Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Kulturė 7 - NJĖ STUHI PREJ BRYME

Shkruan: Luan KURTI

 

NJĖ STUHI PREJ BRYME

 

Librin e autorit Adem Zaplluzha "Njė stuhi prej bryme"

mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

(E falėnderoj pėrzemėrsisht autorin)

 

 

 

            Njė vėshtrim mbi librin poetik “Njė Stuhi prej Bryme”, tė autorit Adem ZAPLLUZHA.

 

            Moderniteti si shfaqje e globalizmit ka krijuar njė kundėrvėnie tė hapur ndaj tradicionales nė tė gjitha llojet e kuptimeve. Por pavarėsisht kėsaj arti i bukur gjithmonė ka gjetur rrugėn pėr t’u afirmuar, pėr tė pėrcjellė frymėn mė pozitive tė kohės kur ngjizet. Teoria e “Arti pėr Art” ėshtė kaq e vjetėr, sa edhe e re dhe e shumėdebatuar. Disa teoricien, kritik arti pėrpiqen ta shohin krijimtarinė dhe Autorin domosdoshmėrisht si tė lirė, tė shkėputur nga ēdo lloj rregulli, norme letrare, si tė pandikuar nga nevoja e publikut, nė njė liri tė tėrėsishme ku ai (autori) realizon unin e vetė dhe nuk kėrkon aprovim. “I vjen dhe e shkruan’ dhe tek ky spontanitet  sipas tyre, qėndron vlera reale, autenticiteti. Por “Arti pėr art” nė kuptimin mė klasik ka qenė fokusuar nė qasjen e njė “arti pa shpirt” qė mėton shumė e nuk thotė asgjė, njė lloj relikti qė nuk i hyn nė punė askujt, e njė mjeti, apo artefakti memec si hieroglifėt. Letėrsia e sotme pėrpos arritjeve, ka njė regres, varfėri tematike, priret mė tepėr drejt temave tė lehta, rozė, qė tė jetė e shitshme sipas logjikės sė tregut. Merret me pasojėn por jo me shkakun, operon me formėn, me dukjen, por pak i kushton rėndėsi pėrmbajtjes. Letėrsia e sotme pėrgjithėsisht kėrkon dekodim, njė lexues jo thjesht tė specializuar, por sa mė pak refleksiv qė tė konformohet dhe tė mos merret me retorikė.

            Por pėr tė mos u zgjeruar nė kėtė lėmi, ku secili ka mendimin e vet dhe ( letėrsia ėshtė perceptim dhe shije individuale), le tė themi dy fjalė pėr letėrsinė shqiptare mbarėkombėtare. Thuhet se ka pasur njė letėrsi tė ideologjizuar gjatė kohės sė Luftės sė Ftohtė, kėndej dhe andej kufirit, qė i ka shėrbyer diktaturave, por pas viteve 90 –tė ėshtė shterpėzuar, s’’ka mundur t’i bėj ballė konkurrencės nė tregje dhe tė afirmohet. Disa dashamirė duke ju referuar handikapit botėror tė rėnies sė interesit pėr librin, ku pragmatizmi kushtėzon materialen dhe ka braktisur shpirtėroren, pėr shkak edhe tė teknologjisė, rendisin si faktor edhe “vendin e vogėl”, “kombin e vogėl” qė rezonon automatikisht me “gjuhė tė vogėl”, e limituar pėr transit si gjuhėt anglikane, latine apo gjuhė tė tjera ,qė ka njė grusht lexuesish dhe mbetet njė akt nė tentativė, njė dėshtim i paralajmėruar. Dhe kjo frymė, ky perceptim ka krijuar ndjenjėn e inferioritetit, tė gjunjėzimit ndaj sė jashtmes dhe pranimit apriori tė ēdo lloj ēorbe qė na servirin disa prej botuesve tė sotėm. Kemi nė tė vėrtetė njė masivizim, shpėrthim frenetik tė lirisė individuale, ku sekush shkruan, kėndon, aktron, njė tallavaizėm qė ka krijuar njė treg tė deformuar dhe informal qė ka nxjerrė nė plan tė dytė dhe injoruar artin e vėrtetė dhe kulturėn kombėtare.

            A kemi letėrsi tė mirėfilltė post–diktaturė, a kemi emra tė denjė pėr tė qenė konkurrent apo tė barazvlefshėm pėr nga rėndėsia me mė kolosėt e artit tė sotėm bashkėkohor?...

Padyshim qė po!

            Njėri prej tyre, sipas kėndvėshtrimit tim, ėshtė edhe autori i librit qė vjen tė prezantohet para auditorit tė gjerė “Stuhi prej bryme”, poeti i mirėnjohur Adem Zaplluzha.

Koincidon emri i luftėtairt tė lirisė, tė ēlirimit tė Kosovės Adem Jashari me atė tė autorit Adem Zaplluzha: luftėtar i dritės, i diturisė, i artit poetik origjinal, me frymė Kosove, me frymė  Arbėrore, Ilirike, qė cek trojet tona etnike natyrale qė na ka falur Zoti. Baca Adem (ėt) nė njė simbioz me pushkė dhe penė!

