.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

Antologji e poezisė moderne shqipe - Nezir Prokshi

NEZIR PROKSHI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

NEZIR PROKSHI

 

 

 

 

          

             Hyrje

 

          Nezir Prokshi u lind mė 15 tetor 1945 nė Vėrbovc tė Drenasit. U shkollua nė vendlindje e nė Prishtinė vazhdoi shkollimin e mesme – drejtimi ekonomik. Studioi nė Fakultetin e Drejtėsisė nė Universitetin e Prishtinės pa shkėputje nga puna. Shkruan poezi e proze. Zotėron njė arkiv tė pasur tė trashėgimisė etnokulturore veēmas nė lėmin  e folklorit. Botoi nė tė gjitha gazetat e  revistat e kohės nė Kosovė, Maqedoni e Shqipėri.

            Qė nga viti 1967 ishte korrespondent i ’Rilindjes” i Radio Prishtinės dhe i TVP. Nga nėntori i vitit 1990 kur u instaluan masat e dhunshme tė Serbisė ishte i papunė deri nė pėrfundimin e Luftės kur u punėsua nė MPMS.

            Krijimin e parė letrar e botoi nė revistėn “Zėri i Rinisė” nė vitin 1966. Nga opusi nė fushėn e letėrsisė ka botuar vėllime me poezi: Luadhi Kohės, (1973), “Kohė Idhnake” (1987), “Shi me Diell” (1997), “Sheshi i Shpėtimit” (2007), “Lulet e Kosovės” (2010), “Qiejt Ilirianė” (2011), “Mbretėria e Ėndrrave” nė gjuhėn Rumune nė 2o11, “Me Flamur nė zemėr” (2012) dhe “Gjysh – Dielli a ka Sy” (2012). Mė pastaj nė lėmin e publicistikės e tė prozės ka botuar: Ditar lufte “ Mbijetesa e popullit tė Drenicės mė rrethinė) (2007) nė botim tė Radio Kosova e Lirė dhe  njė libėr monografik  “Baca Dinė -  dritė i shtigjeve tė djemve tė Lirisė” nė botim tė SHBP tė Kosovės. Ėshtė fitues i disa ēmimeve letrare. Poezitė e tij janė pėrkthyer ne gjuhėn Rumune  anglisht. Ėshtė pėrfshi nė disa antologji nė Kosovė e Shqipėri. Ėshtė Botues i SHB “MESHARI” Prishtinė

            Aderon nė Lidhjen e Shkrimtarėve tė Kosovės.

           

 

 

MBRETĖRIA E SHPRESĖS

 

Ēuditėrisht  pa hile

E donte  Shpresėn

U dashurua sa ishte i ri

Edhe babė e babagjysh

Jetua kishin me te

Ajo kishte gjithė fuqinė magjike

E binte shiun, pranverėn, verėn

Kapėrcente muzgun

Nė agullimė vinte me diellin

 

Kur e kundėrshtonin kopilėt

Thoshte

Botėn ta jap Shpresėn jo

 

Me te ecte, me te ėndėrronte

Me te bėnte gjumė

Si Mbret

 

Vitet i kalėronte

Anė e kėnd botės

 

II

 

Kur kapėrcente ndonjė rrebesh

Kohė idhnake,

Orėliga kur trokiste nė dyer tė hapura

Para se tė kėndonte kėndesi

Ai ia thoshte kėngės majė  krahu

Ndalonte  kur tretej nė meditime

Mėrmėriste:

Botėn ta jap Shpresėn jo

 

Koha s’ndalon

Shpresa ecte para tij

 

Te nesėrmėn

Jetonte nė tė veten kohė

 

Besonte  nė tė magjishmen fjalė

Kurriz e kishte Lirin

 

 

Nga Homeri mėsoj poemėn me mija vargje

Siē mėsoi tė shoh pėrtej errėsirės

Pėrtej bjeshkėve, pėrtej fjalėve...

 

Njė ditė, 

Dimėr i acartė

E arrestuan

E shpallėn “Rebel”,

 

Luftėn pėr Liri pa Liri

E bėnte nėpėr qelitė e errėta

 

Kur e kėrrusėn stinėt dhe e zbardhen motet

I thanė; Je i  Lirė, pa  L i r i

 

III

 

Ai vėrtetė mbeti i pathyeshėm

I palėkundur nga Shpresa pėr Ėndrrėn

Besonte

Kėrkonte liri

Edhe sot e donė drejtėsinė

Kurrė se di pse

I besonte bestytshėm Trimit

Se do e sjell  Lirinė

 

Me gjenin pellazg pranverėn e priste

Nė toka buke nė Fushėkohėn dardane

Dėgjonte tinguj nė Harpėn e Arbrit

Si hante palla pėr Shtat mbretėritė

 

Paj,

Mbret ishte 

Kaluar mbretėrive tėrė botės.

