.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Meditime - Njė nga vizionet e mundshme pėr Tė

Shkruan: Hasan HAMĖZBALA

 

NJĖ NGA VIZIONET E MUNDSHME PĖR TĖ

 

Kjo le tė mbetet vetėm njė nga miliarda e miliarda vizionet e mundshme pėr Tė...

Kėshtu, tek e fundit, nė kėtė mėnyrė, nė kėtė ēast, foli Ai

meqė unė nė njė kuptim jam Ai e Ai ėshtė unė

se po tė mos isha unė, nuk do tė ishte as Ai (nė mua)

prandaj do tė mungonte realiteti, bota dhe,

natyrisht edhe ky vizion i mundshėm pėr Tė!

 

 

Nė ajrin e lehtė qė thithim

nė gjethet delikate tė bimėve

nė rrėnjėt e thella tė drunjve

nė fijet e buta tė barit

nė lulet e stėrbukura tė pemėve

nė shpėrthimin e ngjyrave magjiplota

nė ēdo gjė qė duket e qė zhduket

qė lind e qė vdes - nė to ėshtė Perėndia...

 

E megjithatė

Ai ėshtė i amshueshėm

nė rrjedhėn e ekzistencės shtrihet pėr sė gjėri e pėr sė gjati

nė thellėsitė e lartėsitė e arritshme e tė paarritshme

qė merren e qė s’merren me mend

ndodhet Ai

dhe u jep jetė krijesave tė llojllojshme

tė bukura e tė stėrbukura,  tė shėmtuara e tė tmerrshme...

 

Ai ndodhet, pra, edhe nė fundin e deteve e oqeaneve

nė lėvizjet e shkathta tė peshqve

nė paklėvizjet e ngathta tė mbėshtjellėsit tė gjallė

tė fund detit

madje edhe nė bėrthamėn e tokės

aty ku zjarri vullkanor ėshtė pėrjetėsisht

nė shpėrthim e sipėr ndodhet Ai - i paprekshėm, pėrjetshėm

pėrherė i freskėt si mėngjes prilli...

 

Edhe nė shpėrthimin vullkanor ėshtė Ai

njėkohėsisht nė tokėn qė ēahet

nė llavėn e zjarrtė qė shpėrthen

nė mundėsinė pėr t’u zhdukur fshatra e qytete

nė domosdoshmėrinė pėr t’u mbytur qindra mijėra njerėz

e krijesa tjera tė gjalla,

qė Ai i lidh me fijet e fatit tė pėrbashkėt

pastaj, nė dhembjen e atyre qė mbesin

nė tmerrin, nė pikėllimin, nė hutimin, nė frikėn

e nė vuajtjen e tyre - nė tė gjitha kėto ėshtė Ai...

 

Nė njeriu  mė sė mirė bėnė konak Perėndia

Ai nuk zgjedh ngjyrėn e lėkurės -

tė gjitha ngjyrat janė tė Tijat, ato themeloret

dhe miliona nuanca qė dalin nga to...

Ai s’e zgjedh as madhėsinė a formėn e trupit

Ai ėshtė begatia e pafund e trajtave jetėsore

e madhėsive, e vogėlsive, e makro e mikrokrijesave

Ai njėsoj me lehtėsi zė vend dhe palon vetveten

nė tėrė kėto trajta tė panumėrta...

 

Ēdo gjė e krijuar, e vogėl apo e madhe

e afėrt apo e largėt

e dukshme apo e padukshme, qė sytė tanė

janė apo s’janė tė aftė t’i shohin

e mendja ėshtė apo s’ėshtė e aftė t’i njohė

janė projeksionet e vizionet e Tij madhor...

Apo: Ai ėshtė vetė kėto projeksione e ky vizion madhor

qė shtrihet nė pėrmasa pakufishmėrisht tė madhėrishme

e qė reduktohet nė pėrmasa pafundėsisht tė vogėltha...

 

Ai ndodhet nė parajsė dhe nė ferr

pėrkatėsisht - vetė parajsa dhe ferri ėshtė Ai

ne vetėm i pėrjetojmė si tė veēanta manifestimet dualiste tė Tij...

