Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 2 - NĖ VORBULLAT E JETĖS (3)

Adnan ABRASHI

 

Pjesė nga romani

NĖ VORBULLAT E JETĖS (3)

 

 

Nė pėrkujtim tė mikut tim tė ēmuar Adnan Abrashit qė, aq papritmas, u nda prej nesh me 03 nėntor 2013!

 

...U nda  fizikisht pėr t'iu  bashkuar shpirtrave madhėshtor nė panteonin e pėrjetėsisė, aty ku e kanė vendin vetėm mendjet e ndritura, kokat e shquara tė kombit e njerėzimit, nga ku na frymėzojnė e motivojnė neve sot... dhe gjeneratat nė vazhdimėsi, me veprat e shkėlqyera, qė do e mbajnė gjallė pėrgjithmonė zėrin e shpirtrave tė tyre nė mesin tonė.

 

Me respekt tė pėrjetshėm pėr ty miku im i ēmuar NANDA!

 

 

 

Mė konvenoi ky propozim. Duhej ta gjeja sa ma shpejt momentin e pėrshtatshėm qė ta caktoj takimin. Ai moment duhet tė aranzhohej, ashtu qė tė dukej spontan.

- “Edhe pse etika ime profesionale nuk mė lejon qė tė bisedoj me tė tjerėt pėr brengat e pacientėve tė mi”, - vazhdoi mė tej tregimimin e saj bregosės Zana – “beso se kam nevojė t’i rrėfehem dikujt..., shumė gjėra tė kėqija kanė ndodhur nė kėto anė gjatė luftės... as goja nuk mė shkon se si t’i definoj...”

E kuptova ku e kishte fjalėn dhe, duke deshur t’ia lehtėsoja kėtė hamendje, i thashė troq:

- “ Dhunime? Mendon nė dhunime ..?” - E bėra kėtė pyetje me njė ndėrhyrje tė shpejtė nė bisedė.

- “Ashtu, ashtu diēka... dhe mė keq” - mė tha- “...por lėre, lėre tani. Pėr kėto dhe pėr shumė gjėra tė tjera do tė bisedojmė ndonjė herė tjetėr”.

Nga zėri vėrehej se ishte mjaft e shqetėsuar. Humori i saj i mėparshėm pėrplot disponim, tani kishte marrė njė dimension krejtėsisht tjetėr. Nuk u pėrmbajt:

- “Bishat..!.”- e tha si nė histeri – “... Vetėm bishat mund tė bėjnė njė gjė tė tillė. Paramendo, me fėmijė, femra dhjetė-dymbėdhjetė vjeēare... shkizofreni e shfrenuar kolektive e njė hakmarrjeje tė pakuptimtė... Si harrohen kėto...? Mė thauj, si tė harrohen kėto? Eh, femra shqiptare! Femra e mjerė dhe e pėrvuajtur shiptare! Dhe, jo vetėm kaq! E keqja mė e madhe ėshtė se askush nuk i kupton ato.

Filloi tė dėnesė. Frymėmarrjen e kishte mė tė thellė. Ajo qante, duke u munduar qė ta fshihte atė nga unė. E pashė tė arsyeshme tė ndėrhyj disi dhe ta ndėrpres kėtė bisedė:

-“ Mirė Zanė, qetėsohu”, - e inkurajova, - “ edhe kjo duhet pėrballuar”.

Mendova se ishte mu ai moment i pėrshtatshėm pėr ta caktuar takimin tonė, ku pėrveē zėrit, do ta pėrjetoja edhe praninė e drejtėpėrdrejtė tė saj.

 - “Hė, mmm... mos ėshtė pak tepėr, u bė gjatė nė telefon? Tė takohemi nesėr, pasi tė kėthehesh nga fshati? Tė pres nė zyrė. Pajtohesh”?

- “Propozim plotėsisht i qėlluar. Pajtohem! Shihemi, pra, nesėr nė zyrėn tėnde dhe bisedojmė mė gjatė”, - ishte pėrgjigjja qė unė kaherė e prisja me ankth.

