e tė mbėshtjellė pėrmasėn tėnde. Pak ėshtė tė them Gjigant i Dijes, pak ėshtė tė them Gjigant i Nderit, ti qė iu fale veē Atdheut, more me vete njė copė Atdheu. Ndonėse edhe do tė vuaj, i lumtur jam gjer nė vdekje, se pata nderin tė tė njohė, dhe gju mė gju me ty tė rri.

            Ti ike, Profesor, tė mori helmi i zhgėnjimit, siē mori njėherė Sokratin…

 

            Me mall shpirti, nxėnėsi yt,

             Lebit Murtishi

Bern, 02.03.2011

 

 

 

 

 

 

 

            Prof. Shefki MUQA & Begjet BERISHA

 

PĖRSHĖNDETJET E FUNDIT ME TĖ MADHIN BAJRAM KURTI, SHKRUAR NGA KOLEGET E TIJ TĖ SHKOLLĖN E MESME „JETA E RE“ NĖ THERANDĖ

 

            Sot, nė ditėn lamtumirėse, ne po ndahemi nga miku ynė i dashur Bajram Kurti, veprimtarin pėr ēėshtje kombėtare i cili nuk reshti sė punuari nė shumė fusha pėr t’i ndihmuar Kosovės nė ditėt mė tė vėshtira.

            Bajram Kurti, biri i Ukės dhe nėnės Zizė, u lind nė Smolicė mė 10.02.1942. Pasi kreu shkollėn e mesme regjistrohet nė fakultetin e Sarajevės, dega e gjeografisė. Pas kryerjes sė fakultetit ushtron detyrėn e profesorit tė gjeografisė nė disa shkolla tė mesme, por mė sė shumti punoi nė gjimnazin “Jeta e re“ nė Therandė.

            Nė kohėn e diferencimit famėkeq, ideo politik, nėpėr tė gjitha shkollat e Kosovės, ra nė sy veprimtaria e tij edukativo-arsimore pėr ngjalljen e ndjenjave patriotike duke folur me admirim pėr gjeografinė e tė gjitha trojeve Shqiptare, e me dashuri tė veēantė, pėr gjeografinė e Shqipėrisė. Organet e Komitetit Komunal tė atyre viteve e trajtuan kėtė atdhedashuri si indoktrinim, prandaj profesori Bajram ishte ndėr tė parėt qė u largua nga puna. Qė atėherė nuk pati rastin t’i rikthehet arsimit dhe i rriti tre fėmijėt e vet me vėshtirėsi tė mėdha ekonomike. Megjithatė, aktivitetin e vet e drejtoi nė tė mirė tė Atdheut duke iu pėrgjigjur rrethanave dhe nevojave qė kishte Kosova. Ishte nė ballė tė aksionit pėr pajtimin e gjaqeve pėr komunėn e Prizrenit e mė gjerė dhe kontributi i tij nė kėtė drejtim ishte tejet i madh. Gjatė luftės sė viteve 1998-1999 ranė shumė viktima dhe dėshmorė pėr lirinė e Kosovės. Kjo ngjarje preku thellė dellin patriotik tė profesorit Bajram dhe iu pėrvesh punės pėr tė mbledhur shėnime, shtėpi pėr shtėpi, nga tė gjitha trojet e Kosovės e mė gjerė. Veprimtarin e tyre deri nė flijimin e jetės e ēmoi mbi gjithēka dhe, nuk i la vetėm nė kujtesėn e popullit, por i skaliti si gur xhevahiri nė pėrmendoren e njėzet vėllimeve me titull “Gjaku i lirisė“. Nga brenga se mos e ka lėnė ndonjė rast tė papėrfshirė ai vazhdoi nė mbledhjen e tė dhėnave dhe pėrgatitej pėr botimin e librit tė radhės. Edhe ditėn e fundit tė jetės sė tij ishte nė shtypshkronjė me orė tė tėra... dhe nė kthim pėr nė banesė iu ndėrpre jeta dhe puna pėr popullin tė cilit i pėrkiste e qė aq shumė e deshi.

            Profesorit Bajram nuk i shpėtoi pėrjetėsimit tė njė figure tjetėr tė madhe tė kombit siē ishte profesor Qazim Berisha, tė cilin, ish nxėnėsit i tij tė gjimnazit tė Prizrenit ku punoi rreth 30 vjet, e kujtojnė si personalitet me shumė vlera universale. Profesor Bajrami e respektonte shumė profesorin Qazim me tė cilin ka pas takime tė shpeshta dhe kėtė thesar nuk e la nė heshtje dhe harresė, por e ringjalli me nxjerrjen e librit me titull “Ylli i pashuar nė plejadėn e heronjėve tė arsimit dhe edukimit“(ky libėr gjendėt pėr shkarkim falas nė faqen e internetit: www.sa-kra.ch).

