Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 3 - NJĖ REBEL PLOT ME KONTRADIKTA...

www.bota.al

NJĖ REBEL PLOT ME KONTRADIKTA - NA MĖSOI TĖ MENDOJMĖ SI NJERĖZ TĖ LIRĖ

 

            Njeriu qė u shndėrrua nė legjendė, pėrpara se tė kuptohej plotėsisht nga pikėpamja shkencore. Shkencėtari i madh, i cili nuhati qė herėt mizoritė e nėntėqindtės dhe ofroi antidotet pėr t’u mbijetuar.

 

 

 

            “Heretik pėr disa dhe reaksionar pėr disa tė tjerė; njė njeri qė, si tė thuash, i mbijetoi vetvetes: ja se si mė pėrshkruajnė bashkėkohėsit e mi”: pikėrisht kėshtu, me njė pamje rrufeje, Albert Einsteini – nė njė letėr tė 28 marsit 1949 drejtuar mikut tė tij tė shtrenjtė, Maurice Solovine, fizikan dhe matematicien rumun – e pėrshkruan portretin kontradiktor tė vetvetes, tė pikturuar prej bashkėbiseduesve. “Ju imagjinoni – kėmbėngul ai me autoironi – se unė shoh me kėnaqėsi veprėn e jetės sime. Por, i parė nga afėr, realiteti ėshtė shumė ndryshe. Nuk ka as edhe njė ide tė vetme pėr tė cilėn unė jam i bindur se do i qėndrojė kohės”.

            E megjithatė, mė shumė se njė shekull pas zbulimit tė tė famshmes formulė tė relativitetit tė pėrgjithshėm, shkencėtari gjenial vazhdon tė kujtohet si njė prej mendimtarėve mė tė mėdhenj tė historisė sė njerėzimit. Jo vetėm kaq, nė vitin 1999, nė njė sondazh tė kryer nga revista “Bota e Fizikės”, njėqind fizikanėt mė tė rėndėsishėm tė botės e kishin zgjedhur nė vendin e parė nė historinė e kėsaj disipline, pėrpara Njutonit dhe Maksuellit (nė dhjetor tė po tė njėjtit vit, revista Time i ka kushtuar kopertinėn, duke e quajtur “personalitetin e shekullit”).

            Por gjatė Nėntėqindės, mbi tė gjitha mbas marrjes sė Cmimit Nobel nė vitin 1921, miti i Einsteinit fitoi njė popullaritet tė jashtėzakonshėm nė tė gjithė fushat e kulturės: nga muzika (Beatles, Dylan, Clarkson, De Andre) tek kinemaja (Einstein i Liliana Cavanit), dhe letėrsia (“Vajza dhe profesori” i Jean Claude Carriere, “Endrrat e Einsteinit” i Alan Lightman), qė nga opera (“Einsteini nė plazh” i Philip Glass) deri tek piktura (mendoni pėr serinė e portreteve tė realizuar nga Andy Warhol). Dhe gjithmonė nga Einsteini, kanė marrė emrin, pėrvec shumė cmimeve tė shquar shkencorė, edhe ndėrtesa, rrugė, shkolla, laboratorė, njė krater nė Hėnė, njė asteroid, stacione metroje, lodra fėmijėsh, lojėra elektronike, miniseri pėr fėmijė.

            Mistik dhe laik, pacifist dhe ideues i bombės atomike, konservator dhe progresist, realist dhe ėndėrrimtar, vetmitar dhe njeri i shoqėrueshėm, egoist dhe altruist, krenaria e Shteteve tė Bashkuara dhe njeri i vėzhguar nga FBI, Einsteini ia ka dalė gjithėsesi qė tė heqė nga vetja ēdo lloj etiketimi tė ngurtė. Pėr pjesėn tjetėr, mjafton tė kėqyrėsh me vėmendje albumin e fotografive tė tij, pėr tė gjetur edhe aty lojėn e tė kundėrtave: shkencėtari serioz qė zbardh formula mbi njė dėrrasė tė zezė, apo qė diskuton gjallėrisht me kolegėt e tij dhe shkencėtari shpėrfillės i cili i lodhur, gjatė festės sė ditėlindjes sė 72, nuk heziton tė flasė me fjalė tė ndyra, njė skenė qė hyri nė histori prej fotografisė sė famshme tė Arthur Sasse.

