.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Meditime - Njeriu nuk rron dy herė, por ka shumė nga ata...

Shkruan: Daut DEMAKU

         NJERIU NUK RRON DY HERĖ, POR KA SHUMĖ NGA ATA QĖ NUK DINĖ TĖ JETOJNĖ AS NJĖ HERĖ...

       "Mendimi qė e lind besimin, - thotė Osho, - e krijon energjinė e caktuar nė organizėm. Aq sa tė ketė njeriu besim, aq do tė ketė energji. Kurse energjia ka forcė qė t'ua ndryshojė trajtėn gjėrave. Pėr tė qenė ky mendim plotėsisht i qartė, shikone rrjedhėn e ujit. Uji ecėn teposhtė, uji mendje s'ka, ecėn nga i vjen mė lehtė. Po tė pėrdorim energjinė dhe ta vlojmė ujin, atėherė nga do tė shkojė avulli: pėrpjetė a teposhtė?"

           

            Besimi ėshtė mendim i formėsuar nė mendje pa asnjė thėrrmijė tė luhatjeve e tė dyshimeve. "Besimi ėshtė ligji themelor i jetės". Ata qė duan tė arrijnė suksese tė larta, duhet tė kenė besim tė madh. Raporti ndėrmjet suksesit dhe besimit ėshtė plotėsisht i barabartė: aq sa do tė besosh nė aftėsitė tuaja, aq edhe do tė arrish sukses. As mė pak, as mė shumė.

            "Deri para disa kohėsh, besohej se pėr ta arritur ndonjė sukses nė jetė, - shkruan H. Boksi, - ishin tė nevojshme dhunti tė jashtėzakonshme inteligjence, tė shoqėruara nga favore tė veēanta tė fatit. Sot dihet e pranohet nga tė gjithė kompetentėt nė kėtė fushė se suksesi ėshtė njė ēėshtje e thjeshtė vullneti e zbatimi. Aq e vėrtetė ėshtė kjo, se ne amerikanėt nuk besojmė as nė fatmirėsi, as nė fatkeqėsi, por besojmė nė "rastėsi". E, rastet paraqiten me qindra nė rrugėn e jetės... 
Individėt sistematikisht fatkėqij janė tė frikėsuarit, tė rrėmbyerit, dembelėt, tė paqėndrueshmit, injorantėt, tė ērregulltit... 

            Njeriu aktiv dhe i guximshėm, i mėsuar, i matur, i kujdesshėm, nuk ėshtė kurrė fatkeq. Mund tė pėsojė njė pėrmbysje, por kurrė njė disfatė. Tė besosh se pėr tė qenė i suksesshėm dhe i lumtur ėshtė e domosdoshme buzėqeshja e fatit dhe dashamirėsia e rastit, ėshtė njė gabim i rėndė. Si elemente psikologjike, suksesi dhe lumturia, janė tė varura plotėsisht nga vullneti ynė."

            Ndėrkaq, O. Shelbahu, do tė thotė: "...duke folur pėr qėllimin, kam theksuar tė mos i vini vetes qėllim tė vogėl. Gjithashtu kam theksuar se nuk bėn ta konsideroni veten tepėr tė vogėl dhe pa vlerė, dhe kėtė gjė do ta theksoj edhe njėherė, sepse e di me siguri se jeni nė gjendje tė manifestoni aftėsi shumė mė tė madhe punuese sesa besoni edhe vetė. Porse shumė njerėz lėngojnė nga ajo qė nuk besojnė nė vete dhe nė aftėsitė e veta. Ndėrkaq, vetė besimi bėn qė veprat e mėdha dhe veprimtaria e madhe tė arrihen dy herė mė shpejt dhe mė lehtė. Pėr kėtė ja se ē'thotė pėr dėshirat tuaja mjeshtri i vjetėr Gėte: "Dėshirat tona janė parandjenja tė aftėsisė, tė cilat gjenden nė ne, janė kasnecė tė asaj qė jemi nė gjendje tė bėjmė". 

