.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Tema tė tjera - Politikani

Bhagwan Shree Rajneesh - OSHO

POLITIKANI

 

Autorizimin ekskluziv pėr editimin e librit “LAJMĖTARI I NJERIUT TĖ RI PĖR BOTĖN E RE” ( pėr politikėn )

 nė internet, e kane vetėm kėto faqe shqiptare:

www.syri3.com 

www.sa-kra.ch

 

Shkarko falas

 

Osho, a ėshtė e mundur qė politikani tė jetė religjioz apo qė njeriu religjioz tė jetė politikan?

 

Krejtėsisht ėshtė e pamundur qė politikani tė jetė religjioz, sepse rruga e religjionit dhe e politikės janė diametralisht tė kundėrta. Ti duhet ta kuptosh se religjioni nuk ėshtė diēka qė mund t’i shtohet personalitetit tėnd – ai nuk ėshtė kurrfarė shtese. Nėse je politikan, ti mund tė jesh piktor, mund tė jesh poet, mund tė jesh muzikant, kėto janė dofarė shtesash, begatim.

Politika dhe muzika nuk janė gjėra diametralisht tė kundėrta; pėrkundrazi, muzika edhe mund tė ndihmojė qė tė jesh politikan mė i mirė. Kjo ka pėr tė relaksuar, kjo ka pėr tė ndihmuar qė tė lirohesh prej tė gjitha brengave e telasheve qė sjell pėrditshmėria e njė politikani. Por religjioni nuk ėshtė ndonjėfarė shtese, ai ėshtė njė dimension diametralisht i kundėrt. Prandaj, sė pari duhet ta njohėsh se ē’ lloj njeriu ėshtė ai – politikani, pėr ta mėsuar se ēfarė, nė tė vėrtetė do tė thotė.

Politikani ėshtė njeri i sėmurė, psikologjikisht i sėmurė dhe spiritualisht i sėmurė. Fizikisht mund tė jetė krejtėsisht nė rregull. Zakonisht tė gjithė politikanėt janė fizikisht tė shėndoshė, por psikika e tyre ėshtė e sėmurė, i tėrė mundimi i tyre bie mbi psikikėn e tyre. Ti kėtė mund edhe ta shohėsh. Kur njėherė politikani e humb fuqinė politike ai fillon edhe fizikisht tė shkrihet. Ēuditėrisht... kur ka qenė nė pushtet, edhe pse sė tepėrmi i ngarkuar me tė gjitha gajlet e telashet, ėshtė ndier krejtėsisht mirė. Nė atė moment qė fuqia e tij ėshtė zhdukur, atėherė janė zhdukur edhe tė gjitha brengat; pra, tash ai ka pėr tė qenė punė e dikujt tjetėr, dikush tjetėr do tė brengoset pėr tė. Psikika e tij ėshtė e pangarkuar, por nė tėrė kėtė pangarkueshmėri tė psikikės, tė gjitha hidhėrimet dhe sėmundjet tash godasin nė trup. Politikanėt, kur nė pyetje ėshtė fiziologjia e tyre, vuajnė vetėm atėherė kur e humbasin fuqinė, pėrndryshe, politikanėt do tė mund tė jetonin gjatė nė mirėqenien fizike. E ēuditshme, por arsyeja ėshtė nė atė se e tėrė sėmundja e tyre vjen nga psikika, e kur psikika e pėrfshin tėrė sėmundjen atėherė trupi mund tė jetojė i pangarkuar. Por, kur psikika e realizon tėrė atė sėmundje, ēfarė tė bėhet atėherė? Ekzistenca jote fizike ėshtė mė e ulėt se ajo psikike – e tėrė sėmundja atėherė bie mbi fiziologjinė, mbi trupin. Prandaj politikanėt jashtė fuqisė vdesin tepėr shpejt. Politikanėt nė pushtet jetojnė tepėr gjatė. Kjo veēse ėshtė gjė e njohur, por shkaku i kėsaj ende ėshtė jo mjaft i hulumtuar.

