Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 3 - NUK JENI AS INTROVERT E AS EKSTROVERT?...

Shkruan:Elizabet BERNSHTAJN

Pėrktheu: Valdet FETAHU

NUK JENI AS INTROVERT E AS EKSTROVERT? NDOSHTA JENI AMBIVERT

 

            Sot, psikologėt social, bihejvioristėt dhe ekspertėt nė fushėn e biznesit gjithnjė e mė shumė po i kushtojnė vėmendje kategorisė sė harruar qė ėshtė nė mes – ambivertit. Kanė ardhur deri tek konkludimi se personat qė posedojnė kėto veti tė personalitetit mund tė kenė disa pėrparėsi nė adaptimin profesional dhe personal.

 

  

            Studimet psikologjike mbi personalitetin pėr njė kohė tė gjatė kanė qenė tė fokusuara nė ekstreme: introvert dhe ekstrovert. Megjithatė, sot gjithnjė e mė shumė janė tė pėrqendruar nė studimin e asaj qė ėshtė nė mes, nė ambivert. Pėr ēka bėhet fjalė?

 

            Emeroj Bernardo i pėlqen qė tė shumtėn e kohės ta kalojė duke medituar, ushtruar dhe punuar. Kur del pėr darkė apo nė pije me shokė. Kur del nė kafene me shok, ai vjedhurazi i vėshtron shprehjet e fytyrave dhe gjuhėn e trupit tė tė tjerėve. Shpesh, derisa ėshtė nė shoping, i injoron njerėzit qė i njeh, shtirėt sikur nuk i sheh – pėr t’iu shmangur bisedave tė kota.

            Megjithatė, ky njėzeteshtatė vjeēar instruktor i vallėzimit, i cili jeton nė Glendajl tė Kalifornisė, e konsideron veten person i shoqėrueshėm dhe njofton njerėz tė ri thuajse nė ēdo vend – nė palestrėn Starbaks. Nė ahengje z. Bernardo ėshtė ai i cili e nisė i pari vallėzimin nė rreth dhe qė bie nė sy me brekdens.

            A ėshtė z. Bernardo person  introvert apo ekstrovert?

            Nė tė vėrtetė ai ėshtė AMBIVERT, pėrzierje kompakte e tė dy ekstremeve.

            Vetitė e personalitetit tė introvertit dhe ekstrovertit gjenden nė vazhdimėsi dhe gati e gjithė vėmendja ėshtė e orientuar nė kėto dy ekstreme. Sot, psikologėt social, bihejvioristėt dhe ekspertėt nė fushėn e biznesit gjithnjė e mė shumė po i kushtojnė vėmendje kategorisė sė harruar qė ėshtė nė mes – ambivertit. Kanė ardhur deri tek konkludimi se personat qė posedojnė kėto veti tė personalitetit mund tė kenė disa pėrparėsi nė adaptimin profesional dhe personal.

            Ekspertėt besojnė se vetitė e personalitetit qė gjenden nė kontinuitetin e introvertit dhe ekstrovertit janė stabile dhe zgjasin gjithė jetėn – paraqiten me lindje dhe vėshtirė ndryshojnė.  Nė njėrėn anė janė ekstrovertėt (nganjėherė nė qarqet psikologjike quhen edhe ekstravertė) qė janė nė kėrkim tė stimulimit tė jashtėm. Atyre iu pėlqen tė jenė tė rrethuar nga shumė njerėz dhe tė jenė nė qendėr tė vėmendjes. Kėnaqen nė shkėmbimin e ideve me tė tjerėt dhe shpesh mendimet e veta i formojnė derisa flasin. Kur janė vetėm, shpejt mėrziten dhe nuk dinė se ēfarė tė bėjnė me veten.

            Introvertėt, qė janė nė anėn tjetėr tė kontinuitetit, stimulohen pėrbrenda. Atyre mė shumė iu pėlqen ta kalojnė kohėn vetėm, me njė person apo me njė grup tė vogėl njerėzish. Ndihen tė lodhur kur gjenden nė grumbull njerėzish, apo ndonjė bashkėveprim social. Me kujdes i zgjedhin mendimet e veta para se t’i shprehin.

