Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 3 - Njė historik i shkurtėr pėr prezencėn e kanunit dhe elementėt psiko-terapikė...

Shkruan: Mr. Rezarta PODE

     NJĖ HISTORIK I SHKURTĖR PĖR PREZENCĖN E KANUNIT DHE ELEMENTĖT PSIKO-TERAPIKĖ PĖR MINIMIZIMIN E FENOM­ENIT TE GJAKMARRJES

 

       Nė traditat popullore shqiptare, nė atė kompleks e ka emrin etnokulturė, si trashėgimi vlerash tė ruajtura e tė zhvilluara nė vargun pambarim tė katėr gjyshėrve tanė, dalin nė dukje tė drejtat e detyrat e njeriut nė bashkėsitė e shoqėrore: nė fshat, nė krahinė apo marrėdhėnie ndėrkrahinore

 

 

 

            Nė bashkėsitė e lira fshatare te kohėve tė shkuara ka mbizotėruar mendėsia, psikika e njeriut tė lirė e tė pavarur nė tėrė qenien e veprimet e tij pavarėsisht nga rangu e pozita qė zinte nė jetėn shoqėrore. Po nga ana tjetėr u nėnshtrohej, nė tėrė qenien e tij disa rregullave, disa kodeve, tė cilat ishin tė detyrueshme pėr tė gjithė pėr t’u zbatuar, qofshin kėto kryeparė tė fshatit apo tė krahinės.Kėto rregulla kishin natyrė detyruese-juridike, por dhe morale shpeshherė ato mer­reshin atribute tė besimeve tė lashta vendėse. Tė tėra kėto sė bashku siguronin ekuilibėr shoqėror. Ligje tė forta, sidoqoftė arkaike e patriarkore mesjetare, mbronin apo vinin nė vend tė drejtat e njeriut, qoftė ky njeriu me i thjeshte e me pa vlerė. Ekzistonin mjetet detyruese pėr tė vėnė nė vend tė drejtėn e njeriut tė dhunuar, duke u ndėshkuar fajtori. Kėto mjete dėnimi ishin tė ashpra, arkaike, mesjetare e tė egra, por njeriu e ndiente veten disi tė kėnaqur nga qė dinjiteti i tij nuk nėpėrkėmbej.Kėto rregulla tė bashkėjetesės fshatare, me tė drejta tė barabarta pėr ēdo njeri, janė tė dhėna nė tė drejtėn dokesore shqiptare, nė pjesėt mė mirėfilltėsore tė kėtij ligji popul­lor. Po, natyrisht, nė kėto norma, nė shtresat e ndryshimet e tyre, sidomos nė zbatim tė tyre, vėrejmė njė diferencim social, njė patriarkalizėm mesjetar, njė burim konfliktesh, qė po vazhdojnė edhe kėsaj dite tė trashėgohen dhe janė evidente.

