.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Meditime  - Optimizmi nė jetė

Shkruan: Sabir KRASNIQI

  OPTIMIZMI NĖ JETĖ

       Optimisti i gėzohet kėsaj dhurate hyjnore, i gėzohet rrezeve tė para tė diellit, i gėzohet agimit dhe ėshtė gjithnjė falėnderues, prandaj edhe e pėrshėndet krijuesin e tij sapo t’i hapė sytė nė mėngjes. Ai i qaset ditės sė re, e me kėtė edhe vet jetės, me plotė gjallėri, vullnet, besim e vendosmėri, sepse e vlerėson pambarimisht kėtė dhuratė hyjnore, dhe qenia e tij ndjehet e disponuar, e gėzuar, e lumtur...

 

 

            Gjithnjė e mė shumė po dominon, po pranohet dhe po pėrkrahet mendimi se mėnyra e jetės sonė, e nė veēanti  qasja pozitive ndaj saj, ndikon padyshim nė tė gjitha proceset psiko-fiziologjike, e mė kėtė drejtpėrdrejt edhe nė shėndetit tonė.

            Qėndrimi optimist ndaj sfidave qė na i parashtron jeta, pra prirja e individit pėr t’i parė gjėrat nga kėndvėshtrimi pozitiv, pėr t’iu qasur jetės me plotė gjallėri e hare, me guxim e besim nė vete, me siguri e vendosmėri, pa pasur frikė nga vėshtirėsitė qė mund t’i shfaqen si pengesa tė mundshme gjatė rrugėtimit tė tij drejt realizimit tė qėllimeve tė pėrcaktuara... konsiderohet edhe shkencėrisht si veprim shumė i dobishėm, bile edhe i domosdoshėm, nė harmonizimin e balancės shpirt - trup; si burimi i vetėbesimit i atmosferės disponuese me efekte shumė pozitive dhe tė dobishme , si pėr sukseset nė veprimtari tė ndryshme ashtu edhe pėr organizmin tonė nė pėrgjithėsi.

            Nė pėrditshmėrinė tonė, pothuajse tė gjithė e dimė, se optimistėt, nė krahasimi me ata qė ne i quajmė pesimist, ata qė ndjehen tė pafuqishėm tė reagojnė kur ėshtė e nevojshme, ata qė i nėnshtrohen pasivitetit... janė njerėz mė aktiv nė jetė, njerėz qė, nė njė farė forme, e shikojnė jetėn drejt nė sy dhe i hedhin hapat me siguri dhe besim tė plotė nė vete. Pra, optimisti vlerėson dhe ēmon aftėsitė e veta, fuqinė e tė menduarit pozitivisht, dhe i arrin qėllimet e caktuara, pėrderisa pesimisti ėshtė i bindur nė pazotėsinė e tij dhe gjithēka, nė rrugėtimin e tij, e konsideron pengesė. Mė e keqja ėshtė, qė ai, nėn pushtetin e pasivitetit, nuk merr asnjėherė mundin qė tė bėjė ndryshime nė shprehitė e ngulitura nė kokė, dhe me kėtė ua trason terrenin patologjive shpirtėrore siē janė fobitė, depresioni, neurozat etj.

            Nuk duhet tė pajtohemi me atė se njeriu lind optimist ose pesimist, se kėto veti janė dukuri tė pandashme tė personalitetit ose tė trashėguara gjenetikisht, edhe pse nuk mund tė pėrjashtohet tėrėsisht njė lidhshmėri nė kėtė kontekst. Optimizmi formohet, sikurse edhe pesimizmi dhe, natyrisht, edhe mund tė ndryshoj nė kohė, varėsisht prej rrethanave. Nuk ėshtė edhe aq e vėshtirė tė fillohet me krijimin e vetive pozitive, pra, pėr ta parė jetėn nga prizma optimiste, e vėshtirė ėshtė qė tė ruhen nė kontuinitet ato ndryshime. Kjo, pėrafėrsisht ngjanė me dietėn: lehtė ėshtė tė hiqen disa kilogram, por e vėshtirė ėshtė qė tė ruhet pesha e arritur pastaj! E pėr ta ruajtur kėtė vazhdimėsi, njeriu qė dėshiron t’i qaset jetės me optimizėm, duhet tė punoj me veten, me egon e tij, me mendimet e tija, t’i ushtroj ato m’u sikurse atleti qė pėrmes trajnimeve tė rregullta arin ta ruaj freskinė trupore.

