Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji - Nga vijnė makthet?

Shkruan: Don Nosh GJOLAJ

www.syri3.com

  

NGA VIJNĖ MAKTHET?

 

     Edhe ėndrra mė e keqe ėshtė shpesh njė ėndėrr e mirė qė na bėn tė kuptojmė mė mirė veten dhe tė nxisim ndryshime pozitive nė mėnyrėn e tė menduarit dhe vepruarit. Kjo vjen sepse ėndrrat tona janė personale dhe pavarėsisht nga fakti nėse e duam apo jo ajo vetėm na mėson si tė ndryshojmė.

         

 

            Ėndrrat janė zakonisht njė bekim i madh qė i kemi jo vetėm nga fėmijėria e hershme por bile edhe nga barku i nėnės.

             Por fatkeqėsisht njeriu i sotėm ėndrrat dhe porosit e saja i lėnė pas dore, dhe kėtė dhuratė aq e ēmueshme nuk di ta shfrytėzojė pėr tė mirėn dhe pėr harmoninė e vetvetes si dhe tė rrethit ku jeton.

            Truri i njeriut ėshtė mjaft i komplikuar edhe gjatė gjumit ai punon pa ndėrpre shpeshherė pa ndonjė logjikė. Por truri na i dėrgon shumė porosi duke na pėrkujtuar se ēfarė po ndodh me neve!

            Pavetėdija e jonė ėshtė mjaft kėmbėngulėse posaēėrisht kur vuajmė nga ndonjė problem, konflikt, shqetėsime e mėdha emocionale, brenga dhe tė gjitha ato qė na pengojnė rrugėn tonė tė zhvillimit mendor dhe shpirtėror.

            Nė rastet e tilla aktivizohet pavetėdija dhe na i dėrgon sinjalet dhe porosit nėpėrmes ėndrrave tė cilat zakonisht pėrsėriten disa herė gjatė natės apo zgjatė njė jave por pak a shumė me tė njėjtėn pėrmbajte dhe janė tė ngjashme njėra me tjetrėn.

            Po qe se kėto porosi nuk i kuptojmė ose nuk ja vėmė veshin ose prapė fare nuk i njohim, atėherė pas disa kohėve rishtas aktivizohet pavetėdija e jonė dhe kėtė radhė ėndrrat do tė jenė tė frikshme, tė rėnda me njė fjalė na kaplon makthet siē e pėrshkruat ju shumė bukur me tekniken bardh e zi.

            Ashtu na ndodh se zgjohemi nga gjumi duke bėrtitur (piskat) nė zė, jemi krejtėsisht tė djersitur, frymėmarrja e pėrshpejtuar, po ashtu rrahurit e zemrės ėshtė i pėrshpejtuar. Ėndrra qė e kemi parė na duket si tė ishte njė realitet, ashtu nuk e dallojmė kufirin mes gjumit dhe fjetjes, jemi tė vetėdijshėm siē e shkruat se ku gjendemi, nė cilin shtrat, dhomė, nuk mund tė lėvizim pjesėt e trupit, na paraqitėn pamjet e tmerrshme etj.

            Zakonisht njerėzit ėndėrrta e tilla dėshirojnė sa mė shpejt t’i harrojnė, kjo ėshtė mjaft gabim. Makthi i natės ėshtė si ajo nėna e mirė e cila na pėrkėdhelė flokėt dhe na dėshiron njė ditė tė kėndshme dhe tė mirė, kurse baba dėshiron dhe na kėshillon si dhe na ndihmon pėr t’i zgjedhur konfliktet, problemet, ērregullimet tjera emocionale, brengat e shtypura.

            Po sa shpejt i kemi zgjedhė problemet e shtypura, brengat, konfliktet etj, makthi i natės zbehet dhe zhduket vetvetiu.

            Po e pėrsėris se ėndrrat e frikshme dhe shqetėsuese pėrēojnė mesazhe tė ndryshme te njerėz tė ndryshėm. Pėr disa prej nesh ato sinjalizojnė njė mosveprim lidhur me ngjarjet e jetės sė pėrditshme, pėr tė tjerė ato sinjalizojnė njė mbi veprim tė tejmbushur me emocione. Nėse injorojmė eksperiencat e dhimbshme apo tė vėshtira gjatė ditės, atėherė jam tė destinuar t'i pėrjetojmė ato gjatė natės. Ėndrra tė tilla na paraqesin sėrish ndjesi tė cilat nuk kemi dashur t'i marrin parasysh, nė mėnyrė qė tė bėjmė ndryshime nė jetėn e pėrditshme.

            Duke e parė situatėn nga njė kėndvėshtrim krejt tjetėr, shumė njerėz i kthejnė problemet e jetės sė pėrditshme nė njė "ferr personal" duke u shqetėsuar, duke u ankuar, duke u bėrė me fiksime dhe duke imagjinuar situata mė tė kėqija deri sa flejė.
          Makthet e tyre janė reflektim i problemeve tė egzagjeruara dhe njė jete tė vėshtirė e tė lodhshme. Ne duhet tė kuptojmė se ē'po ndodh nė jetėn tonė tė pėrditshme pėr tė ditur nėse makthet po na japin sinjal mosveprimi apo teprimi.

