Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime - Njerėzit me sytė plot parajsė

Shkruan: Hasan HAMĖZBALA

        NJERĖZIT ME SYTĖ PLOT PARAJSĖ

 

         Sa e sa pemė tė lulėzuara, sa e sa fluturim parajsore zogjsh, sa e sa cicėrima magjike tė tyre, sa e sa pamje tė kėndshme e sa e sa peizazhe tė bukura natyrore mbesin tė papėrjetuara nga ana jonė, shkaku i mendimeve negative qė na kanė vėrshuar, shkaku i hidhėrimit, i zemėrimit e tėrbimit qė na ka kapluar, shkaku i sedrės sonė tė fyer ose shkaku i urrejtjes qė kemi ndaj botės.

           

            Ēdo ditė hasim nė jetė, kudo e kurdo, njerėz me sy plotė ferr! Njerėz tė mėrrolur, tė tensionuar, tė ēekuilibruar. Tendosja u lexohet nė sytė e spėrkuqur, nė mėrrolet frikėsuese, nė tenin e fytyrės dhe kudo nė shėmtinė e tyre. Sepse njerėzit  e tillė janė tė shėmtuar. Ata nuk mund tė jenė njerėz tė bukur, sepse njėrės tė bukur janė vetėm njerėzit pozitivė.

            Por ēdo ditė hasim nė jetė dhe njerėz me sy plot parajsė. Njerėz tė ēiltėr, tė ekuilibruar, tė bukur. Sepse, siē thamė, tė shėmtuar e tė bukur njeriun e bėjnė mendimet e veta. Njeriu, qė kryesisht ėshtė pėrshkuar nga mendimet negative, nuk mund tė jetė i bukur, ashtu siē njeriu kryesisht i pėrshkuar nga mendimet pozitive, me qėndrim pozitiv ndaj jetės e me sjellje tė  mirė, nuk mund tė mos jetė i bukur. Kjo, besojmė thellėsisht, ėshtė njė konstant qė qėndron.

            Pra, thjesht: parajsa dhe ferri ndodhen thellė nė vetėn tonė. Ato janė potencialet pozitive dhe negative qė i posedojmė. Varet nga vullneti ynė i lirė se cilin prej kėtyre potencialeve e aktivizojmė dhe ē’botė do t’i krijojmė vetes, ku pastaj do tė jemi tė detyruar tė jetojmė. Me fjalė tė tjera: vetvetes ia krijojmė parajsėn dhe ferrin - me mendimet tona, me qėndrimet tone, e me sjelljet tona.

 

            Valėzimi simetrik

            Nė ēdo rast kur mendimet tona janė orientuar nė kahje pozitive, kur nė jetė e kultivojmė mendimin pozitiv, kur qėndrimin, ndaj jetės, ndaj njeriut dhe ndaj ēdo gjėje e kemi pozitiv, joegoist, kurse sjelljet tona janė tolerante, tė matura e tė dashura pėr rrethin - kemi krijuar parajsė shpirtėrore, nė tė cilėn kemi kėnaqėsinė dhe nderin tė jetojmė.

            Dhe anasjelltas: nė ēdo rast, kur mendimet tona janė tė orientuara nė kahje negative, qėndrimet ndaj jetės i kemi egoiste, kurse sjelljet intolerante e tė pamatura - jeta jonė do tė jetė njė ferr i vėrtet, tė cilin vetė ia krijojmė vetes dhe nė tė cilin do tė jemi tė detyruar tė jetojmė.

            Pra, kush nė shpirtin e vet kultivon dashurinė dhe mirėkuptimin, ka ndėrtuar parajsėn shpirtėrore, ku do tė jetoj vetė, por nga drita dhe dashuria e saj do tė ndriēohen e do tė ngrohen edhe tė tjerėt: miqtė dhe shokėt, tė afėrmit dhe farefisi, si dhe tė gjithė tė tjerėt qė nė njė mėnyrė a nė tjetrėn kanė tė  bėjnė me tė.

            Anasjelltas, kush nė shpirtin e vet kultivon urrejtje, kush nė mendjen e tij pandėrprerė pėrpunon mendimin negativ, nuk do tė mund tė shijojė lumturinė dhe ai me vullnetin e vet, ka ndėrtuar ferrin e vėrtet shpirtėror, tė zjarrtė e tė mundimshėm, nė tė cilin do tė digjet vetė, por ku valėt e atij ferri, simetrikisht, do tė shpėrndahen nė tė gjitha drejtimet dhe ndikimin e fuqinė tė tyre fatkeqėsisht, do ta ndjejnė e do ta pėrjetojnė edhe tė tjerėt, tė gjithė ata qė nė njė mėnyrė a nė njė tjetėr kanė tė bėjnė me tė...

 

            Lėkundja e harmonisė

            Sa e sa herė na ka rėnė tė shohim njerėz me sy plot ferr, kur vetėm pak u ėshtė prekur egoja e tyre. Sa e sa herė edhe vetė ne, nga hidhėrimi i pamatur e nga zemėrimi, na janė ndryshuar sytė dhe syve tanė su ka mbetur njė trohė ngjyrė as ngrohtėsi dashurie. Ato ēaste janė ēastet kur e pėrjetojmė ferrin tonė, qė e kemi thellė nė vete. Shpėrthimi i egos nga sytė tanė tė skuqur paraqet zjarrin e ferrit tė vėrtet qė ėshtė zgjuar nė shpirtin tonė. Kjo ėshtė gjendje ferri, nė tė cilėn digjemi ne, qė vet e kemi krijuar. D.m.th. projektuesi dhe ndėrtuesi, qė ėshtė njė, digjet vet nė veprėn qė e ka projektuar dhe ndėrtuar vetė. Ėshtė fatkeqėsia mė e madhe sa mė i madh tė jetė numri i njerėzve qė i urrejmė, qė nuk mund t’i durojmė, qė s’mund t’i shohim, s’mund t’i pranojmė... Thjesht: s’ndjehemi kėndshėm kur ndodhemi nė praninė e njėri-tjetrit.