             Ne si qenie njerėzore kemi dhuratėn mė tė ēmuar tė mundshme nga Perėndia - jetėn, lirin e skajshme pėr veprim... dhe tėrėsish varet prej nesh se si do t’i qasem asaj! Nė kėtė qėndron edhe dallimi esencial nė raporte me gjallesat tjera. Urtaki mė i madh i shekullit 20, Osho, nė njė ligjėrim tė tij, e shpalos shumė kapshėm, shumė bukur, shumė bindshėm qasjen e individit ndaj kėsaj dukurie. Nė pyetjen qė i bėhet Oshos: “A ėshtė vallė jeta, megjithatė, e mjerė?”, nė njė pjesė tė pėrgjigjes ai thotė:

            “Jeta vetvetiu ėshtė pėlhurė e pastėr. Ti mund tė pikturosh mjerimin, por mund tė pikturosh edhe lumturinė. Ti mund ta pėrdorėsh kėtė liri nė mėnyrėn qė jetės tėnde t’ia sjell ferrin, e po ashtu edhe nė mėnyrėn qė mund t’ia sjellė bukurinė: mirėqenien, fatbardhėsinė dhe diē parajsore. Krejt kjo varet nga ti.

            Ti mund t’i lejosh vetes tė bėhesh njė lulėzim i mrekullueshėm i vetėdijes, por mund tė bėhesh edhe robot. Por, mbaje nė mend, ti e mban pėrgjegjėsinė - vetėm ti, dhe askush tjetėr.

            OPTIMIST ĖSHTĖ NJERIU QĖ NĖ AGIM I QASET DRITARES DHE THOTĖ: “MIRĖMĖNGJESI, ZOT!”

            PESIMIST ĖSHTĖ NJERIU QĖ I QASET DRITARES ME FJALĖ: “O ZOT, MĖNGJES ĖSHTĖ?”

            Krejt varet nga ti. Ai ėshtė njė, i njėjti mėngjes, ndoshta edhe e njėjta pamje, ndoshta edhe qė tė dy kėta persona banojnė nė tė njėjtėn dhomė - ēdo gjė varet nga ata.”

            Pra, optimisti i gėzohet kėsaj dhurate hyjnore, i gėzohet rrezeve tė para tė diellit, i gėzohet agimit dhe ėshtė gjithnjė falėnderues, prandaj edhe e pėrshėndet krijuesin e tij sapo t’i hapė sytė nė mėngjes. Ai i qaset ditės sė re, e me kėtė edhe vet jetės, me plotė gjallėri, vullnet, besim e vendosmėri, sepse e vlerėson pambarimisht kėtė dhuratė hyjnore, dhe qenia e tij ndjehet e disponuar, e gėzuar, e lumtur... dhe natyrisht edhe suksesi, edhe shėndeti por edhe dashuria do tė jenė pėrherė nė anėn e tij. Ai ėshtė kreator personal i ardhmėrisė sė tij sipas arkitekturės sė dėshiruar. Pesimisti, nė tė kundėrtėn: sapo tė agon dita, mbulon kokėn me jorgan, dhe fillon tė mallkoj gjithēka... edhe rrezet e diellit... edhe vetveten!!! Ai qė nė mėngjes e bombardon veten me parandjenja tė kėqija, me mendime negative dhe me kėtė e ngarkon tė gjithė qenie  e tij me mėri,  mėrzi, me trishtim duke trasuar kėshtu bazamentin qė nga ēastet e para tė agimit, me pasiguri, me paaftėsi, me mosbesim nė vete pėr suksese tė reja nė ditėn qė e pret e me kėtė edhe humbjen  e shpresave pėr njė ardhmėri tė suksesshme, tė gėzuar e tė lumtur.

            Optimisti i absorbon qė nė mėngjes rrezet e para tė Diellit pėr tė akumuluar energji tė re dhe pėr ta zbrazur atė pastaj drejt caqeve tė dėshiruara, pėrderisa pesimisti e refuzon atė energji, prandaj edhe njehet gjatė gjithė kohės i plogėsht.

            Optimisti gjen gjithnjė shtegun e duhur pėr tė lėvizur drejt qėllimeve tė veta, sepse posedon besimin e duhur nė aftėsitė e tija pėr t’iu kundėrvu sfidave qė mund t’i paraqiten gjatė atij rrugėtimi, pėrderisa pesimisti, me pasivitetin e vet, me mosbesimin nė aftėsitė e veta, me dyshime irracionale vė barriera duke i mbyllur edhe ato pak shtigje ekzistuese qė mund ta nxjerrin nė rrugėn e suksesit. Dhe e gjithė kjo, nuk ėshtė asgjė tjetėr, veēse produkt i mendimeve tona. Pra, ne, dhe vetėm ne me mendimet tona, jemi ata qė e krijojmė vuajtjen ose lumturinė, dėshtimin ose suksesin, ose me fjalė tė tjera: ferrin ose parajsėn. Urtaku unė Daut Demaku nė librin e tij “Sekreti i lumturisė” (tė cilin mund ta shkarkoni falas nė sektorin “Literaturė”), ndėr tė tjera shkruan: “Tė gjitha ligjet e natyrės punojnė pėr tė mirėn e njeriut, vetėm njeriu punon kundėr vetvetes. Zoti - (menēuria universale, fara hyjnore apo fuqia e natyrės – thoni qysh tė doni) -  njeriut ia ka dhėnė TĖ GJITHA, pra, ia ka dhėnė tė drejtėn tė zgjedh e tė merr ēka tė dojė dhe sa tė dojė nga jeta e vet! Njeriu e ka LIRINĖ e madhe – dhuratė hyjnore: prej SHĖMTIE deri nė SHĖNJTRI. Kjo ėshtė dhurata mė e shtrenjtė e hyjnores pėr njeriun qė, njeriu i gjorė, nuk DI ta pėrdorė