            Ēdo dėshirė e arsyeshme mund tė plotėsohet. Dėshira ėshtė e arsyeshme nėse gjendet nė suaza tė asaj qė mund tė arrihet. E arritshme ėshtė ēdo gjė pėr ēka jeni aftėsuar. Nėse pėrherė synoni pėrpara, kufijtė e sė arritshmes ēdo ditė do tė zgjerohen pėrherė e mė tepėr, meqė aftėsitė tuaja pėrmes synimit pėrherė zhvillohen. 

            Shumica e njerėzve janė ėndėrrimtarė, tė cilėt nuk dinė se ē'duan ē'ėshtė e drejta, nuk dinė pse dhe pėr ēfarė arsye jetojnė. Pėr kėtė nuk ėshtė e ēuditshme pse fati i hedh sa andej, sa kėndej, kurrkund nuk zėnė vend e as kanė kėnaqėsi tė plotė.

            Ata janė njerėz tė sė pėrditshmes, qė ėndėrrojnė syhapur, qė vetė janė fajtorė pėr fatkeqėsinė e tyre, po, megjithatė, ua hedhin fajin tė tjerėve. Ju ndėrkaq, duhet tė ecni jetės syhapur dhe pėr kėtė shkak tė gjykoni pėr ēdo gjė me arsye. 

            Nuk ekziston kurrfarė ndikimi qė do tė mund t'ju pengonte, nėse pėrpara nuk i besoni atij ndikimi. Natyrat e mėdha ecin qetė rrugicave tė veta drejt suksesit, tė cilin e kanė rrėnjosur fort dhe e ruajnė si farė tė ēmueshme".

            Kėto ishin dy fragmente tė shkurtra, qė flasin qartė pėr funksionin e besimit pėr arritjen e suksesit nė jetė. Mė poshtė do tė merremi me besimin si mjet tejet efikas pėr shėrim tė sėmundjeve tė ndryshme. Por edhe kur kemi shkruar pėr "Mendimin dhe Qėllimin", e edhe nė kėtė pjesė pėr besimin si fuqi e madhe nė rrugėn e suksesit, e edhe pėr pjesėn tejet interesante kur besimi sjell shėrimin, gjithnjė na del para njė dilemė shumė serioze: ku po gjen forcė organizmi pėr realizimin e qėllimeve tė larta, pėr arritjen e sukseseve tė mėdha dhe pėr shėrimet e ndryshme. Me kėtė rast duhet t'i drejtohemi Oshos, i cili nė librin Fara hyjnore nė mėnyrė eksplicite dhe tė saktė i sqaron tė gjitha.

 


            "Mendimi qė e lind besimin, - thotė Osho, - e krijon energjinė e caktuar nė organizėm. Aq sa tė ketė njeriu besim, aq do tė ketė energji. Kurse energjia ka forcė qė t'ua ndryshojė trajtėn gjėrave. Pėr tė qenė ky mendim
plotėsisht i qartė, shikone rrjedhėn e ujit. Uji ecėn teposhtė, uji mendje s'ka, ecėn nga i vjen mė lehtė. Po tė pėrdorim energjinė dhe ta vlojmė ujin, atėherė nga do tė shkojė avulli: pėrpjetė a teposhtė?"

            Tė gjithė ata qė janė thelluar pak mė shumė nė fshehtėsinė e krijimtarisė imagjinare, e dinė fare mirė se pa njė frymėzim tė fortė qė shkakton njė temperaturė tė brendshme, pra, pa njė zjarr, njė energji, nuk mund tė ketė vepėr tė mirė artistike. Pa njė energji tė caktuar, nuk mund tė krijohet asnjė prodhim nga jeta materiale. Secili, kush mė pak e kush mė shumė, e do njė energji tė caktuar. "Ta vlojmė ujin, t'ia ndėrrojmė trajtėn" dhe, prandaj, do t'i ndėrrohet edhe rrjedha. Nėse kemi vlime tė brendshme, energji, nė vend se tė ecim teposhtė si uji, do tė kthehemi nė drejtim tjetėr: pėrpjetė, si avulli.