            Po ē’ėshtė kjo e drejtė doksore shqiptare? Si ka vepruar ajo nė jetėn shoqėrore tė krahinave fshatare?Nė rrjedhojė tė shekujve e deri aty nga Lufta e Parė Botėrore, nė bashkėsitė e lira fshatare, pėrgjithėsisht nė malėsitė shqiptare, po diku-diku edhe nė ultėsira, ka vepruar njė e drejtė doksore, para njė ligji popullor, njė kompleks normash tepėr t ė pėrcaktuara e tė detyrueshme pėr tė gjithė, pavarėsisht nga gjendja sociale a shtresa pėrkatėse e njeriut.Ky kanun nė parim pėsonte ndryshime e risime tė normave tė veēanta tė tij, vetėm me vendime tė kuvendeve popullore tė pėrgjithshme – burrė pėr shtėpi. Mė i ruajturi ka qenė nė malėsitė e Shqipėrisė sė Epėrme, nder Alpe, por duke pėrfshirė kėtu Kosovėn, trojet shqiptare nė Mal tė Zi, e nė Maqedoninė Perėndimore, nė Malėsitė e Shqipėrisė sė mesme dhe n ė Jug: nė Labėri e Ēamėri. Kjo e drejtė ishte e ndarė nė variante, si ai i” dialekteve” dhe “tė folmes”, sipas veēorive krahinore a ndėrkrahinore tė viseve tė ndryshme.Me kėto norma dokesore rregullohej bashkė­jetesa dhe marrėdhėniet sociale e pronėsore nė mes tė banorėve tė maleve, ku ai ishte themeli i njėfarė vetėqeverisjeje, tė thuash njė “autonomi” nė kėto vise, ku ligjet e sistemit feudal e tė pushtuesve tė ndryshėm nuk mundėn t ndėrhyjnė e tė zėnė vend nė mėnyrė tė qėndrueshme. Kjo e drejtė dokėsore zėvendėson mungesėn e njė ligji ndėrkombėtar tė kultivuar.Duke ditur se kėtonorma ligjore tė traditės kanė qenė ngulitur kaq thellė nė mendėsinė e banorėve tė maleve edhe pas Luftės sė Dytė Botėrore. Studiuesja angleze Edith Durham, eksploruese e maleve shqiptare nė fillim te shekullit xx, thotė se malėsorėt shq­iptarė besojnė e respektojnė mė shumė ligjet e Lekė Dukagjinit, pra kėtė tė drejtė doksore, sesa dhjetė Urdhėrimet e Zotit . Pra ky ligj popullor kish hyrė thellė ne psikikė, nė mendėsi dhe nė gjykimet e popullit, ishte bėrė njėsh me jetėn e tyre….Kompleksi i kėtyre normave ligjore dokė­sore ėshtė njohur nė popull pėrgjithėsisht me emrin “Kanuni i Maleve”, “Doket e maleve”, por dhe me emrat krahinore, si: “Kanuni i Malėsisė (nė Alpet shqiptare)”, “Kanuni i Lek Dukagjinit” (ku pėrfshihet zona e Pukės, Dukagjinit, Lumė, Mirditė dhe Kosovė). “Kanuni i Skanderbe­gut” (nė Shqipėrinė e mesme, Dibėr), “Kanuni i Labėrisė” (Labėria ne Jug). Gjecovi, duke shprehur mendimin se kjo e drejtė e themel ka shtrirje mbarėkombėtare, shėnon se nė Labėri nė krahun e saj, nė anė tė Gjirokastrės, thuhet: “Me ba kuvend mbas kanunit tė Pirrit”, pra e quanin “Kanunin e Pirros” e kjo ka njė domethėnie tė qartė historike, ruajtur nė mendėsinė e banorėve tė maleve tė Labėrisė.Pėr njėsi mė tė vogla krahinore kemi ”Kanuni i Pukės”, “Kanuni i Lumės”, “Kanuni i Mirditės” (variante tė K.L.D ), “Kanuni i Musė Ballėgjinit”, “Kanuni i Ēermenikės”, “Venomet e Himarės”(variante tė “Kanunit tė Labėrisė”) e kėshtu me radhė.

            Kjo e drejtė popullore nuk ka qenė e shkruar e aq me pak e kodifikuar, por ėshtė e trashėguar brez pas brezi me besnikėri, nėpėrmjet pleqnarėve (gjykuesve popullorė ), nėpėrmjet tė moshua­rve e kreut tė ēdo familje, por edhe nga ēdo njeri i kėtyre bashkėsive fshatare: kjo ėshtė e lidhur ngushtė me jetėn e tyre, me praktikat e veprimtarisė sė pėrditshme, me detyrat dhe tė drejtat e ēdo njeriu e pozitėn e tij nė familje e shoqėri . Kėtu ne gjejmė norma (ose ndryshe nene tė veēanta) pėr ēdo rast konkret ose me anė tė pėrngjasimeve e tė motėrzimeve a me anė tė zgjidhjeve logjike, bazuar nė botėkuptim tė pėrcaktuar, nė mendėsi tė shoqėrisė fshatare me tradita patriarkale; aty gjejmė norma pėr ēdo du­kuri a element tė veēantė tė sė drejtės familjare, tė sė drejtės civile, tė sė drejtės sė pronės, te sė drejtės administrative dhe tė asaj penale.