Prandaj ėshtė me rėndėsi qė sė pari tė kuptohet se politikani ėshtė njeri psikikisht i sėmurė, kurse sėmundja psikike pretendon tė jetė edhe sėmundje spirituale atėherė kur nuk ka mundėsi qė tė pėrballet me tė gjitha problemet, atėherė kur psikika nuk do tė mund t’i durojė tė gjitha ato. Pra, jini tė kujdesshėm: nėse politikani ėshtė nė pushtet, sėmundja e tij psikike tenton tė zgjerohet kah jeta e tij shpirtėrore, sepse ai nė vete bart sėmundjen psikike; ajo nuk mund tė zbresė nė nivel mė tė ulėt karshi famės dhe fuqisė qė ia mundėson pushteti. Nė kėtė ėshtė fuqia e tij, ai mendon se ky ėshtė thesar i tij: ai nuk lejon qė sėmundja tė bie mė poshtė, nė rrafshin fizik.

Unė kėtė e quaj sėmundje. Pėr tė kjo ėshtė egodalldisje e tėrė. Ai jeton pėr kėtė: nuk ka qėllime tjera jetėsore. Prandaj, atėherė kur ai ėshtė nė pushtet, ai sėmundjen e vet e mban fuqimisht nė duart e veta, por ai asgjė nuk di pėr nivelin shpirtėror tė vetėdijes, prandaj ato dyer tė tij pėr kėtė janė tė hapura. Ai nuk mund t’i mbyllė ato dyer; ai edhe nuk ka ide se ekziston diēka mė e lartė sesa mendja. Kur ėshtė nė pushtet, sėmundja e tij psikologjike, nėse ėshtė me shumicė, pas disa pikave tė caktuara, e vėrshon psikikėn e tij dhe arrin deri tek nivelet mė tė larta tė vetėdijes, deri tek spiritualiteti. Nėse nuk ėshtė nė pushtet ai nuk pėrpiqet ta mbajė tėrė atė dozė marrėzie. Tash ai e di se ajo ėshtė realizuar, se ai nuk ka fituar asgjė, tash ėshtė i vetėdijshėm se asgjė me vlerė nuk ka marrė. Dhe gjithsesi, aty nuk ka asgjė pėr t’u ruajtur; pushteti ėshtė zhdukur, tash ai ėshtė askushi.

Nga dėshpėrimi, ai relaksohet – nė tė vėrtetė, mund tė thuhet se relaksimi vjen automatikisht. Ai tash mund tė flejė mirė, mund tė shkojė nė shėtitjen e mėngjesit. Ai tash mund tė llomotisė me shokėt, tė luajė shah, mund tė bėjė ēfarėdoqoftė. Ai tash vetveten e gjen psikikisht tė humbur. Dyert qė fuqimisht i ka mbajtur tė mbyllura nė mes psikikės sė tij dhe trupit tė tij tash janė hapur, e trupi i tij tash fillon tė vuajė: ai tash mund tė pėsojė sulm nė zemėr, mund tė sėmuret nga ciladoqoftė sėmundje: tash kjo ėshtė krejt e mundur. Sėmundja e tij psikike mund ta sulmojė pjesėn mė tė dobėt tė trupit tė tij. Kurse gjatė kohės sė pushtetit krejt kjo ngrihet lart, kah qenia e tij, pėr tė cilėn ai nuk ėshtė as i vetėdijshėm.

