Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 5 - NJĖ DITĖ ME SHI

Shkruan: Pėrparim HYSI

NJĖ DITĖ ME SHI

  

            Po nuk mbaron kėtu kjo histori me  xha Sollin. Kish dalė njė ditė e shullėhej nėn njė rrezedielli dhe i hanin brirėt pėr muhabet. Tek e pashė ashtu, shpotita: - Ah, moj e shkretė kohė qė nuk po na hedh njė pikė shi!

 

  

            Sot e hėngra njė shi tė rėndė dhe, tek ēaja pėrmes ujit qė vėrshonte deri nė trotuar, befas m'u ravijėzua nė  kujtesė xha Solli qė e kisha njohur dikur. Ky xha Solli sikur kish lindur ditėn e shiut, se me shiun sikur kish nėnshkruar njė pakt. Ē'shkruaj, mos kujtoni se ėshtė njė shpikje ime dhe aq. Jo. jo. Xha Solli edhe nė tė ri tė tij, kurrė nuk kish zėnė punė me dorė, po, kur binte shi qoftė dhe me rrebesh, atėherė shfaqej ai, sikur jo vetėm nuk i trėmbej shiut, po i bėnte dhe karshillėk!!!  Ndėrsa punėtorėt e tjerė, burra dhe gra, zinin ndonjė strehė pėr t'u mbrojtur nga shiu, xha Sollin e shihje  me njė lopatė nė dorė a me ēfarėdo vegle tjetėr, qė dilte nė mes sheshit dhe bėrtiste: - Ah, moj e shkretė kohė qė na le batall! Kur bėrtiste kėshtu, mos kujtoni se fliste me vete. Jo,jo. Drejtohej andej nga ata "frigacėt" qė i trėmbeshin shiut dhe nuk ndiqnin kėtė, tė "guximshmin", xha Sollin qė aq i hanin duarėt pėr punė, sa dhe nė "kiamet" e bėnte ferk. Ata , tė "strehėve", ia njihnin mirė atė "guxim" dhe atė  dėshirė tė madhe pėr punė. Kishte kohė qė qeveria ( fshati sa qe bėrė fermė), kish vendosur qė nė ditėt me shi, punėtorėt merrnin tetėdhjetė pėrqind tė pagės dhe xha Sollit, nuk ia hante kollaj qeni shkopin pėr qelepir.

            Kozmai, njė moshatar me tė, atje qė nga streha e zgjati bodecin e shpotisė: - Po hajde, o ditėzi, se do ta marrėsh brinjė mė brinjė, dhe do tė dalė qelepiri nga hundėt! Por xha Sollli nuk lėshonte mez kollaj. Aha, re Komi, nė ke brigadierin mik, tija, ajo mė  ėshtė punėza jote, po unė le tė lagem deri nė palcė, nuk jam mėsuar tė ha  harram. Njerėzia, tek shikonin kėtė pehlivan qė luante atje mes shiut, gajaseshin sė qeshuri. Gra e burra bėnin sehir se si "kotej" atje nėn vragėn e madhe tė shiut. Aha, - mbante veten me gajret xha Solli, - punės duhet t'i rrish ballas,se, po  i ktheve krahėt, tė lė fukara ajo. Ja, pėr kėtė trok dheu qė do na hajė, - betohej. Dha e dha kėshtu njė copė herė tė madhe dhe, kur mendoi se ia "kish bėrė hyzmetin" punės, ashtu siē u rrėfye nė "sheshmejdan", shkoi e zuri strehė atje me tė tjerėt. Tek shtrydhte takijen e bardhė qė ēurgonte, vazhdonte "leksioni" pėr punėn.

            Qė the ti, re Komi, - se ti dhe mė njeh dhe mė mirė nga kėta rinia (epo rrushi i papjekur nuk hahet,de), unė kėtė  qėne punė, sikur e kam parė me "diell nga jashtė". Epo kot nuk thonė: kur u ndanė, kaq na ranė. Unė isha i madhi nė shtėpi. I madhi, po si "hallemadhi". Jo do shkoje mik, jo do prisje miq. Epo kush do t'i bėnte kėto "punėza kaq tė rėnda"? Veē i madhi. Unė, or unė. E, sa pėr punėt nė bujqėsi, ato m'i bėnte Xoxi, imvėllla. Se, mahere, e kishim  kalidhen tok. Punonte Xoxi ama dhe unė kurrė nuk i hyja nė hak. Uleshim pėr tė ngrėnė, i thosha asaj simes, Varės, una: thelėn e madhe ia hidh Xoxit, se qy dhe do ngasė qetė nesėr. E, kėshtu vazhduam gjer sa erdhi kjo "komprativa". Se kjo,"komprativa" ta mat kokėn  me pe, or tunjatjeta. Dhe mė gjeti  ca mė keq: kur u bėmė "komprativė", u ndati dhe Xoxi nga unė. Tani gjeta keq e mė keq. Vjen e keqja, hapi derėn ,thuaj. Tani qė m'u ndati Xoxi mė vete, thashė una: hapu dhe tė futem se ku qeshė mėsuar me punė. Po dhe kėtij "halli" sikur ia gjeta vegėn ku tė varja katruven. Yrysht dhe tujte nga doktori. Jo mė dhėmb kėtu, jo kollem kėshtu ( epo kollla mė nget, or tunjatjeta,se qė dy vjeē. imgjysh mė mėsoi tė pi cigar). Dhe doktori: jo ktheu kėtej, jo kollu andej xhėku kuptoi qė kisha njė "hijez" tė vjetėr nė mushkėri dhe mė dha njė raport si pėr punė tė lehtė. Tė lehtė i thėnēin, po, kur  mė ēoi pėr tė bėrė "krahaz domatesh", thashė se m'u kėput trupi mėdysh. Aha, - i thashė brigadierit una, - unė mė mirė vdes pėr bukė, se sa tė vdes nga puna. Dhe ika, qė thoni ju, e nuk u pashė mė andej nga fusha. Ika - ika, po "kur tė hanė duarėt pėr punė", nuk tė rrihet, ndaj dhe mė patė sot nė kėtė ditė kiameti.   Ik nė shtėpi, xha Sillo,se do plevitosėsh, - ngriti zėrin brigadieri