            Njė dėshmi e apasionuar e rrugėtimit tė tij tė pasur dhe kompleks njerzor dhe intelektual ėshtė e dokumentuar nė dy vepra shumė tėrheqėse: Autobiografi Shkencore (1949) dhe Mendime pėr vitet e vėshtirė (1950). Nė kėta tekste – dhe nė shkėmbimet me Michele Besso, Max Born, me Maurice Solovine, me Sigmund Freud dhe shumė shkencėtarė dhe intelektualė tė tjerė bashkėkohorė – mund tė gjenden temat e mėdha qė kanė qenė gjithmonė nė qendėr tė ekzistencės sė tij: marrėdhėnia mes shkencės dhe dijeve tė tjera (letėrsia, filozofia, arti), kundėrshtimi i dogmave, dyshimet pėr mekanikėn kuantike, dialektika mes eksperiencės dhe teorisė, refuzimi i nacionalizmit, horrori i shkaktuar prej shfarosjes sė hebrenjve nga ana e nazistėve, vėmendja pėr edukimin e tė rinjve dhe shkolla, nevoja pėr krijimin e njė qeverie botėrore, shqetėsimi pėr masmediat qė i shėrbejnė pushtetit, roli i intelektualėve nė ndėrtimin e paqes, ndėrfutja e rrezikshme e militarizmit nė kėrkimet shkencore dhe nė zgjedhjet politike tė shteteve, shqetėsimi pėr dekadencėn morale, lufta e pandalur pėr lirinė.

            Einsteini zbulon se dashuria pėr dijen i ka rrėnjėt qė nė fėmijėrinė e tij, kur, rreth moshės katėr apo pesė vjec, i ati i kish treguar njė busull: “Fakti qė ajo shigjetė sillej nė atė mėnyrė nuk pėrputhej aspak me natyrėn e fenomeneve qė mund tė gjenin vend nė botėn time konceptuale tė asokohe, e gjitha e bazuar nė eksperiencėn e drejtpėrdrejtė tė “prekjes”. Nga ajo eksperiencė, e ngritur mbi pėrplasjen mes “njė bote tė koncepte tė qėndrueshėm” dhe dickaje tė re qė i kundėrvihej, vogėlushi Einstein kuptoi qė nė krye tė herės se “prapa gjėrave duhet tė kishte dicka thellėsisht tė fshehur”. Dhe pikėrisht nga “mrekullia” – ndoshta nė shkrimet e tij, shkencėtari aludonte pėr pasazhet e famshėm tė Metafizikės sė Aristotelit: “njerėzit kanė filluar tė filozofojnė pėr shkak tė mrekullisė” – lind nevoja pėr tė kėrkuar mė shumė dije.

 

            Mendimtar i lirė

 

            Kėshtu, nė moshėn 12 vjec, pėrmes leximit tė “librave tė divulgimit shkencor”, Einsteini u bind se “shumė histori qė rrėfente Bibla nuk mund tėishin tė vėrteta”. Dhe pikėrisht ai “shumė fetar” – ndonėse “bir i prindėrve (hebrenj) tėrėsisht jofetarė” – bėhet njė “mbėshtetės shumė i flaktė i mendimit tė lirė, duke bashkuar me fenė e re, pėrshtypjen se tė rinjtė gėnjehen qėllimisht nga shteti me mėsime tė gėnjeshtėrt”. Nė fakt, pikėrisht nė kėta vite maturohet njė refuzim i “makinės edukuese tradicionale” deri sa pėrshtat njė “qasje dyshuese kundėr cdo lloj autoriteti”.

