Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Numrat dhe fati (4)

Shkruan: Hidajet BYTYQI

NUMRAT DHE FATI (4)

    Sipas shkathtėsive tė lashta tė leximit tė fatit, ēdo person fshihet prapa njė numri prej NJĖ deri nė NĖNTĖ. Thjesht, secila datė e lindjes mund tė shndėrrohet nė numėr njėshifror, domethėnė numėr-shenjė e shtegut tuaj jetėsor, i cili zbulon se ēfarė jeni dhe si silleni nė raport me njerėzit tjerė. (E kur e llogaritni numrin tuaj tė shtegut jetėsor dhe tė personit tjetėr, lehtė mund ta vėrtetoni se a pajtoheni nė mes veti apo jo).

 

 

ANALIZA E PERSONALITETIT

 

Tash, kur i kemi njohur vlerat e numrave, do tė provojmė tė analizojmė  personin tonė hipotetik – Ramadan Selimin. “Numri i personalitetit” apo pėrshtypja qė lė mbi tė tjerėt ėshtė gjashtėshi. Ky numėr tregon se Ramadani nė rrethin ku jeton ėshtė i dashur, njeri me gėzime dhe me siguri, i cili ka arritur ose sė shpejti do tė arrijė edhe lumturinė dhe suksesin material.

Domethėnė, tip relativisht solid, i cili nė tė tjerėt lė pėrshtypjen e personit imagjinativ. Porse, duket sikur tek Ramadani ka edhe diēka mė tepėr se kjo qė shfaq pamja e jashtme. Numri i tij “i zemrės”, ku fshihet natyra e tij e fshehtė, ėshtė njėmbėdhjetėshi. Kjo do tė thotė se prapa jashtėsisė sė lėmuet, dhe, jo rrallė, tė mėrzitshme, fshihet entuziazmi kėmbėngulės, vizionari dhe idealisti i cili nė vetvete i tajon tė gjitha virtytet qė lidhen me numrin dy.

Numerologėt pajtohen nė njė: ėshtė e pashmangshme qė, nga koha nė kohė, tė mos shfaqet ndonjė konflikt nė mes tė jashtėsisė sė Ramadanit, dashurisė sė tij ndaj familjes, dėshirės sė tij pėr komoditet dhe suksesit dhe jetės sė tij tė begatė kah njėmbėdhjetėshi. Sesi ky konflikt zgjidhet nė masė tė caktuar tregon “numri i tij i fatit” – tetė!

“Numri i fatit” e shpreh karakterin e pėrgjithshėm tė personit tė caktuar.

Tetėshi i Ramadanit ėshtė numėr i punės sė madhe dhe i suksesit material. Megjithatė, suksesi i Ramadanit ėshtė i ngushtuar nė mes tė gjashtėshit tė jashtėm dhe njėmbėdhjetėshit tė brendshėm; me fjalė tė tjera, kemi tė bėjmė me personin i cili sukseset materiale i arrin po qe se e kontrollon mirė “un”-in e tij tė brendshėm. Edhe mė preciz: Ramadani mund tė jetė financier i jashtėzakonshėm, po qe se i ndrydh dėshirat e veta tė brendshme pėr t’u bėrė, ta zėmė, poet apo profet. Nė jetėn reale personi i tillė mė sė shpeshti arrin edhe sukses material edhe qetėsi shpirtėrore, duke tėrhequr linjė tė rreptė nė mes tė jetės sė vet publike dhe tė asaj private!

Numerologėt mendojnė se personat siē ėshtė Ramadani mund ta shfrytėzojnė praktikisht “numrin e fatit” po qe se angazhohen qė tė gjitha vendimet e rėndėsishme t’i sjellin dhe t’i zbatojnė nė ditėn e caktuar e cila pajtohet me “numrin e tyre tė fatit”. Nėse, ta zėmė, “numri i fatit” i tyri ėshtė 8, ditėt ideale tė muajit do tė jenė: 8,11, 26. Nėse “numri i fatit” ėshtė 2, atėherė ditėt mė tė mira tė muajit janė: 2, 11, 20.