Duke u pėrshėndetur, e ndėrpreva lidhjen. Pranoi. As unė nuk u ndjeva aq indiferent ndaj rrėfimit tė saj. Posa lėshova receptorin, mendova gjatė. Parafytyrimet nga mė tė ndryshme nuk mė linin tė qetė. Hapa dritaren dhe zgjata kokėn nė drejtim tė hapėsirės nga e cila nė dhomė dėpėrtoi njė rrymė e fortė e ajrit tė pastėr. Me kokėn qė e kisha tė zvaritur jashtė, me kėtė veprim, sikur dėshirova tė ajrosja edhe mendimet neveritėse qė mė kishin kapluar. Bėra disa hapa nėpėr dhomė dhe mora vendimin e shpejtė. “Do tė jetė mirė tė shtrihem nė shtrat dhe me trup tė relaksuar tė lejoj rrjedhėn spontane tė euforisė sė tyre”. Ishte kjo njėra prej “blic” metodave orgjinale qė unė e praktikoja rregullisht kur mė atakonin shqetėsimet e ndryshme me pėrmbajtje negative. Kur veproja kėshtu, sado tė ishin tė forta ato, gradualisht zbeheshin pa pasur hapėsirė tė pėrshtatshme tė koncentrohen si “lavra energjetike” negative nė ndėrvetėdijen time…

“…Sa kemi vuajtur ne si popull dhe ende nuk vetėdijėsohemi!” - ishte njera nga ato sifidat qė mė rizgjoi njė botė mendimesh dhe ndjenjash nė kokėn time. “Ende pa i shėruar plagėt tona kolektive nga lufta, ka forca politike nihiliste vendore qė intensivisht angazhohen nė drejtim tė minimizimit tė tmerrit tė madh qė ka ndodhur kėtu, e nė veēanti me njė entuziazėm tė pashoq, pėrms publikimit tė disa tė pavėrtetave nė media, kontribuojnė nė njollosjen e Luftės Ēlirimtara tė UĒK-sė. Nuk njoh popull askund nė botė qė do tė lejonte qė nga radhėt e veta tė dalin njerėz tė tillė qė lirshėm tė shprehin tentativat e tyre tė errta tė degradimit tė luftės sė bijve dhe bijave tė veta mė tė mira, qė nė ēfarėdo mėnyre janė flijuar pėr tokėn e tyre tė shenjtė.

  Nėse vazhdojmė kėshtu, do tė na gjejė mallkimi i madh. Po, po, mallkimi i madh si  pėrsėritje e asaj qė nuk kemi dashur ta mėsojmė nga historia, por kėtė herė me pasoja edhe mė katastrofale, ku viktimat e shumta do tė jenė si gjithnjė tė pafajshmit. Natyrisht, tė pafajshmit, e kurrsesi kėta hipokritė vendorė tė cilėt sėrish do ta gjejnė patronin tjetėr pėr nėnshtrim dhe pėrkulje.

Si duket marrėzia tek ne mat keq, por edhe mė keq pret, kurse parimi etik i dinjitetit dhe moralit tė mirėfilltė kombėtar pėrzihet me interesat ditore tė ndasive partiake, kapriceve individuale, lakmisė, kokėfortėsisė, jotelerancės, urrejtjes, etj.”

Sa mė shumė qė i bluaja nė kokė kėto tema nga realiteti ynė i pėrditshėm, gjithnjė bindesha se kisha tė drejtė! Ashtu i shtrirė nė shtrat, me duart e kryqėzuara prapa qafe, lejova vazhdimėsinė e rrjedhės sė lirė tė tyre:

  “Nga tė gjitha vetitė dhe vėrtytet e njeriut, menēuria duhet tė jetė mė sė miri e shpėrndarė nė botė, sepse askush nuk ankohet se i mungon. Sado qė jemi tė kėnaqur me mendjen dhe inteligjencėn qė e kemi, realiteti i pėrditshėm ėshtė dėshmi e kundėrt pėr pamundėsinė, kufizimet intelektuale dhe marrėzinė tonė, e mos tė flasim pėr urtėsinė e cila, pėr momentin, ndoshta nuk ekziston fare.

Para shumė shekujsh, mendimtari i madh grek Sokrati thoshte: “Unė di aq sa s’di asgjė”. Njė budalla yni i pėrditshėm, pėrkundrazi, beson se di ēdo gjė dhe pėr kėtė ėshtė nė gjendje qė me orė tė tėra t’ju bindė pėr njohuritė e veta qė ka nga tė gjithė lėmenjtė: shkencė, politikė, sport, ekonomi, art, culture, etj. Vaj halli atij, qė rastėsisht provon t’i kundėrvihet kėtij “tė menēuri”!

Duket se kjo dukuri ka filluar tė pėrhapet si njė tendencė e moralit tė sėmurė induktiv shoqėror. Mos vallė menēuria jonė nuk ka ardhur nė shprehje gjer mė tani, apo, ndoshta, nuk e kemi pasur fare? Dashtė Zoti qė tė jetė kjo e para, por, siē po na shkojnė punėt, frikohem se pėrgjigjja mė e vėrtetė do tė jetė vetė pjesa e dytė e dyshimit.

