.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Meditime - Nevoja pėr vetėnjohje (pjesa e dytė)

Shkruan: Hydajet BYTYĒI

NEVOJA PĖR VETĖNJOHJE

(pjesa e dytė)

 

 Por kush i organizoi ato atome, molekula, qeliza e inde dhe ua dha formėn e caktuar, dukjen e caktuar, bukurinė e caktuar, simpatinė e caktuar, mendimin e caktuara, ndjenjat e caktuara, vetėdijen e caktuar?... Sigurisht dhe pa dyshim se ėshtė shpirti ynė ai i cili e mbanė kėtė trup fizik kėshtu tė organizuar me formėn e caktuar dhe me tė gjitha ato qė i pėrmendėm – vlerat pėrcjellėse.

 

 

Ēfarė mund tė bėjė religjioni?

 

Religjioni mund tė bėjė shumė. Njerėzimi pikėrisht ka nevojė pėr njė religjion tė mirėfilltė, autentik njerėzor. Kurse kėto tė ashtuquajturat religjione “tė mėdha” nuk mund tė bėjnė asgjė. Respektivisht ato nuk mund tė bėjnė asgjė tė mirė, se tė kėqija, si deri mė tani, mund tė bėjnė me shumicė. Siē e thamė edhe njė herė mė lart, ato janė shkaktare tė njė morie tensionesh tė larta qė i shkaktojnė pikėrisht ato nė civilizimin tonė. Sa urrejtje mbillet pikėrisht nga prijėsit e religjioneve, nė emėr tė tė vėrtetave tė tyre, dogmave bajate tė tyre. Dhe ėshtė e pakuptueshme sesi njeriu i shekullit njėzet e njė kapėrthehet nga to, iu shtrohet atyre, iu dorėzohet, i gllabėron, helmohet me to, i vjell ato, i helmon tė tjerėt me to, njeriu i cili jeton nė njė botė kaq tė zhvilluar materiale tė jetė aq infantil, aq i pazhvilluar, aq i hendikepuar nė aspektin e vet tė brendshėm – kjo vėrtet ėshtė vėshtirė e akceptueshme!

 

Njeriu pikėrisht ka nevojė pėr njė religjion tė mirėfilltė njerėzor

 

Vetėm njė religjion i mirėfilltė njerėzor, i cili nuk do t’i mėsonte njerėzit se ferri e parajsa janė diku jashtė nesh, se zoti ėshtė diku larg, krejtėsisht jashtė nesh, e i cili vėshtron me vigjilencė tė lartė dhe na ruan qė sa herė tė bėjmė mėkat, tė na ndėshkojė, dhe kryesisht tė na ndėshkojė, i cili do t’i mėsonte njerėzit se zoti ėshtė gjithkund, se zot ėshtė gjithēka, se s’ka asgjė nė kėtė botė qė nuk i pėrket atij dhe qė nuk ėshtė ai, e mė sė shumti nė vetė ne.

 

 

Ta njohim vetveten

 

E pėr ta njohur zotin nė vete, ne sė pari duhet ta njohim vetveten. Prandaj shtrohet pyetja: ē’ jemi ne? Biologjia mbase do tė thoshte: Ne jemi njė grumbull atomesh, molekulash, tė lidhura nė qeliza dhe inde, tė cilat paraqesin masėn materiale e cila zė vendin e caktuar nė hapėsirė dhe ėshtė e dukshme pėr syrin. Ky ėshtė trupi ynė fizik, trupi ynė material, pėr tė cilin ne jemi tė detyruar qė pa ndalim tė marrim materie ushqyese e ta mbajmė. Domethėnė, jeta jonė, siē mund tė thuhet, ėshtė edhe njė kėmbim i vazhdueshėm materiesh organike, njė marrėdhėnie e pėrhershme.

 

Trupin fizik e mban shpirti ynė

 

Por kush i organizoi ato atome, molekula, qeliza e inde dhe ua dha formėn e caktuar, dukjen e caktuar, bukurinė e caktuar, simpatinė e caktuar, mendimin e caktuara, ndjenjat e caktuara, vetėdijen e caktuar?... Sigurisht dhe pa dyshim se ėshtė shpirti ynė ai i cili e mbanė kėtė trup fizik kėshtu tė organizuar me formėn e caktuar dhe me tė gjitha ato qė i pėrmendėm – vlerat pėrcjellėse. Nė kėtė sė paku nuk do tė duhej pasur dilema, sepse brenda jetės sonė pothuajse tė gjithė kemi pasur rastin tė shohim dikė duke vdekur dhe tė bindemi nė kėtė: ėshtė pikėrisht shpirti ai qė e lėshon trupin dhe trupi tashmė ėshtė i vdekur. Po i foli nuk tė flet, po i thirre nuk tė pėrgjigjet, po e kėshillove nuk tė kupton, po e puthe, nuk ndien dashuri, po e pickove nuk ndien mė dhembje, po ia kėrkove mendimin, nuk ta jep. Thjesht, ai i cili ishte nė trupin e caktuar disa ēaste mė parė nuk ėshtė mė, prandaj trupi ėshtė vetėm njė material “i vdekur”, njė korubė materiale, njė mekanizėm i diēkahi mė tė lartė tė cilin e mbante nė vetvete deri pak ēaste mė parė dhe tashmė ėshtė liruar prej tij. 