 

 

 

            Llojet themelore tė personalitetit

 

            Folės, shkrimtar dhe trajner, Bet Bjulou, i jep pėrshkrimet tipike tė sjelljes:

 

            AMBIVERT

            Fleksibilitet shoqėror – ndjehen komod edhe nė situatat shoqėrore edhe kur janė vetėm.

            Janė tė mirė nė komunikim – nė mėnyrė intuitive e dinė se kur duhet folur dhe kur tė dėgjohet.

            Tė matur nė sjellje – jo shumė tė pėrzemėrt por as tė rezervuar.

            Tė adaptueshėm – nuk kanė ndonjė sjellje tė zakonshme, e adaptojnė qasjen e tyre pėr t’ju pėrshtatur situates.

 

            EKSTROVERT

            Ėshtė nė kėrkim tė stimulusėve tė jashtėm – nė njerėz, rrethinė apo aktivitete.

            I matė mendimet derisa flet.

            I motivuar me shpėrblimet e jashtme – vlerėsim dhe informata kthyese.

            I shoqėrueshėm – lehtė pėr tė njoftuar.

 

            INTROVERT

            Stimulim i brendshėm – i pėlqen tė jetė vetėm.

            Lakmon vetminė kur ėshtė nė shoqėri.

            Flet vetėm kur ka se ēfarė tė thotė.

            Mendon mirė para se tė fletė, i pėrpunon mendimet nė vete.

 

            Ambiverti i ka vetit e personalitetit edhe tė ekstrovertit edhe tė introvertit, por asnjėra nuk janė dominate. Rezultat i kėsaj ėshtė personalitet i balancuar. Ata nuk janė persona qė do t’jua “shurdhojnė” veshtė, e as nuk janė persona qė rrinė tė heshtur e tė lumtur nė njė qosh.

            Ambivertėt lėvizin mes personave tė shoqėrueshėm kah ata qė e duan vetminė, por asnjėra nuk dominon, flasin dhe dėgjojnė me vėmendje, dhe krejt kjo ėshtė shumė mė e natyrshme sesa qė ėshtė rasti tek ekstrovertėt dhe introverted. Kėta janė sikur “bilingualėt, thotė Daniel Pink, autor i serialit televiziv qė flet pėr sjelljen e njerėzve “Kontrolla e masės” http://channel.nationalgeographic.com/crowd-control/, qė merret me studimin e ambivertit. “Ata kanė spektėr mė tė gjerė aftėsish dhe mund tė lidhen me njė numėr mė tė madh njerėzish, sikurse personi qė flet spanjollisht dhe anglisht”, shton Pink.

            Mund ta testoni se a jeni edhe ju ambivert, duke i vėrė vetes pyetje mbi atė se si do tė ishit sjellė nė situata tė caktuara. Pėr shembull.

            Ēfarė ju pėlqen pas orarit tė gjatė tė punės, kur ju nevojitet tė freskoni energjinė tuaj – a ėshtė shoqėrimi me shokė apo shoqėrimi me telepilot nė krevat?

 

            Kur jeni nė njė ngjarje shoqėrore, dhe kur dėshironi tė largoheni – sa mė shpejt qė ėshtė e mundur apo kur largohen tė gjithė?

 

            Derisa bisedoni, a ju pėlqen mė shumė tė mendoni pėr pėrgjigjen tuaj para se ta shprehni apo “e hidhni” cilėndo ide qė iu bie ndėrmend dhe mandej e pėrpunoni?

 

            Nėse jeni Ambivert, kryesisht do tė zgjedhni diēka nė mes – do tė zgjedhni qė pas punės tė dilni nė pije me njė shok, e pas kthimit nė shtėpi do tė shkoni nė shetitje tė gjatė me qenin.

