.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Shkencė - Organet e shtazėve - pėr njerėz!

Shkruan: Sabir KRASNIQI

 

      ORGANET E SHTAZĖVE – PĖR NJERĖZ! 

 

      Pasiqė njė numėr shumė i vogėl njerėzish janė tė gatshėm t’i dhurojnė organet e veta, mjekėsia, kohėt e fundit, shpresat i ka mbėshtetur tek organet e shtazėve dhe ka bėrė njė numėr tė madh eksperimentesh nė kėtė drejtim.

 

Pacienti Jeff Getty, tė cilit ju implantua palca kurrizore e njė paviani.

TRANSPLANTIMET GJENETIKE

1964 Nė SHBA u bė transplantimi i gjashtė veshkave tė pavianėve tek njerėzit. Tė gjithė vdiqėn brenda disa ditėve, vetėm njė mundi tė jetoj 9 muaj. Nė Britani u bė transplantimi i parė i zemrės sė njė derri tek njeriu, por pa sukses. Gjithashtu edhe nė SHBA u bė njė provė e tillė. Gjashtė pacientėve ju transplantuan zemrat e pavianėve. Tė gjithė vdiqėn brenda dy muajve.

1968     Njė pacienti amerikanė qė ju bė transplantimi i zemrės sė njė deleje, vdiq menjėherė.

1984     Foshnja Fae arriti tė jetoj me zemrėn e njė paviani pėr 20 ditė.

1992     Njė pacient amerikan  jetoi 70 ditė me mėlēinė e njė paviani, ndėrsa njė tjetėr, me zemrėn e njė derri arriti tė jetoj vetėm 24 orė.

1994   10 diabetikve suedez ju implantuan  inde qelizore tė marra  nga derrat. Te katėr pacientė mbijetuan kėto qeliza mbi dy javė dhe prodhuan nė pėrgjithėsi shumė pak insulinė.

1995     Pacientit amerikan Jeff Getty qė vuante nga AIDS-si ju implantua  palca kurrizore e njė paviani, por pa sukses.

            Transplantimi i organeve shtazore nė trupin e njeriut, qė ka qenė gjithnjė nė qendėr tė mjekėsisė kirurgjike, sot ėshtė bėrė i mundur nė bazė tė pėrparimeve tė mėdha qė ka bėrė mjekėsia bashkėkohore dhe kėshtu, shumė pacientėve u janė ngjallė  shpresat se nėpėrmjet kėsaj metode  do tė mund  ta vazhdojnė jetėn e tyre normale.

            Brenda kėtyre 30 viteve ėshtė bėrė njė numėr i madh i kėtyre  operimeve tė ashtuquajtura Xenotransplatacione. Nė vitin 1984, nė Amerikė, foshnjės Fae i ėshtė transplantuar zemra e njė Paviani ( njė lloj majmuni), e cila me atė zemėr jetoi vetėm 20 ditė. Nėntė vite mė vonė, kirurgėt nga Pittsburgi (SHBA) transplantuan mėlēinė e zezė tė njė paviani nė trupin e njė 35 vjeēari, i cili me kėtė mėlēi jetoi 70 ditė.

            Gjatė festės sė kėrshėndellave tė vitit 1995,  pacientit amerikanė qė vuante nga AIDS-i, Jeff Getty, ju dhurua njė dhuratė e jashtėzakonshme- atij ju implantua palca kurrizore e njė paviani. Mjekėt shpresonin se kjo palcė kurrizore e majmunit, i cili ėshtė imun ndaj virusit-HIV, do tė prodhoj mjaftė rruza tė bardha tė gjakut dhe kėshtu do ta ndihmoj Gettyn nė luftė kundėr kėtij virusi vdekjeprurės.

            Fatkeqėsisht edhe ky transplatacion dėshtoi. Dr. Steven Deeks, i cili e udhėhoqi kėtė eksperiment, u detyrua qė pas dy muajsh pėrfundimisht tė pohoj se rruzat e bardha  nuk u reprodukuan nė gjakun e Gettyt, por tė paktėn pacienti e kishte mbijetuar sulmin...