E ēfarė ėshtė sėmundja? Sėmundja ėshtė vetėm kompleksi i inferioritetit. Tė gjithė ata tė cilėt janė tė interesuar pėr pushtet vuajnė prej atij kompleksi. Ai thellė nė vete e sheh pavlefshmėrinė e vet, inferioritetin nė raport me tė tjerėt. Tė gjithė janė inferiorė nė ndonjė mėnyrė tė caktuar. Ti nuk je Jehudi Menjuhini, por edhe nuk ka nevojė qė pėr kėtė shkak tė ndihesh inferior, sepse ti asnjėherė as nuk ke provuar qė tė jesh ai, ajo nuk ėshtė puna jote. Po ashtu, Jehudi Menjuhini nuk ėshtė ai ēfarė je ti; prandaj, ē’problem ka aty? Ku ėshtė aty konflikti? Por mendja politike vuan nga plagėt e inferioritetit dhe politikanėt pėrpiqen ta kruajnė plagėn. Intelektualisht ai nuk ėshtė Albert Ajnshtajn – ai nuk krahasohet me gjigantėt – psikologjikisht ai nuk ėshtė Sigmund Frojd... Po qe se provoni qė vetveten ta krahasoni me mendjet gjigante tė njerėzimit atėherė do tė gjendeni nė situatėn ku vetveten do ta shihni tė pavlerė, tė kotė. Ajo ndjenjė e pavleftėsisė mund tė orientohet kah religjioni ose politika. Mėnjanimi i saj mund tė realizohet nė kėto dy mėnyra.

Politikanėt nuk pėrpiqen qė ta mėnjanojnė atė, ata vetėm e fshehin atė. Ky ėshtė po ai i njėjti i sėmurė, ai i njėjti njeri i cili e ka ndier inferioritetin, i njėjti njeri qė tash qėndron nė vendin e kryetarit. E qėndrimi nė fronin e kryetarit, ēfarė ndryshimesh mund t’i sjell qenies sate tė brendshme? Egoja ėshtė subtile dhe lėpirėse. Kurse politikanėt janė tė sėmurė shkaku i egos sė tyre. Ata mund ta fshehin plagėn e tyre me titullin e kryetarit, tė ministrit... ai mund ta fshehė atė plagė tė veten, por ajo plagė ėshtė edhe mė tutje aty. Ti mund ta mashtrosh tėrė botėn, por nuk mund ta mashtrosh vetveten. Ti atė e di, ajo ėshtė aty. Ti vetėm e ke mbuluar. Dhe pikėrisht ėshtė kjo situatė me politikanėt – plagė, nė tė vėrtetė qelbėzim, inferioritet, ndjesi tė pavleftėsisė.

Po, ai ėshtė ngjitur gjithnjė e mė shumė e mė shumė, por nė ēdo shkallore ėshtė lajmėruar shpresa se plaga do tė jetė e shėruar. Ai inferioritet e krijon ambicien e ambicie do tė thotė qė vetveten ta tregosh superior. Nuk ka kuptim tjetėr pėr ambicien. Por, pėr ē’ arsye ti vetveten do ta tregoje superior kur vuan nga kompleksi i inferioritetit?

Mbarė familja ime kanė qenė politikanė, me pėrjashtim tė babait tim. Tė gjithė ata mė kanė pyetur: “Pse nuk po lajmėrohesh? Pse nuk po voton? Pse po e harxhon energjinė tėnde? Po u kandidove pėr politikan, ti mund tė bėhesh edhe kryetar shteti, mund ta arrish titullin mė tė lartė nė vend.”

U jam pėrgjigjur: “Ju krejtėsisht keni harruar se me kė bisedoni. Unė nuk vuaj nga kurrfarė inferioriteti, pse unė atėherė tė pėrpiqem tė bėhem kryetar vendi? Pse do ta harxhoja jetėn time nė pėrpjekjen pėr t’u bėrė kryetar? Kjo do tė ishte njėsoj sikur tė mė operonin nga kanceri tė cilin unė as nuk e kam pasur. Kjo vėrtet ėshtė e ēuditshme. Pse do tė operohesha pa nevojė? Ju vuani nga kompleksi i inferioritetit dhe provoni qė atė ta bartni nė mua. Unė jam krejt nė rregull kėshtu siē jam. Unė i jam pafundėsisht falėnderues ekzistencės kudo qė tė ndodhem. Ēfarėdo qė tė ndodhė sot, ėshtė mirė. Mė tepėr se kaq unė kurrė as nuk kam kėrkuar, prandaj nuk ka mėnyrė qė tė mė bindni.” 

