Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - ORIENTI APO HIJA NGA OKSIDENTI?

Shkruan: Aurel PLASARI

      

ORIENTI APO HIJA NGA OKSIDENTI?

 

 

Librin e autorit Aurel Plasari "Orienti apo hija nga Oksidenti"  mund ta shkarkoni falas nė sektorin

  

„Literaturė“

 

 

 

            Nė barrėn e keqkuptimeve qė, me kalimin e shekujve, vijnė duke u shtuar mbi marrėdhėniet e Perėndimit me vendet ballkanike, bėn pjesė edhe pėrēmimi pėr thuajse gjithė sa ėshtė ballkanike, duke e pėrfillur kėtė rajon si vis pa qytetėrim "oksidental". Duke i veshur Ballkanit prirjen pėr tė pėrmbysur situatat gjeopolitike tė Europės, intelektualė mediokėr tė Perėndimit europian i fajėsojnė popujt ballkanikė pėr mynxyra deri nga ato qė s'i nxė mendja.

            Analistėt madje flasin rėndom pėr "ballkanizim", nė njė kuptim fortėsisht pejorativ, pėr tė dėftuar gjithė sa, nė doke, nė kulturė dhe nė nivelin e jetesės, i kundėrvihet Perėndimit "tė tyre". Kėshtu Ballkani, mė shumė se njė rajon, ėshtė bėrė njė problem, duke qenė fjala pėr njė "Ballkan" qė ekziston mė sė shumti nė mendje, se nė terren.

            Nė njė situatė tė tillė ėshtė bėrė tanimė detyrė tė thyerit e mjaft prej modeleve me tė cilat janė modeluar faktet e historisė botėrore pėrkundrejt historisė sė rajonit tonė, posaēėrisht tė atyre modeleve qė pėrftojnė njė shembėlltyrė tė shformuar mbi zhvillimin e historisė europiane nė tė cilėn Lindja shfaqet si njė periferi e Perėndimit. Sidomos "ne ballkanikėt" s'kemi mė se pėrse tė vijojmė duke pranuar njė histori tė njerėzimit siē ėshtė shkruar nė mėnyrė diverguese vetėm prej "popujve tė mėdhenj", njė histori qė e vėshtron rajonin tonė si njė "botė shtojcė", e cila gjallin jashtė qendrės sė historisė botėrore tė identifikuar me njė traditė vetėm e vetėm "oksidentale".

            Shfaqet sė rishti, nė kėtė pikė, pyetja e pėrhershme: A ekziston pėrnjėmend njė dallim i rėndėsishėm mes tė ashtuquajturit "Oksident" dhe tė ashtuquajturit "Orient" europian? Dhe, po qe se ai ekziston, ku qėndron? Mandej, ka tė bėjė apo jo vendi ynė me njė dallim tė tillė?

Dhe, nėse ka tė bėjė, a ėshtė ky njė dallim thjesht gjeografik, apo qė ka njė bazė kulturore? Me tjera fjalė: kemi tė bėjmė me dallime tė rendit historik, apo atij qytetėrimor?