Eh, sikur tė mbesim nė gjykimet e mendjes sė tashme, nuk duhet edhe aq tė shpresojmė pėr tė ardhmen tone. Por, nėse mbi tė gjitha, do tė mbisundojė instikti shekullor i moralit tonė tė shėndoshė kolektiv si popull, i ndėrtuar mbi parimet e mirėfillta tė trimėrisė, besnikrisė, drejtėsisė dhe dinjitetit, atėherė lirisht mund tė mėtojmė se ka shpresė. Por, ta zėmė, sikur vėrtetė tė kishim shumė mend? Sigurisht nuk do tė mjaftonte vetem me kaq.

Pėrveē mendjes dhe menēurisė, do tė na nevoitej edhe URTĖSIA. E urtėsia, krahasuar me menēurinė, dallojnė shumė mes vete. Menēuri do tė thotė njohja dhe mbajtja mend e tė dhėnave dhe shėnimeve nga informacionet e pėrditshme, nga mėsimet qė na i mbushin kokat shkollat dhe fakultetet, duke na graduar si intelektual... Fatmirėsisht, kėso njerėz tė menēur, qė unė do t’i quaja “enciklopedistė” ose “universalistė”, kemi mjaft dhe nė ēdo vend.

E urtėsia? Ē’ėshtė urtėsia? – hyra edhe mė thellė nė meditime.

Urtėsia duhet tė jetė shumė mė e lartė se vetė menēuria dhe inteligjenca. Me tė vendoset shpejt dhe drejt. Ajo nuk ka gabime, nuk frikohet nga askush, e mė sė paku nga vetja. Ėshtė aftėsi hyjnore e vetėndėrtuar gjatė dhe me durim, pėrmes vrojtimit tė qartė nė rrjedhėn e gjėrave. Ajo, gjithnjė, shkaktarėt i gjen nė pasoja. Dallon ē’ėshtė patjetėr pėr momentin - diferencon realitetin nga iluzionet”. Ėshtė plotėsisht e panėnshtrueshme para emocioneve dhe instikteve momentale. Nuk ėshtė egocentrike dhe nė gjykime vepron shpejt dhe qartė.  Nė tė nuk ka kokėfortėsi, por vendosmėri.  Nuk ėshtė imponuese dhe zėdhėnėse, por ėshtė e patjetėrsueshme, sepse nė vete pėrbėn forcėn e madhe tė realitetit. Urtėsia na nevojitet sot mė sė shumti, por ku ta gjejmė atė? A ekziston? Patjetėr se ekziston, por jo nė vendet ku vendoset. Ajo kurrė nuk vardiset, nuk inponohet dhe nuk lajkaton, nuk i duron manipulimet dhe sjelljet pjatalipirėse, prandaj edhe me arsye tė plotė nuk ėshtė nė pushtet, ku ne zakonisht jemi mėsuar ta kėrkojmė.

Aspak nuk ėshtė ēudi pse s’ėshtė nė pushtet, por duhet tė jetė ēudi pse pushteti nuk i kėshillon ata qė e kanė kėtė urtėsi, bile, siē bėhet zakonisht, sė paku pėr t’u lavdėruar se urtėsia e dikujt ėshtė e tyre.

Pėrsėri dyshime tė liga me dėshirė tė sinqertė qė tė gaboj. Sikur tė kishim organizuar njė sondazh publik nė mes tė budallait tonė mesatar, i cili na bind pėrherė se di ēdo gjė, nga njėra anė, dhe atij tė urtit tė mirėfiltė, i cili deklaron se di aq sa s’di asgjė, nga ana tjetėr, sigurisht qė do tė fitojė ky i pari. Patjetėr se do tė fitojė opcioni i parė, sepse ai ėshtė mė i afėrt, mė i kuptueshėm, mė praktikė dhe mė i dashur. Thjesht ėshtė mė i kapshėm pėr ne.  Ai, fatkeqėsisht, ėshtė pjesė e pėrditshmėrisė sonė…

Nė moment, dėshirova qė nga vetja t’i largoj kėto mendime. Vendosa t’i shmangem, duke e orientuar kahjen e tyre bredhėse drejt mė tė gėzuarės dhe mė tė hareshmes…

                                              

            Fund i kapitullit tė parė

 

 

 

Me respekt tė pėrjetshėm pėr ty miku im i ēmuar NANDA!

 

 

           

 

           Adnan Abrashi u lind mė 21.12.1957 nė Prizren. Shkollėn fillore dhe atė tė mesmen e kreu nė vendlindje, ndėrsa diplomoi nė Fakultetin Juridik tė Universitetit tė Prishtinės, nė vitin 1982.

