Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - POEZIA ĖSHTĖ KĖNGĖ QĖ KĖNDOHET E LEXOHET NĖ ĒDO KOHĖ

Shkruan: Xhevahir CIRONGU

NJĖ GJETHE E RĖNĖ

 

 

 

Librin me poezi tė autores Orgesta Tafa "Njė gjethe e rėnė"  mund ta shkarkoni falas nė sektorin

  

 

„Literaturė“

 

(E falėnderojmė pėrzemėrsisht autoren Orgesta Tafa dhe redaktorin - poetin e nderuar Xhevahir Cirongu)

 

 

POEZIA ĖSHTĖ KĖNGĖ QĖ KĖNDOHET E LEXOHET NĖ ĒDO KOHĖ

 

 

            Orgesta Tafa ka lindur nė qytetin Elbasan mė 01 .05 1997. Mbaron arsimin e mesėm nė gjimnazin ‘’Ahmet Dakli’’ po nė qytetin e saj tė lindjes, vazhdon studimet e larta nė Fakultetin Ekonomik (dega  financė) nė Universitetin ‘’Aleksandėr Xhuvani ’’  Elbasan. Por, letėrsinė ajo e ka patur pasionin e saj  tė zemrės qysh nė fėmijėri, duke qenė njė lexuese e rregulltė e librit nė pėrgjithėsi, por e atij letrar nė veēanti. Ajo merr guximin , e me penėn e saj e hedh nė letėr  vargun poetik tė ngjyrosur me ngjyrat e ylberit shpirtėror. Aty tek ato rreh fort pulsi i dashurisė pėr jetėn, malli pėr vendlindjen, pėr njerėzit e dashur tė zemrės, pėr natyrėn aq tė bukur ku ajo ka lindur.  Orgesta Tafa udhėton bashkė me mendimin dhe ėndrrat duke fluturuar nėpėr qiellin e kaltėr, takon yjet e bisedon me ta, i jep puthjen e ėmbėl hėnės ngjyrė ari, i thotė dashurisė sė nėnės se jeni mjalti e oksigjeni i jetės sonė, merr frymė thellė e takohet me ajrin e pastėr tė vendlindjes, Elbasanin qė e ka rritur dhe edukuar, por edhe qė e nxit pėr kurajon krijuese pėr tek vargu poetik. 

            Duke vėshtruar e lexuar poezitė e kėsaj poete tė re , nė galerinė krijuese dhe nė vargun kolorit,  aty do gjesh pjalmin poetik ku fjala e vargu shpėrthen fuqishėm bashkė me ndjenjat tė vetė poetes, gjithsesi pikėrisht ėshtė kjo ndjenjė e ngrohtė e fjalės sė shprehur qė na fton ne si lexues qė ta lexojmė poezinė e saj. Libri  pėrbėhet nga 74 poezi. Tematikat e poezive janė kryesisht tė planit ndjesor shpirtėror, tė cilat  pasqyrojnė botėn e brendshme tė vetė poetes Orgesta Tafa. Por , ajo nuk lė pa hedhur nė vargje edhe pėr vendlindjen, atdheun, flamurin, pra fryma e atdhedashurisė tek kjo poete rreh fort,  saqė duket qartė e lexohet me dhimbje  kur e merr malli , por edhe  dashuri tė madhe qė s’njeh kufi, deri aty ku ajo kėndon bashkė me zogjtė e fshatit, pi ujė nėpėr burimet e vendlindjes, deri tek lotdhimbja te varret e tė afėrmve, ku ledhaton me vargun poetik. gurėt e epitafet qė janė shkruar aty. Libri ka njė titull aq domethėnės, saqė poetja rend duke ecur e s’ndalet pas njė gjethe tė rėnė nga pemėt aty nė rrugicat e qytetit apo tė fshatit. Simbolika e gjethes qė kėputet nga pema,  ėshtė  njė tregues rrėfimi i pandalshėm i vetė poetes nė kėtė rrugėtim tė gjatė tė jetės sonė. Mesazhet janė tė qarta, sepse jeta duhet jetuar bashkė me tė mirat apo tė kėqiat e saj. E tėrė dinamika e thelbit tė poezisė me titull ‘ ‘Njė gjethe e rėnė’’ nga ku merr edhe titullin libri i poetes Orgesta Tafa, na jep frymėzim, ngrohtėsi, mendim e ėndrra pėr njė tė nesrme akoma mė tė bukur, sepse jeta vjen vetėm njė herė,  dhe si rezultat i  kėsaj ajo duhet jetuar. Dhe…. poetja e thotė qartė me vargun e saj tė brishtė nė dy strofat e fundit tė kėsaj poezie. Mė konkretisht:

 

             ‘’Po qanin gjethet qė kishin rėnė

            Dhe degėt sipėr nė pemė,

            Ato kishin mbetur vetėm

            Jetime lėvorja nė dru.

 

            S’kishin mė ngjyra nė to

            Pa jelek nė trup tė ftohta,

            Tė veshur nga ngjyra gri

            E nesrmja do lindi pėrsėri.’’