            Mė 16 prill 1999, pėrpara Bundestag-ut, deputeti kristian demokrat Karl Lamers, duke folur pėr shembėlltyrėn e formuar nė Europė pėr Ballkanin, thoshte: "Duhet tė guxojmė e tė rivėmė nė diskutim shembėlltyrat tona nė karakterin absolut tė tyre". Nė fjalėn e tij Lamers-i e vinte theksin ndershmėrisht jo nė kushtet historike dhe sociale tė rajonit, qė gjithsesi ndikojnė tė sotmen dhe tė ardhmen e rajonit nė diskutim, por nė karakterin raprezentativ tė kėtij realiteti qė tė huajt, pa e kuptuar, ndėrtojnė nė mendjen e tyre. Ndoshta ngase ėshtė bashkatdhetar i Kant-it, por Lamers-i ka gjithsesi tė drejtė kur flet pėr shembėlltyrat sa i pėrket kėsaj zone jug-lindore tė Europės. Ngase asnjė njohje s'realizohet pėrveēse nėpėrmes shembėlltyrės sė objektit qė duam tė njohim, sidomos kur nuk flitet njė lėndė shkencore, por bėhet fjalė pėr atė material tė ndryshueshėm, me kufij tė vagullt, qė ėshtė njeriu, shoqėria qė ai formon, qytetėrimi qė atė e mbruan dhe vendosja e tij para modelesh tė tjera kulturore. Pėrkundėr vizionit tė kthjellėt tė Lamers-it, ngjan disi "spitullake" siguria e zotėrisė sonė tė dashur Bova, ambasador italian i akredituar nė Shqipėri, i cili nė konferenecėn pėr shtyp pėr tė paraqitur veprimtarinė "Shqipėria, kjo e panjohur", shpallte pak ditė mė parė: "Italia ka qenė dhe do tė vijojė tė jetė oksigjeni i vėrtetė perėndimor pėr Shqipėrinė". Por ne, gjithsesi, e dimė qė Shkėlqesia e Tij nuk ėshtė bashkatdhetar i Kant-it...

            Shembėlltyra e shformuar e "Orientit" nga ana e njė numri intelektualėsh mediokėr tė Perėndimit ėshtė, pėr mendimin tim, fryt i asaj qė nė psikologji quhet transfert. Modelin mund ta nxjerrim nga alegoria e Arnold Toynbee-t me njerėzit e egėr tė hutuar nga tė zėnėt e hėnės, d.m.th. nga dukuria e eklipsit. Njerėzit e egėr, simbas Toynbee-t, nuk e kuptojnė se hija qė zė gjithēka, pėrveē njė copėze tė vogėl tė diskut ndriēues, projektohet prej vetė botės sė tyre. Nė mėnyrė tė ngjashme, shumė popuj tė Perėndimit i shohin me pėrēmim e dhimbsuri bashkėkohėsit e tyre tė quajtur "jo-oksidentalė". "Nė pėrgjithėsi, - vėren Toynbee-i, - jemi shumė tė zėnė me punėt tona pėr tė vėshtruar mė nga afėr, dhe kalojmė pėrtej duke menduar se hija qė pllakos mbi ato qenie shėndetliga qenkėsh fantazma e vetė sė kaluarės sė tyre".

            Ēuditėrisht tė ngjashėm me "njerėzit e egėr" tė Toynbee-t, intelektualėt mediokėr tė "Oksidentit" duken aq tė hutuar nga realiteti ballkanik, sa tė harrojnė se me emėrtimin "Europė", nė kohėt klasike, nėnkuptohej vetėm Gadishulli i Hemit (Haemus), d.m.th. Ballkani i sotėm. Vetėm mė vonė, nga fillimi i Mesjetės, nisi tė quhej Europė i gjithė "kontinenti i bardhė". Ndonjėherė, sikundėr dėshmon harta e famshme e Fra Mauros, deri nė vlug tė Rilindjes emėrtimi "Europė" vihej grafikisht diku mbi Dalmacinė e jugut ose Shqipėrinė e veriut. Pikėrisht nė kėtė rajon zanafillor u krijuan ato qė sot i pėrfillim si "themele" tė qytetėrimit europian. Do tė silleshim, pra, vėrtet si "tė egėr" po tė harronim se aty tek u takuan Traka dionisiake, Greqia orfike, Iliria pellazgjike dhe Roma e kristianizmit arkaik u pėrvjua Europa e vėrtetė, jo ajo gjeografike, por ajo shpirtėrore, d.m.th. nė kėtė pjesė tė kontinentit u plazmuan mė vlerat mė tė shquara tė njerėzimit. Nė kėtė mėnyrė rajoni ynė, falė pozicionit tė tij tė mbrothėt qė e vė nė lidhje tė ngushtė me dy kontinente tė mėdha, ka luajtur njė rol tė pazėvendėsueshėm si vatėr qytetėrimi dhe si ndėrmjetės shkėmbimesh kulturore.

 

            Pjesė nga libri "Orienti apo hija nga oksidenti?"