Okultisti i njohur dhe i pranuar, Riēard Kevendishi (Richard Cavendish) mendon se “numri i fatit” ėshtė vulė e vėrtetė “vulosur nė karakterin dhe fatin tuaj nė momentin kur jeni lindur”. Po qe se nuk pajtohet e nuk koincidon me “numrin tuaj tė zemrės” apo “numrin e personalitetit”, do tė jeni “tė ndrydhur nga konfliktet e brendshme dhe tėrė jetėn keni pėr tė luftuar kundėr fatit tuaj”...

 

 

 

                                                  * * *

 

 

ZBULOJENI SE KUSH JENI PĖRMES DITĖS NĖ TĖ CILĖN KENI LINDUR                                                              

 

 

Secila ditė e muajit ka vibrimin e vet tė veēantė numerik, nga i cili varet disponimi ynė i gjithėmbarshėm, ritmi jetėsor e madje edhe vetė jeta. Se a do tė jemi nė ditėn e caktuar tė kthjellėt apo tė vranėt, do tė ngrihemi apo do tė bijmė shpirtėrisht, do ta duam vetveten dhe ēdo gjė qė na rrethon apo do ta urrejmė tėrė botėn, krejt kjo varet nga vibrimet astrale, kozmike nė momentin e dhėnė. Vibrimi numerik ka ndikim tė veēantė nė ditėn e lindjes tė secilit prej nesh veēanėrisht.

Po qe se jeni tė lindur tė parin, tė dytin apo cilėndo qoftė ditė tė muajit, karakteri juaj ėshtė i kushtėzuar, nė njė mėnyrė i parapėrcaktuar, me numrin e asaj date. Ku dallon numri i ditėlindjes suaj nga numri i ciklit tuaj jetėsor? Numri i ciklit tė jetės ėshtė themelor, numri qenėsor i personalitetit tuaj. Numri i ditėlindjes suaj ju paraqet tė atillė siē tė tjerėt ju shohin. Ky numri i fundit ėshtė ekuivalenti numerik i ndikimit astrologjik.

Tė kuptuarit e vetvetes ėshtė ēelėsi pėr forcėn kozmike e cila ėshtė nė ne, forcė e cila gjithnjė rishtas na kthen nė jetė, forca jetėsore e cila vėrtet ėshtė esenca e jetės nė ne si edhe i jetės jashtė nesh. Sepse, tė tjerėt mund t’i njohė vetėm ai i cili paraprakisht e ka njohur vetveten, por ndodh edhe e kundėrta: duke njohur tė tjerėt, ne nė tė njėjtėn masė e njohim edhe vetveten. Vėshtrojeni qenien tuaj me sytė e tė tjerėve, qė tė mund t’i zhvilloni potencialet tuaja mė tė mėdha intelektuale dhe shpirtėrore. Kijeni, me kėtė rast, parasysh se dita e lindjes suaj ėshtė e pavarur nga muaji dhe viti nė tė cilin jeni tė lindur.

 

 

 

 

PĖR TĖ LINDURIT NĖ DITĖN E PARĖ  TĖ CILITDO MUAJ

 

Ju i keni tė gjitha vetitė e njė prisi; karakterizoheni me guxim, nisjativė dhe me aftėsitė organizative. Keni shpirt aktiv dhe tė ndritur, si dhe mendje tejet kreative. Nėnshtrimi ndaj urdhrave, apo vetėm zbatimi i urdhrave, pėr ju ėshtė e neveritshme dhe e huaj pėr karakterin tuaj. Jeni kurajozė, tė vetėdijshėm pėr aftėsitė tuaja, dhe kurrė nuk lėkundeni pėr t’u ballafaquar edhe me problemet mė tė rėnda jetėsore.

Duke qenė se jeni “kokė nė vete”, gjė qė kėtu ka kuptim pozitiv, pėr ju problemi mė i madh ėshtė si tė bashkėpunoni me tė tjerėt, sepse ēdo gjė e dėshironi me tuajėn, sipas ideve tuaja. I mjaftoni vetvetes, kurse nė shoqėri dilni vetėm nga nevoja. Nuk mund ta duroni askend, edhe pse, shikuar nga jashtė, jeni tė qetė dhe tė heshtur e, me kėtė, edhe plot dashuri e ngrohtėsi pėr tė tjerėt.