            Ja forca reale e besimit, prandaj kemi thėnė nė fillim se aq sa tė kesh besim, aq do tė kesh sukses. As mė pak, as mė shumė. Por tė shohim tash funksionin e besimit si mjet shėrues, pėr tė cilin Xh.Marfi thotė: 

            "Ėshtė e qartė se secilin njeri e interesojnė problemet e shėrimit tė sėmundjeve trupore. Ē'sjell nė tė vėrtetė shėrimi? Ku fshihet fuqia shėruese? Secili nga ne sė paku njė herė e ka parashtruar kėtė pyetje. Pėrgjigjja ėshtė e thjeshtė: fuqia shėruese pushon nė ndėrdijen e secilit njeri, kurse ndryshimi i qėndrimit tė tė sėmurit e liron dhe e nxit atė qė tė fillojė tė veprojė.

            Asnjėherė, asnjė mjek, asnjė psikolog, asnjė psikiatėr, asnjė prift a fallxhi nuk e ka shėruar asnjė tė sėmurė. Fjala e lashtė thotė: "Mjeku plagėn e lidh me fashė, kurse zoti e shėron". Psikologėt dhe psikiatrit i lirojnė blloqet dhe, nė kėtė mėnyrė, e lirojnė parimin shėrues, duke ia kthyer shėndetin tė sėmurit. Ngjashėm me kėtė edhe kirurgu e liron pengesėn fizike nė organizėm, pas sė cilės rryma shėruese pėrtėrin funksionin e vet normal. Asnjė mjek nuk do tė pohojė me kėmbėngulje se pikėrisht ai e shėroi pacientin, por kėtė sukses do t'ia njohė fuqisė shėruese, qė ka emra tė panumėrt: natyrė, jetė, zot, inteligjencė krijuese ose fuqi e ndėrdijes.

            Ekzistojnė shumė metoda tė ndryshme tė eliminimit tė pengesave mentale, emocionale dhe fizike, qė pamundėsojnė qarkullimin e lirė tė parimit shėrues tė secilit prej nesh. Parimi shėrues, i vendosur diku thellė nė pjesėn e ndėrdijshme tė mendjes, ėshtė nė gjendje dhe i gatshėm, qė nėn udhėheqjen e vetėdijes sė vet a tė vetėdijes sė dikujt tjetėr, ta shėrojė shpritin e trupin nga ēdo sėmundje. 
            Parimi shėrues vepron nė brendi tė secilit njeri, pa dallim ngjyre, race a feje...

            Veprimi bashkėkohor i terapisė shpirtėrore bazohet nė faktin e provuar se forca e paskajshme dhe menēuria e ndėrdijes reagojnė sipas besimit qė i kushtohet asaj. Prifti, gjatė kėsaj, i pėrmbahet pėrcaktimit tė biblės: tėrhiqet nė botėn e vet dhe e kyē derėn pas vetes, qė do tė thotė se qetėsohet, relaksohet dhe i dorėzohet mendimit tė fuqisė sė paskajshme shėruese nė vetvete. Pra, mbyll derėn e mendjes, pėr ēdo gjė qė nga jashtė do tė mund ta pengonte dhe qetė e me bindje i kthehet ndėrdijes sė vet, duke ia rrėfyer dėshirėn e kėrkesėn e vet, duke kuptuar se pėrgjigjja do tė jetė nė pajtim tė plotė me nevojat e tij.

            Vallė, a nuk ėshtė e mrekullueshme tė dihet se ajo qė ėshtė krijuar nė mendje, mė nė fund, do tė realizohet? Mu kėtu qėndron thelbi i qėndrimit: "Beso se ke dhe do tė kesh!" Nė kėtė ėshtė bazuar terapia bashkėkohore lutėse. 

            Ekziston vetėm njė proces i pėrgjithshėm shėrues, i cili vepron ndaj ēdo gjėje dhe ndaj ēdokujt: ndaj maces, qenit, drurit, frymės, tokės, sepse ēdo gjė nė kėtė botė pėrmban frymė tė jetės. Ky parim jetėsor vepron nė mbretėrinė e shtazėve, tė bimėve dhe tė mineraleve si instinkt dhe si ligj i rritjes dhe i zhvillimit. Njeriu, pėr dallim nga tė tjerėt, ėshtė i vetėdijshėm pėr veprimin e parimit jetėsor dhe me vetėdijen e tij ėshtė nė gjendje qė atė ta orientojė drejt nga mirėqenia e vet. 

