Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Numrat dhe fati (5)

Shkruan: Hidajet BYTYQI

NUMRAT DHE FATI (5)

    Sipas shkathtėsive tė lashta tė leximit tė fatit, ēdo person fshihet prapa njė numri prej NJĖ deri nė NĖNTĖ. Thjesht, secila datė e lindjes mund tė shndėrrohet nė numėr njėshifror, domethėnė numėr-shenjė e shtegut tuaj jetėsor, i cili zbulon se ēfarė jeni dhe si silleni nė raport me njerėzit tjerė. (E kur e llogaritni numrin tuaj tė shtegut jetėsor dhe tė personit tjetėr, lehtė mund ta vėrtetoni se a pajtoheni nė mes veti apo jo).

 

 

 

            Pėr tė lindurit nė ditėn e nėntė tė cilitdo muaj

 

            Ju ju karakterizon ndjeshmėria dhe zemėrgjerėsia, ngrohtėsia dhe toleranca. Keni pėrvojė jetėsore tejet tė begatė dhe horizonte tė gjera. Jeni tė prirur kah mėsimet okulte, magjia, alkimia, spiritualizmi. Mbi tė gjitha e ēmoni muzikėn dhe letėrsinė e bukur, nė radhė tė parė poezinė. Keni pėr tė udhėtuar shumė, keni pėr tė vizituar shumė vende dhe qytete e nė njėrin nga ato udhėtime do ta takoni edhe personin e ėndrrave tuaja. Me atė person do tė jeni tė lumtur, si edhe ajo me ju; do ta vazhdoni rrugėtimin nė dysh, sepse me tė jeni shumė tė lidhur nė planin kėrkimor dhe shpirtėror. Nėntė po ashtu ėshtė numėr magjik, e kjo don tė thotė dashuri, harmoni, mirėkuptim, mėsim tė fshehtė.

 

 

            Pėr tė lindurit nė ditėn e dhjetė tė cilitdo muaj

 

            Ju jeni qenie e ndryshimeve, alkimist i jetės. Si rrallė kush ia dilni qė tė keqen ta shndėrroni nė tė mirė, urrejtjen nė dashuri, shėmtinė nė bukuri. Gjithmonė jeni tė kthjellėt dhe pėrplot optimizėm. Besoni edhe nė tė pamundurėn; dhe jo vetėm se besoni, ju edhe nė vepėr jeni tė atillė. Njerėzit thjesht jua kanė lakminė, madje ngapak edhe zilinė pėr fuqinė shpirtėrore. Dini t’i udhėhiqni gjėrat, qė tė gjithė penjtė e fatit t’i mbani nė duart tuaja.

 

 

            Pėr tė lindurit nė ditėn e njėmbėdhjetė tė cilitdo muaj

 

            Ju e keni njė tėrheqshmėri magnetike jo tė zakonshme; pasi qė numri 11 merret edhe si zotėrues i fuqisė. Ju ju karakterizon intuita tejet e zhvilluar dhe gjakimi kah idealet e larta. Nga veēantitė e magnetizmit tuaj gati se shpėrthen elektriciteti, energjia ēudibėrėse e cila ju ngritė mbi tė gjitha problemet jetėsore.

            Ėndrrat tuaja nuk janė ėndėrrim i kotė, meqė ju edhe idetė mė tė mėdha i zbatoni nė jetė. Shpesh dashuroheni, por vetėm nė fund e gjeni personin me tė cilin do tė jetoni jetė tė gjatė dhe frytdhėnėse.

 

 

            Pėr tė lindurit nė ditėn e dymbėdhjetė tė cilitdo muaj

 

            Ju nė njerėz lini pėrshtypje mahnitėse. Jeni tejet atraktivė, si nė dukjen fizike ashtu edhe nė aspektin shpirtėror. Jeni tė drejtė dhe tė matur; aksionet tuaja tė motivuara janė nga parimet mė tė larta morale. Jeta shoqėrore ka rėndėsi shumė tė madhe pėr ju, e edhe vetė jeni tejet aktivė nė krijimin e asaj jete. 

 

 

            Pėr tė lindurit nė ditėn e trembėdhjetė tė cilitdo muaj

 

            Ju posedoni aftėsi tė pakufizuara pėr punė, edhe pse nė fėmijėri jeni dukur si tė painteresuar pėr ēfarėdolloj pune. Nė bazė tė kėsaj shihet se jeni adeptė tė lindur, meqė dobėsitė tuaja ia keni dalur qė t’i shndėrroni nė mbifuqi, dembelinė nė aktivitet, shėmtinė nė bukuri. Nėse jeni tė qėndrueshėm, do tė bėheni shembull dhe prijės, si i tė dedikuarve ashtu edhe i masave tė gjera. Njerėzit kanė pėr tė ju festuar, thjesht do tė ju adhurojnė. Keni shumė talente; jeni tė prirur pėr pikturė, muzikė, si dhe pėr artet aplikative. Trembėdhjetė ėshtė po ashtu shenjė e fortė, numėr okult.