 

Ai ndodhet nė ata qė gėzohen e lumturohen

si dhe nė ata qė heqin e vuajnė;

Ai ėshtė njėsoj nė tė hareshmen e nė tė pikėlluaren

nė tė bukurėn e nė tė shėmtuarėn

Ai ėshtė aty - i pėrjetshėm, i paevitueshėm

realitet nė vazhdim...

 

Ai ndodhet “lart” nė qiejt e panumėrt, nė yjet

nė planetėt e satelitėt e tyre, nė galaktikat e metagalaktikat

nė lėvizjet e tyre precize, nė shpėrthimet e tyre

nė vrimat e zeza, nė superyjet e rinj

pėrkatėsisht Ai ėshtė kreacion i pėrpiktė

 i tė gjitha kėtyre miliarda lėvizjeve kozmike

tė pagabueshme, qė, megjithatė, nė vetvete bartin

fundin e paevitueshėm dhe, krijimi  e ri...

 

Ai ndodhet nė ndeshjen, nė shpėrthimin, shkatėrrimin dhe rikrijimin e tyre

Ai ėshtė aty dhe kėtu, ajo dhe kjo janė Ai

janė projeksionet e vizionet e Tij madhor

janė dukjet dhe zhdukjet e atij Vizioni...

 

Asgjė nuk ėshtė bosh - ēdokund ėshtė Ai

ēdo gjė qė qėndron dhe rrėnohet nga ēasti nė ēast

ēdo gjė e bukur dhe e shėmtuar e kėsaj bote

ēdo gjė e mirė dhe e keqe, qė ėshtė vetėm pėr ne e tillė - ėshtė Ai...

 

Ai ėshtė gjithė zjarri dhe drita e yllit tonė tė afėrt - Diellit,

Ai ėshtė gjithė zjarri dhe drita e miliarda yjeve tė tjerė

tė largėt me miliarda vjet drite

Ai ėshtė gjithė ftohtėsia dhe errėsira relative

e hapėsirės gjiganteske...

 

Edhe nė shpirtin paqėsor, edhe nė shpirtin rebeltar ėshtė Ai

Ai ėshtė nė tė gjitha revolucionet e tė gjitha kohėve

Ai ėshtė revolucioni i pėrjetshėm, ku ndeshėn pa ndalim

e vjetra me tė renė, e mira me tė keqėn, lufta me paqen, errėsira me dritėn...

 

Ai ėshtė revolucioni i artikuluar dhe latent i historisė

Ai ėshtė ndryshimi dhe ngecja, progresi dhe regresi...

 

 

Ai ndodhet nė tė gjitha llojet e virtyteve

ne tė gjitha llojet e veseve

nė tė gjitha llojet e gėzimeve, nė tė gjitha llojet e hidhėrimeve

nė tė gjitha harmonitė empirike, nė tė gjitha dilemat ekstreme

ku ndeshet jeta dhe vdekja...

 

Nė ndėrgjegjen mė tė lartė ėshtė Ai

po aq nė animėn tonė...

nė madhėshtinė mė madhėshtore e nė vogėlsinė mė tė skajshme

nė mendimet mė tė thella

nė ndjenjat mė tė fuqishme - ėshtė Ai...

 

Ai ndodhet nė farkėtorėn shpirtėrore ku farkohen

idealet madhore tė njerėzimit mbi Lirinė, barazinė dhe

Vėllazėrinė universale, njėkohėsisht ndodhet nė idenė mizerable

tė tė gjithė tiranėve e tė gjithė mizorėve tė kėsaj bote...

 

Pra, Zoti ėshtė tė gjitha kėto, madje edhe mė shumė

madje shumė mė shumė se kaq...

 

Kjo le tė mbetet vetėm njė nga miliarda e miliarda vizionet e mundshme pėr Tė...

Kėshtu, tek e fundit, nė kėtė mėnyrė, nė kėtė ēast, foli Ai

meqė unė nė njė kuptim jam Ai e Ai ėshtė unė

se po tė mos isha unė, nuk do tė ishte as Ai (nė mua)

prandaj do tė mungonte realiteti, bota dhe,

natyrisht edhe ky vizion i mundshėm pėr Tė!