            Por, edhe ėndrra mė e keqe ėshtė shpesh njė ėndėrr e mirė qė na bėn tė kuptojmė mė mirė veten dhe tė nxisim ndryshime pozitive nė mėnyrėn e tė menduarit dhe vepruarit. Kjo vjen sepse ėndrrat tona janė personale dhe pavarėsisht nga fakti nėse e duam apo jo ajo vetėm na mėson si tė ndryshojmė.

            Nė disa raste ėndrrat e kėqija bėhen ėndrrat qė na mėsojnė shumė gjėra; ne arrijmė tė shpėtojmė nga njė vėshtrim nė jorealen e rrezikut; ne ēlirohemi nga frika e rrėfimit. Nė disa raste ne mund tė kapėrcejmė rrezikun nė ėndėrr dhe tė zgjohemi me njė ndjesi mė tė fuqishme dhe autosufiēente.

            Ėndrrat e frikshme janė mundėsi pėr tė tejkaluar frikėn dhe dobėsinė. Ne mund tė mendojmė se ē’ndodhi nė ėndėrr dhe si vepruam dhe mė pas tė pyesim veten "si mund ta ndryshoj kėtė ėndėrr"?. Mė pas mund tė vėmė nė zbatim mėsimet e nxjerra nga ėndrra.

            Ne e quajmė njė ėndėrr "tė keqe" pasi nuk na pėlqen ajo qė ndodh nė ėndėrr. Por, nė vend qė ta bėjmė kėtė duhet ta konsiderojmė atė si njė ėndėrr tė vlefshme.

            Nėse mėsojmė prej saj, nėse bėhemi mė tė fortė dhe mė tė zgjuar pėr shkak tė saj, ne duhet tė bindemi se ėndrra e keqe ishte njė ėndėrr e mirė. Nė fakt, ajo ishte ėndrra e duhur dhe perfektė nė atė moment tė veēantė tė jetės sonė.

 

 

            Ja disa dukuri tė ērregullimit tė gjumit:


            Parasomia

            Parasomia nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrveē ērregullimi i fjetjes qė ndėrlidhet me daljen e gjumit gjatė natės herė pas herėt.

            Kjo dukuri tek fėmija moshės fėmijėrore ėshtė e natyrshme pėrkatėsisht normale, kurse tek mosha e rriturve ėshtė njė ērregullim ose sėmundje qė e ngarkon njeriun si tė tilė qė ankohet gjatė ditės nė pagjumėsi.


            Ecja nė gjumė (somnambulizėm)


            Disa njerėz me ērregullimin e somnambulizmit gjatė gjumit ata bėjnė disa lėvizje motorike nė mėnyrė automatik. Disa tė tjerėt e lėshojeė shtratin e tyre dhe ecin nėpėr dhomė. Disa tė tjerėt e lėshojeė shtėpinė. Kurse komunikimi me tė ėshtė i pamundshėm. Zakonisht nga ky ērregullim vuajnė fėmijėt dhe adoleshentėt. Shkaku i kėtij ērregullimit ende nuk dihet mirė.


            Ėndėrrimet gjatė gjumit (pavor nocturnus)


            Ky lloj ērregullimit zakonisht lajmėrohet te fėmija e vegjėl – pas disa orė fjetjes fėmija papritur fillon tė bėrtasė, djersitet, frymėmarrja ėshtė e pėrshpejtuar po ashtu edhe rrahja e zemrės.

            Shumė vėshtirė zgjohet fėmija, por nė mėngjes fare nuk di se ēfarė ka ndodhur me tė, ēfarė ėndrrash ka pa, ose ēfarė paraqitjeve ka pėrjetuar, ashtu nuk i kujtohen asgjė.


            Agresiviteti gjatė gjumit


            Ky ērregullim zakonisht lajmėrohet tek meshkujt e moshės sė mesme dhe tek pleqtė dhe shumė radhė tek femrat apo grupmoshat e tjera. Zakonisht lajmėrohet tek njerėzit qė vuajnė nga sėmundjet neurologjike.

            Dallimi nė mes ērregullimit ecjes gjatė gjumin dhe agresivetiteti ėshtė se kėta tė fundit kur zgjohen nga gjumi ju kujtohen ngjarjet e natės, zakonisht flasim pėr ėndrrat e tmerrshme, frikshme.

            Mendohet shkaktari i kėtij ērregullimit ėshtė sėmundja neurologjike qė e ērregullon njė pjesė tė trurit, pikėrisht atė pjesė nuk pengon pėr ta ēliruar muskujt e trupit gjatė gjumit.
           Ky lloj ērregullimit zakonisht shėrohet me medikamente ashtu tė quajtura KLONAZEPAM.


            Pėrtypja e dhėmbėve gjatė gjumit (Bruksizėm)


            Bruksizizmi pėrkatėsisht pėrtypja e dhėmbėve gjatė gjumit ėshtė mjaft i fortė saqė ndihen fėrkimi i dhėmbėve nė dhomėn e fjetjes.

            Ky ērregullim ėshtė i pavetėdijshėm qė lajmėrohet nga mosha 17 ose 20 vjeēare dhe zgjatė deri pas moshės 40 vjeēare qė zhduket nė mėnyrė spontane.

            Mendohet se shkaku ėshtė nė renditjen e dhėmbėve dhe pozita e tyre jo natyrshme.
Sė fundit kemi edhe biseda me zė gjatė gjumit etj.