Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 2 - Nikollė Loka

NIKOLLĖ LOKA

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

NIKOLLĖ LOKA

 

 

 

 

         

 

             Hyrje

  

            Nikollė Loka ka lindur me 25 mars 1960 nė Mirditė. Diplomohet pėr mėsuesi nė Institutin e Lartė Pedagogjik tė Shkodrės nė vitin 1983. Kryen njė specializim njėvjeēar pasuniversitar pėr mėsuesi nė Universitetin e Tiranėn nė vitin 1988 dhe njė vit studime pėr shkencat humane pranė ICHEC Bruksel nė Belgjikė nė vitin 2004.

            Nė vitin 2007 pėrfundoi studimet Master nė Edukim pranė Universitetit tė Tiranės dhe ėshtė Doktorant nė proces nė fushėn e Historisė sė Arsimit pranė kėtij Universiteti.

            Autor i tre vėllimeve me poezi dhe pjesėmarrės nė pesė antologji poetike. Aktualisht po pėrgatit pėr botim vėllimin e katėrt. Ka botuar cikle me poezi, qė nga fillimi i viteve tetėdhjetė e nė vazhdim, nė suplementet letrare tė gazetave tė pėrditshme:"Studenti", "Mirdita", "Republika", "24 orė", "Muzgu", etj.

            Nikolla punon dhe jeton nė Tiranė.

 

 

 

REFRENI I PENDESĖS

Ju pallate tė qeqta
tė idhujve qė s'i prekėm,
njerėz tė huaj,
skulptura qė frymoni,...
dhe ju vajza tė hijshme
s'mund tė jeni Dea.

Dėshirė
e ndarė pėrgjysmė ,
simetri e prishur,
me njė tė pėrpjetė tė fortė,
tatėpjeta s'ka fund,
s'shihet...!
Shpėtimi
si refreni i pendesės,
na pėrcjell
tė gjithė jetėn e jetės.

 

 

 VJEN TĖ MĖ THUASH

 

Vjen tė mė thuash,
kthehu te kjo botė,
gjumi ėshtė i rėndė
dhe ėndrra tė gėnjen.
Unė nė sytė e tu
dalloj veē lot,
njė mėngjes me vesė
qė mė pėlqen.

Vjen tė mė thuash
dita ndėrroi fytyrėn,
lulet nė kopsht
kanė tjetėr ngjyrė.
Mė ra ndėrmend
se ishte hile,
kur u mbyta
nė sytė e tu pasqyrė.

Vjen tė mė thuash
shihe qiellin,
era fryn
e tė lag me pikla vese.
M’u betove
se nuk ishte hile,
ajo buzėmbrėmje
qė fshihte tė nesėrme…

 

 

 ATJE TEJ, ATJE PĖRTEJ

 

Atje tej, atje pėrtej,
rėrė e bardhė rrėzė detit,
atje tej, atje pėrtej,
dallgė e kaltėr rreh bregun.

Atje tej, atje pėrtej,
shpirti bie nė ujė,
atje tej, atje pėrtej,
dallga kthehet nė gur.

Atje tej, atje pėrtej,
ishulli mbulohet me dallgė,
atje tej, atje pėrtej,
lumi digjet nė flakė.

 

 

MITI I EVROPĖS

Sipas mitologjisė, Iliri ėshtė nipi i Evropės

Mali gurėzi
nga lind dielli,
mali gurėbardhė...
nė perėndim,
dy hije malesh
nė shpinė tė njėri-tjetrit,
me hyjnitė flasin
ilirisht.

Nė malin gurėbardhė
marr rrėfimin,
nė malin gurėzi
shkruaj historinė,
hallėn Evropė
qė humbi njė ditė dimri,
s’po mundim ta kthejmė
nė shtėpi.

Rrėzohen nga dy male
histori antike,
tė Kadmit plak
e Ilirit tė ri,
bie nėn dy hije
miti i rikthimit,
A do ta njohė Ilirin
Halla e tij!

E unė si murg,
lutem nėn dy male,
dhe Evropės i kthehem sėrish,
te varri i Kadmit
me Ilirin pėrdore,
atje, ku Zoti
foli sė pari ilirisht…

 

 

PĖRTEJ MJEGULLĖS

Zgjatet terri nėpėr mjegull,
rrezet pezull.
Nėpėr vesė e gjurmoj jetėn,
gjysma zgjuar, gjysma fjetur....
Ditė e vdekur!

Ditė nuk ka, dita u shkri,
u bė breshėr, u bė shi.
Unė mbi vesė e peshoj veten,
gjysma zgjuar, gjysma fjetur,
pėrtej mjegullės.

Pėrtej mjegullės nė pasqyrė,
hėna shndrit e qesh me vete.
Dita natė ka nė fytyrė,
nata mjegull nėpėr qiell,
pikla vese.

 

 

VDEKJA

E fundit fjalė,
i fundit vėshtrim,
buzėqeshja u tha,
e malli u tret...
si flok bore nė prill.
Ajri u bė akull,
shpirti u bė lot,
kėngėt e pa kėnduara
shkumė e bardhė,
nė lumin qė rrjedh