Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 3 - NJUTONI, I FUNDMI I MAGJISTARĖVE

Shkruan: Stefano GATTEI   

Pėrshtatur nė shqip nga:  www.bota.al 

NJUTONI, I FUNDMI I MAGJISTARĖVE

       Mijėra shkresa dokumentojnė nė fakt leximin, transkriptimin dhe komentin e detajuar tė teksteve tė ndryshme alkimike. Faqet mė tė diskutueshme janė megjithatė tė karakterit teologjik. Njutoni besonte nė Zot, por nė vitin 1667 kishte insistuar qė do tė pėrjashtohej nga marrja e urdhėrave fetare brenda Kishės Anglikane.

 

 

            Kur vdiq nė 20 mars tė vitit 1727-ės (sipas kalendarit Julian, atėherė nė fuqi nė Angli), Isak Njutoni nuk la ndonjė testament, as pasardhės tė drejtpėrdrejtė. Pėrveē mallit, biblotekės dhe njė numri tė istrumentave shkencore, inventari i hartuar nga redaktorėt raportoi njė sasi shumė tė madhe tė shkresave me dorė, vėshtirėsisht tė klasifikueshme. Disa pėrmbanin shpjegime shkencore tė llojeve tė ndryshėm, tė tjerat trajtonin alkiminė, kronologjinė, teologjinė, histori tė Kishės. Xhon Konduit, pauses i Njutonit si guvernator i Zecca-s dhe bashkėshorti i Kethrin Barton, vajza e motrės nga njerka pėr shkencėtarin, i kėrkoi shoqėrisė mbretėrore qė tė vlerėsonte shkresat e dorės me qėllim njė publikim tė mundshėm tėt tyre. Pas vetėm tre ditėsh pune janė identifikuar pesė dokumenta qė ia vlente bara qiranė t’i jepeshin shtypit.  Ato qė mbetėn, thuhet, u lanė nė njė formė shumė fragmentare, apo ishin ende tė paqarta qė tė zbuloheshin. Nė vitin 1740 shkrimet e dorės ishin nė zotėrim tė familjes Portsmuth, e cila nė 1872 vendosi t’ia dhurojė tė gjitha Universitetit tė Kembrixhit, pėrveē njė numri tė vogėl tė teksteve teologjike e kronologjike, dėrguar nė vitin 1755 Arthur A. Sykes dhe mė pas tė pėrfshira nė Bibliotekėn Bodleian dhe atė tė Oxfordit.

            Themelohet njė komision, i cili punėsoi dy matematikanė tė rėndėsishėm tė kohės, Xhon Adams dhe Xhorxh Stoks, pėr tė ekzaminuar shkrimet “shkencore”; Henri Luardit, historian i mesjetės, iu besuan nga ana tjetėr tekstet teologjike dhe alkimike. Pas hetimesh tė gjata, nė 1888 dorėshkrimet ”joshkencore” iu kthyen familjes, e pėr to nuk u fol mė. Nga fundi i 1936 ato u vunė  nė ankand nė Sothbaj nė Londėr. 332 aksionet e ankandit tė letrave dhe sendet e tjera Njutoniane u fituan me mė pak se nėntė mijė stėrlina, njė shumė tepėr e vogėl nga ajo qė sot vlerėsohet edhe njė fletushkė e vetme dorėshkrimi nga Njutoni. Midis blerėsve ishte edhe Xhon Kejnesi, babai i makroekonomisė moderne, i cili arriti tė fitonte 39 aksione ankandi. Mė vonė kur provoi tė blinte tė tjerė dorėshkrime nga disa pjesėmarrės tė tjerė, ai zbuloi se ishte nė garė me njė sipėrmarrės hebre arab, Abraham Jahuda, veēanėrisht i interesuar pėr dorėshkrimet teologjike. Kejnesi ia doli mė nė fund tė merrte 130 aksione ankandi, Jahuda 39. Me vdekjen e Kejnesit, nė 1946, dorėshkrimet qė posedonte ai, iu dhuruan Kembrixhit, ato tė Jahudės u refuzuan nga Harvardi, Jeili dhe Princtoni, iu lanė Shtetit tė Izraelit, qė nė 1969 vendosi mė nė fund t’i drejtonte pėr nė Universitetin e Jerusalemit.