            Ka shumė aspekte, teknika dhe metoda tė ndryshme tė pėrdorimit tė kėsaj fuqie universale, por duhet pasur ndėr mend se ekzistoj vetėm njė proces shėrues, qė quhet besim, bindje. (Pra: BESIM, BINDJE!).

            Secili religjion paraqet formė tė caktuar ta shfaqjes sė bindjes njerėzore - tė besimit njerėzor, gjatė sė cilės besimi arsyetohet nė mėnyra krejtėsisht tė ndryshme. Ai ėshtė ligji i jetės.        
            Besimi ėshtė mendim nė mendjen e njeriut, e cila fuqisė sė ndėrdijes ia mundėson shpėrndarjen nė tė gjitha fazat e jetės sė tij nė pajtim me mėnyrė e zakonshme tė tė menduarit.

            Duhet pasur ndėr mend se libri asnjėherė nuk flet pėr besimin nė formė tė ritualit, nė formė ceremonie, nė formė institucioni etj., por pėr tė besuarit si ēėshtje mė vete. Ajo se ēka beson mendja e njeriut, ėshtė vetėm mendim i kėsaj mendjeje dhe asgjė tjetėr.

            Ėshtė irracionale tė besosh nė atė qė sjell dhembje ose nė atė qė e shkatėrron shpritin. Keni ndėr mend se nuk ėshtė e dėmshme ajo nė ēka besohet, por vetė tė besuarit, pėrkatėsisht MENDIMI qė sjell rezultatin. 

            Tė gjitha pėrvojat, tė gjitha veprimet, tė gjitha vetitė dhe tė gjitha ngjarjet nė jetė, janė jehonė e mendimeve tė lindura nė mendjen e njeriut. 

            Terapia lutėse paraqet veprim tė pėrbashkėt, tė sinkronizuar, tė harmonizuar dhe inteligjent tė nivelit tė vetėdijes dhe tė ndėrdijes sė mendjes, tė orientuar nė drejtim dhe me qėllim tė caktuar.

            Gjatė thėnies sė lutjeve shkencore (vargun e pohimeve pozitive), pėrkatėsisht terapisė, gjithnjė ėshtė e nevojshme tė dihet se ē'ėshtė duke u bėrė dhe pėr ēka ėshtė duke u bėrė, duke ia falur besimin ligjit tė shėrimit. Siē dihet, terapia lutėse quhet edhe lutje e bazuar shkencore ose veprim shpirtėror i bazuar nė lutje. 

            Detyra e parė e njeriut, i cili vetvetes ia ushtron terapinė me lutje, ėshtė qė ta zgjedhė idenė, planin ose pėrfytyrimin, qė dėshiron ta pėrjetojė. Pastaj bėn ēdo gjė qė tė jetė i vetėdijshėm pėr aftėsinė e vet. Nė atė mėnyrė qė ta ndiejė e ta besojė se gjendja e paramenduar paraqet realitet. Po qe se i mbetet besnik qėndrimit tė tij mendor, lutja do t'i plotėsohet. Pra, terapia lutėse paraqet veprim saktėsisht tė caktuar mendor, me qėllim tė caktuar saktėsisht.

            Tė paramendojmė se me ndihmėn e terapisė lutėse arrini tė shėrbeheni, pėrkatėsisht tė liroheni nga ndonjė problem. Do tė niseni nga fakti se vėshtirėsia e sėmundja janė pasojė e mendimeve negative tė ngarkuara me frikė dhe tė vendosura thellė nė ndėrdije. Po qe se ju shkon pėr dore tė liroheni nga kėto farė mendimesh, atėherė do tė liroheni edhe nga problemi.