 

Shkarko librin

 

 

            Veprimtaria kaq e gjerė e profesorit Bajram mund tė kuptohet vetėm kur ta marrim parasysh se shpirti i tij ishte i pajisur me shumė virtyte. Nė radhė tė parė  ishte atdhedashės i flakėt dhe e donte shumė jetėn. Ajo qė i jepte gjallėri dhe kuptim jetės sė tij ishte pėrkrahja e madhe pėr tė vėrtetėn dhe lirinė. Nuk ka njeri qė tė mos e dojė lirinė, por profesori Bajram e kėrkonte lirin pėr tė gjithė, jo vetėm pėr vete, dhe tė vėrtetėn e donte mė shumė se miqėsinė. Veēanti tjetėr e tij ishte se, si dėgjonte pėr njė lajm tė kobshėm qė i shkaktonte regjimi shfarosės i Serbisė familjeve shqiptare, ai menjėherė lėvizte tek kėto familje dhe qėndronte aty pėr t`iu dhėnė kurajo dhe forcė nė pėrballimin sa mė tė lehtė tė zisė.

            Ai nuk ėshtė i vdekur pėr ne, sepse nuk jetoi dhe punoi vetėm pėr vete. Janė talenti dhe guximi qė marrin duartrokitje, dhe profesori Bajram i kishte tė dyja.

 

I qoftė i lehtė dheu i nėnės Shqipėri qė e deshi aq shumė!

 

Therand,  Shkurt 2011

 

 

 

 

 

 

 

            Nijazi BASHA

 

KUJTIMET E MIA ME PROFESORIN E PAHARRUAR BAJRAM KURTI

 

            Ishte njė kohė dhe moment qė me tradhtoi shpresa ime! Ishte dita e 14 shkurtit 2011 kur e ndjeva vetin tė humbur... Atė qė humbi familja e tij, e humba edhe unė, atė qė e humbi kombi, e gjithė shqiptaria, e humba edhe unė...

            Rruga e profesorit qe e pathyeshme... Sa herė qė kamė qenė nė shėrbim tė tij, jam befasuar me punėn e palodhur, mė dukej se ishte mė vital se sa unė, mė energjik, mė i guximshėm, mė i disponuar, mė trim, mė i vendosur, mė i lumtur  dhe mė i sinqertė se ēdo kush tjetėr nė kėtė botė. Mė ka ndodhur qė tė jam dy ditė e dy net, sė bashku me profesor Bajram Kurtin, dhe nė asnjė mėnyrė nuk kam mundur tė vėrej tek ai lodhje ose shenja bezdie a mėrzie. Kudo, qė kamė qenė me tė, ka krijuar atmosferė gjallėrie... shumėkush m'u ka falėnderuar qė ua kamė sjellė profesorin nė shtėpitė e tyre... ishte personalitet qė nuk njihte lodhje dhe, po qe nevoja, punonte 24 orė pa pushuar.

            Kam pasur kontakte tė shpeshta me profesorin, e nė veēanti vitin e fundit tė jetės sė tij. Pėr mua qe njė nder i madh tė jem afėr profesorit. Njėherė, nga kureshtje, e pata pyetur profesorin si ka mundėsi qė gjatė kėsaj periudhe kohore tė ketė punuar kaq shumė vepra, me aq shumė pėrkushtim e sukses, nė ato kushte teje te dobėta materiale qė ndodhej (minimum financiar)! Profesori tha: "Unė nuk i qesė vetės pengesa, pėrgjegjėsin time e vazhdoj deri nė fund."

            Profesor Bajram Kurti pėr mua ishte akademi nė vete: akademi kombėtare, akademi shkencore, akademi morale. Pėr mua ishte simbol i patriotizmit, i punės sė palodhur, i suksesit, i qėndrueshmėrisė, i pathyeshmėrisė, i guximit, i trimėrisė... simbol i vetėbesimit dhe vetėflijimit. Synimet e veta i vazhdonte me vendosmėri dhe i realizonte deri ne fund, pavarėsisht pėrkrahjes apo ndihmės sė tjerėve. Profesori nuk dinte tė ankohet pėr asnjė problem tė vetin personal, por as familjar, problem i vetėm pėr tė ishte vuajtja e popullit, ēėshtjet e pazgjidhura kombėtare, realizimi i synimit shekullor - bashkimit natyral tė trojeve shqiptare.

            Profesor Bajram Kurtin e njohė qė prej vitit 80-tė, dhe nuk mbaj mend qė kjo mendje e ndritur, tė jetė ndalur pėr ndonjė ēaste sė punuari pėr ēėshtjen mbarėkombėtare. Dashuria dhe vullneti pėr atdhe e bėri  shumė mė tė fuqishėm. Unė e pata fatin qė tė jem afėr profesorit... unė humba njė mėsues gjenial, kurse populli ynė humbi shumė mė shumė! Pėr mua Bajram Kurti ishte pjesė e fuqishme e shpirtit tė Adem Jasharit dhe gjithė dėshmore tė tjerė. Jam shumė i sigurt se profesor Bajram Kurti ėshtė njė prej figurave mė tė mėdha tė kombit shqiptarė, njeriu i cili tėrė jetėn e tij e shkriu pėr ēėshtjen kombėtare, sakrifikoi veten, familjen dhe nuk ndaloi sė vepruari deri nė rrahjen e fundit tė zemrės. Profesorit tė madh dhe tė paharruar, familjarisht i jemi falėnderues pėrjetėsisht pėr dashurinė dhe respektin qė na ka dhėnė, pėr diturinė,  vullnetin e guximin me tė cilat na ka ushqyer vazhdimisht... Do tė mbetet figurė e paharruar dhe e ndritur pėrherė nė mendjet dhe zemrat tona!

 

Nänikon ZH, shkurt 2011