 

 

            Megjithatė, njerėzit assesi nuk arrijė ta kuptojnė se burimi i tė gjitha sukseseve ose dėshtimeve, i lumturisė ose mjerimit, i bukurisė ose shėmtisė, qoftė ajo trupore ose shpirtėrore, gjendet brenda qenies sė tyre, nė tė menduarit e tyre. Tė menduarit ėshtė ENERGJI. Energji qė vė ne aksion tė gjitha mekanizmat e organizmit tonė. Mendimet janė zanafilla e ēdo gjėje, e tė gjitha proceseve psiko-fizike, e pasqyrimit tė botės sonė, tė brendshme apo tė jashtme. Edhe optimizmi ose pesimizmi, nuk janė asgjė tjetėr vetėm hallkė nė kėtė proces tė tė menduarit, pra qasje personale ndaj dukurive tė jetės nga kėndvėshtrime tė ndryshme - optimisti e sheh jetėn parajsė, pėrderisa pesimisti ferr!  Po e konkretizoj kėtė me njė gotė tė mbushur pėrgjysmė me ujė. Pėr optimistin gota ėshtė gjysmė e mbushur, pėr pesimistin gota ėshtė gjysmė e zbrazur! E njėjta gotė, e njėjta sasi e ujit - shikime (mendime) tė ndryshme! Optimisti e sheh gotėn me ujė gjysmė tė mbushur pasi ai synon lartėsitė, arritjen e majave - suksesin duke u mbėshtet nė besimin nė vete. Vizionet e tij, dėshirat e tija janė tė brumosura me frymėn e mendimeve pozitive dhe nga ky spektėr ai e sheh dhuratėn hyjnore - jetėn si parajsė nė tė cilėn kultivohet, mirėsia, dashuria dhe lumturia e amshuar. Pesimisti e sheh, tė njėjtėn gotė, gjysmė tė zbrazur,  pasi vizionet e tij janė tė zbehura, dėshirat e topitura, veprimet e pasigurta, besimi i humbur. Fryma e mendimeve negative i kundėrvihet ēdo shkėndije tė mundshme tė shpresės dhe nė qenien e tij lėshon rrėnjė mjerimi, mjerim i cili, tė njėjtėn dhuratė hyjnore, pra jetėn, e kthen pėr tė nė vuajtje dhe ferr tė vėrtet.

            Dhe nuk duhet kėtu ndonjė llogari e komplikuar pėr tė nxjerr konkluzion tė drejtė pėr kėto dy dukuri, pėr kėto dy gjendje, po i quaj, komplekse tė shpirtit.

            E para - optimizmi, i sjell zemrės buzėqeshje, gėzim, shpresė e mbi tė gjitha besim dhe siguri nė hapat e hedhur drejt sukseseve tė reja, dhe me kėtė edhe i pėrballon ose sfidon vetit negative dhe gjendjet emotive qė janė si burim bazė i situatave shtresuese duke krijuar kėshtu edhe imunitet tė fuqishėm pėr organizmin, dhe njėkohėsisht edhe shėndet mė tė mirė psiko-fizik.

            E dyta -pesimizmi, helmon zemrėn me paragjykime tė gabuara, me mirazhe iluzive, frustracione  paranojike, duke kultivuar nė tė vetėm gjendje pikėlluese, melankoli kontinuitive dhe me kėtė edhe gjendje dėshpėruese, depresive, situata tė rėnda shpirtėror me pasoja shumė serioze pėr higjienėn mentale dhe pėr shėndetin e tij nė pėrgjithėsi.

            Kėto qė i shkrova mė lartė nuk janė pjellė e imagjinatės sime, as teori tė thata formale, por dukuri shumė reale tė vėrtetuar shkencėrisht pėrmes eksperimenteve e bėra nė shumė institute, laboratorė e klinika me famė botėrore. Nuk po i cekė kėtu rezultatet pasi nuk po dua ta ngarkoj lexuesin me llogari matematikore, thjesht, dėshira ime ėshtė tė dėrgoj njė impuls sado tė vogėl deri te receptorėt e vizitorit tė nderuar tė kėsaj web faqeje, dhe t’ia bėjė tė ditur se leva e marshit ėshtė nė duart e tij, nė mendjen e tij, dhe prej tij varet se kah do t’i jep asaj...

            Bėhu optimist dhe pėrqafoje jetėn - buzėqeshi i pari asaj qė pastaj ajo tė ta dhuroj buzėqeshjen e pafund ty - parajsėn e vėrtet. Mos harro: buzėqeshja ėshtė nektari i jetės dhe njė zemėr qė ushqehet me kėtė nektar nuk do t’i mungoj kurrė lumturia.