.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

Antologji e poezisė moderne shqipe - Nikolla Spathari

NIKOLLA SPATHARI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

NIKOLLA SPATHARI

 

 

 

 

          

 

             Hyrje

 
            Ka lindur nė Malėsi tė Madhe me  5. 12. 1940, ku  mbaroi edhe mėsimet e para. Erdhi fare i vogėl nė qytetin e Shkodrės dhe bėri shkollėn e mesme pedagogjike. Studimet e larta i kreu  pėr matematikė - fizikė. Ka botuar 15 libra, nga tė cilat 7 libra me poezi pėr tė rritur dhe pėr fėmijė. Merret me  poezi, prozė, publicistikė, studime. Ėshtė nderuar me medaljen “Naim Frashėri” dhe me titullin  “Mirėnjohja“ e qytetit tė Durrėsit. Ka marrė ēmimet: “Mark Tuen“, “Migjeni“, “Dritėro Agolli“ dhe “Xha Deralla“.  Ėshtė laureat i dy ēmimeve tė para dhe i njė ēmimi tė dytė nė poezi. Ka qenė kryeredaktor i gazetės “Besa" nė Shkodėr dhe i gazetės "Pena" nė Durrės. Gjithashtu ka qenė sekretar i  Degės sė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve nė Shkodėr dhe sekretar i Shoqatės “Atdhetare –Kulturore Kosova“. Aktualisht ėshtė kryetar i Klubit tė Shkrimtarėve dhe Artistėve Durrės dhe drejtor i revistės "Vegime letrare"

 

 

 

 

MANASTIRI I GRAĒANICĖS

 

Si Atlasi mitik mbaj sonte qiellin

Mbi Manastirin e Graēanicės.

Si s’kam qenė kėtu nė atė natėn e largėt

Kur i nxorėn sytė Simonidės!

 

Do tė hidhesha mbi mure                       

Si hero

Baladash me zana,

Do tė zija vend para Simonidės

Dhe do tė priteshim gjithė natėn me jatagana.

 

Simonida mund tė ēuditej me guximin tim.

Ku ta dinte ajo

Se, shumė vite mė vonė

Diku nė Kosovė do tė njihja ty

Dhe do t’isha prapė gati tė zhvishja jataganinre

Pėr njė palė sy.

 

 

 

NĖ RRUGĖN ME PALMA

     

 Nė rrugėn me palma,

Muzgu i heshtur

Nisi tė bjerė...                                                                      

Hijet u zgjatėn dhe formuan konturet e  natės,

Veē nė fustanin tėnd kishte mbetur pak diell .

 

Njė zog u ul 

Nė anė tė njė gjethi palme

Si t’ishte ulur nė teh tė njė shpate.

Qielli le tė zbrazej njė ēast nga perėnditė

Sa tė bėnim ne ca mėkate.

 

 

 

KAPAKU I PIANOS MBETI I HAPUR

 

- Kėngėtarit Esat Bicurri, post mortum -

 

Mbi partitura

Shkelėn udbashėt.

Ndoshta ishte njė kėngė pėr lirinė

Dhe ju tė paudhė,

Me gozhdė,  tejpėrtej, po e shponi,

Kapaku i pianos mbeti i hapur

Dhe ashtu  u harrua te salloni.

                                    

E morėn kėngėtarin,

Muzgu i Gjakovės   

I ra pas sokakėve tė ēarshisė,

Kėnga “Ēu dėshrush me t’pa ty “

Vuri kujėn te Hani i Haraēisė.

                                    

Xhamia e Hodumit,

Deri nė thyerje e pėrkuli minaren,

Nė vend tė ezanit

Deshi tė shpėrndajė nga Pashtriku

Kėngėn e Esatit.

Hėna nuk e gjeti dot rrugėn e qiellit

Qė tė dilte mbi Sukė tė Ēabratit.

 

Por do tė vinte liria

Dhe do tė kthehej dhe ai

Njė ditė dimri me borė,

E para tij

Do tė pėrkulej, me dhimbje e gjithė Gjakova.

Unė, tek varri, nuk i vura kurorė,

I vura kėngėn: “Njė kllef me ar ta ēova“.

 

 

 

MAGJIA E  NJĖ KĖNGE                             

 

Kur kėndoje ti

Desha tė mos ishim midis njerėzish,

Tė ishim diku larg

Nė njė pyll,

Pranė gjetheve, atje ku ėshtė gjelbėrimi,

Ku tė digjet, mbi kokė, papritmas  njė yll.

 

Dhe tė bėnim sė bashku njė koncert,

Zėri ynė

T’i binte natės dhe degėve mes pėr mes,

Te njė trung edhe mund tė putheshim,

Se ēdo bėnim deri nė mėngjes...

 

Por ajo natė se nga mė iku,

E mua

S’ mė ndahen e s’mė ndahen largėsitė,

Me to, monopateve, grindet era ,

Por do pėrleshem dhe unė njė ditė.

 

 

 

FSHATI IM

 

Kur vi unė

Kisha e vogėl del e para nga nata,

Del edhe qielli                                                                      

Me kostelacione tė njohura qė nė fėmijėri,

Te  burimi, mbi drurėt,,

Banojnė gjithė natėn yjet,

Banon dhe njė koloni zogjsh gjithashtu,

Perėndia, qė tė gjitha gjėrat i vuri nė vendin e vet ,

Qetėsinė e natės e vuri kėtu.

 

Nė mėngjes dielli hapė korijet

Dhe ti s’di ende

Nė ē’ botė do tė kthehesh.

Kudo mund tė kėpusėsh njė lule,

Kudo mund tė ndjekėsh njė flutur, si pėrherė,

Dhe s’ke kohė as tė ēuditesh

Se si mund tė ketė kaq shumė pranverė.

 

Kur vi kėtu

E ndiej se s’do tė kem vdekje,

Sepse pėr tė vdekurit

Flitet njėsoj si pėr tė gjallėt.

Ata , njėqind vjet dhe dyqind vjet,

Po aq madhėshtorė zbresin nga lufta ,

Se pėr tė vdekur nuk vdiqėn asnjėherė

Vetėm harruan si kapet pushka.

                                   

Ja edhe kullat

Me diellin e madh mbi ēati ,

Ato qė aq herė, e provuan zjarrin e Trojės

Dhe aq herė u kėnduan nė rapsodi.

                                    

Nė fshatin tim

Kudo mund tė zėsh njė hije

Edhe pse ka kaq shumė diell,

Kėtu era ėshtė erė,

Askurrė s’e pashė

Tė bėhet furtunė,

Kam shėtitur shumė , nėpėr qytete dhe shtete,

Por ky ėshtė vendi ku mė presin mė shumė .

 

Nuk ndodh askund tjetėr

Qė ardhja ime

Gjithė zemrat t’i ngrohė.

Nga kopshtet me qershi njerėzit mė thėrresin :

“ Ej Niko, ē’u bėre kaq kohė ? “