 

 

            Pėr tė lindurit nė ditėn e katėrmbėdhjetė tė cilitdo muaj

 

            Ju jeni lajmėtari i sė vėrtetės. Gėnjeshtra, madje edhe kur ka qėllim tė mirė nė vetvete, ėshtė e huaj pėr qenien tuaj. Nė ju shfaqet nevoja qė nė botė ta pėrhapni mendimin tuaj, bindjet dhe idetė tuaja. Jeni kritikė tė jashtėzakonshėm. Shija juaj e rafinuar dhe profesionaliteti ju sigurojnė autoritet tė lartė tek tė gjithė qė ju njohin. Ju karakterizon shpirti i fuqishėm dhe kreativ. Imagjinatėn e keni shumė tė zhvilluar dhe pjellore, i doni ndryshimet dhe llojllojshmėrinė. Dobėsia juaj e vetme ėshtė “jeta e ėmbėl”. Prirja kah udhėtimet dhe ndryshimet mund ta pengojė zhvillimin tuaj; pėr ju ėshtė mė sė miri qė tė mbeteni nė shtegun tuaj.

 

 

 

 

            Pėr tė lindurit nė ditėn e pesėmbėdhjetė tė cilitdo muaj

 

            Shtėpia, familja, miqtė nga rrethi i atyre qė i doni, ju pengojnė nė njėfarė mėnyre, por nė instancėn e fundit kjo nuk ju pengon. Problemet e natyrės juridike dhe tė arsimimit ju interesojnė posaēėrisht. Mund tė jeni orator i shkėlqyeshėm, ligjėrues, shkrimtar apo spiker. Idetė tuaja origjinale mund tė ju sjellin sukses nė punė, sepse jeni si rrallė kush tė durimshėm, rezistentė, tė qėndrueshėm. Bukuria nė trajta tė ndryshme ėshtė shumė e rėndėsishme nė jetėn tuaj, prandaj edhe keni vėnė ekuilibrin nė mes tė shqisores dhe shpirtėrores, konkretes dhe abstraktes.

            Ndjenja fort e shprehur e detyrimit mund tė ju pengojė nė gjetjen e lumturisė suaj personale. Ju mė me dėshirė iu ndihmoni tė tjerėve, por ruajuni qė joegoizmi juaj tė mos e kufizojė dhe pengojė zhvillimin e potencialeve tuaja intelektuale dhe shpirtėrore. Jini tė dashur dhe joegoistė, por jo pėrtej kufijve tė cilėt mund t’i pėrballoni.

 

 

            Pėr tė lindurit nė ditėn e gjashtėmbėdhjetė tė cilitdo muaj

 

            Ju jeni spirituozė, tė shkathtė, tė kujdesshėm dhe intelektualė. Shkaku i fuqisė kolosale tė cilėn e posedoni e me tė cilėn jeni nė gjendje tė rrėnoni muret e paditurisė e tė problemeve tė rėnda, shpesh nuk keni kohė qė tė merreni me marrėzinė. Pa vėshtirėsi i zotėroni situatat, por kėtė askujt nuk ia thoni, sepse jeni tė thjeshtė dhe tė qetė pėr nga natyra. Nė jetė ju interesojnė gjėrat mė tė thella dhe mė tė subtile, si edhe ēdo gjė qė ėshtė mistike. Keni ndikim tė madh magnetik nė njerėz, por nuk jeni mjaft tė fortė qė tė distancoheni nga adhuruesit tuaj. Prandaj, nė disa momente jeni tejet tė tendosur, dhe ēdo nerv e keni tė tendosur si teli nė violinė. Atėherė ju nevojitet relaksimi, si nė planin shpirtėror po ashtu edhe nė atė fizik. Tendosja e tepruar mund tė ju sjell nė depresion tė cilės duhet t’ia preni hovin me kohė. 

 

 

            Pėr tė lindurit nė ditėn e shtatėmbėdhjetė tė cilitdo muaj

 

            Ju ju karakterizon ambicioziteti, guximi dhe vitaliteti. Kur me tė vėrtetė aktivizoheni, dhe kur jepni ēdo gjė prej vetes, ēdo gjė mund tė arrini. Suksesin jua sjellin idetė tuaja origjinale dhe prezentimi i tyre i urtė para tė tjerėve. Gjėrat i kuptoni mė thellėsisht se tė tjerėt, prandaj ngandonjėherė jeni tė vetmuar; por kjo aspak nuk ju pengon, pasi qė ju lumturinė tuaj e gjeni nė botėn tuaj personale.