            Mbi kėto baza solide – tė karakterizuara nga lufta kundėr cdo lloj dogme dhe auktoriteti – i riu Einstein hedh bazat e pasionit pėr studimin e tė vėrtetės, qė do tė jetė shenja dalluese e tė gjithė jetės sė tij. Faqet qė i kushtohen mėsimit dhe shkollės meritojnė qė tė mėsohen pėrmendėsh nga ligjvėnės dhe profesorė. Mbi tė gjitha nevoja pėr tė ruajtur “kuriozitetin hyjnor qė cdo fėmijė i shėndetshėm e zotėron, por qė shumė shpesh, me kalimin e moshės, mbytet”. Pėrdorimi i “frikės, i forcės dhe autoritetit fals ėshtė sistemi mė i keq i mėsimdhėnies, sepse shkatėrron ndjenjat e shėndetshme, sinqeritetin dhe besimin nė vetvete tė nxėnėsit”, dhe pėrfundon duke prodhuar “thjeshtė njerėz tė nėnshtruar”. Nuk nevojiten mjete detyrues, sepse “respekti i nxėnėsit duhet tė lindė vetėm prej cilėsive njerėzore dhe intelektuale tė vetė mėsuesit”.           

            Reflektimet mbi efektet negativė tė specializimit tė programeve shkollorė tingėllojnė si njė paralajmėrim shumė aktual kundėr zgjedhjeve tė njė klase politike miope, e cila shtyn gjithnjė e mė shumė drejt “profesionalizimit” tė shkollave tė mesme, deri sa tė shkatėrrohet tėrėsisht roli i arsimit klasik dhe vlera thelbėsore e dijes nė vetvete. “Shkolla – vazhdon Einsteini – duhet tė ketė si qėllim formimin e personaliteteve tė harmonishėm, jo tė specialistėve”. Dhe kjo ėshtė e vėrtetė edhe “pėr shkollat teknike, nė tė cilat studentėt dedikohen pėr tė marrė njė profesion tė caktuar”. Objektivi parėsor i mėsimdhėnies, pra, duhet tė pėrkojė me “zhvillimin e sjelljes sė pėrgjithshme, pėr tė menduar dhe gjykuar nė mėnyrė tė lirė, dhe jo pėr pėrftimin e dijeve tė specializuara”.  Sepse nėse “njė person zotėron parimet themelorė tė sektorit tė tij dhe ka mėsuar tė mendojė dhe punojė nė mėnyrė tė pavarur, me siguri qė do ta gjejė rrugėn e tij, dhe po kėshtu do tė jetė nė gjendje tė pėrshtatet me progresin dhe me ndryshimet, mė shumė se sa njė person, arsimi i tė cilit konsiston kryesisht nė pėrftimin e njė dijeje tė specializuar”.

            Pėrballė dilemės sė famshme – “duhet tė dominojė kultura letrare, apo formimi teknik dhe shkencor?” – Einsteini pėrgjigjet duke e konsideruar si dytėsore pėr nga rėndėsia kėtė pyetje. “Nėse njė i ri ka stėrvitur muskujt e tij dhe rezistencėn fizike me gjimnastikė dhe me ecje tė gjata, mė vonė ai do tė jetė i pėrshtatshėm pėr cdo lloj pune fizike”. Kjo gjė “ėshtė e vėrtetė edhe pėr stėrvitjen e mendjes. Pėr kėtė arsye, nuk kam aspak dėshirė qė tė marr njė pozicion nė luftėn mes atyre qė mbrojnė arsimin klasik, historiko-filologjik, dhe atyre tė njė formimi mė tė prirur tek shkencat natyrore”.