            Brigadier, tė keqen xha Solli tyja, do m'i hedhėsh ato pikėt pėr sot qė tė iki me mendjembledhur xha Solli?

            - Pa merak xha Solli dhe veē duku kur tė ketė ndonjė tufan tjetėr, - i tha brigadieri.

            Dhe iku xha  Solli i shoqėruar me britmat shpotitėse tė atyre qė rrinin nė strehė.

 

 

 

            Po nuk mbaron kėtu kjo histori me  xha Sollin. Kish dalė njė ditė e shullėhej nėn njė rrezedielli dhe i hanin brirėt pėr muhabet. Tek e pashė ashtu, shpotita: - Ah, moj e shkretė kohė qė nuk po na hedh njė pikė shi!

            Qenke ti, mor dhaskal, - foli tek shullėhej. Ore, tė ishte e mirė puna, punonte dhe mbreti. Punės, or dhaskal, duhet t'i rrish me "krahėmarrje" si luftės. Pa dili ballas luftės dhe vete mu nė hale tė gomares. Edhe puna ėshtė ca mė keq: ta  merr shpyrtin pak e nga pak. Keq nė vapė e keq nė tė ftohtė. Nė vapė tė bie pika mbi kokė; nė tė ftohtė, tė futet dridhma mu nė bark. Dhe hajd ma ndreq atė punė, - digjo xha Sollin tija, dhaskal. Unė nuk e mbaja dot ė qeshurin dhe, pa e lėnė tė vazhdonte mė kėtė "lexion" kaq me vlerė, ia prita: - Epo nuk bėhet ēdo ditė "kiamet" qė tė marrshė tetėdhjetė pikė!!!

            Aha, gjer aty mė paska vajtur nami! Opo unė tė kem nderin si njeri, pa pėr tė tjerat nuk bėhem merak.

                                  *     *    * 

            Kisha kohė pa u parė me xha Sollin, por njė ditė prej ditėsh, kur shkova qė tė bėja informacion plotik me brigadėn, e gjeta atje dhe  xha Sollin. Mos kujtoni se po punonte? Jo. Po u mbante leksion atyre qė punonin. Kapa vetėm fjalėt e fundit tė tij: - Eh, Solli! Eh, Solli! Ku ishe dhe ku je? Baraz me shoqėrinė, mbi qenėrinė!!!

            Tek i dha fund ligjėratės, ndjeva njė tė qeshur kolektivshe tė brigadės dhe, kur kėrkova tė mė tregonin shkakun, njė nga tė rinjtė, mė tregoi.

            - Nė nė fshat kemi njė thėnie: dikujt qė i ecėn nė jetė, themi: i ka pjellė kau! Njė fatkeqi qė punon dhe nuk i ecėn, themi: i ngordhi lopa. Kėshtu ka ndodhur dhe me xha Sollin. Kėtij, sado qė nuk ka punuar kurrė, i ka pjellė kau. Qėlloi njė djali i tij, mori njė nuse me shkollė. Nusja u fut shitse nė fshat dhe dihet kush ka njė tė punėsuar me  rrogėbazė nė shtet nė fshat, ka tė ardhura tė mėdha. Xha Solli  e kupton dhe vet, ndaj dhe thotė: "baraz me shoqėrinė" (se do mos bėj karshillėk jetese me tė tjerėt) dhe "mbi qenėrinė"  (e ka pėr ata qė e mbajnė nė gojė). Tani, mbas kėtij sqarimi, dhe unė nuk e mbajta tė qeshurit.

            Ja, tė gjitha kėto m'u kujtuan sot, nė kėtė ditė me shi, dhe mė ravijzohet xha Solli, tek bėrtet: - Ah, kjo kohė e shkretė qė na la batall!!!

 

Tiranė, 6 janar 2016