Ata pastaj mė thanė: “Ti flet gjėra tė ēuditshme. Ē’ ėshtė ai farė inferioriteti dhe ē’ lidhje ka kjo me politikėn?”

 

 

U jam pėrgjigjur: “Ju dhe politikanėt tuaj nuk e kuptoni psikologjinė e thjeshtė”.

Tė gjithė politikanėt qė e udhėheqin botėn janė njerėz tė sėmurė dhe mėnyra e vetme pėr t’u shėruar ėshtė qė t’i fshehin plagėt e tyre. Po, ata mund t’i mashtrojnė tė tjerėt. Kur tė buzėqeshet Xhimi Karter, ti je i mashtruar. Por si ai mund ta mashtrojė vetveten? Ai mirė e di se nėnqeshja e tij ėshtė vetėm detyrė e buzėve. Pėrbrenda tij nuk ka asgjė, nuk ka qeshje.

Njerėzit ia dalin deri nė shkallėt mė tė larta, pozitat mė tė larta nė shoqėri, por e dinė se e shkojnė huq kohėn e tyre. Ata kanė mbėrritur, por ku? Ata kanė mbėrritur nė vendin pėr tė cilin kanė luftuar – e ajo fare nuk ka qenė luftė e vogėl: ka shkatėrruar shumė njerėz, ka shfrytėzuar shumė njerėz pėr atė qėllim, shumėve u ka shkelur mbi kokė. Ti ke arritur deri nė nivelet mė tė larta nė shoqėri, por ēfarė ke fituar me kėtė? Nė kėtė e ke harxhuar tėrė jetėn tėnde! Tash, madje edhe qė kėtė ta pranosh, kėrkon nga ti guximin tė jashtėzakonshėm. Mė mirė ėshtė tė zgėrdheshesh dhe tė mbahesh pėr iluzionin: sė paku tė tjerėt besojnė se ti je i madh. Kurse ti fare mirė e di se kush je. Ti je plotėsisht ai i njėjti qė ke qenė; ndoshta edhe mė keq. Tė gjitha kėto luftėra, kacafytje, tė kanė bėrė edhe mė tė keq. Ti e ke humbur humanitetin tėnd. Ti nuk je mė qenie njerėzore!

Nga ti s’ėshtė larg ideja e Gurxhievit se nuk ka secili njeri shpirt, nga arsyeja e thjeshtė... jo vetėm se kjo librarisht ėshtė e vėrtetė, kėtė ai edhe e ka folur: “Jo tė gjithė e kanė fituar shpirtin, vetėm disa sosh tė cilėt e kanė zbuluar qenien e vet e kanė arritur atė – ata kanė shpirt. Gjithė tė tjerėt vetėm jetojnė nė iluzion, se shkrimet tuaja thonė, por edhe predikuesit tuaj religjiozė ju flasin, se keni lindur me shpirt.”

Gurxhievi ka qenė tejet drastik. Ai do tė thoshte: “Tė gjitha kėto janė marrėzira. Ti nuk ke lindur me shpirt. Ti duhet ta meritosh atė, duhet tė jesh i denjė pėr tė”. Unė mund ta kuptoj se ēfarė ai mendon, edhe pse unė nuk pohoj se ju keni lindur pa shpirt. Ju keni lindur me shpirt, por ai shpirt ėshtė vetėm potencial. Edhe Gurxhievi e thotė kėtė tė njėjtėn gjė vetėm se nė tjetėr mėnyrė. Ti duhet qė kėtė mundėsi tėnden edhe ta realizosh. Duhet ta meritosh atė. Duhet tė bėhesh i denjė pėr kėtė.