            Ka njė prekje prej Borgjezi nė odisenė e kėtyre dorėshkrimeve, tė treguara si njė roman nga Sara Draj nė veprėn e saj mė tė fundit “Letrat e Njutonit”. Libri bashkon historinė aventuriere tė teksteve me pėrshkrimin e imazhit publik tė shkencėtarit tė madh tė evoluara dora dorės me zbulimin e “gjeniut shumėformėsh” tė Sėr Isakut.

            Mijėra shkresa dokumentojnė nė fakt leximin, transkriptimin dhe komentin e detajuar tė teksteve tė ndryshme alkimike. Faqet mė tė diskutueshme janė megjithatė tė karakterit teologjik. Njutoni besonte nė Zot, por nė vitin 1667 kishte insistuar qė do tė pėrjashtohej nga marrja e urdhėrave fetare brenda Kishės Anglikane, siē urdhėrohej pėr ēdo anėtar tė Universitetit tė Kembrixhit; e nė momentin e vdekjes, nė prezencėn e vetėm dy personave (tė cilėt e mbajtėn me kujdes tė fshehur lajmin), refuzoi ritin fetar.

 

 

            Ai besonte se nė kontekstin qė ka shėnuar historinė e Kishės gjatė shekullit tė IV, ndoshta ishte kryer, nga ana e Anastasios dhe e ndjekėsve tė tij, njė mashtrim gjigant: teksti i shenjtė do tė ishte ndryshuar nė shumė pika me qėllim pohimn e doktrinės sė Trinitetit.

            Anėtar (nė mėnyrė paradoksale, pothuajse kjo ėshtė pėr tė thėnė) i Kolegjit tė Trinitri-sė, njė nga mė prestigjozėt e Universitetit, Njutoni ishte i bindur qė doktrina e Trinitetit – e kthyer nė dogmė – sipas katolikėve dhe anglikanėve, me Kėshillin e Nicės nė 325 – ndoshta ishte e “shpikur” dhe vendosur nga kristianėt e epokės sė fitores triumfale tė Ariusit dhe Arianėve “heretikė”. Adhurimi i Krishtit si Perėndi pėrbėnte, pėr Njutonin, njė manifestim tė idhujtarisė: njė ndėrmjetės mes njeriut dhe Zotit, Krishti nuk ėshtė i tė njėjtės substancė me Atin. “Nėse ju nuk duhet tė pranoni mė shumė shkaqe tė gjėrave natyrale sesa ato qė janė tė mjaftueshme pėr tė shpjeguar ndodhinė e tyre”, siē shkruhet nė Principe, nė tė njėjtėn mėnyrė, pėr Njutonin, Zoti nuk shumėzohet praeter necessitatem.

            Nė alkimi, ose teologji, si nė mekanikė e astronomi, Njutoni nuk kėnaqej nga gjuha metaforike ose aluduese e pėrbashkėt pėr shumė autorė tė kohės, por kreu njė hetim tė karakterit sasior, qė kėrkon gjithmonė njė gjuhė rigoroze, njė argumentim tė rreptė. Teologu dhe matematikani tek Njutoni janė dy faqe tė tė njėjtės monedhė: ndoshta, siē i pėlqente tė mendonte Maurizio Mamiani-t (i cili i pari, nė 1994, publikoi Traktatin mbi Apokalipsin, pjesė nga dorėshkrimet e Jahudas) studioi “principet matematike tė filozofisė natyrale”  ishte vetėm ushtrimi i njė teologjie gjigande shkencore.

            Pak para se tė vdiste, Kejnesi shkruante se “Njutoni nuk ishte pėrfaqėsuesi i parė i Iluminizmit. Ishte i fundmi i magjistarėve, i fundit nga babilonasit dhe Sumerian-ėt, truri i madh i fundit qė e pa botėn me tė njėjtėt sy qė e kishin parė ata qė mijėra vite mė parė kishin hedhur themelin e pasurisė tonė kulturore”.

            Nė dritėn e dorėshkrimeve qė dalin pak nga pak nė linjė nė faqen e Projektit Njuton, do tė risillen tė gjitha pretendimet e autorit nė Principe nė njė konkurs “shkencor”, qė ashtu siē e kuptojmė ne tani, pa dyshim pėrbėn njė tradhėti tė trashėgimisė sė tij intelektuale. Siē vėzhgoi mė tej Kejnesi “besoj qė Njutoni ishte i ndryshėm nga pamja qė ishte ofruar tradicionalisht. Po nuk mendoj qė, prej kėsaj, ai ishte mė pak i madh”.

 

            /La repubblica/