            Pas diplomimit ka punuar, fillimisht, referent juridik e pastaj sekretar i Ndėrmarrjes grafike-botuese "Ramiz Sadiku" nė Prizren, nga e cila, nė vitin 1992, largohet si person i papėrshtatshėm politikisht.

            Njė kohė ka punuar si sekretar edhe nė Bodrumin e verės nė Rahovec dhe vite tė tėra ka qenė producent nė TV "OPINION" (ish TV "HASI") me seli nė Prizren, ku ėshtė takuar dhe ka intervistuar personalitete tė larta tė vendit dhe ndėrkombėtarė. Ndėrkohė ka udhėhequr edhe njė galeri ari private dhe ėshtė angazhuar edhe nė Ndėrmarrjen grafike-botuese "BLENDI", nė Prizren.

            Qė nė vitet e hershme tė rinisė, e veēanėrisht pas njė aksidenti tė rėndė qė pėrjetoi nė trafik, ai iu rrek me pasion dukurive parapsikologjike duke u marr intensivisht me burimet e fenomeneve  paranormale, reflektimin dhe ndikimin e tyre nė botėn reale... duke i analizuar thellėsisht ato dhe bėrė publike pėrmes shkrimeve tė shumta nėpėr gazeta, revista dhe portale tė ndryshme interneti. Me plot tė drejtė, Adnani, mund tė quhet pionier nė spektrin e gjerė tė lėmit tė paranormales nė trojet shqiptare!

            Ishte njėri prej themeluesve tė revistės “Astra”, qė botohej nė Prizren (shpėrndahej edhe nė perėndim) - njė ndėr revistė e parė shqiptare (dhe simotėr e Revistės "Mjellma" qė botohej, po ashtu, nė Prizren), qė trajtonte tema tė shumėllojshme nga lėmi i psikologjisė, parapsikologjisė, mjekėsisė, astrologjisė, metafizikės, filozofisė, etikės etj., dhe redaktor i saj pėr vite radhazi.          

            Po ashtu, njė kohė tė gjatė, me mjaft sukses ka bashkėpunuar edhe me revistat: “Kosovarja” qė botohej ēdo dy javė nė Prishtinė, si editues i shtojcės disafaqėshe "syri3",  me  revistėn “Horoskopi”, si dhe me revistėn "Mistika" - organ i "Qendrės parapsikologjike", qė botoheshin nė Prizren.

            Pas luftės nė Kosovė, gjegjėsisht nė vitin 2001, bashkė me njė grup shokėsh formojnė dhe regjistrojnė, para organeve tė UNMIK-ut nė Prishtinė, Shoqatėn e pėrpjekjeve pėr krijimin e njeriut tė ri "VEGIMI  MISTIK", ku edhe zgjedhet Kryetar i Bordit tė drejtorėve.

            Ka qenė moderator i faqes personale shumė tė njohur dhe tė suksesshme elektronike nė internet: www.syri3.com, e cila, po ashtu, trajtonte tema tė kėsaj natyre, e qė brenda disa vitesh u klikua nga mė shumė se 5 milion vizitorė! Dua tė ceki kėtu se kjo webfaqe, kjo dritare dijesh, ishte e para qė krijoi sektorin e librit elektronik, nė vitrinat e sė cilės arriti tė rendisė me qindra tituj, nga mė tė ndryshmet, pėr t'iu ofruar lexuesve pėr shkarkim falas.

            Gjithashtu, ka marrė pjesė nė mjaftė kurse, ligjėrata, seminare dhe rituale, siē ėshtė ai i "vallėzimit mbi zjarr (prush)", tė cilin pastaj e organizuan edhe nė kuadėr tė veprimtarive tė Shoqatės "Vegimi mistik" pėr disa vite rresht nė Prizren.

            Pėrveē shkrimeve tė shumta nga fusha e paranormales, ai ishte edhe njeri ndėr publicistėt mė aktiv dhe mė kritik kundėr dukurive tė pėrgjithshme negative nė shoqėrinė tonė e veēanėrisht ndaj klasės sė korruptuar politike Kosovare!  

            Ka botuar kėto vepra: “Parathėniet e Nostradamusit”, "Fati pėrmes filxhanit tė kafesė", dhe romanin: “Ne vorbullat e jetės - 1 dhe 2“.

            Adnan Abrashi ndėrroi jetė nė orėt e vona tė 3 nėntorit 2013, nė ditėn e zgjedhjeve lokale nė Kosovė, si pasojė e njė sulmi nė zemėr.

 

 

 

  (1)    (2)