            Shpeshherė tėrhiqeni nė vetmi, nga arsyeja se keni frikė nga njerėzit, edhe pse keni natyrė tė shoqėrueshme. Droja juaj jo rrallė mund tė ju shokojė, sepse jeni mėsuar qė tė jeni prijės, qė tė gjitha gjėrat vetė t’i sinkronizoni. Nė ato momente zbuloni se thellė nė ju ėshtė njė qenie mė subtile, e cila iu kundėrvihet aktiviteteve tuaja shoqėrore. Natyra juaj ėshtė lirike, e ndijshme dhe ju, nė tė vėrtetė, nuk jeni ashtu siē tė tjerėt ju shohin.

 

 

            Pėr tė lindurit nė ditėn e tetėmbėdhjetė tė cilitdo muaj

 

            Ju jeni njeri i virtyteve dhe thjeshtėsisė. Nuk dėshironi qė tė imponoheni shumė nė shoqėri; jeni tė qetė dhe tė vetmuar. Juve mė sė tepėrmi ju tėrheqė natyra sepse ju jeni fėmijė i Nėnės Natyrė. Po qe se jeni tė qėndrueshėm nė rrugėn tuaj, mund tė bėheni biolog apo botanist i shkėlqyer/shėm/, edhe pse edhe poezinė nuk e keni pėr tė huaj.

            E doni jetėn, dini t’iu gėzoheni gjėrave tė vogėla, tė zakonshme; besoni se pėrmbajtjen e jetės e pėrbėjnė pikėrisht ato gjėra tė thjeshta, tė zakonshme.

            Njerėzit nuk ju njohin mirė, shkaku se ju vetė nuk iu tregoheni, sė andejmi shpesh jeni enigmatikė, misteriozė pėr rrethin tuaj. Tė jesh nė shoqėri me ju – ajo ėshtė kėnaqėsi e vėrtetė! Ju jeni person tejet tė ngrohtė, spirituozė, joimponues. \

            Keni kuptim tė gjithanshėm pėr botėn, pėr tė afėrmit tuaj, pėr miqtė tuaj, por tė afėrmit shpesh nuk ju kuptojnė, prandaj, sė andejmi, nė disa momente, jeni tepėr tė palumtur. Vuani shkaku i tė tjerėve, e kjo nuk do tė duhej tė ndodhte, sepse bota thjesht ėshtė e atillė/ashtu/ siē ėshtė, dhe ju si tė tillė duhet ta pranoni. 

 

 

            Pėr tė lindurit nė ditėn e nėntėmbėdhjetė tė cilitdo muaj

 

            Ju ju karakterizojnė durimi dhe qėndrueshmėria. Para se tė sillni ēfarėdo vendimi, mendoni gjatė pėr ēdo gjė, e vėshtroni nga tė gjitha kėndvėshtrimet, e peshoni secilėn ‘pėr’ dhe ‘kundėr’. Por, kur veēse e pranoni njė gjė, atėherė shkoni deri nė fund, pavarėsisht nga sakrifica dhe pasojat.

            Pėr nga natyra jeni tė butė, tė qetė dhe emotivė; i ruheni ēdo banaliteti. Nė secilin njeri e kėrkoni dhe e gjeni atė mė sublimen, mė fisniken; askė pėr asgjė nuk e gjykoni; jeni tolerantė dhe, nė ēdo situatė, tregoni mirėkuptim maksimal pėr veprimin e tė gjithėve.

Keni prirje ndaj muzikės, poezisė dhe pikturės, por mbi tė gjitha ju magjepsin pikturat e artistėve tė hershėm. Ju tėrheqin edhe mėsimet okulte, ku e shihni ēelėsin pėr tė gjitha problemet njerėzore.

 

 

            Pėr tė lindurit nė ditėn e njėzetė tė cilitdo muaj 

 

            Ju jeni personi tė cilin me kėnaqėsi e pranon rrethi, edhe pse pėr nga natyra nuk jeni imponues. Jeni tė kthjellėt, tė qeshur dhe nė ēdo situatė rrezatoni ngrohtėsi dhe dashuri. Nuk i dėshironi spekulimet, nuk teorizoni shumė, pasi qė jeni qenie aksioni, qė do tė thotė: njeri qė tė gjitha idetė menjėherė i shndėrroni nė vepėr.

            Ata tė cilėt nuk ju njohin mirė, ju marrin si qejfli tė mėdhenj, edhe pse ju nė esencė jeni diēka krejt tjetėr. Ju thjesht i gėzoheni jetės dhe mendoni se jeta ėshtė shenjtėria mė e madhe. Pėr ju sikur nuk ka probleme tė pazgjidhshme dhe me kėtė mė sė tepėrmi i tėrhiqni njerėzit. Gati se magjikisht ndikoni nė personat e polit tė kundėrt, e kjo rrjedh shkaku se besoni nė vetvete, se jeni, si pak-kush, entuziatė, pėrplot optimizėm.

 

            Vazhdon...  

 

(1)    (2)    (3)    (4)             (6)