            Gjithashtu, ndaj kėtyre transplacioneve shtazė-njeri kishte edhe zėra kundėrshtues tė cilėt paralajmėronin rreziqe jo vetėm pėr pacientin qė i implantohej njė organ, por edhe pėr gjithė ardhmėrinė e njerėzimit. Kėtė frikė e vėrteton edhe klonimi i deles Dolli, qė lindi vitin e kaluar nė  Roslin-institutin e Skotlandės si dhe klonimi i viēave George dhe Ēarli qė u lindėn nė janar tė kėtij viti (1998) nė njė  fermė  nė Teksas nė kontrollin e mjekėve tė  Universitetit tė Amhersit. Pasiqė ne nė kėtė artikull nuk e kemi pėr temė shqyrtimi klonimin, pėr tė cilin do tė shkruajmė nė njė numėr tjetėr tė revistės „ASTRA“, por vetėm transplantimin e organeve pėr nevoja jetėsore,  edhe fiksimin do ta pėrqendrojmė  vetėm nė kėtė drejtim.

            Ėshtė numėr i madh i njerėzve qė presin ndihmė dhe numėr shumė i vogėl i dhuruesve tė organeve qė i nxiti ekspertėt mjekėsor qė tė interesohen pėr gjetjen e ndonjė rrugėdalje. Vetėm nė Gjermani momentalisht janė mbi 20.000 pacientė  qė  presin transplantimin e ndonjė organi; nė Britani e Madhe mbi 8000 pacientė e qindra – mijėra tė tjerė nė mbarė rruzullin tokėsor. Nga ky numėr i pėrgjithshėm, dhe atė nė shtetet mė tė zhvilluara tė botės, vetėm 10 – 20 % kanė fatin qė t’i nėnshtrohen njė intervenimi kirurgjik dhe nė tė shumtėn e rasteve pa sukses, ndėrsa pjesa tjetėr jetojnė me shpresė?

            „Shikuar realisht ėshtė e pamundur qė ne t’i sigurojmė aq shumė organe pėr t’i plotėsuar nevojat e kėrkuesve“ – thotė kirurgu dhe udhėheqėsi i komisionit pėr etik nė shoqėrisė Britanike pėr transplantim ,  Chris Rudge.  Edhe prof. dr. Bruno Reichart nga Klinika Universitare e Munihut, njėri ndėr ekspertet nė lėmin e transplantimit,  nga pėrvoja e vetė thotė: „ Vetėm njė pėrqindje e vogėl e njerėzve janė tė gatshėm qė t’i dhurojnė organet e veta, prandaj e gjithė kjo situatė i detyroi shkencėtar qė tė kėrkojnė zgjidhje me ndihmėn e organeve tė shtazėve. Ndoshta as kjo nuk ėshtė humane...por, zgjidhje tjetėr momentalisht nuk ka“.

            Derri konsiderohet shtaza mė e preferuar pėr kėtė qėllim. Kėtė e vėrteton edhe prof. dr. Reicharti nė Kongresin e shoqėrisė gjermane pėr transplantim, qė u mbajt nė dhjetor tė vitit 1996 nė Munih, ku ai thotė: „Unė jam i bindur se ėshtė e mundshme qė veshkat dhe zemra e derrit tė barten tek njeriu...“ Pikėrisht nė kėtė drejtim filluan edhe kėrkimet intensive shkencore nė Universitetin  Cambridge tė Britanisė. Por, problem kryesor kėtu paraqiste  refuzimi i natyrshėm i organit tė huaj nga ana sistemit imunologjik tė trupit ku ėshtė transplantuar ai organ. Ky problem ndodh te tė gjitha transplantimet, edhe kur ėshtė fjala pėr transplantim mes organeve njerėzore e mos tė flasim mes atyre shtazė – njeri. Zakonisht  pranohet organi kur mes dhuruesit dhe pranuesit ekzistojnė  ngjashmėri gjenetike. Por edhe nė kėto raste, kur dhuruesi ėshtė i afėrm i gjakut, prapėseprapė jepen  medikamente tė cilat duhet ta forcojnė imunitetin mbrojtės tė trupit.

ZEMRA DHE SHPIRTI

   Te njė transplantim qė u bė nė vitin 1988, erdhi deri te njė rast shumė interesant. Njė javė pas transplantimit tė zemrės dhe  mushkėrive  qė ju bė Claire Sylvias, papritmas e kaplon njė ndjenjė e fortė pėr birra tė ftohta dhe  pėr pula tė pjekura. Filloi ta parapėlqej ngjyrėn e gjelbėr dhe ėndėrronte gjithnjė pėr njė njeri me inicialet T dhe L.