Dhe, tė supozosh se krijesa njerėzore nuk ka shpirt, pa dyshim ėshtė idiotėsi, idiotizmi mė i madh. Vetėm mėso ta bėsh dallimin midis trupit tė gjallė dhe atij tė vdekurit. Posa qė forca e gjallė, shpirti, shkon nga trupi, trupi mė nuk ka vlerė. Madje edhe trupi mė i bukur, mė nuk do tė kishte kurrfarė vlere dhe askush s’do tė gjakonte pėr tė. Kėtu ėshtė dallimi. Kėtu qėndron dallimi midis tė gjallės dhe tė vdekurės. Nė trup tė gjallė ka shpirt, kurse nė tė vdekurin jo. Posa shpirti e lėshon trupin, ai mė s’ka kurrfarė vlere, i padobishėm ėshtė. Kjo ėshtė tepėr lehtė e kuptueshme dhe tepėr thjesht mund tė kuptohet, por shpeshherė edhe njerėzit “e mėdhenj” tė ashtuquajtur s’arrijnė ta kuptojnė pėrmasėn shpirtėrore tė jetės. Thjesht, trupi ėshtė i rėndėsishėm vetėm derisa shpirti ndodhet nė tė.

 

 

 

Mbi tė gjitha, jemi qenie shpirtėrore

 

Jeta njerėzore e ofron shansin ta njohim tė vėrtetėn pėr veten dhe shpirtin tonė. Kemi kėtė trajtė tė ēmueshme tė jetės njerėzore – mund tė mėsojmė pėr veten, pėr identitetin tonė: Prej nga erdhėm nė kėtė botė, ēfarė ėshtė kuptimi i kėsaj jete dhe ku do tė shkojmė pas vdekjes.

Prandaj, gjėja e parė qė do tė duhej ta mėsonim dhe ta kishim parasysh do tė duhej tė ishte se ne, pėrpos qė jemi krijesa materialo-trupore, ne mbi tė gjitha jemi qenie shpirtėrore. Prandaj, pėrpos se bėjmė jetė trupore, ne duhet tė bėjmė edhe jetėn shpirtėrore. E siē thuhet nė Bagavad-Gita, njė libėr i rėndėsishėm dhe autoritar sa u pėrket njohurive shpirtėrore, jeta shpirtėrore fillon nė ēastin kur e kuptoni se ju nuk jeni trupi juaj. Ky ėshtė fillimi i vėrtetė i jetės suaj shpirtėrore. Pra, duke bėrė dallimin midis trupit tuaj dhe qenies suaj individuale. Dhe kur njerėzit zėnė tė mėsojnė se nuk janė trupi i tyre, por diēka tjetėr, mė e lartė, mė me vlerė, ky ėshtė fillimi i arsimimit transcendental.

 

Ėshtė njėsoj si tė identifikohemi me kėmishėn e kuqe qė kemi nė trup apo pallton

 

Thjesht, njerėzit sė pari duhet tė mėsojnė kush janė: a janė trupat e tyre apo diēka tjetėr. Ky ėshtė fillimi i arsimimit tė vėrtetė. Tash tė gjithė po arsimohen tė mendojnė se janė trupi. Pėr kėtė, dikush qė krejt rastėsisht ka lindur nė Drenicė, thotė me plot gojėn “unė jam drenicas”, ai tjetri qė krejt rastėsisht ka lindur nė Llap, ngulon se ėshtė llapjan, ky tjetri po ashtu i lindur krejt rastėsisht nė Opojė, ngulmon se ėshtė “opojar” e kėshtu me radhė. Kjo ėshtė njėsoj, siē thotė Shrimad, sikur njeriu tė identifikohej me kėmishėn qė bartė nė vete dhe tė thoshte “Unė jam kėmisha e kuqe”, sepse ka tė veshur kėmishėn e kuqe. Dhe nė njė kuptim mė tė thellė, kjo ėshtė njėsoj kur njeriu thotė “unė jam dukagjinas”, “unė jam pejan” e kėshtu me radhė. E ju nuk jeni kėmisha e kuqe qė keni nė trup, ju jeni krijesa njerėzore qė ndodheni brenda kėmishės. Pra, ngjashėm me kėtė, ky trup yni ėshtė si kėmisha apo palltoja, qė fsheh personin e vėrtetė. Prandaj, nėse veten e njohim vetėm pėrmes kėmishės apo palltos, atėherė nuk mund tė thuhet se kemi arsimim shpirtėror. Por, kėto gjėra kuptohen duke zhvilluar pjesėn e arsyeshme tė qenies sonė, jo pjesėn shtazore. Dhe posa dikush e kupton ekzistencėn e shpirtit, e kupton edhe ekzistencėn e Zotit. Kėto janė tė lidhura. Sepse shpirti ynė ėshtė manifestim i vogėl, individual, i shpirtit tė madh qė quhet Zot.

 

           Nga libri “Libėr mbi shpirtin dhe mendjen - ēelėsi i pėrndritjes”