Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 4 - Nuhi Sadiku

NUHI SADIKU

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

NUHI SADIKU

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

        U lind mė 21 korrik 1998, nė Pjetėrshticė tė Shtimes. Shkollėn fillore e ka kryer nė vendlindje. Aktualisht ėshtė nxėnės i klasės sė dymbėdhjetė nė Gjimnazin „Naim Frashėri“ tė Shtimes, drejtimi shkencat e natyrės.  

            Poezi shkruan qė nga shkolla fillore. Ėshtė fitues i disa garave nė nivel komunal. Ka botuar poezi nė revistėn kulturore-letrare „AGMIA“si dhe ėshtė pjesėmarrės i disa  manifestimeve poetike qė janė organizuar nė Kosovė. Shquhet dhe si organizator i shumė veprimtarive rinore nė Shtime.

            Ėshtė kryetar i Parlamentit tė Nxėnėsve nė kėtė komunė, si dhe anėtar i Kėshillit drejtues tė Gjimnazit „Naim Frashėri“. Ka botuar librin me poezi “ Si t’ia fal vetmisė pritjen pėr ty” (shtator 2015, Shtėpia botuese “Beqir Musliu” Gjilan, fq.109)



 

 



FRONI I ZOTIT

Nė prapavijėn e tė sotmes endet historia me barkun plot
E nesėrmja zjarr do ndizet nga kandilat e luhatshėm
nė Kėmbėt e Karriges

..ka kohė qė Hija e Zezė pushtetin vendosur ka

Ligjet e shpirtėrores thyer e nyjėz lidhur janė
Ligje heretike po thonė i bėjmė dėm vetes
duam hyjnoren pėrjetėsinė pa brengėn e shuarjes

Shija e Fronit tė Zotit mbetet ėndėrr e pėrnatshme
lėpijmė rrugėn e shtruar me jargėt tona dhe atyre para nesh

Kush kėtė rrugė suksesshėm kalon me dorbi tė arit sytė mbuluar ka
nuk dallon ngjyra tjera edhe sytė kur i terrohen artė sheh

Nuk ėshtė ēudi vajtimi shekullor Pėr kėtė Fron
gjuhėt janė tė lira tė thonė ēfarėdo qė duan
nga secila largėsi mund tė hidhen gurė akuze
kushdo prej nesh mund t’i qaset luftės pėr fitore
pak shijojnė mjaltin fshehur brenda qelbit

Luftė e fėlliqur nė moēale historie
falė tė qoftė jeta jonė
njė minutė tė jemi Zot nė fron tė vet

zotin para nesh
mes bulevardit e fytyrave tė pafajshme
nė vertikale ta vendosim

Nuk durohet dot zoti me fytyrė prej Djalli


MOTIVE TĖ HUMBURA

Nė litani pėr tjetrin peng ka mbetur jeta
apoteozat etshėm frymėn zėnė i kanė
Zjarret tona nė horizonte relative ndizen
pėr fjalėt qė nė shpejtėsi drite tonat s`janė

Poezinė ka kohė qė kanė shpallur art “anti-trend”
vargjet nė sirtarėt e kohės jo tė tashme vargėzuar janė
Ecim trojeve me erė tymi pa brengėn pėr revolucion
katarzėn si mjet helmues jashtė pėrdorimi e kanė lėnė

Kush ka dėshirė pėr jetesėn pėrbrenda simbiozės
njė “vafsh nė djall” si shpėrblim ka
Profecitė janė redaktuar nė epokėn post-moderne
Si shkrim hyjnor mbahet heretikja

Nė dishepuj shprese shndėrruar jemi
apostuj tė pavetėdijes nė mos mė zi

Rrugėtimi ynė motiv humbur ka
 


MUROSJA E DASHURISĖ

Para Krishtit dashurinė tonė belbėzuam
Oqeaneve tona tė mallit i thurėm psalme magjie
Kur shtati yt me timin u bashkua nė njė hije
Sa etshėm puthjen mjaltore shijuam

Sakaq, qielli ngryset e err ngjyrėn
Krishtit gozhda duar e kėmbė i dhanė
Ty qė nė pėllėmbėt e mia tė qara mbėshtet fytyrėn
urdhėr tjetėr, mbi ty do ta murosin kalanė

Rrebesh shiu mbi ty derdhej
t`i qullos rrobat e vė nė pah marrinė
tė murosėn pėr atė dreq kalaje
e nuk e dinė qė rrėzuan kalanė mė tė fortė, dashurinė..

Pėr ty nė kohė endem por koha dot s`rrugėton
Akordet elegjiake nė mendje mbaj
Zėri yt nga pėrjetėsia vallė po tingėllon ?
I dashur, dashurinė madhėshtoje, mos e qaj...

 


NĖN LĖKURĖN E SHEFIT

1.
Bulevardi „X“ pikėtakimi ynė qė presim pak jetė
fytyrat tona me shpresė pėr tė ardhmen synojnė mirėsi
Do ta keni thonė
S`ka furtunė qė mund tė na ndajė
Tani mė jemi mish e thua
Sa duhemi
Po dashuri s`bėjmė

2.
Nė tryezėn e bukės cakėrrojmė gotat me babain tim
Gjersa TV jepte dokumentar pėr vrasjen e Kenedisė

Luftė e re me im atė
Unė qė besoja Kenedinė e pafajshėm
Ai qė vriste mendjen ē`bėri Kenedi

Im atė
qė ēdoherė me thoshte rri larg syresh

Ndjesė, baba !

3.
Kush ka tė drejtė

Miku im qė tėrė ditėn vrapon duke varur fotografi mureve
Vėllai im qė me herezi thotė unė s`njoh Zot
Babai im qė ēdoherė pyet pėrse
A unė qė ndihmoj Mikun tim

Kush ka faj

4.
Bulevardi “X” pėrsėri pikėtakimi ynė
janė ndryshuar rolet

Im vėlla falet 5 herė nė ditė
Im atė asnjėherė s`pyet pėrse
Unė  zėvendėsoj Kenedinė
 
Miku im ende var fotografi rrugėve
me shpresėn se njė ditė
do tė mė vrasė pėrfundimisht mua
 


KOSOVA, GJAKU IM PODRIMJAN

A e keni parė miq Kosovėn time
si bulėzon hapat e parė, cacitjet e para si i bėn
si flet, si qėndron ballėlartė 

Kosova ime qė kurrė s`u shua
dallga ime e zjarrtė
asht i malėsorit tregimi im migjenian
Kosova ime

Miq
Kosova nė cicėrimėn e zogut bėnė folenė
mbi tė jemi ne bijtė e saj
atė e kemi tė lidhur nė bebėzat tona tė syrit
s`mund ta lejojmė t`na prekė kush
se verbohemi e s`na duhet jeta

A e keni parė ndonjėherė duke buzėqeshur
duke na dhėnė jetė duke na mbushur frymė atdheu

Ah
sa bukur i rri buzėqeshja

A po ia shihni thonjtė e ngulur nė fyt
si e kanė mbėshtetur pėr muri
por Kosova ime mbetet heroinė e s`dorėzohet dot

Kosova ime
fjala ime e mbrėmė e jetės
gjaku podrimjan qė nuk falet