 

 

MOMENTE POETIKE

 

Gjithė kėta qiej

Mbi kėtė vend krejt tė sheshtė

Nė qiellin e parė fluturojnė Mjellmat

Edhe ndonjė lejlek i harruar

 

Nė tė dytin pluskim bore

Retė qė zihen e dalin nga dielli

 

I treti njė Zot e di, pak mė lart njė avion

Udhė tė bardha bėn nė qiej Ilirianė mbi liqe

 

Matanė bjeshke nė brezare ndrit njė Yll

Mbi Gjole flutura  botė e rrallė bimore, lule

Duken barka tė vjetruara mbetur brigjeve

 

Enkelana fle nė ēatinė e bjeshkės

Mbi liqe Nositėt nuk duken, kanė ikur qėmoti

 

 

 

Thonė sa herė Lasgushi  e kėqyrė Mitrushin

E herė hėna zbret e plotė, e Yjet

Kur yjet prushojnė  lind dielli n’Enkelanė

 

E kur tė zdirgjem nė rrafshin e Dushemishtės

E po u zhvesha lakuriq i ēmendur do me thonė

Tė gjitha fyerjet e tundimit do i marr nė kraharor

 

Se mė kanė dehur erėrat me aromė Liqeni

Se mė ka mplakur e Premtja kur u poqa me Zanafillėn

 

E te plakėm nė mes kėsaj bardhėsie o Zot

 

                            

MBRETĖRIA MAGJIKE E HIJES

 

Kur vjen nata

Poema e hapur nė tryezė

Grindet me metafora

 

Mbi mua kalėrojnė

Shkėmbinjtė tė mbėrthyer

Majave tė thepisura

Zbehen bardhėsitė    

Luadhet me kėmisha tė pėrhitura

Lakuriqėt qė donė t’ia ndalin

Bubullimėn qiellit

Ofshame te bezdisura

Labirinteve pėrrallore

 

Shenja tė orėve tė liga

Po ikin

Thanė po i pėrpinė errėsira

Ka rėnė njė sėmurje e keqe

Nė njė lugajė qė ka marr zjarr

Trishtimi do tė pėrvidhet

Nė mbretėrinė magjike te hijes

 

Fatziu unė qė nuk mu takuam

Nė stinėn e pėrtėritjes

Imazhe rastėsore pėrshkonin qiellin

Ngadalė nė duart e Lirisė

 

 

RENKIMI I ESHTRAVE

 

Rėnkime vaje gjemė

Palca shpirtrash

Tė shqiptarėve tė vrarė

 

Tė mbuluar nėn ritmin

E krakėllimave tė sorrave

Nė errėsirėn e natės

 

Kur lakuriqet fluturojnė

Pa hėnė

Tė fshehur nė brendėsin

E  muzgut

 

Sa larg ndihet rėnkimi

Gjema, fjala hidhėrimi

Flakė digjet

Me vargun tim kryeneē

 

Numėrojnė ditėt vitet

Epokat tė mbuluara

Me pėlhurė tė pėrhitur

 

Se koha erdhi  pėr tė rrėfyer

Pėr shekujt e dhunuar

Nė njė botė mbėrthyer

Nė ethe plagė e  dhembje

 

Tė shpėrndara qenēe

Pa u shėnuar emėr varri

 

Le tė rendon dheu mbi kokė

Ndritur nga drita e mėngjeseve

Me plot  Diell Lirie

Nė qiejt Ilirian

 

 

MOLLĖ E KUQE TRUNG I NDARĖ

 

Dhe njė varg seē lindi sonté si njė Yll qė muzgun ndritė

Dhe njė kėngė qė mori pėrrenjve puthi Majat

Nė Diell u ngjit

 

Dhe u gėzua shumė

U gėzua posa preku nė  gur e cung

Metaforė s’ėshtė Mollė e Kuqe patėm emėr edhe trung

 

Trung e fruta, degė e Mollės, lule e pemės mbeten tė tharė

Seē nis udhė Syri Vargut, mbushur mall si mėrgimtar

 

I  pėrlotur syri  nėnės loton nėn qepallė

Shihte ėndrra pėr  mote kthimi, nė kraharor digjej, kishte mall

 

Dhe njė ditė njė Fundprilli, thane nė Kosovė e ke njė Varr

Ėshtė mbushur  gonxhe aromė Prilli, Trungjet Sythe, Fushat bar