            “Stuhi prej bryme” shėnon librin e 152- tė tė poetit tonė Zaplluzha! E kush mund tė thotė se ėshtė plakur, se mosha t’i shteron fuqitė? Kjo prodhimtari voluminoze nuk ka cak, rrjedh e gurgullon si ujėvarat prej shpateve tė thepisura tė maleve, si pėrrenjtė shkarrėzues luginave dhe lumenjtė e rrėmbyeshėm me ujėra  tė kristalta nė shtretėrit e tyre autokton qė nga krijimi i botės. Kjo krijimtari ėshtė njė enciklopedi mė vete, e papėrsėritshme!...

 

 

 

Poezi nga libri i autorit Adem Zaplluzha “Njė Stuhi prej Bryme”

 

 

ME SHTERIMIN E ZĖRIT TĖ MYKUR

 

Njėqind shekuj tė prita

Si leckat e njė kėmishe

Sytė mė mbetėn nėpėr rrugė

U shterėn lumenjtė e shpresės

Askund nuk duket nė horizont

Kėmisha e grisur e kujtesės

 

Me shterimin e zėrit tė mykur

Desha tė tė thėrras

Por ti nuk kishe emėr

Dikush i mallkoi tė gjitha parathėniet

Nėpėr udhėt e largėta tė dynjasė

Mbetėn vetėm kujtimet e hidhura

 

Nė njėqind apo pesėqind kryqe

Njė nga njė i lidha kujtimet

I fsheha nė njė trastė

Tė gjitha ėndrrat

Me fashat e lagura tė lotėve

Mbėshtolla piramidėn e dhembjes

 

Unė ende jam duke pritur

Kur ti kthehesh

Ndoshta s’do e shohėsh mė

As hijen time tė zhubravitur

Por gjithsesi te varret e vjetra

Vendos njė zambak tė verdhė

Vendos mu aty ku e sheh kryqin e vetmuar

 

 

VETĖM ZĖRAT E MJEGULLAVE

 

Sa jemi afėr

E sa larg njėri-tjetrit

Unė nė polin e Veriut

Ku mė ngrihet loti nė sy

Kurse ti

Nė anėn e kundėrt tė hemisferės

Ku vdesin fluturat e kaltra

 

Kėtu dielli lind ēdo shtatė vjet

Hėna askurrė nuk duket nė horizont

Yjet klandestin i lajnė sytė

Me trishtimin e erės

Vetėm zėrat e mjegullave

Dėgjohen nė shpirtin e pėrroit

Kur shterojnė lumenjtė e dhembjes

 

Nėn hijen e cilit yll

U mbarėsua dhembja e fjalės

Kur gjėma e zezė

E Drinit tė Bardhė

I krihte thinjat lapėrdhare tė flokėve

Nė shtėrzimin e brigjeve

Qante njė nuse fatin e djepit

 

 

AS ME DIZGJINĖT E ERĖS

 

Ishte nata e parafundit

E njėmijė e njė netėve

Kur fliste nė ekstazė

Pėr puthjen e princit

 

Ajo rrėfehej para oltarit

Kurse zemra e tij

Si koka e prerė e pulės

I kėrcente nė kraharor

 

Papritmas doli nė hapėsirė

Dhe kurrė mė

As me dizgjinėt e erės

Nuk pat njeri qė mund ta frenonte

 

Mė pastaj ēdo gjė u shndėrrua

Nė hi e pluhur

Njė zog i vetmuar

Kurrė mė s’e gjeti ēerdhen e humbur

 

 

NJĖ STUHI PREJ BRYME

 

Pėshtyj nė qiell

Kallkan akujsh mė dalin nga gryka

Ēfarė tė bėj me duart e mia

Qė s’mund ta pėrqafojnė

As drurin e zgėrlaqur nė shtrojerė

 

Ky dimėr mbase na lodhi sivjet

I shkundi ullinjtė

Asnjė pemė nuk lė nė kėmbė

Nga ēatitė e shembura tė komshinjve

Si rrėshira pjalmon njė borė e zezė

 

Ju lutem m’i prekni duart

Kėto kocka tė thyera

U ngjajnė drurėve tė kalbura

U ngjajnė gurėve tė mykur

Dhe algave qė kundėrmojnė

 

Mė ndjeni kam tė ftohtė

Nga zgėrbonja e shpirtit tim

Fryjnė erėrat e ēmendura tė Ballkanit

Njė stuhi prej bryme

Frynė me tėrė forcėn e trishtimit

 

 

AJO E LASHTA VIA EGNATIA

 

Mė duket se ishte sterrė

Nuk arrita t’i shoh duart e mia

Asnjė lule nuk mė doli parasysh

Gjėrat mė dukeshin

Si arkivole tė harruara

Ose stiva drurėsh tė kalbur

 

Nė kopsht nuk dukeshin pemėt

Ishin shkulur kujtimet

Nga sytė e shterur

S’pikonte asnjė trishtim

Mbase edhe nuk ndjenin atė etje

Ishin tė topitur si hanxharėt e njė beteje

 

As njerėz nuk pashė nėpėr rrugė

Udhėt ishin mbushur

Me arabatė arkaike

Ajo e lashta Via Egnatia

I ngjante gjarprit tė ngordhur

Pemėt e thara nuk mė shikonte me sy