 

 

Pėr tė lindurit nė ditėn e dytė tė cilitdo muaj

 

Ja, bashkėpunėtori i pėrsosur, partner tė cilin vetėm mund ta dėshironi! Roli juaj nė jetė ėshtė qė t’i zbatoni nė jetė idetė dhe projektet e tė tjerėve, gjė qė nuk do tė thotė se ju mungon krijimtaria origjinale, por se origjinaliteti juaj qėndron nė atė qė t’i gjeni rrugėt dhe mėnyrat mė tė mira pėr jetėsimin e ideve tė njerėzve me tė cilėt bashkėpunoni.

Pėr nga natyra jeni tė butė dhe tė ndijshėm dhe kurrė nuk nguroni qė t’i tregoni ndjenjat tuaja. Gjithmonė jeni tė matur, tė kujdesshėm, jovetiakė dhe, nė ēdo moment, plot mirėkuptim pėr tė afėrmit. Edhe pse nuk jeni karrieristė, njerėzit mund tė krijojnė pėrshtypje tė tillė, sepse gabimisht mund ta interpretojnė gatishmėrinė tuaj pėr t’iu ndihmuar tė tjerėve.

Nuk guxoni t’iu lejoni tė afėrmve qė t’i shfrytėzojnė, duke i keqpėrdorur, ndjenjat tuaja fisnike, natyrėn tuaj joegoiste!

 

 

Pėr tė lindurit nė ditėn e tretė tė cilitdo muaj

 

Popullariteti dhe kontaktet me shumė njerėz jua marrin kohėn e ēmueshme. Spirituoziteti dhe sharmi natyror ju ndihmojnė tė zini shumė miq, dhe qė nė ēdo shoqėri tė jeni nė qendėr tė vėmendjes. E doni shoqėrinė tepėr, dhe gjithnjė pėrpiqeni qė tė jeni sa mė zbavitės nė secilin rast. Jeni tė talentuar gjithanshmėrisht, keni talent pėr shumė arte, por asnjėrin talent nuk e zhvilloni deri nė fund, pasi qė ngapak jeni hutaq. Ashtu e derdhni energjinė tuaj kreative nė banalitete, harxhoheni nė jetėn e lehtė. Por, jo: njerėzit ju duan, dhe gjithkund jeni mysafirė tė dashur.

 

 

 

Pėr tė lindurit nė ditėn e katėrt tė cilitdo muaj

    

Keni zė tė mirė, jeni tė besueshėm dhe tė sigurt. Thėnė simbolikisht, ju jeni si Pjetri – gur kėndi. Supozohet se jeni mjeshtėr kozmik i cili gjithkund vė themele. Jetėn e keni aktive dhe kreative, pasi qė pandalim punoni pėr tė mirėn e njerėzimit. Jeni shumė praktikė, ndaj keni shumė sukses nė punėt e natyrės materiale dhe praktike.

Kurrė nuk iu ikni detyrimeve, dhe gjithmonė e bėni atė qė ka qenė dashur bėrė. Kijeni nė mendje se kuadrati ėshtė simboli i numrit katėr: dhe ju mė sė lehti do tė ngriheni shpirtėrisht brenda kuadratit, po qe se nė atė rast nuk jeni tė lidhur me botėn fizike.

 

 

     

Pėr tė lindurit nė ditėn e pestė tė cilitdo muaj

 

Pėr nga natyra jeni shpirt i trazuar, i doni ndryshimet dhe llojllojshmėritė, kurse gjithanshmėria juaj rrallė haset tek njerėzit tjerė. Jeni orator tepėr i shkathtė, dhe kėtu gati se jeni tė pashembullt. Ēdo gjė qė bėni, karakterizohet me shpejtėsi, efikasitet dhe qartėsi. Keni shpirt tė paqetė, bredhėritės; jeni temperamentė dhe sensualė. Jeni tė lindur artistė, ėndėrrimtarė dhe poetė tė jetės, por vetė jeta pėr ju ėshtė art mbi arte. Pesė ėshtė numri i mistikėve, qė do tė thotė se ju jeni magjistar tė lindur, alkimistė, mistikė.