 

            Tek poezia ‘’Nėnė’’, poetja e shpreh bukur e me dashur aq tė madhe , saqė ēdo fjalė e shkruar shkėlqen si rrezet e diellit, frymon ngrohtė e vargu pi qumshtin poetik nga sisa e nėnės, prandaj ai lexohet me aq dashuri. E kush s’ka shkruar pėr nėnėn tė paktėn tė vetmnen fjalė!? Edhe Orgesta Tafa, na sjell nė kėtė vėllim poezinė e saj tė gdhendur me daltėn e shpirtit. Shprehet kėshtu:

 

             ‘’U mėrzita kur atje shkova

            Por ty nė zemėr emrin,

            Me ngjyra lapsi shkrova

            Dhe mallin e zjarrt e shova. ‘’

 

            ‘’Me lot laj ēdo ditė ditėt e mija

            Nga lerg prandaj vuaj o nėna ime,

            Je dritė pėr sytė e mi si drita

            Prandaj fortė tė dua. ‘’

 

            Ashtu seē e kemi cekur edhe mė lartė, poetja lotin e ka si njė thesar ku i flet  pėr gėzimet apo edhe pėr trishtimet e shpirtit. Bashkė me lotin ajo kėndon kėngėn e jetės, por me atė lot shpreh dhe mallin e dhimjes pėr vendlindjen deri te pragu i shtėpisė, apo parmaku i dritares. Te poezia ‘’Lot nė dritare’’ pėrcjell fuqishėm pėr tek lexuesi atė dashuri qė kemi pėr vatrėn tonė tė ngrohtė qė ka emrin shtėpi, pėr parmakun e dritares nga ku soditim qiellin dhe yjet, kopshtet e bukura plot gjelbėrim  zogjtė nėpėr pemė kur nė pranverė ia thonė kėngės, lulet e mbjella nė saksi, deri te bora e bardhė dimrore qė zhvesh gjethet e pemėve…..Ja, si e  shkruan vargun  pėr lotin poetja Orgesta Tafa, me metaforėn e krahasimen aq drithėrues.  Vargjet  janė shkruar me lotin e shpirtit, por ato janė shtruar si njė tapet  gjelbėror si gjethet e pemėve nėpėr fletėt e kėtij libri.  Konkretisht:

 

             ‘’ Nga zemra u shkėput

            Te syri ai rrodhi,

            Mė ra mbi faqe

            Dhe zemrėn ma mori.’’

 

            Ndėrsa tek poezia me titull ‘’Ti pafundėsi’’ , mesazhet janė tė zjarrta, ato shpėrthejnė si njė vullkan, vargu e poetja dalin si  vullkan zjarresh nga shpirti, duke na thėnė qartazi se jeta ėshtė njė udhėtim qė s’ndalet, ajo udhėton me ne sė bashku si njė pranverė e begatė deri nė pafundėsi. Pa dashuri s’ka jetė! Vargjet  te poezia tė shkruara nga poetja janė kuptimplote si:

 

             ‘’Dua qė tė mė flasėsh

            Tė jem kudo me ty,

            Po ti them kėto fjalė

            Tani jemi veē se dy.

            Ti edhe unė bashkė

            Udhėtojmė nė pafundėsi…! ‘’

 

            E vetmja ajo qė bashkon njerėzit nėpėr botė ėshtė gjuha Pa kėtė komunikim, s’do tė ishte e mundur qė njerėzit tė merreshin vesh me njėri – tjetrin. Gjuha i bashkon popujt. Ata nėpėrmjet komunikimit tė gjuhės marrin e japin vlera tė dijes e tė kulturės.  Poetja Orgesta Tafa na sjell me njė kundėrvėshtrim domethėnės e me vlerė, qė ta duam gjuhėn tonė tė bukur shqipe, ta ruajmė e pasurojmė atė, sepse  gjuha jonė shqipe  ėshtė mbretėresha e gjithė gjuhėve tė botės. Dhe poetja na sjell kėto vargje tė bukrua pėr gjuhėn tonė shqipe.

 

             ‘’Rrotull venė e vinė, -  tė gjitha njė kuptim

            Me gėzof gjigante mbuluar botėn,

            Edhe kur gojė s’ke tė flasėsh, pėrshkon

            Pėrdor gjuhėn - tėnde gjithėsin shpegon.

 

            Gjuha jonė e bukur, rrėnjė Naimiane

            Fishta zbukuron, dashuri  Lasgushiane;

            Fjalė thurin sė bashku, 36 shkronjat

            Perlė  gjuha jonė, ajo mė e shtrenjta.’’.

 

            Vargu i shkruar nga kjo poete, e fton lexuesin dhe i rrėmben zemrėn e dhimbjes , tė mallit  e dashurisė, pėr tė lexuar vargun e hedhur nė letėr tė poezive tė kėsaj poete tė re. Orgesta Tafa del para lexuesit me librin e saj tė parė poetik me titullin ‘’ Njė gjethe e rėnė’’,  por lulėkuqet  e shpirtit krijuese premtojnė rrugėtimin e pandalshėm letrar tė saj. 

                                                                                                                          

            ‘’Ah, kjo jetė - mėrgimtare

            Femijė  nga gjiri nėnės larguar;

            Si zogjtė e korbit  shperdarė

            Zjarri i shpirtit te ne pėrvėluar!’’

 

            Poezia ėshtė njė kėngė qė kėndohet nė ēdo kohė, tė tilla do mbeten si gurė diamatėsh edhe poezitė e poetes Orgesta Tafa nė lėmin e  grunjtė tė letėrsisė shqipe.

Na mbetėt pėr ti thėnė poetes Orgesta Tafa, suksese nė kėtė udhėtim tė bukur krijuese letrare

 

Durrės, 05, 12. 2017