.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Meditime - Nevoja pėr vetėnjohje (pjesa e parė)

Shkruan: Hydajet BYTYĒI

 

NEVOJA PĖR VETĖNJOHJE

(pjesa e parė)

      Thjesht, si me pranga jemi tė lidhur pėr gjėrat e rrejshme, me tė cilat nuk do tė ngopemi kurrė. Jeta jonė ėshtė pėrplot pakėnaqėsi e palumturi, por ne pozojmė si mė tė lumturit... Me njė fjalė, jemi njerėz nė garė tė pafund nė planin e zhvillimit ekonomik, nė ngritjen e standardit dhe krijimin e komoditeteve fizike.

 

 

Tė gjithėve na vė nė lėvizje shpirti

 

Ėshtė interesant tė marrim nė shqyrtim tė vėrtetėn, tė cilėn fare rrallė e kemi parasysh, se shpirti lėviz trupin e gjallė, kurse trupi i gjallė – botėn. Kurse ne krejt nė vazhdimėsi brengosemi pėr trupin, kurse mund tė kemi fare pak njohuri apo tė mos kemi fare njohuri pėr shpirtin, i cili e vė nė lėvizje. E dihet se pa shpirt trupi ėshtė i palėvizshėm, i vdekur. I tėrė njerėzimi, qė mund tė jetė rreth 6 miliardė, qė nė kėtė ēast do tė shndėrrohej nė diēka statike dhe tė vdekur, sikur tė mos ishte lėvizja shpirtėrore qė i mban nė lėvizje e qė i vė nė lėvizje rishtas nga ēasti nė ēast.

 

Sa bėjmė pėr shpirtin?

 

Por, siē dihet, civilizimi ynė bashkėkohor ėshtė tejet i preokupuar me krijimin e komoditeteve materiale, tė cilat shėrbejnė pėr trupin material, dhe mund tė sillet konstatimi, qė ėshtė konstatim i pėrgjithshėm dhe jo vetėm yni, se pėr shpirtin bėjmė fare pak apo aspak gjatė gjithė historisė sonė. Krejt ajo qė u desh tė bėhet pėr shpirtin iu la nė dispozicion religjioneve “tė mėdha”, respektivisht religjioneve tashmė tė grupuara mirė e tė fortifikuara, nėse mund tė shprehemi kėshtu – krishterimit, islamizmit, budizmit, judaizmit – tė cilat me kohė degjeneruan nė religjione “zyrtare”, dhe pėr to lirisht mund tė thuhet se merren me ēdo gjė tjetėr, pėrveēse me atė qė do tė duhej tė ishte fundamentale pėr veprimtarinė e tyre – ngritjen shpirtėrore tė njeriut paralelisht me zhvillimin e tij material.

 

Religjionet – njė botė dogmash qė shkaktojnė tension

 

Ato (religjionet e lartcekura), mendoj se lirisht do tė mund tė thoshim, janė shndėrruar nė “shoqėri” fanatike, qė kryekėput u ngjajnė partive tė sotme politike. Dhe kanunet e veta, dogmat e kultivuara me fanatizėm, i kanė absolutizuar nė atė masė saqė, pa zgjedhur mjete e metoda, i imponojnė nė mėnyrėn mė tė paskrupullt e mė makiaveliste, ndaj ēdo gjė qė bie ndesh me to, trajtohet si diēka jo e mirė, madje-madje edhe armiqėsore, edhe pse kjo mė tepėr kamuflohet dhe nuk shprehet, por nėnkuptohet dhe realisht ekziston. Gjatė historisė, siē dimė, jo pak luftėra u bėnė dhe jo pak viktima ranė pikėrisht tė yshtura nga kėto tė ashtuquajtura religjione “tė mėdha”. Edhe sot e kėsaj dite, njė botė e tėrė tensionesh shpirtėrore shkaktohen pikėrisht nga kėto religjione, nga “tė vėrtetat” e tyre fanatike, qė i kanė shndėrruar nė dogma ogurzeza, tė cilat ia imponojnė njerėzimit me sa forcė qė kanė.

 

 

 

Zhvillimi tej mase i aspektit material

 

Sot aspekti material i jetės sė njeriut ka shkuar aq larg nė zhvillimin e vet. Ēdo aktivitet fizik e punė e rėndė lehtėsohet nga pėrdorimi i teknikės, qė zėvendėson aktivitetin fizik tė njeriut. Njerėzit bėjnė ēdo gjė qė ta zhvillojnė kėtė segment tė jetės. Investojnė nė veshmbathje e pudrosje, investojnė nė ushqime tė majme, ndėrtojnė shtėpi tė mėdha, shumėkatėshe tė larta, blejnė makina tė shtrenjta, vetura tejet komode, lavatriēe pėr petka, lavatriēe pėr enė, televizorė ekranesh tė mėdha, kompjuterė tė sofistikuar etj.

