Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 3 - NJĖ TAKIM I PAPĖRSĖRITSHĖM MBI SHKENCĖN DHE SPIRITUALITETIN

Gazeta Shqip

NJĖ TAKIM I PAPĖRSĖRITSHĖM MBI SHKENCĖN DHE SPIRITUALITETIN

 

            Dy mendje brilante tė njerėzimit, Ajnshtajni dhe Tagora u takuan nė vitin 1930 pėr tė bėrė njė bisedė tė paharrueshme pėr njeriun, tė vėrtetėn, fenė dhe shpirtin e gjėrave…

 

 

            Mė 14 korrik 1930, Albert Ajnshtajn mirėpriti nė shtėpinė e tij nė periferi tė Berlinit, filozofin indian, muzikantin dhe laureatin e ēmimit “Nobel”, Rabindranat Tagora. Ata patėn njė nga bisedat mė stimuluese, mė intelektuale dhe mė dobiprurėse nė histori, duke eksploruar lidhjen shumėvjeēare mes shkencės dhe fesė.

            Ky ėshtė njė “vallėzim” mendjesh tė Ajnshtajnit dhe Tagorės, ku ata ekzaminuan shkencėn, bukurinė, vetėdijen dhe filozofinė, nė njė meditim themelor pėr ekzistencėn njerėzore.

 

***

           

            Ajnshtajni: A beson nė Hyjnoren e izoluar nga bota?

 

            Tagora: Jo tė izoluar. Personaliteti i pafund i njeriut krahasohet me atė tė universit. Nuk mund tė ketė diēka qė nuk pėrfshihet nė personalitetin njerėzor dhe kjo provon se e Vėrteta e Universit, ėshtė e Vėrteta e Njeriut. Materia pėrbėhet nga protonet dhe elektronet, me hapėsira mes tyre, por materia duket solide.

            Ngjashmėrisht, njerėzimi pėrbėhet nga individėt, ato kanė lidhje njerėzore, gjė qė i jep njeriut unitetin njerėzor. I gjithė universi lidhet me ne nė njė mėnyrė tė ngjashme, ėshtė njė univers njerėzor.

 

            Ajnshtajni: Ka dy lloje konceptesh tė ndryshme rreth natyrės sė universit: sė pari, bota si njė unitet i varur nga njerėzimi dhe sė dyti, bota si njė realitet i pavarur nga faktori njerėzor.

 

            Tagora: Kur universi ynė ėshtė nė harmoni me njeriun, e njohim si tė vėrtetė qė tė jep njėkohėsisht ndjesinė e sė bukurės.

 

            Ajnshtajni: Ky ėshtė koncepti i pastėr njerėzor i universit.

 

            Tagora: Nuk mund tė ketė koncept tjetėr. Kjo botė ėshtė njė botė njerėzore – pikėpamja shkencore pėr tė ėshtė gjithashtu e njė shkencėtari. Ka disa standarde arsyeje dhe kėnaqėsie qė sjell e vėrteta, standardin e Njeriut tė Pėrjetshėm.

 

            Ajnshtajni: Ky ėshtė njė perceptim i entitetit njerėzor.

 

            Tagora: Po, njė entiteti tė pėrjetshėm. Duhet tė kuptojmė pėrmes eksperiencės njerėzore emocionet dhe aktivitetet tona. Ne perceptuam Njeriun Suprem, qė nuk ka kufi individualė si limitet tona. Shkenca ėshtė kompetente ndaj asaj qė nuk kufizohet te njeriu, ėshtė bota njerėzore e papėrcaktuar e sė vėrtetės.

            Feja i kupton kėto tė vėrteta dhe i lidh ato me nevojat tona mė tė thella, vetėdija jonė individuale e sė vėrtetės, fiton domethėnie universale. Feja aplikon vlerat e sė vėrtetės dhe ne e njohim kėtė tė vėrtetė mė mirė, pėrmes harmonisė sonė me tė.

 

 

            Ajnshtajni: E vėrteta atėherė, ose bukuria, nuk varet nga njeriu?

 

            Tagora: Jo.

 

            Ajnshtajni: Nėse nuk do tė kishte mė qenie njerėzore, Apolloni nuk do tė ishte mė i bukur.

 

            Tagora: Jo.

 

            Ajnshtajni: Bie dakord nė lidhje me kėtė koncept tė sė bukurės, por jo me tė vėrtetėn.

 

            Tagora: Pėrse jo? E vėrteta kuptohet nga njeriu.


            Ajnshtajni: Nuk mund ta provoj se koncepti im ėshtė i drejtė, por ai ėshtė feja ime.

 

            Tagora: E bukura ėshtė ideali i harmonisė perfekte qė ėshtė te qenia universale. E vėrteta ėshtė kuptimi perfekt i mendjes universale. Ne individėt i qasemi asaj pėrmes gabimeve tona dhe pėrmes eksperiencave dhe iluminimit tė vetėdijes, pėrndryshe si do ta njihnim tė vėrtetėn?

 

            Ajnshtajni: Nuk mund ta provoj shkencėrisht se e vėrteta duhet tė kuptohet si njė e vėrtetė qė ėshtė e vlefshme nė mėnyrė tė pavarur pėr njerėzimin, por besoj nė tė me ngulm. Unė besoj se teorema e Pitagorės nė gjeometri, deklaron diēka qė ėshtė afėrsisht e vėrtetė, e pavarur nga ekzistenca e njeriut.

 

            Tagora: Nė shkenca, ne shkojmė pėrtej disiplinės sė eliminimit tė kufizimeve personale tė mendjeve individuale dhe kėshtu arrijmė tė kuptojmė tė vėrtetėn qė ėshtė nė mendjen e njeriut universal.

 

            Ajnshtajni: Problemi fillon me faktin nėse e vėrteta varet nga vetėdija jonė.

 

            Tagora: Ēfarė ne e quajmė tė vėrtetė, ndodhet nė harmoni racionale mes aspekteve subjektive dhe objektive tė realitetit, qė tė dyja i pėrkasin njeriut superpersonal.

 

            Ajnshtajni: Edhe nė jetėn tonė tė pėrditshme, ndihemi tė detyruar tė njohim njė realitet tė pavarur nga njeriu nė lidhje me objektet qė pėrdorim. Ne e bėjmė kėtė pėr tė lidhur eksperiencat e ndjenjave tona nė njė mėnyrė tė arsyeshme. Pėr shembull, nėse askush nuk ėshtė nė kėtė shtėpi, atėherė tavolina mbetet ende atje.

 

            Tagora: Po, mbetet jashtė mendjes individuale, por jo nė mendjen universale. Tavolina qė unė perceptoj, ėshtė e perceptueshme nga e njėjta lloj ndėrgjegjeje tė cilėn unė e posedoj. Feja ime ėshtė nė pajtim me Njeriun Super-personal, shpirtin universal njerėzor, nė qenien time individuale…

 

            Ajnshtajni: Atėherė unė jam mė fetar se ju!

 

            Burimi: Brain Pickings