 

 

            Gjithashtu, nė tė drejtėn dokėsore, pėrgjithėsisht nė tė tėra variantet, tė Shqipėrisė Epėrme dhe nė Jug, nė ato norma juridike, qė janė mė tė mirė­fillta e tė traditės vendase mė tė hershme, kanė si parime themelore: barazinė, lirinė, atdhetar­izmin, nderin, burrėrinė, besėn, mikpritjen etj; ndjeshmėri tė theksuar tė pėrkatėsisė nė bash­kėsinė sociale pėrkatėse. Kėto mendėsi e psike tė ngritura ne kult mbizotėrojnė nė tėrė materialet dėshmuese kanunore. Nė kėto gjykime pėrshko­het fryma se njerėzit janė tė barabartė, pavarė­sisht nga gjendja sociale. Ēdo burrė “peshon 400 dėrhem nė kandarin e tij ” e nuk ke tė drejte ta nėnvlerėsosh e ta nėpėrkėmbėsh. Nė norma disa herė bėhet fjale pėr barazinė nė gjak, pra brenda farefisit, po nė pėrmbajtje tė pėrgjithshme del se, secili ka njė vend tė caktuar e tė nderuar nė bashkėsinė shoqėrore krahinore. Nė tė vėrtetė nė banorėt e maleve ka mbizotėruar te secili ndjenja e krenarisė, pavarėsisė nė veprimet vetjake e nė vlerėsimet pėr veten dhe t ė tjerėt: ēdo njeri bėnte pėrpjekje tė sillej e tė vepronte, tė fliste me fisnikėri, duke e konsideruar veten tė barabartė me tė tjerėt. Ne jetėn shoqėrore krahinore tė traditės tė quheshe”burrneshė” a “burrneshė e dheut” , “burrė” a “burrė i dheut”, duhet tė ishte i menēur, qė flet gjithnjė fjalė tė peshuara, i besės, mikpritės, i punės, pa dredhi etj.

            Pra njeriu nuk lind i pavlerė, por bėhet i pavlerė nga veset dhe veprimet e tij tė panjerėzishme.

            Nė kanun dhe nė mendėsinė e popullsisė, ku ve­pronte kjo e drejtė e traditės, mbrojtjes sė nderit i jep njė vend tepėr te veēantė e ēdo cenim i nderit te njė njeriu dėnohej rėndė sa shpeshherė kalonte deri nė marrjen e jetėve, tragjedi mjaft e dhimb­shme.Ēdo lloj fyerje publike ishte marrje e nder­it, ta zėmė: t’i thuash burrit se ti”gėnjen” nė sy tė burrave tė mbledhur nė kuvend, ta pėshtysh, ta shtysh, t’i biesh me grusht, t’i prekėsh besėn, t’i dhunosh (ngacmosh) mikun, t’i thyesh shtėpinė a vathin e bagėtive, t’i heqėsh kapakun e vegshit pėr tė shikuar ēfarė ka brenda etj (KLD fq. 65-66, neni 601). Nderi i gruas ruhet nė mėnyrė tė veēantė, sipas gjykimit se “shtėpia, e mirė a e keqe asht e mbajtur nga gruaja”, “shtėpia asht gruaja, se burrat janė miq nė shtėpinė e tyre”. Tė tjera kėto shndėrrime dėnohen, dikush me lehtė e dikush me rėndė, me ndėrmjetėsi, por ato qe rėndonin mė shumė e qė detyrimisht i ndante vetėm gryka a pushkės ishin: t’i pritej nė besė miku, t’i pėrdhunohej gruaja, a vajza, t’i merrej arma. Kėto nuk kishin ndėrmjetėsi e paguheshin vetėm me vrasje. Vrasja e babės a e vėllait edhe mund tė falej, po miku, gruaja e arma kurrsesi. Tė dhunuarit e gruas shndėrronte, jo vetėm familjen e saj, por edhe tėrė fshatin e miqėsinė, po kėshtu dhunimi dhe vrasja e mikut. Me kėto ligje dokėsore miku e gruaja ishin tė siguruar nė udhėtimet dhe punėt e tyre jashtė shtėpisė. Kėto ligje i pėrkasin njė botėkuptimi mesjetar, por pėr ato kohė kishin siguri e ekuilibėr social me peshė nė jetėn e bashkėsive tė lira fshatare.

            Besa, fjala e dhėnė, betimi nė kanun e nė mendėsinė fshatare tė lirė kanė pas njė forcė tepėr tė madhe ligjore, morale dhe hyjnore. Vlera e besės ėshtė e sintetizuar edhe nė fjalėt e urta tė popullit: “Ka del fjala, del shpirti” , thyhen kurrė, “Burri lidhet pėr fjalė dhe demi pėr brirė.

 

            Autorja ėshtė pedagoge nė UNIVERSITETIN "KRISTAL"  TIRANĖ