 

Tė arriturat tona materiale – krenaria jonė e vetme

 

Po zhvillimi shpirtėror i njeriut, ē’ u bė? Mbeti nė nivelet shumė tė ulėta dhe nuk arriti tė kultivohet nė pėrmasat e dėshirueshme. E tėrė krenaria jonė mbeti tė matet me tė arriturat nė aspektin material. Nė ne, nė qenien tonė tė brendshme, nė thellėsitė e qenies sonė, mbeti bisha e egėr, e gatshme pėr tė ngritur kokė e pėr t’u ashpėrsuar pas ēdo situate, e cila hedh njė guralec sado tė vogėl drejt kafazit tė egos sonė, ku ndodhet e strukur bisha, e cila di tė na shtyjė pėr ēdo ditė tė biem nė shtatė mėkatet e vdekjes... Dhe ne dimė tė jemi krenarė, sepse tė tillė na bėn bisha qė mbajmė nė vete. Ajo ėshtė krenare, ndaj edhe ne na bėn krenarė. Dimė tė jemi tė hidhėruar, sepse nė ne hidhėrohet bisha jonė, tė cilėn nuk kemi arritur kurrė ta zbusim sa duhet. Dimė tė jemi grykės, sepse grykėse ėshtė bisha jonė qė kemi nė thellėsitė tona. Dimė tė jemi epshorė, sepse epshore e kemi bishėn qė prehet nė thellėsitė e qenies sonė... 

 

Pėr kėtė jemi kėtu ku jemi

 

Prandaj, sot, shkaku i tėra kėtyre qė thamė, i kėtij zhvillimi material marramendės, pa zhvillimin e duhur paralel shpirtėror jemi kėtu ku jemi. Prandaj:

-    duke ngrėnė tėra tė mirat e mundshme, nė mėnyrėn mė egoiste, majmėria ėshtė bėrė sėmundje e shekullit XX e vazhdon tė jetė e tillė edhe nė shekullin tonė; 

-         janė shtuar ilaēet, janė shumėfishuar sėmundjet;

-         ėshtė shtuar malli, ėshtė pakėsuar qetėsia;

-         janė zvogėluar mundimet, ėshtė pakėsuar lumturia;

-         janė shtuar njohuritė, janė pakėsuar miqtė;

-         shtohet pasuria, humb vlera jonė;

-         jemi mėsuar tė nxitojmė, por kemi harruar tė jemi tė durueshėm;

-    jetojmė nė shtėpi tė mėdha, familjet i kemi gjithnjė e mė tė vogla...

 

              T’i pėrkushtohemi rritės sė brendshme dhe t’i kultivojmė vlerat e shpirtit

 

Numri i kontradiksioneve tė kėtilla ėshtė i madh, ashtu siē ėshtė i madh dallimi nė zhvillimin material dhe nė atė shpirtėror tė njeriut. Derisa ky dallim nuk do tė neutralizohet, duke iu pėrkushtuar rritės sonė tė brendshme, kultivimit tė vlerave tė shpirtit, kjo gjendje-absurd e jetės sonė do tė zgjasė. Sepse njeriu ėshtė i lidhur vetėm me problemet dhe nevojat e jetės shtazore: ngrėnie, fjetje, shumėzim – s’ka njohuri mbi principet e jetės transcendentale – duke “shikuar” e ecur si i verbri, i cili sė frikti do tė bie nė greminė.

 

Jetojmė tė lidhur nė pranga

Tė ēmendur jemi pas gjėrave tė pėrkohshme

 

Thjesht, si me pranga jemi tė lidhur pėr gjėrat e rrejshme, me tė cilat nuk do tė ngopemi kurrė. Jeta jonė ėshtė pėrplot pakėnaqėsi e palumturi, por ne pozojmė si mė tė lumturit... Me njė fjalė, jemi njerėz nė garė tė pafund nė planin e zhvillimit ekonomik, nė ngritjen e standardit dhe krijimin e komoditeteve fizike. Prandaj s’ka qetėsi nė shoqėrinė bashkėkohore. Qė tė gjithė janė tė hutuar me ēėshtjen e fitimit e tė harxhimit, por nė fund do tė jemi tė varur nga mėshira e nėnės natyrė. Tė ēmendur jemi pas gjėrave tė pėrkohshme, tė marrosur.

Sheh njeriu i gjorė se i ka vdekur babai, nėna, i afėrmi, s’mendon se do tė vdesė edhe vetė... siē thuhet nė interpretimet e Shkencės mbi vetėnjohjen tė Shrimad-it. Jeta ngjan si nė mjetin publik tė udhėtimit, si nė kupe tė trenit. Takojmė disa miq tė panjohur, rrimė me ta dhe pėrkohėsisht bėhemi anėtarė tė trenit tė njėjtė, por pas njė kohe ndahemi pėr tė mos u takuar kurrė mė... 

 

Vazhdon...