   E bindur se kjo ka tė bėjė me organet e transplantuara, ajo bėri hetime tė suksesshme nė kėrkimin e njeriut, organet e tė cilit ajo i bartte. Prindėrit e Tim Lamirande, i cili kishte pėsuar nė njė fatkeqėsi motoristike, i pohuan tė gjitha ndjenjat dhe pasionet qė e kishin kapluar Sylvin, se i kishte pasur i biri i tyre kur ishte gjallė.

            Pėrvojė mė e mirė nė transplantimin e organeve tė shtazėve ėshtė arritur me pėrarėnditjen (shartimin) e zemrės sė derrit tek njeriu, ku gjakderdhja ka qenė shumė e vogėl  dhe nuk ka pasur reaksione tė sistemit imun. Edhe pavianėt janė dhurues ideal tė organeve pėr njerėz, pasi kanė ngjashmėri mė tė mėdha gjenetike nga gjitha shtazėt tjera, por pasi ėshtė fjala pėr shtazė tė cilave po u kanoset zhdukja, janė  nėn mbrojtje tė ligjit. Megjithatė, grupi shkencor britanik – Imutran u jep pėrparėsi organeve tė derrit dhe, ja pėr ēfarė arsye :

1.      Rreziku i bartjes sė sėmundjes pas pėrarėnditjes (shartimit) tė njė organi tė derrit tek njeriu ėshtė shumė i vogėl, sesa nga organet e ndonjė shtaze tjetėr, pasi njeriu dhe derri i butė me shekuj bashkėjetojnė.

2.      Derrat shtohen mė shpesh dhe nė numėr shumė mė tė madh se pavianet dhe kėshtu i plotėsojnė nė masė mė tė madhe nevojat e njeriut.

3.      Insulina dhe valvula e zemrės sė derri ėshtė pėrdorur me sukses qė disa vite nė mjekėsi pė qėllime humane etj.

            Shkencėtarėt e Imutranit u detyruan qė tek embrioni i derrit tė bėjnė njė ndryshim gjenetik. Nė gusht tė vitit 1992, njė derr femėr, i cili nuk kishte lindur ende, i  nėnshtrohet njė trajtimi intensiv hormonal, qė tė mund tė prodhoj mundėsisht sa mė shumė vezė. Pas ndėrzimit me njė derr mashkull, dosės (femėr e derrit) i  injektohen gjenet e njeriut. Ky rezultat u quajt Astrid.

            Nga Astridi lindin tri gjenerate tė derrave me ndryshime gjenetike. Nė vitin 1995 grupi Imutran i merr 10 zemra tė kėtyre derrave dhe i pėrarėndit nė trupin e 10 pavianėve pėr tė parė efektin e funksionimit sė tyre. Gjithashtu u transplantuan edhe 10 zemra tė derrave normal  tek 10 pavianė tė tjerė. Zemrat e derrave tė transplantuara te pavianėt e grupit tė parė, qė kishin pėsuar ndryshim gjenetik, kishin funksionuar nga disa ditė, bile dy prej tyre edhe nga 60 ditė. Ndėrsa zemrat e grupit tė dytė, qė ishin transplantuar nga derrat normal, kishin mundur tė fumksionojnė mesatarisht, vetėm  55 minuta.

            Problemi kryesor, pėr tė cilin shkencėtarėt kanė frikė dhe e marrin si shumė serioz, ėshtė infektimi, qė mund tė jetė vdekjeprurės, i bartur nga ndonjė virus i pazbuluar nė organin e shtazės  „dhuruese“. Ky virus, jo vetėm qė e infekton pacientin dhe shkakton njė sėmundje tė re, por, nė kushtet e sotme, mund tė pėrhapet edhe nė rreth mė tė gjerė dhe kėshtu mund tė bėhet rrezik serioz pėr mbarė shoqėrinė, siē e kemi rastin me sėmundjen e AIDS-it, ebolės etj.  

            Megjithatė, ky grup shkencėtarėsh shpreson se nė njė tė ardhme jo tė largėt, me njė manipulim tė kėtillė gjenetikė, do tė arrijė sukses nė kėtė drejtim dhe kėshtu do tė mundėsoj me sukses edhe pėrarenditjėn, jo vetėm tė zemrave tė derrit tek njeriu, por edhe tė organeve tė tjera qė janė shumė tė kėrkuara dhe shumė tė nevojshme pėr njė numėr tė madh pacientėsh nė mbarė botėn.