            Sa e sa pemė tė lulėzuara,sa e sa fluturim parajsore zogjsh, sa e sa cicėrima magjike tė tyre, sa e sa pamje tė kėndshme e sa e sa peizazhe tė bukura natyrore mbesin tė papėrjetuara nga ana jonė, shkaku i mendimeve negative qė na kanė vėrshuar, shkaku i hidhėrimit, i zemėrimit e tėrbimit qė na ka kapluar, shkaku i sedrės sonė tė fyer ose shkaku i urrejtjes qė kemi ndaj botės. Thjesht, kėto sulme tė ferrit na e prishin disponimin, na e trandin botėn tonė tė brendshme shpirtėrore, na e lėkundin harmonin dhe aso ēastesh nė ne vjen duke u zgjuar ferri ynė. Dhe ne fillojmė tė jetojmė nė ferrin tonė e nė mendimet e tij. Dhe ne nuk shohim gjė tjetėr, pos ferrit tonė. Dhe ne shohim e ndjejmė vetėm elementet e ferrit tonė, qė vet e kemi krijuar. Dhe ne shohim e ndjejmė vetėm subjektin qė na e shkakton ndjenjėn e ferrit, tė urrejtjes tė indisponimit, tė pakėnaqėsisė. Dėgjojmė vetėm fjalėt e subjektit qė pėr ne janė ferri, urrejtja, indisponimi, pakėnaqėsia. I kemi parasysh dhe i hasim kudo nė mendimet tona vetėm sjelljet e tyre tė liga, armiqėsore, shkatėrrimtare...

 

            Kudo rreth nesh - parajsa

            Prandaj, nuk i shohim, nuk i shijojmė e nuk i pėrjetojmė bukuritė e jetės... Sa e sa pamje e peizazhe tė bukura, magjike, nuk i kemi parė e pėrjetuar, dhe nuk i shohim  e nuk i pėrjetojmė, shkaku se ne digjemi nė ferrin tonė, tė  cilin vetė e kemi ndėrtuar qė tė digjemi nė tė. Sa e sa pemė tė lulėzuara, luadhe tė blerta e tė lulėzuara, sa e sa fluturime mahnitėse zogjsh, sa e sa cicėrima magjike e kėngė tė kėndshme, sa e sa trajta bukurish njerėzore, s’kemi mundur t’i shohim, t’i shijojmė e t’i pėrjetojmė, shkaku i ferrit tonė shpirtėror, qė na verbon pėr t’i parė, pėr t’i shijuar e pėr t’i pėrjetuar. Ferri ynė shpirtėror, tė cilin siē thamė e ndėrtojmė ne vet, e nė tė cilin pastaj vetė digjemi nė tė, na shtangon tė mos e shohim, tė mos e shijojmė e tė mos e pėrjetojmė parajsėn e jetės, qė ndodhet kudo rreth nesh, gjithkah e shtrirė, nė pafundėsinė e kohės e tė hapėsirės... Ai na verbon tė mos i shohim e tė mos i ndjejmė bukuritė e botės e tė jetės, qė gjithkah na rrethojnė, gjithkah na pėrcjellin, qė pėrherė i kemi pranė, dhe kurrė s’ėshtė ēėshtja se ato mungojnė, por se ne mungojmė, ne nuk ndodhemi kėtu ku duhet - nė parajsėn e botės e tė jetės, por ndodhemi atje nė ferrin e zjarrtė, ku shpirti digjet e vuan...

            Pa mė thuani njė vend ku nuk ndodhet parajsa kudo rreth nesh, nė dispozicionin tonė, vetėm qė ne duhet tė jemi kėtu pėr ta parė, pėr ta shijuar e pėr ta pėrjetuar.

            Shikoni vetėm pak rreth vetes, aty do tė gjeni lloje tė ndryshme lulesh, lloje tė ndryshme zogjsh, lloje tė ndryshme fluturimesh, lloje tė ndryshme cicėrimash e kėngėsh, lloje tė ndryshme pemėsh e fluturash, lloje tė ndryshme gurgullimash, lloje tė ndryshme trajtash tė bukura njerėzore... dhe parajsėn do ta gjeni tejet pranė vetės; atė do ta gjeni nė kopshtin e shtėpisė, nė vazon me lule pranė tavolinės, nė arėn ku punojmė, nė luadhe  e nė fusha, nė udhėtime, nė ēdo shėtite... Gjithkund, nė ēdo vend e nė ēdo kohė, vetėm kur ne jemi kėtu, kur jemi duke jetuar tash dhe kėtu...mbi tė gjitha, kur nuk ndodhemi nė mungesė, atje larg nė ferrin tonė, por nė parajsėn shpirtėrore, e cila s’ėshtė gjė mė shumė, pos harmoni e ndjenjave, dashuri e ēiltėr dhe mendim pozitiv.