            Prandaj, fuqisė shėruese tė ndėrdijes dhe vetvetes i ktheheni shumė herė, ia pėrsėritni ēdo gjė qė u ėshtė e njohur pėr aftėsinė e saj, me qėllim qė t'ju sjellė shėrim. Pas njė kohe, frika fillon tė zhduket, ndėrsa vendin e saj fillojnė ta zėnė besimet e vėrteta. 

            Mė tej ėshtė e nevojshme qė shumė herė t'i shprehet mirėnjohje shėrimit, i cili nė mėnyrė tė paluhatshme do tė pasojė, kurse pjesėn e vetėdijshme tė mendjes me kujdes do ta mbrojė nga tė menduarit pėr problemin. Gjatė lutjeve nuk duhet menduar negativisht, madje as edhe pėr njė moment nuk duhet dyshuar nė pėrfundimin pozitiv. Qėndrimi i tillė mendor shpie deri te lidhja e vetėdijes me ndėrdijen qė, nga ana e vet, liron fuqinė shėruese tė ndėrdijes". 

            Fallxhinjtė pėrdorin eshtra, flokė, plumb tė shkrirė, gurė e gjėsende tė tjera. Merrni kėto mjete, dėrgoni nė laborator dhe do tė shihni se asnjė substancė shėruese nuk pėrmbajnė. E, megjithatė, disa sish shėrojnė? Siē u tha deri tash: nuk shėrojnė as varret, as eshtrat, as thonjtė, por shėron besimi.

            Brezi im ka pasur njė qėndrim injorues ndaj tė gjitha besimeve, prandaj nga pėrvoja jonė mund tė nxjerrim njė mijė shembuj kur i kemi mashtruar gjyshet tona. Ato na porositnin t'iu shkruanim hajmali te hoxha, ne paratė i bėnim rrush e kumbulla, vetė i shkruanim "hajmalirat". Por, pėr ēudi, efektet ishin reale. 

            Nė vitet e fundit, qėkur kam filluar tė merrem aktivisht me kėtė literaturė, kam shėnuar dy raste, qė mendoj se janė interesante. 

            Njėherė pėrgatitesha tė shkruaja pėr njė fallxhi mashtrues. Vėrtet, mashtrues. Shėnova se kishte paguar njeriun "tė ēmendej", si kishte paguar shoferin e autobusit urban, qė kur tė hynte ai nė autobus dhe tė ngriste dorėn, autobusi tė fikej dhe udhėtarėt tė pėrplaseshin, pastaj si kishte paguar "propagandues" nėpėr tregjet e Kosovės, qė do tė pyesnin: a dini gjė ku jeton filani se po bėnte ēudi e tė tjera. Nė fund, kontaktova edhe me "personazhin" tim. Mė tha: "Mos mė nguc se, duke u pėrpjekur qė tė jem bindės, arrita t'i besoja fuqisė sime! Dhe: aq shumė po mė besojnė njerėzit dhe aq shumė po ua lehtėsoj dhembjet, sa s'ka mė kurrfarė kuptimi kthimi prapa!"

            Rastin tjetėr: njė fshatar, me pak shkollė, me gjendje tė mirė ekonomike, besimtar i sinqertė, nga pesė-gjashtė raste "i shėronte" nė ditė. Kur e pyeta pėr mėnyrėn e punės, mė tha: "Nuk di. Unė e them njė lutje me zemėr. Kam dėshirė t'u ndihmoj njerėzve. Por asgjė mė shumė nuk di! Njerėzve ajo lutje po u ndihmon, pėrditė po vijnė nga tė gjitha anėt!"

            Nė fund, duhet tė pėrsėrisim thėnien e fillimit se "besimi ėshtė ligji themelor i jetės", prandaj, pavarėsisht se pėr ēka ėshtė fjala, qoftė tė jetė pėr tejkalimin e pengesave, pėr realizimin e qėllimeve jetėsore, pėr sigurimin e shėndetit tė pėrkryer e edhe pėr mundėsinė e shėrimit, tė gjitha rezultatet do t'i keni tė barabarta me nivelin e besimit dhe tė vetėbesimit tuaj.