Politikanėt e kanė vėnė re kėtė vetėm kur jeta e tyre ka qenė nė pėrfundim. Tash, ai nuk mund as tė rrėfehet... gjė qė do tė ishte marrėzi e madhe, sepse do tė duhej ta pranonte sesi e tėrė jeta e tij ka qenė vetėm jetė e njė idioti. Plagėt nuk janė shėruar nga mbulimi.

Religjioziteti ėshtė ilaē. Fjala meditim dhe fjala medicinė vijnė prej sė njėjtės rrėnjė. Medicina ėshtė pėr trupin; ashtu siē medicina ėshtė pėr trupin, ashtu meditimi ėshtė pėr shpirtin. Ai ėshtė tretman medicinal, ai ėshtė ilaē.

Po mė pyetni se a mund tė jenė politikanėt religjiozė? Nėse mbeten politikanė, kjo ėshtė e pamundur. Po, nėse e hedhin politikėn, atėherė ata mė nuk janė politikanė – atėherė ata mund tė bėhen njerėz religjiozė, shpirtėrorė. Pėr kėtė unė atė nuk e ndaj... unė nuk e pengoj politikanin tė jetė religjioz. Ajo qė unė them ėshtė: gjithnjė derisa ėshtė politikan ai nuk mund tė jetė religjioz, sepse kėto dyja janė gjėra plotėsisht tė kundėrta, dy dimensione tė ndryshme. Ose do ta fshihni plagėn tuaj ose do ta shėroni. Ju nuk mund t’i bėni tė dyja, nuk mund t’i arrini tė dyja. E pėr ta shėruar, ti duhet atė ta zbulosh – duhet ta tregosh plagėn tėnde, nuk guxon ta fshehėsh. Zbuloje atė, njihe atė, depėrto thellė nė tė, vuaj... Ajo ēfarė ėshtė e nevojshme ėshtė shprehja e tėrė qenies sate – pa gjykime, pa ndalesa, sepse ti ke pėr tė gjetur shumė gjėra pėr tė cilat ke thėnė se janė gabim, tė kėqija. Pėr kėtė mos u tėrhiq, le tė jetė ashtu. Ti vetėm duhet tė mos ndalosh.

Ti ke filluar njė hulumtim. Vetėm vėrtetoje se ajo ėshtė ashtu dhe vazhdo mė tutje. Mos e ndalo atė, mos e emėrto. Mos sill kurrfarė pėrfundimi apo gjykimi ‘pėr’ apo ‘kundėr’. Kjo vetėm mund tė pengojė tė hulumtosh: bota jote e brendshme menjėherė mbyllet, ti bėhesh i tendosur, diēka e keqe zė tė ndodhė. Ti po hyn pėrbrenda vetes dhe po sheh diēka dhe po konstaton se ajo ėshtė e keqe: lakmi, epsh, hidhėrim, xhelozi... O Zot! – Tė gjitha kėto gjėra, kėto gjėra tė shėmtuara janė nė mua? – Mė mirė ėshtė tė mos hyj nė tė. Pėr kėtė shkak miliona njerėz nuk gjykojnė tė hyjnė nė vetvete. Ata thjesht qėndrojnė nė shkallėt para shtėpisė sė tyre. Ata jetojnė nė oborr tėrė jetėn e vet. Ajo ėshtė vetėm jetė nė oborr. Ata kurrė nuk i ēelin dyert e shtėpisė sė vet. Kurse shtėpia jote ka shumė dhoma, ajo ėshtė pallat luksoz. Nėse hyn brenda ke pėr tė hasur nė shumė gjėra pėr tė cilat tė tjerėt kanė folur se janė tė kėqija. Ti atė nuk e di, ti vetėm thua: “Unė jam i paditur. Unė nuk di se kush je ti. Unė vetėm kam ardhur tė kontrolloj, ta bėj mbikėqyrjen”. Kurse mbikėqyrėsve nuk duhet t’iu interesojė se ēfarė ėshtė keq e ēfarė mirė; ata vetėm kanė ardhur tė shohin, tė kontrollojnė, tė vrojtojnė.