 

 

            Praktikimi i dialogut

 

            Einsteini e njihte mirė rėndėsinė e dialogut mes filozofisė dhe shkencės. Dhe studiuesit e tij e dijnė mirė se sa peshė kanė patur nė formimin e tij, netėt e gjata tė kaluara me COnrad Habichtin dhe Maurice Solovine, pėr tė diskutuar mbi fizikėn, letėrsinė, mendimtarėt e mėdhenj klasikė dhe modernė. Pikėrisht nė ata vite nė Bernė – nė brendėsi tė tė famshmes Akademia Olimpia, palestėr e diskutimeve tė lirė antiakademikė, e themeluar nė vitin1902 – do tė maturoheshin farat e njė bindjeje qė do ta shtynte qė tė mendonte se ėshtė themelore pėr njė shkencėtar qė tė kuptojė “vlerėn edukuese tė metodologjisė, tė historisė dhe tė filozofisė sė shkencės”. Njohja e sfondit historik dhe filozofik e ndihmon njeriun e shkencės qė tė clirohet nga paragjykimet: “Kjo pavarėsi e analizės filozofike – shkruante nė vitin 1944 nė njė letėr drejtuar fizikanit Robert Thornton – ėshtė, sipas gjykimit tim, shenja dalluese mes njė artizani tė thjeshtė dhe njė kėrkuesi origjinal tė tė vėrtetės”.

            Por ka edhe mė: “Kėrkuesi origjinal i tė vėrtetės ndjek pa kufizime interesat e tij, i vėnė nė lėvizje, mbi tė gjitha, prej kėnaqėsisė sė tė menduarit: Kur unė nuk kam ndonjė problem tė vecantė tė cilit t’i kushtohem, argėtohem duke rindėrtuar provat e teoremave matematikore dhe fizike, tė cilat i njoh prej kohėsh. Nuk ka asnjė dobi kjo: bėhet fjalė vetėm pėr pėrftimin e kėnaqėsisė sė tė menduarit”.

            Dhe nė njė letėr drejtuar Carl Seeligut nė 11 mars 1952, Albert nuk heziton tė shprehė nė mėnyrė eksplicite pasionin e tij pėr kuriozitetet (“Nuk kam asnjė talent. Jam thjesht njė kurioz i apasionuar”). Ja pėrse qėllimi i atyre qė duan kėrkimin shkencor, nuk mund tė jetė ai i fitimit tė parave: “Edhe mua mė duhej tė bėhesha inxhinier. Por mu duk e patolerueshme ideja e aplikimit tė gjenisė krijuese, pėr qėllimin e trishtė tė fitimit tė parave. Duhet tė mendosh thjeshtė pėr kėnaqėsinė e tė menduarit, si nė muzikė”.

Einsteini, i cili ashtu si njė cigan ka pėrshkuar gjithė botėn, fton qė tė pėrshkohet pikėrisht si ciganė, aventura e dijes. Arti dhe shkenca “kanė pėr qėllim fisnikėrimin e jetės sė njeriut, duke e lehtėsuar individin nga sfera e ekzistencės sė pastėr fizike dhe duke e shtyrė atė drejt lirisė”. Pikėrisht nė “bukurinė e krijimit artistik dhe tė zhvillimit logjik tė mendimit, qenia njerėzore gjen kėnaqėsitė mė tė holla e tė rafinuara”.

            Pikėrisht ai – shkencėtari hebre, qė denonconte mizorinė e nazistėve – kishte shprehur nė mėnyrė kurajoze, nė emėr tė refuzimit tė tij plot bindje ndaj cdo forme tė nacionalizmit, dyshime nė lidhje me krijimin e njė shteti hebre: “Unė do tė konsideroja mė tė arsyeshme – shkruante nė 1938 – njė marrėveshje me arabėt mbi bazėn e njė marrėveshjeje paqėsore, se sa krijimin e njė shteti hebre… Vetėdijėsimi im pėr natyrėn e vecantė tė judaizmit i kundėrvihet idesė sė njė shteti hebre me kufij, me njė ushtri… Kam frikė pėr dėmin e brendshėm qė buron prej judaizmit, sidomos nė zhvillimin e njė nacionalizmi tė ngushtė”.