 

            Hulumtimi i ambiveritetit, ėshtė publikuar nė qershor tė vitin 2013 nė revistėn “Shkenca Psikologjike” (Psychological Science) e cila ka pėrfshirė 340 shitės, ta treguar se fleksibiliteti social dhe emocional tė testuesėve qė kanė qenė ambivert ka ēuar deri tek ajo qė ata tė jenė shitės mė superior. Tė testuarit sė pari kanė plotėsuar testin e personalitetit, e mandej hulumtuesit kanė pėrcjellė tė ardhurat nga shitja tė secilit prej tyre pėr tre muaj radhazi, duke kontrolluar variablat tjera. Tė punėsuarit me pėrqindje mė tė madhe tė shitjes nė orė – mesatarisht 208 dollar, nė raport me 138 dollar (mesatarja e gjithė modelit) – kanė qenė ambivertėt tė cilėt nė testin e personalitetit kanė pasur pikė gati tė barabarta nė mes ekstoverzitetit dhe introverzitetit.

            “Ambivertėt janė si flokėartat – ata nuk ofrojnė as shumė e as pak” , thotė Adam Grant, psikolog organizativ dhe profesor i psikologjisė nė Universitetin e Pensilvanisė. Ai beson se ndjeshmėria emocionale i ofron ambivertėve shkathtėsi tė veēantė tė dobishme pėr prindėr dhe martesė.

            Ana e dobėt e ambivertėve, sipas mendimit tė dr. Grant, ėshtė ajo qė ata nganjėherė vėshtirė se e dine se cilėn anė tė personalitetit ta pėrdorin nė situate tė caktuara. Pėr dallim nga ekstrovertėt dh introverted qė e dinė se ēfarė i stimulon, ambivertėt nuk janė gjithmonė shumė tė sigurt. Kjo do tė thotė se ata nganjėherė mund tė kurthurohen – duke mos e kuptuar se duhet ndryshuar qasjen pėr tė qenė tė motivuar.

            Karl Jung e ka popullarizuar konceptin e ekstroverzisė dhe introverzisė nė vitet e hershme tė 1920-tave. Ai e ka identifikuar edhe grupin e tretė, por nuk e ka emėrtuar dhe nuk ka shkruar shumė pėr tė. Tek nga viti 1949 nocioni “ambivert” ka filluar mė shpesh tė pėrmendet nė qarqet e psikologėve.

            Tek viteve tė fundit ambiverti ka nisė tė fitojė vėmendje mė tė madhe, po pėrfaqėsohet nė libra, ne TED bisedat, e firmat pėr konsultime e kanė zgjeruar fokusin nė introverzitet dhe atė se si vetit personale ndikojnė nė sjelljet e njerėzve nė martesė, familje dhe punė. Sipas dr. Grant, mė shumė se gjysma e popullatės janė ambivert. Hulumtimet e tij tregojnė se pėrafėrsisht 2/3 e njerėzve janė ambivert, derisa 1/3 e njerėzve janė ose introvert ekstrem  ose ekstrovert ekstrem.

            “Pesonat introvert dhe ata ekstrovert saktė e dinė se pėr ēfarė lakmojnė” thotė Lori Helgo, autore e librit “Forca e introvertit: pėr ēka ėshtė jeta juaj e brendshme, forca juaj e brendshme”. Ajo konsideron se introverted nė pėrgjithėsi dėshirojnė tė largohen nga stimulimet dhe interakcioni dhe tė grupohen , derisa ekstrovertėt kėrkojnė njerėz dhe aktivitete. Ambivertėt mund t’i shkojnė cilėsdo rrugė, varėsisht nga situata.

            Dr. Grant, paralajmėron se ambivertėt duhet tė kenė kujdes tė mos kurthurohen nė rolin e introvertit, respektivisht, ekstrovertit. Duhet tė qėndrojnė tė lire. Gjithashtu, qėndrimi i gjatė nė njėrėn anė apo tjetrėn. mund ta ngulfat ambivertin. Shenjat e paralajmėrimit do tė jenė lodhja dhe monotonia.

            Dr Grant kėshillon: “ēlirojeni ambivertin tuaj tė brendshėm. Vėmendshėm shqyrtojeni ēdo situate dhe pyesni veten: “Ēfarė unė tani duhet tė bėj pėr tė qenė mė i lumtur apo mė i suksesshėm?”

 

 

Ka gra tė cilat dėgjojnė vetėm atė qė burri iu flet nė gjumė.

Sasha Gitri

 

 The Wall Street Journal