Atėherė do tė befasohesh me pėrvojėn e ēuditshme: atė qė deri mė tash e ke quajtur dashuri, e fshehur pėrbrenda ėshtė urrejtje. Vetėm vėrtetoje kėtė... krejt ēka ke folur deri mė tash ėshtė e zbrazėt, prapa kėsaj ėshtė e fshehur egoja jote. Vetėm vėrteto...

Po qe se dikush do tė mė pyeste: “A je ti njeri i zbrazėt?” Nuk mund t’i them se jam, sepse zbrazėtia ėshtė vetėm eho e cila qėndron nė kokėn tėnde. Unė nuk jam ndonjė egoist, si atėherė mund tė jem i zbrazėt? A po mė kupton? E pamundur ėshtė tė jesh i zbrazėt pa pasur ego. E kur njėherė e dallon se tė dyja janė e njėjta gjė, gjėra tė ēuditshme zėnė tė ndodhin, pikėrisht siē ju kam rrėfyer. Nė atė moment kur vėren se dashuria juaj dhe urrejtja juaj, zbrazėtia juaj dhe egoja juaj janė tė bashkėdyzuar atėherė ato zhduken. Ti nuk duhet tė bėsh asgjė. Ti e ke parė fshehtėsinė e tyre. Ajo fshehtėsi ua ka mundėsuar tė jenė nė ty. Ti e ke parė atė fshehtėsi, tashmė nuk kanė vend pėr t’u fshehur. Hyr nė vetvete pėrsėri dhe pėrsėrite, atėherė do tė mbesin gjithnjė e mė pak gjėra pėrbrenda. Me pėrqendrimin pėrbrenda ti zhdukesh, shumėsia ikėn. E nuk ėshtė larg dita kur ti do tė jesh i vetėm, kur askush nuk do tė jetė pėrbrenda teje: zbrazėtia shkon nė favor tėndin. Befas do tė jesh i shėruar.

Kurrė mos krahaso – ti je ti, e dikush tjetėr ėshtė dikush tjetėr. Pėr ē’ arsye unė do ta krahasoja veten me Jehudi Menjuhinin apo me Pablo Pikason? Unė aty fare nuk shoh ndonjė dobi. Ata e bėjnė punėn e tyre, unė e bėj punėn time. Ata kėnaqen duke e bėrė punėn e tyre... ndoshta – nė tė vėrtetė unė edhe nuk mund tė jem i sigurt kur fjala ėshtė pėr ta. Por jam i sigurt kur fjala ėshtė pėr mua, se kėnaqem kur diēka bėj apo nuk bėj... Vetėm nė rastin tim mund tė jem i sigurt. E po ashtu e di se, po qe se keni pėr ta shfrytėzuar botėn tuaj tė brendshme pa ndalesa, pa parabindje, pa gjykime, pa kurrfarė mendimesh, vetėm duke i vėshtruar faktet – ato do tė zėnė tė zhduken. Dhe do -tė vjen ēasti kur ke pėr tė mbetur vetėm, turma do tė shkojė: e nė atė moment ke pėr ta ndier pėr tė parėn herė se ēfarė do tė thotė shėrimi psikik. E nga shėrimi psikik dyert i keni tė hapura kah shėrimi spiritual. Ti nuk duhet t’i hapėsh, ato vetė hapen. Ti vetėm duhet tė mbėrrish deri tek qendra psikike dhe dyert kanė pėr t’u hapur. Ato tė kanė pritur ty ndoshta shumė jetė tė shkuara. Kur ti vjen, dyert menjėherė hapen, e pėrmes atyre dyerve ti nuk e sheh vetėm veten, ti e sheh tėrė ekzistencėn, krejt yjet, mbarė kozmosin.

 

            Pjesė nga libri “Lajmėtari i njeriut tė ri pėr botėn e re” ( pėr politikėn )