 

            Shkencėtar militant

 

            Nė brendėsi tė kėtij horizonti moral – ku bazohen kėrkimi pėr tė vėrtetėn dhe nevoja pėr t’u ndjerė nė shėrbim tė njerėzimit – shkenca dhe jeta e Einsteinit shkrihen dhe bėhen njė e vetme. Militantizmi i shkencėtarit pėr njohjen e sekreteve tė natyrės pėrkon me militantizmin e njeriut pėr ndėrtimin e njė njerėzimi mė human. “Shqetėsimi pėr njeriun dhe fatin e tij – shpjegonte Einsteini – duhet tė pėrbėjė gjithmonė interesin parėsor tė tė gjithė pėrpjekjeve tė krijueshmėrisė shkencore. Mos e harroni asnjėherė, nė mesin e diagramave dhe ekuacioneve tuaj”. Kėshtu, shkenca bėhet jetė dhe jeta bėhet shkencė. Bota.al

            Nuk e kujtojmė Einsteinin vetėm pėr zbulimet e tij tė jashtėzakonshėm shkencorė. E kujtojmė – tani qė erėrat e luftės kėrcėnojnė zemrėn e Europės – edhe pėr thirrjet e tij nė favor tė paqes dhe pėr kritikat e forta kundėr tregtarėve tė armėve, tė etur pėr para (“Shtetet kishin marrė premtime pėr liri dhe drejtėsi. Por ne kemi qenė dėshmitarė tė spektaklit tė trishtė qė ofrojnė ushtritė e ‘clirimit’, qė qėllojnė kundėr popujve qė duan pavarėsinė e tyre dhe barazinė sociale”).

            E kujtojmė – tani qė pabarazitė ekonomike po shtyjnė drejt urisė miliona qenie njerėzore – pėr betejat e tij kurajoze nė mbėshtetje tė drejtėsisė dhe tė barazisė sociale (“Bota kishte marrė premtime pėr clirim nga nevoja, por shumė njerėz gjenden nė mjerim, ndėrkohė qė tė tjerė jetojnė nė bollėk”).

            E kujtojmė – tani qė korrupsioni dhe lufta pėr pushtet pėrhapen gjithnjė e mė shumė nė parlamente dhe nė shoqėri – pėr kritikat e tij tė ashpra kundėr dekadencės morale (“Pjesa tjetėr e botės ėshtė mėsuar dalėngadalė me kėto simptoma tė dekadencės morale. Kemi humbur aftėsinė elementare tė reagojmė kundėr padrejtėsisė dhe pėr drejtėsinė, njė reagim ky qė nė fund tė fundit pėrbėn tė vetmen mbrojtje qė ka njeriu ndaj rėnies nė barbari”).

E kujtojmė – tani qė antisemitizmi, diskriminimet racore dhe urrejtja kundėr imigrantėve janė bėrė instrumenta tė propagandės elektorale – pėr dėnimin e vendosur qė i bėnte cdo forme racizmi dhe paragjykimi (“Unė besoj se tė gjithė duhet tė vetėdijėsohemi sa mė shpejtė se sa i padenjė dhe fatal ėshtė paragjykimi tradicional ndaj zezakėve”).

            Por do ta kujtojmė mbi tė gjitha – tani qė egoizmi dhe pėrcmimi i tė mirės sė pėrbashkėt dominojmė pa asnjė kundėrvėnie – pėr atė qė na kėshillonte nė gazetėn New York Times, nė 20 qershor tė 1932-shit: “Vetėm njė jetė e jetuar pėr tė tjerėt ėshtė njė jetė e denjė pėr t’u jetuar”. /NS/