Jeni tė prirur pėr ezoteri, magji, mėsimet okulte; jetoni pėr dashuri dhe nga dashuria. Jeni joekzistus si pakgjė nė natyrė dhe, nguteni nga njėra pėrvojė nė tjetrėn, duke mbledhur bukurinė dhe lėngun e ēdo gjėje dhe tė tė gjitha krijesave, qė tėrė kėtė nė fund t’ia shtoni urtisė suaj, me tė cilėn natyra ju ka pajisur. Asgjė nuk mund tė ju lidhė gjatė pėr njė gjė, pėr njė vend; sepse gjithmonė rishtas synoni kah takimet e reja, kah njohjet e reja, udhėtimet e reja. Jeni mendjemprehtė e jo rrallė edhe kritikė mjaft tė ashpėr, por pėr nga shpirti jeni tė ngrohtė, tė butė dhe sensitivė.

  

 

Pėr tė lindurit nė ditėn e gjashtė tė cilitdo muaj

 

E tėrė jeta juaj ėshtė vargan hapash progresivė, meqė nga ēdo pėrvojė nxirrni mėsime tė dobishme. Ju mėsoni nė ēdo hap dhe me secilin hap arrini kokėrr tė re urtie, duke pėrforcuar karakterin tuaj e duke fuqizuar individualitin tuaj. Jeni shumė tė dhėnė pas familjes dhe shtėpisė, dhe njėra nga ėndrrat tuaja mė tė dashura ėshtė qė t’i lumturoni ata qė i doni.

Keni dėshirė t’i pranoni detyrimet qė priten nga ju, tė cilat vėrtet janė tė shumta. Puna dhe harmonia nė jetė pėr ju janė shumė tė rėndėsishme, dhe ju e gjakoni rivėnien dhe mbajtjen e tyre.

Besoni se dashuria mund tė dominojė mbi tė gjitha, se me dashuri ngadhėnjehet mbi tė gjitha, dhe ky besim tėrėsisht ju shpėrblen dhe ju udhėheqė nė jetė.

 

    

Pėr tė lindurit nė ditėn e shtatė tė cilitdo muaj

 

Keni natyrė tė qetė dhe jo tė imponueshme, pėrgjithmonė tė interesuar pėr pėrmbajtje mė tė thella dhe mė tė fshehta tė jetės sesa pėr manifestimet e saj sipėrfaqėsore. Me tė gjitha, lini pėrshtypjen e personalitetit kreativ serioz dhe studimor. Pak njerėz ju njohin nė tė vėrtetė, se ju nuk e tregoni zemrėn tuaj dhe ndjenjat. Jeni tė prirur ndaj misticizmit dhe ndaj mėsimeve tė Lindjes, si dhe ndaj arteve tė bukura.

E injoroni botėn materiale, fizike, dhe besoni se shpirti dhe shpirtėrorja janė mbi tė gjitha. Jeni ėndėrrimtar tė mėdhenj dhe poetė tė jetės. Shtatė ėshtė numėr i mistikėve dhe okultistėve.

 

Pėr tė lindurit nė ditėn e tetė tė cilitdo muaj

 

Ju jeni mishėrim i njeriut i cili i zbaton nė vepėr ligjet e jetės. Tregoni aftėsi pėr shumė trajta organizimi, si nė familje ashtu edhe nė shoqėri. Me lehtėsi tė madhe i bėni tė gjitha punėt e natyrės materiale, sidomos ato qė lidhen me fitimin e parasė. Kur miqtė tuaj janė nė vėshtirėsi, ata ju drejtohen pėr ndihmė, sepse e dinė se ju keni mirėkuptim pėr problemet e tė afėrmve dhe askujt nuk ia mohoni pėrkrahjen e gjithėmbarshme. E ndieni nevojėn qė tė flijoheni pėr tė tjerėt, nė radhė tė parė pėr farefisin dhe miqtė tuaj.

 

            Vazhdon...

 

(1)    (2)    (3)              (5)    (6)